×
Hyrja
Profili

“Këtë muaj mos harroni të kurseni"

“Këtë muaj mos harroni të kurseni"

· 1 · 765

  • Postime: 26688
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-07-2020, 11:22:19
 

“Këtë muaj mos harroni të kurseni. Falë Edi Ramës secili duhet të paguajë 400 euro për Bechettin.” Kështu shkruhej në fletushka të shpërndara nëpër Tiranë, ku mesazhit i bashkangjitej fytyra e Ramës me gjuhën jashtë në parlament.
 
Kjo lëvizje në dukje e opozitës vjen si metodë për të ndërgjegjësuar shqiptarët se nga taksat e tyre do ti paguhen 109 milionë euro biznesmenit italian, Bechetti. Ish pronari i Agon Channel fitoi gjyqin ndërkombëtar ndaj vendit tonë, pasi akuzonte autoritetet se mbyllën në mënyrë arbitrare televizionin e tij. Opozita e ka quajtur luftë personale të Ramës me biznesmenin këtë përplasje, dhe kjo do ti kushtojë shumë çdo shqiptari. ©Lapsi.al

Temat e fundit