Këta janë KÇK-ja e vërtetë e Shqipërisë! - Aktualiteti

×
Hyrja
Profili

Këta janë KÇK-ja e vërtetë e Shqipërisë!

Këta janë KÇK-ja e vërtetë e Shqipërisë!

· 5 · 536

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-05-2020, 23:22:32
 

2 vjet Ministër Kulture... 11 vjet Kryebashkiak i Tiranës... 7 vjet Kryeministër; dhe i bëri kujtesës së Tiranës, atë që nuk i bënë fashistë, nazistë e komunistë bashkë.

Hodhi në tokë, Kinema 17 Nëntorin. Fshiu nga faqja e dheut, Kinema Republikën. Asgjesoi Teatrin e Kukullave. La në mëshirë të fatit derisa u përmbyt, Bibliotekën Kombëtare. Zhduku me magji, Cirkun Kombëtar. Fali, Pallatin e Pionerëve.
Shk*rdheu Stadiumin Kombëtar, duke i hequr të vetmen pistë olimpike me parametra ndërkombëtare që kishim në republikë, për ta kthyer në qendrën e 157 tregtare të Tiranës e duke i vendosur atë simbolin fallik 30 katësh në cep (sepse as nuk e fsheh më, babëzinë dhe fodullizmin e vet).

Sot, ka në plan të shfarosë Muzeun Kombëtar, për të liruar vend për kulla të reja. Shtëpitë e fundit otomane të qytetit, po i rrafshon ditën për diell.
Dhe në krye të "listës së dëshirave" ka vendosur Teatrin Kombëtar, të cilit prej 20 vjetësh i ka në dorë fatin... por pasi nuk i ka ngulur një gozhdë të vetme "për shenjë" (as kur ishte ministër i kulturës, as kur ishte kryebashkiak i Tiranës e as sot që është kryeministër i vendit), vjen e na citon gaztorët e oborrit të vet, duke na treguar se godina është e amortizuar për mungesë mirëmbajtjeje dhe duhet shembur me patjetër, për t'u bërë me një teatër modern, me një tjetër qendër tregtare brenda, qendisur enkas për të.

E quajnë një herë dopolavoro e një herë kuti shkrepse, një herë haur asbesti e një herë kashtore... sepse e dinë mirë që vetëm duke i shembur emrin, mund të shembin më pas, godinën.

Por sot, nuk i ha më njeri që i ka dy pare mend, pallavrat e këtij artisti dështak. As të tijat e as të kryetarit të bashkisë, i cili po përdoret si masha e rradhës, jo pa vetëdije. Sjellja e këtij të fundit, me demek si danoç që e do teatrin dhe Tironën, është po aq fallco, sa dashuria që kam unë për Tërpanin.

Na kanë vendosur dhe këto çapa-çula gazetarucë që mbajnë poshtë vetes, të na mbushin mendjen se e vjetra është keq. Të gjorat vemje pa karakter. Edhe kur do ikin nga kjo botë, do kenë nëpër gojë aromën e jashtëqitjes së shefave, për sa shumë i kanë lëpirë b*thën.

Tirana është "Caput Mundi" i shqiptarisë. Është qyteti, që priti dhe pret akoma sot mijëra njerëz, me dyert dhe zemrën hapur; siç priti tim atë, kur ishte njëzet vjeç. Është qyteti ku ai u njoh dhe u dashurua me mamanë time. Qyteti ku u linda dhe u rrita. Qyteti i fëmijërisë dhe adoleshencës time, mbushur plot me kujtime. Është qyteti ku u riiktheva plot mall, pas viteve të emigrimit. Qyteti ku lindi im bir.
TIRONA, PËR MU O' DASHNI! TIRONA O' SHPI!!

Nuk besoj se ka ndonjë qytetar të Tiranës që do ishte kundër ndërtimit të një teatri të ri (do na mjaftonte që këta "ustallarët", të vidhnin një km rrugë më pak), por sot e di edhe im bir 10 vjeç, që e vetmja gjë që duan me shpirt, është të grabisin truallin, ndërkohë që për Teatrin, nuk ia u ndjen hiç.

Edhe pse personalisht projekti i Bjarke-s më duket më shumë si qendër tregtare sesa teatër, unë nuk kam tagrin të gjykoj a është i duhuri apo jo; sepse për këtë duhet një grup ekpertësh i përbërë nga arkitektë, urbanistë e artistë... por fakti që nuk e ndërtojnë në bulevardin e ri, të cilin e inaugurojnë me bujë çdo 2 km të shtruar me asfalt, tregon qartazi, që nuk ia u ndjen as për Teatër e as për art.
Shpikin lloj-lloj formule/PPP-je/VKM-je për ta shembur e për të grabitur truallin, por thelbi është i njëjti. Këta, janë KÇK-ja e vërtetë e Shqipërisë!

Ndaj mund të sjellin çdo artist "të pavarur", çdo Vllahutin apo Soreca, që të na mbushë mendjen se e bëjnë për të mirën e qytetit, por tashmë edhe më symbylluri nga adhuruesit e tyre, e ka kuptuar çfarë rrace janë!
Pushtuesit e vërtetë, të këtij vendi!
BARBARË!

Sot Teatri Kombëtar, nuk është më thjesht një çështje godine.
Është memorja historike e Tiranës që njihnim. Është dëshmi kulturore dhe artistike. Është shpirti i kujtdo që ka shkelur në atë sallë, që nga artisti më i madh, deri tek spektatori më i vogël. Është mundi i atyre që janë përleshur, kanë duruar tallje e ofendime, kanë kaluar netë pa gjumë e ditë të tëra në diell e në acar, duke bërë roje.

Teatri është kalaja e fundit e lirisë!
Është beteja, midis kujt e do akoma me të vërtetë këtë vend dhe atyre që në vend të ulin kokën e të punojnë për shqiptarët, e trajtojnë këtë vend si çifligun e tyre.
Ndaj reago sot, ose mos u qaj kur të vijë rradha jote. Sepse është e sigurtë që po vjen!

Nga Briken Fejzullai

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-05-2020, 14:45:59
Reagon komisionierja per kulturen e Bashkimit Europian, ne lidhje me ceshtjen e prishjes se Teatrit Kombetar ne Tirane.
 

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 15-05-2020, 22:29:32
Artistët e teatrit, filmit, muzikës dhe përkthyesit, që janë pro restaurimit të dy teatrove kombëtare, mbeten shumë më tepër se ushtarët e partisë, që u rreshtuan prapë sot pas udhëheqësit. 

1. Roza Anagnosti
2. Aurel Plasari
3. Gulielm Radoja
4. Fatos Lubonja
5. Justina Aliaj
6. Stefan Çapaliku
7. Sesilia Plasari
8. Kastriot Çipi
9. Elona Caslli
10. Edmond Budina
11. Ardian Vehbiu
12. Bujar Asqeriu
13. Naun Shundi
14. Vasjan Lami
15. Mehdi Malka
16. Alert Çeloaliaj
17. Robert Budina
18. Besmir Bitraku
19. Taulanda Jupi
20. Romir Zalla
21. Bashkim Zahaj
22. Bujar Llapaj
23. Ilir Mërtiri
24. Besnik Doshlani
25. Alban Zadeja
26. Bujar Alimani
27. Anila Bisha
28. Leonard Hamitaj
29. Suela Bako
30. Anderson Gurra
31. Leka Doko
32. Gert Izeti
33. Avni Abazi
34. Fatbardh Marku
35. Ermela Teli
36. Ermira Hysaj Çerkozi
37. Klodian Hoxha
38. Ramiz Gjini
39. Rita Gjeka
40. Marsel Rupi
41. Esela Pysqyli
42. Gëzim Rudi
43. Gentian Zenelaj
44. Simon Shkreli
45. Ledian Gjeçi
46. Adnan Kastrati
47. Françeska Hysi
48. Alessia Xhemalaj
49. Florian Çanga
50. Alfred Zeneli
51. Redjan Mulla
52. Donard Hasani
53. Adriana Tolka
54. Anxhela Çikopano
55. Aldjon Matarangasi
56. Arbër Jakllari
57. Artur Selmani
58. Driada Dervishi
59. Elma Dorezi
60. Enerjeta Jani Fuga
61. Ervin Bejleri
62. Esmeralda Metka
63. Arqile Nasho
64. Gladiola Harizaj
65. Rozina Prendi
66. Koloreto Cukali
67. Melisa Kodhelaj
68. Lida Radoja
69. Saimir Zeneli
70. Ermela Ruri
71. Blerim Gjoci
72. Klodjana Keco
73. Herion Mustafaraj
74. Endri Çela
75. Rudi Erebara
76. Ferdinand Hysi
77. Rajmonda Shundi
78. Besnik Bisha
79. Andi Begolli
80. Bora Kulla Beltoja
81. Artur Lena
82. Sulejman Rushiti
83. Kushtrim Bekteshi
84. Ylli Trajçe
85. Spartak Papadhimitri
86. Tefta Bejko
87. Bruna Borova
88. Dritan Sejamini
89. Adrian Zagori
90. Xhevdet Doda
91. Julia Ilirjani
92. Najada Elmazi
93. Dritan Biba
94. Xhuliano Brisku
95. Alban Qela
96. Mendim Murtezi
97. Erjeta Cufaj
98. Naser Rafuna
99. Kastriot Shehi
100. Sokol Angjeli
101. Xhemil Tagani
102. Florind Belliu
103. Marsela Lena
104. Sokol Cahani
105. Arben Shaka
106. Dajana Nenaj
107. Oriana Cama
108. Donald Shehu
109. Florian Kokona
110. Shpetim Emanuel Dajçi
111. Xhovalin Gjoka
112. Mexhit Prençi
113. Ersila Rezhda
114. Muzafer Shkira
115. Neritan Liçaj
116. Ismet Drishti
117. Agim Xhafka
118. Eldon Luarasi
119. Natasha Lako
120. Ermira Gjata
121. Primo Shllaku
122. Eneida Topi
123. Laura Nezha
124. Zehrudin Dokle
125. Julian Deda
126. Gramos Gashi
127. Nigela Ruka
128. Kledi Kled Kapexhiu
129. Flonja Kaba
130. Visjan Ukcenaj
131. Jona Xhelilaj
132. Lola Meta
133. Xhejni Fama
134. Moris Rama
135. Zef Deda
136. Ina Gjonçi

Aleanca per mbrojtjen e teatrit.

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 16-05-2020, 10:25:01
Deri dje, propagandën dhe gënjeshtrat për të ashtuqujturën ‘shembje dhe rindërtim’ të Teatrit Kombëtar mund t’i ripërsëriste edhe ndonjë aktor ëndërrimtar që shpresonte të performonte në godinën e projektuar nga arkitekti i madh, i caktuar gjithsesi, pa garë nga Bashkia, apo dhe ndonjë tjetër që ka ëndërruar të marë shtëpi falas në kullat prapa teatrit.


Por sot, këto teza i ka të vështirë t’i ripërsërisë dhe militanti më i thekur i Rilindjes, fatkeqësisht, përveç dy-tre gazetarëve që pashë mbrëmë në studiot televizive, të cilëve nuk po ua përmend emrat, sepse jam i bindur që nuk mund t’i bëj unë më keq imazhit të tyre, se çfarë i kanë bërë ata vetë në raport me opinionin publik dhe historinë e këtij vendi.


Sot është e pamendueshme, e paimagjinueshme, që kur pas dy tërmeteve dhe kësaj pandemie që na çoi dy dekada mbrapa ekonomikisht, kur ka me qindra njerëz akoma në çadra dhe qindra e mijëra të tjerë që nuk po kuptojnë që po marrin pagën e luftës apo atë të pulës, Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë të Kryeqytetit, që është goditur më shumë nga të gjithë qytetet nga pandemia, jo vetëm gjejnë kohë të merren me shembjen e Teatrit, por bëjnë dhe dhjetëra akrobacira e shkelje ligji, duke na dëshmuar më qartë se kurrë, se kjo histori më shumë se gjithçka është një histori më shumë se 20-vjeçare e projektuar korrupsioni.

Logjikë tjetër është e vështirë të gjesh, kur në këtë kohë Bashkia ka guximin të thotë se do marrë kredi për rindërtimin e Teatrit, kur një organizatë si Europa Nostra ka bërë publik qëndrimin se është gati të financojë në masën 80 përqind rikonstruksionin e godinës aktuale.
Në këtë situatë dramatike ekonomike, shembjen dhe rindërtimin e Teatrit Kombëtar, përpara se ta kundërshtonte Europa Nostra apo Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Lubonja apo Plasari, duhet ta kundërshtonte Guvernatori, Zëvendëskryeministr i, Ministri i Financës, Ministri i Rindërtimit, ekonomistët me emër të qendrës, të së majtës të së djathtës, adhuruesit e koncensioneve, për të mos ardhur anëtaret e Këshillit Bashkiak apo te Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit që në një vend demokratik duhej të ishte përkrah protestuesve dhe ta kundërshtonte më shumë se të gjithë këta së bashku, edhe sikur në një kohë më para të ketë qenë partizan i prishjes.

Gjithashtu, është dëshpërues fakti që nuk gjen një zë të arsyeshëm nga maxhoranca, qoftë dhe një të vetëm, që të thotë meqë ka një institucion si Presidenca që ka depozituar një akt-padi në Gjykatën Kushtetuese, të presim fjalën e saj. Por, përkundrazi po i shkojnë kësaj çështje me arrogancë dhe kokëfortësi, duke dëshmuar se janë gati ta çojnë vendin dhe në një luftë civile, vetëm e vetëm për të mos humbur ndoshta një kapar të marrë më parë ose për të mos humbur mundësinë e një pastrimi të shpejtë të ëndërruar parash prej më shumë se 20 vjetësh.

Logjikë tjetër, për të vepruar kështu në kohë pandemie, nuk ka.

Ndaj, kjo pandemi përveçse veting i mirëfilltë për çështjen e Teatrit, dhe për demokracinë, është pasqyra më e mirë për ta na treguar si funksionojnë institucionet, se ku dhe kush janë hajdutët, të korruptuarit, barbarët, bashkëpunëtorët e heshtur të hajdutëve, por dhe qytetarët, të ndershmit, që fatkeqësisht janë kaq pak në këtë vend.
Andi Bejtja
© SYRI

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 16-05-2020, 10:26:29
Edi Rama nuk e ka ndërprerë asnjëherë fushatën gojore se teatri Kombëtar është një karakatinë që duhet shembur, por kur ka ardhur puna për të firmosur këto akte ai i është fshehur si skuth përgjegjësisë personale.


Në të dyja rastet ai nuk ka firmosur vetë.


Edhe kur çoi në parlamenti ligjin skandaloz special, që i falte truall shtetëror kompanisë Fusha, që eleminonte garën duke skandalizuar edhe Komisionin Europian dhe që i merrte kompetencat kushtetuese këshillit Bashkiak (atëherë Rilindja nuk kishte aty shumicën e cilësuar prej dy të tretave), ai ia la këtë përgjegjësi një zv kryeministreje kukull.

Kur erdhi puna që Këshilli i Ministrave ti’a kalonte për votim kuvendit këtë projektligj të miratuar në 27 qershor 2018, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për firmë zv/kryeministres Senida Mesi.

Tani, dy vite më pas, kur pazari me Fushën u prish duke servirur publikisht arsye banale, kryeministri po ia lë topin pastruesit të zakonshëm të qenefit, Veliajt. Sipas ligjit shqiptar, as bashkia dhe as këshilli i saj nuk kompetencë për shkatërrimin e një godine me vlera historike dhe kombëtare. Këtë të drejtë e k Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), i cili kryesohet nga kryeministri. Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit përcakton se të drejtën për dhënien e lejeve të ndërtimit (përfshirë prishjen) për objekte të rëndësisë kombëtare e ka KKT-ja. Për të mos lënë asnjë shteg interpretimi subjektiv, nëse është apo jo objekt me rëndësi kombëtare ndërtesa e Teatrit Kombëtar, Rregullorja për zhvillimin e territorit ka parashikuar shprehimisht se për dhënien e lejeve të ndërtimit për teatrot kombëtarë është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit.

Pra nuk ka asnjë dyshim se ky është një akt për të cilin përpos fjalëve Rama duhet të merrte edhe përgjegjësinë juridike. Por ai ka rrefuzuar për herë të dytë të firmosë. Duke bërë përgjegjëse herën e parë Senida Mesin dhe deputetët që votuan ligjin special dhe herën e dytë, Erion Veliajn si kryebashkiak, Toni Gogun si kryetar Këshilli që organizoi mbledhje fallco dhe antarët socialist që pranuan të gëlltisëin këtë lugë çorba pa kundërshtuar.

©Lapsi.al

Temat e fundit