Jo, një partie anti-PD! Po, një parti alternative të saj! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Jo, një partie anti-PD! Po, një parti alternative të saj!

Jo, një partie anti-PD! Po, një parti alternative të saj!

· 1 · 764

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-01-2012, 15:25:59
Së paku, nisur nga gramatika politike që po na dëgjojnë veshët këto kohë, partia e djathtë që besohet të lindë nga shkurti, nuk parathotë ndonjë gjë interesante. Ka disa ditë rresht që, individë të cilët flasin me titullin e saj,  po na tërheqin në një deja-vu politike mizerabël që kufizohet në katër-pesë fjali të natyrës së thjeshtë: “Partia Demokratike është e keqe; qeverisja e saj është edhe më e keqe; Kryeministri është më i keq se dy të parat; e djathta ka nevojë për një forcë të re; ne jemi e djathta”. Standardi është tmerrësisht zhgënjyes! Zhgënjyes sepse nuk ngjitet dot as në nivelin e atyre që, projektin për të themeluar një parti anti-PD, e kanë zbatuar vite e vite më parë. Por, jo vetëm kaq. Ai bëhet edhe më zhgënjyes nëse e ballafaqon me profilin e disa emrave të përfolur për të qenë pjesë e kësaj strukture të cilët, me thënë të drejtën, i bëjnë nder së djathtës. Mëkat i madh nëse do të jetë kështu! Sepse brenda idesë së të djathtës liberale ka një hapësirë racionale për të ndërtuar një alternativë të Partisë Demokratike, por nuk ekziston asnjë centimetër katror bosh për të klonuar formacionin e radhës anti-PD.

Po! Ka një hapësirë racionale për të agreguar energji, sentimente, zhgënjime, padrejtësi, mosmirënjohje, të cilat Partia Demokratike, me ose pa dashje, i ka prodhuar gjatë viteve të pushtetit të saj. Ekzistojnë shumë fraktura etiko-morale të krijuara nga PD-ja, që së djathtës i shkaktojnë dhimbje dhe kosto serioze. Partia Demokratike ka shkelur disa betime nga ato që bëri më 2005. “Armiqtë” e rinj të dëbuar prej saj, me zhurmë apo në heshtje, janë njëra prej evidencave më të qarta të kufizimeve të mëdha që ajo ka. Të gjitha këto, dhe shumë të tjera, e përligjin lindjen e një ideje të re liberale. Është politikisht instiktive nevoja për t’i gjetur një sistemim strukturor edhe Bamir Topit, edhe Besnik Mustafajt, edhe Gazmend Oketës, edhe Omer Stringës, edhe Eduard Selamit, edhe Aleksandër Meksit apo shumë të tjerëve. Tashmë, e djathta nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm Partia Demokratike. Vetë formati, gati klerikal, i një PD-je brenda së cilës vetëm mund të hyje, është prishur që më ’93, me ikjen e mocionistëve të famshëm dhe, për fat të mirë të demokracisë, nuk mund të restaurohet më. Pra, hapësirë ka. Ka gjithashtu kontekst dhe frymëzim për të lindur një ide e re liberale brenda së djathtës. Por, si? Si alternativë e Partisë Demokratike apo si kundërshtare e saj? A mund të jetë kjo dilema?

Jo, kjo nuk duhet të përbëjë asnjë dilemë. Dhe ja pse!

 Partia Demokratike është kjo që është (me të mirat dhe të këqijat e saj), jo sepse nuk ka pasur kundërshtarë brenda së djathtës, por sepse asnjëherë nuk ka pasur alternativë të djathtë përballë saj. Jo vetëm siglat historike, por edhe të gjithë ata që kanë ikur nga ajo parti, mes vështirësisë për t’i bërë alternativën dhe lehtësisë për t’i shpallur luftën, kanë zgjedhur këtë të dytën. Dhe kanë dështuar. Kanë dështuar sepse kanë marrë përsipër të bëjnë kundërshtarin e saj, pra, një mision që nuk u takonte. Kundërshtarin e Partisë Demokratike e ka caktuar, pa short, sistemi. Është Partia Socialiste e Shqipërisë ajo që e ka këtë detyrë të lartë. Dhe di ta bëjë më mirë se të gjithë të tjerët. Partisë Demokratike mund t’i “domestikohet” omnipotenca, duke u ballafaquar si alternativë me të dhe jo duke hyrë në luftë. Në luftë ajo i mund të gjitha. Sepse, për njëmijë e një arsye, PD-ja është një makinë perfekte lufte që ka nevojë për kundërshtarë. Që të detyron, madje, të bëhesh kundërshtar i saj për të të mundur më pas. Pikërisht kësaj duhet t’i rezistojë partia e re. Ajo duhet të fillojë të ndërtojë qysh tani, përmes aktesh të qarta publike (dhe jo përmes gramatikës politike ordinere), identikitin e saj, si një alternativë e PD-së dhe kundërshtare pa ekuivoke e Partisë Socialiste. Çdo tentacion mendjelehtë për ta rishkruar politikën sipas boshllëkut kulturor të atyre që fantazojnë një të djathtë pa PD-në, do të ishte një mazohizëm i pashoq. Për atë formacion të ri së pari, por edhe për pjesën tjetër të spektrit. Të djathtës sot, nuk i lipset një parti që të mundë PD-në, por një parti që të jetë komplementare me atë, alternativë e saj.

A e bën dot partia e re këtë? Është shumë e komplikuar ta thuash, por në provë është intelekti i saj politik. Është e vërtetë se ka shumë  inate, mërzi, marrëzi, egoizma, keqdashje, keqkuptime, të cilat duan kohën e tyre fizike të dekantojnë. Në këtë kuptim, të pretendosh vetëm dhe vetëm racionalitet në projektin e saj, mbase është irracionale. Mirëpo, është shumë më mirë të pretendosh këtë lloj irracionaliteti tani, kur ajo është ende një ide në epruvetë, sesa ta shikosh pas gjashtë muajsh si një surogato antihistorike. Atëherë, që kjo të mos ndodhë: “Jo, një partie anti-PD! Po, një partie alternativë e saj!”

Shkruan:
Arjan Vasjari

Temat e fundit