Ja 20 nga qindra motive përse Sali Berisha duhet dënuar, pështyrë... - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ja 20 nga qindra motive përse Sali Berisha duhet dënuar, pështyrë...

Ja 20 nga qindra motive përse Sali Berisha duhet dënuar, pështyrë...

· 6 · 1065

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-03-2012, 06:29:29
Ja 20 nga qindra motive përse Sali Berisha duhet dënuar, pështyrë e qëlluar me domate.

Nga Kledian Lula

Në momentin kur komunist-spiuni i diktaturës dhe sharlatani e mashtruesi politik, qeverisës dhe ordiner i këtyre  20 viteve (pseudo) demokraci, zuzari, intriganti, i pabesi, përçarësi dhe anti-shqiptari Sali Ram Berisha po mbante fjalimin e tij demagogjik, duke “derdhur lot krokodili” për 22 intelektualët e pushkatuar nga “mëmë-buçja” diktatura e tij komuniste, policia e këtij kryeministri të degjeneruar, arrestoi, futi dhe mbajti të izoluar në qeli, anti-komunistin Gjergj Ndreca, këtë ish-të burgosur politik të diktaturës. Eshtë e treta herë që Sali Spiuni jep urdhër që Gjegj Ndreca të futet në qelitë e policisë sekrete të pushtetit të tij. Shkaku: Gjergj Ndreca ka pështyrë në surrat dhe ka qëlluar siç qëllohen e pështyhen gjithë zagarët, dy deputetë të pushtet- bandës mashtruese e mafioze të kryeministrit Sali Spiuni dhe kishte deklaruar në media, se do të qëllonte në mes të sheshit një ministër tjetër e përditë nga një të pjestarë të banës “SALI”, deri sa pështyma e dajaku të arrinte tek surrati i kryeministrit krye-mashtrues, kryespiun e kryehajdut, krye-antishqiptar e kryemafioz mafioz Sali Ram Berisha. Gjergj Nderca është i vetëm në këtë nismë të madhe me vlera shoqërore në luftën për të diskretituar, për të poshtëruar e shporrur këtë racë të ndyrë politikanësh qeverisës, që kanë uzurpuar dhe po sundojnë vendin në mënyrë kriminale e anti-shqiptare. Kjo që po bën Gjergj Ndreca nuk është ‘çmenduri” e një individi të lodhur nga persekucioni i diktaturës dhe e vuajtjet e mashtrimet e ‘demokracisë”, por është një AKT i lartë, i pastër kuptimplotë e mesazhpërcjellës moral e kombëtar. Gjergj Ndreca, po reagon me “dajak” pas 20 vitesh mashtrim prej një ish-presidenti komunist me emrin SALI, pas talljes e mashtrimeve prej një ish-kryeministri pijanec e bixhozxhi të quajtur FATOS, pas shpërfilljes prej një ish-kryeministri extra hajdut e kriminel të quajtur ILIR, pas lojërave mashtruese ping-pong prej një ish-kryeministri “urith” e “skuth” të quajtur PANDELI dhe së fundi, prej 7 vitesh i mashtruar e i tallur përsëri, prej një kryeministri komunist e spiun të quajtur SALI. Ish-viktima e diktaturës komuniste Gjergj Ndreca, pas gjithë këtij kalvari mashtrimesh e mohimesh të së drejtës së tij për vitet e burgut, duke qenë se drejtësi, në qeveri, në parlament e kudo po shikon të drejtojnë xhelatët e diktaturës, ka dajakun me anëtarët e pushtet-bandës “SALI”, në emër të dinjitetit e të drejtës ligjore të shtresës së persekutuar nga diktatura komuniste, të cenuar e të përdhosur prej deputetëve e ministrave bijë xhelatësh e bllokistësh të diktaturës, prej një komunisti e spiuni kryeministër edhe 22 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste.

Këtë që Gjergj Ndreca po e bën në Shqipëri me grushta e pështymë në surretrit e pushtetarëve, po ë bëjnë francezët duke qëlluar Sarkozinë me vezë. E bënë italianët, duke e qëlluar me lingotë hekuri Berluskonin. E kanë bërë gjermanët kundër Merkel, e kanë bërë anglezët kundër Blerit, e kanë bërë amerikanët kundër Bushit, po e bëjnë grekët, po e bëjnë maqedonasit, e kanë bërë kosovarët kundër Thaçit. Mendoj se ka ardhur koha që me domate, me vezë të prishura, me këpucë plehrash, me pështymë, me shpullë fytyrës e madje me “jashtëqitje” popullore të qëllohet edhe kryeministri shqiptar Sali Ram Berisha, ky “birboja” ynë, ky “sallhani” ynë, ky vrasësi i popullit tonë, ky krye-mafiozi ynë qeverisës, ky kryehajduti i financave e pasurive kombëtare, ky shkatërrues i ekonomisë sonë, ky përçarësi ynë kombëtar, ky shitësi i atdheut tonë, ky anti-shqiptari ynë. Kjo “monstër” politike, qeverisëse e shoqërore, që Shqipëria nuk e ka patur as si “banor” të thjeshtë në këto 100 vitet e fundit, mendoj se meriton këtë si ndëshkim publik. Pse? Sepse kjo “monstër” e kalibrit të lartë degradues, nuk ka “llogari” të hapura deri kriminale vetëm me  Gjergj Ndrecën, por me të gjithë shqiptarët, të cilët e kanë motivin të plotë për ta diskretituar publikisht këtë specie në zhdukje.

 

Ja përse duhet pështyrë, dënuar e qëlluar me domate Sali Berisha

 

1. Si spiun i sigurimit të shtetit diktatorial, ka arritur të kërkojë në sallën e gjyqit edhe varje në litar kundër Hysen Sheshorit, të cilin Sali Berisha e përgjoi, e spiunoi në vitin 1975 si dhe ka spiunuar, internuar e dënuar me burgim dhe u ka shkatërruar familjet nga gjyqet politike afro 50 studentëve shqiptarë, maqedonas e kosovarë dhe 135 intelektualëve e kolegëve të tij.

 

2. Takimi me Sllobodan Milosheviçin dhe krye-terroristin e kryetrafikantin anti-shqiptar Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, me të cilët u planifikua e u realizua trafiku mafioz i armëve e naftës gjatë muajve të genocidit serb.

 

3. Ka mashtruar, ka tallur e ka zhvatur pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” që në fakt ishin ish-xhelatët dhe byroistët e diktaturës, bandat e tij kriminale, fisi, krushqia dhe fëmijët e tij.

 

4. Ka mashtruar e po vazhdon të mashtrojë, të persekutojë, të burgosë e të tallë deri kriminalisht ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut.

 

5. Ka 20 vjet që mashtron shqiptarët për futjen në BE, duke vepruar qëllimisht që Shqipëria të mos jetë pjesë e BE dhe përballë shqiptarëve vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

 

6. Ka rrëmbyer, torturuar e zhdukur fizikisht biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, nëpërmjet bandës së tij “SHIK”, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në pushtet-bandën e vitit 2005-2012.

 

7. Ngritjen e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI” u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

 

8. Ka djegur Shqipërinë në vitin 1997 për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

 

9. Në vitin 1997, prej dhunës së pushtetit, nxiti vrasje-mbytjen në Otranto të 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi i tij.

 

10. Me pazaret e tij me mafien ruso-italiane, ka vrarë 28 minatorë në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

 

11. Shkatërroi institucionet në 14 shtator 1998, pas sulmit kriminal për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

 

12. Në 15 mars 2008 vrau 26 skllevër burra, gra e fëmijë dhe shkatërroi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes së tij kriminale, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore e familjare, për demontim e trafikim municionesh.

 

13. Përmbyti banorët e Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

 

14. Në bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues dhe plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

 

15. Ka organizuar e ka mbrojtur kontrabandën e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

 

16. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, përdorën policinë e pushtetit të babait, duke rrafshuar banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës e të bregut të Vlorës, duke përdorur dokumente false pronësie e projektesh.

 

17. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

 

18. Ka firmosur një marrëveshje të fshehtë me mafien italiane “CAMORRA-NDRAGHETA” dhe e bëri ligj në parlament, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia e tij kalnore e familjare

 

19. Nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese, në shkëmbim të aferave të pista financiare.

 

20. Ka organizuar, kontrolluar e ka përfituar financiarisht për llogari të familjes së tij,  trafikun dhe tregun e naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka vjedhur 76 milion euro dhe ka shaktërruar makinat e 350 mijë shqiptarëve.

 

 

SHËNIM: Kjo nuk është thirrje për të ndotur duart me kryeministrin dhe politikanin më te ndotur të botës, por është një kujtesë ndaj shqiptarëve, që t’i japin publikisht atë “çmim” që meriton këtij individi pa skrupuj, për ta “lyer” me domate të kalbura e vezë të prishura publikisht këtë politikan krye-qeveritar matrapaz e anti-shqiptar, që po vjedh, po shkatërron e po shet atdheun tonë.

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 13-03-2012, 20:01:04
Kjo eshte tamam melodia vjeter...tani se ka fajn Zogun per Saliun!

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-09-2012, 22:37:28
Ky eshte nje forum internati dhe eshte mire te ruhet etika e fjales edhe kur shajme.
Sali Berieshen mund ta shajme mund ta peshtyjme etj.. por nuk mund te mohojme se ishte pjesmarres ne kohen e levizjeve pozitive ne Shqiperi, ne kohen e levizjes se Diellit shqiptar drejt perendimit. Pastaj te gjithe kane qene te poshter atehere, ne ate kohe ashtu ka qene edhe ai.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 21-09-2012, 22:43:31
kurse tashi o bo burre i mire

#4 ne: 01-10-2012, 20:52:13
Ky eshte nje forum internati dhe eshte mire te ruhet etika e fjales edhe kur shajme.
Sali Berieshen mund ta shajme mund ta peshtyjme etj.. por nuk mund te mohojme se ishte pjesmarres ne kohen e levizjeve pozitive ne Shqiperi, ne kohen e levizjes se Diellit shqiptar drejt perendimit. Pastaj te gjithe kane qene te poshter atehere, ne ate kohe ashtu ka qene edhe ai.

ZOTI JU BEKOFTE !

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 29-01-2013, 18:02:50
Sali Berisha ka 20 milion motive per ta denuar, peshtyre, vrare dhe persekutuar shpirterisht, ne vetvete, ne gjyqin e vetes duhet tia tregojme vendin sepse edhe nje politikan medioker, ndoshta vegel, eshte shume per ne qe gjithnje jemi ndjere inferior si turme shoqerore, po te perjashtosh diejte kulturor(Greqine e lashte, Evrope-Ameriken)

Temat e fundit