×

Koronavirus ne Shqiperi

Koronavirus ne Shqiperi

· 37 · 761

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-04-2020, 13:21:56
Update me lajmet dhe informacionet me te fundit rreth Koronavirus - Covid-19 ne Shqiperi.
   

Disa te keshilla te arta si te ruhemi nga koronavirus dhe cdo virus tjeter, te dhena nga Laurie Garrett, nje autore dhe gazetare e temave shkencore, dhe fituese e cmimit Pulitzer per gazetari shpjeguese.

1. Kur dilni nga shtepia vishni dorashka. Dorashka normale nga ato qe perdoren ne dimer dhe jo dorashka sanitare. Dhe mbajini ato te veshura ne ambjente publike dhe ngado ku ka shume njerez.

2. Nese vjen situata qe duhet t'i hiqni dorashkat dhe te perdorni duart pa to, mos prekni ne asnje menyre fytyren. Sapo te mundni lajini duart mire me sapun dhe uje te ngrohte dhe pastaj vini perseri dorashkat.

3. Nderroini ose lajini dorashkat cdo dite. Dorashkat e perdorura duhen lare mire e mire perpara se te perdoren perseri.

4. Maskat e fytyres jane gati te pavlera. Madje mund te jene dhe te rrezikshme nese perdoren te njejtat dite pas dite. Me se miri, qendroni larg grupeve te njerezve, mbani distance te pakten gjysem metri nga cdo individ dhe mos i jepni njeriu doren dhe mos u perqafoni.

5. Ne shtepi mbani pershqire te vecante per secilin anetar te familjes, psh me emrin e secilit te shenuar per te mos u ngaterruar dhe secili duhet te perdore rigorozisht vetem peshqirin e tij personal. Lajini peshqiret te pakten 2 here ne jave. Per me shume vazhdo ketu: https://www.zerion.net/jeta/si-te-mbrohemi-nga-koronavirus!/

Tema me interes dhe te ngjashme:
https://www.zerion.net/mix/si-te-mos-infektohesh-kur-ben-blerje-ne-supermarket/
https://www.zerion.net/kuzhina/si-te-ushqeheni-ne-karantine/
https://www.zerion.net/jeta/pasojat-e-covid-19-tek-te-semuret-kardiovaskulare-dhe-duhanpiresit/
https://www.zerion.net/biznes/bota-pas-virusit-korona-me-ekonomi-ndryshe/
https://www.zerion.net/bota/kush-e-perhapi-koronavirusin-lufte-spiunesh-kine-shba/
https://www.zerion.net/ndjenja/a-duhet-bere-seks-ne-kohen-e-koronavirusit/
https://www.zerion.net/ndjenja/pse-masturbimi-te-mbron-nga-koronavirusi/
https://www.zerion.net/bota/kriza-e-koronavirus-ka-per-te-demtuar-ekonomine-e-kines/
« Editimi i fundit: 09-04-2020, 01:06:33 nga M A X »

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 07-04-2020, 13:22:45
Mes 383 të infektuarve koronavirusi në Shqipëri ka prekur edhe 41 nga stafi shëndetësor ku gjysmat prej tyre janë shëruar. Në një deklaratë për shtyp, drejtoresha e ISHP Silva Bino bëri me dije se 41 të infektuarit ishin shumica nga Tirana dhe një nga Durrësit, Lushnja e Korça.

Po ashtu Bino ka thënë se në Shqipëri ka pasur edhe gra shtatzëna dhe fëmijë të prekur por që kanë qenë me simptoma të lehta dhe janë mirë. Për problemin e Shkodrës, strategjia është e njëjtë si në gjithë Shqipërinë dhe në kryeqendrën e veriut të vendit janë kryer 200 testime.

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 08-04-2020, 09:45:26
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu u detyrua më në fund të thotë një shifër se sa teste për koronavirus ka aktualisht Shqipëria. Në të gjitha daljet e saj publike ajo ka thënë se “vendi ynë ka mjaftueshëm teste”. Por ditët e fundit opozita i ka mëshuar fort idesë së kryerjes masive të testimeve dhe qeveria është “fshehur” pas një Komiteti Teknik të Ekspertëve.

“Mund t’ju them me plot përgjegjësi që Shqipëria i ka marrë masat në vazhdimësi dhe i ka testimet për të kryer testimet e nevojshme për personat e dyshuar dhe kontaktet e tyre të afërta. Kemi 2 mijë kite gati, 4 mijë pritet të vijnë, është bërë porosia për 10 mijë, 20 mijë do vijnë nga OBSH” – tha Manastirliu në emisionin “Opinion”.

Sa i përket liberalizimit të testeve dhe aplikimin e testeve të lira, ministrja tha se ato nuk janë të zyrtarizuara nga OBSH dhe në momentin kur kjo gjë e tillë të ndodhë, ato do të përdoren.

“Nuk janë të validuara nga OBSH, dalin 50% me 50% fals pozitiv apo negative dhe nuk e drejtojnë drejt konsumatorin. Ato nuk janë të regjistruara as në agjencinë e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Nëse do të ketë test të validuar do të vendoset në të gjithë sistemin tonë”, tha ministrja. ©LAPSi.al

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 08-04-2020, 09:46:05
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, parashikon se deri në fund të muajit prill do hapen të gjitha bizneset të cilët janë mbyllur nga situata e COVID-19. Në një intervistë për EuroNews, Denaj tha se fillimisht do të merren vendime për hapje të pjesshme për disa kategori dhe për të arritur që në fund të majit, të gjitha bizneset të jenë aktive.

“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret, unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është për të parë se si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infeksioneve në të gjithë rajonet e Shqipërisë.

Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar. Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar siç është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar”, – theksoi Denaj.

Kjo deklaratë e Denaj bëhet në një kohë kur numri i të infektuarve në Shqipëri po shtohet me ritme të vogla dhe mjekët thonë se është kaluar piku.

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 09-04-2020, 01:06:44
Doktori i njohur Pëllumb Pipero tha në emisionin “Open” se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes.

“Situata në Spitalin Infektiv paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme, por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë.

A duhen lehtësuar masat? Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak, por ky vendim i takon qeverisë. Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi ose me 0 raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim” – tha Pipero. ©LAPSI.al

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 09-04-2020, 01:07:17
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino thotë se qytetarët duhet të mbajnë maska kur dalin nga shtëpia, pasi virusi qëndron për disa kohë edhe në ajër.

“Sëmundja do qarkullojë dhe për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur në çdo moment që shumë elementë të këtyre masave që e quajmë distancim social, unë do e quaja distancim fizik, të zbatohen, se kemi qenë shumë të lidhur.

Sipas studimeve kemi përqendrim të virusit në ajër, ndaj rekomandohen edhe ndryshimet e reja, çdo gjë adaptohet me të dhënat e reja, mund të mos kesh nevojë për maskë profesionale, por një maskë që të mbron, edhe një maskë kirurgjikale apo që bëhet me shtresat e duhura prej beze apo nape, apo cope mund të përdoret fare mirë”, – tha ndër Bino në emisionin “Open”. ©LAPSI.al

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 10-04-2020, 11:07:31
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ndëshkuese shumë të ashpra në muajin maj për personat që do të shkelin rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit. Në një intervistë për emisionin “Open”, Rama tha se këto masa mund të shkojnë deri në ekstrem, ndërsa shtoi se kjo bëhet për të kuptuar se “do hapemi, por nuk do luajmë me jetën”. Kryeministri shtoi se pas këtyre masave do të shihet ecuria, për t’i dhënë më pas mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe

“Hapja nuk do jetë si një “ditë çlirimi”. Do jemi në një hapje graduale pjesë – pjesë dhe do bashkëjetojmë me armikun. Do jetojmë me idenë e mund të na ndodhi ajo që nuk duam të na ndodhë. Do jetojmë në një botë tjetër për disa muaj, ku shumë vende thonë se mund të shkojë deri në 3 vite. Nuk do shkojmë në markete si më parë, por do ketë disa rregulla që do mbrojmë veten dhe të tjetër”, – u shpreh Rama.

“E bëjmë këtë për të treguar se do hapemi, por nuk do luajmë. Me këto masa do të shikojmë nëse do të na lejojnë shifrat që vijën nga “vija e zjarrit”, duke hapur për t’i dhënë mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe.

Nuk mund të hapim menjëherë restorantet e baret, për këto punojmë dhe do të kemi një rregullore të bashkëjetesës me armikun në territor. Duhet të përgatitemi për një jetë që mund të zgjasë 3, 5 apo 8 muaj me rregulla të reja. Më pyesin njerëzit a do shkojmë në plazh, unë shpresoj që po, por nuk do shkojmë siç jemi mësuar, do të respektojmë disa rregulla. Hapja do të jetë graduale”, – tha Rama.

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 13-04-2020, 15:11:16
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar së fundmi se viti shkollor nuk do të përsëritet. Shahini sqaroi në një intervistë për “Report Tv” se do të lejohen të përsërisin vitin ata nxënës që nuk kanë përvetësuar mirë njohuritë, por jo një gjeneratë e tërë.

“Ne shpresojmë që do arrijmë të kthehemi në objektet shkollore para fundit të vitit shkollor se do ishte mirë të bënim 1 ose 2 javë para se të mbylljes viti shkollor. Ne po përgatitemi për cilindo skenar, edhe sikur mos të kthehemi në shkollë.

Duhet ta mbyllim vitin shkollor, nuk duhet të përsëritim këtë vit shkollor. Edhe pse kemi prindër që na pyesim, rastet individuale edhe do i lejojmë por jo si gjeneratë e tërë. Testet e maturës do të realizohen. Këto janë qëllimet, duhet të ecim përpara me këtë plan”, tha Shahini.

Ministrja theksoi më tej se nëse do të jetë nevoja, viti shkollor mund të shtyhet me një muaj. Ndërsa, sa i përket maturantëve Shahini tha mund të shtyhen po me një muaj edhe aplikimet për në universitet.

“Nëse nuk arrijmë t’i hapim shkollat në maj, duhet ta shtyjmë pak vitin shkollor. Maturantët i kanë zgjedhur lëndët që duan t’i bëjnë në maturë dhe kanë përzgjedhur ku duan të regjistrohen në fakultet”, tha ajo.

Që prej fillimit të muajit mars, pas përhapjes së COVID-19, nxënësit dhe studentët zhvillojnë mësimin online. Nuk kanë munguar as reagimet nga opozita, ku qeveria akuzohet se po bën propagandë. Sipas demokratëve mësimi online ka dështuar, pasi jo të gjithë shqiptarët kanë internet në banesat e tyre.

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 17-04-2020, 10:07:47
Ditët e ardhshme janë disa biznese që do të ngrenë qepenat, pas mbylljes për shkak të izolimit total nga gjendja e krijuar prej pandemisë së koronavirusit. Kryeministri Edi Rama ka treguar në “Opinion” skenarin e hapjes që sipas tij është i lidhur me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal.

“Me futjen në Kodin Penal të dy paragrafëve të rëndësishëm për epideminë, duke pritur zbardhjen që ma ha mendja do vijë shpejt edhe firma nga Zyra e Presidentit për të pasur një qëndrim të harmonizuar dhe një produkt sa më gjithëpërfshirës, në varësi të asaj, duhet të jetë e qartë se kur të hapemi kush shkel rregullat është shumë më i rrezikshëm se sa sot.

E kemi në skenarin e hapjes tre kategori, që janë kategoritë me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Me risk të ulët ku do të merren parasysh një sërë kriteresh para se të lejohen të punojne janë: shitje me pakicë në dyqane, tregti me pakicë e veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e tekstileve me pakicë, tregtia e artikujve prej lëkure, pajisjeve të ndriçimit, luleve,orëve bizhuteritë, pajisjet audio, qylymat, lodrat për fëmijë, etj.

Kjo është fasha e parë që duam ta hapim në ditët në vijim. Kur them në ditët në vijim është e rëndësishme të hyjë në fuqi Kodi Penal e që nuk bëhen numra me jetët e njerëzve.

Java e ardhshme do jetë hapje përgatitore, do u themi çfarë pritet do i kenë shumë të qarta protokollet e sigurisë, do garantojnë veten, punonjësit e klientët” – tha Rama.

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 20-04-2020, 09:30:10
Ministria e Shëndëtësisë ka lejuar një pjesë të madhe të aktiviteteve ekonomike që të qëndrojnë të hapura, duke filluar nga dita e sotme, me kushtin që të zbatojnë rregullat e reja të higjenës.

Por janë 55 aktivitete, kryesisht në fushën e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të subjekteve në qytete, që do të vijojnë të jenë të mbyllura (lista në fund).

Në listën e aktiviteteve të mbyllura vijojnë të jenë pjesa më e madhe e dyqaneve të pakicës, si  Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara;  Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e këpuceve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të speciallzuara; Tregtia me pakice e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafsheve të shtëpise dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; Tregtia  me pakicë e oreve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara; Tregtia me pakicë e pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuar; Tregtia me pakice e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar; Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit etj.

Të mbyllura vijojnë të jenë Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve; Tregtia me pakice të artikujve të tjere jo në dyqane, tenda ose tregje.

I bllokuar është dhe transporti, konkretisht Transporti hekurudhor interurban i pasagjereve; Transport rrugor i pasagjereve me sistemin urban; Aktiviteti i taksive; Transporte të tjerë rrugor të pasagjerëve; Transport detar dhe bregdetar i pasagjereve; Transporti ajror i pasagjereve

Kafet dhe lokalet vijojnë të mbyllura {Aktivitete te sherbimit te pijeve (Bar,kafe dhe lokal)} po ashtu dhe regjistrimi i zerit dhe aktivitete të publikimit të muzikës.

Arsimi vijon të jetë aktivitet i mbyllur.

Dentistët vijojnë të mos lejohen.

Argëtim gjithashtu nuk ka. Janë të ndaluara Shfaqje artistike; Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike;  Krijimtari artistike; Shfrytezimi i strukturave dhe paisjeve artistike.

Të mbylllura janë Aktivitete të bibliotekave dhe arkivave; Aktivitete të Muzeve; Funksionimi i vendeve dhe ndërtesave historike të ngjashme tërheqese për vlzitorët; Kopshte botanike dhe zoologjike dhe aktivitete të rezevateve natyrore.

Nuk ka as mundësi për të bërë palestër dhe aktiviteve të tjera të kujdesit të trupit e fytyrës e flokëve si dhe veprimtari sportive. Vijojnë të jenë të mbyllura dhe:

-Funksionimi i strukturave sportive

-Aktivitete të klubeve sportive

-Palestra

-Aktivitete të tjera sportive

-Aktivitete të parqeve të argetimit dhe atyre me orientim të caktuar

-Aktivitete të tjera argetimidhe  lodhese p.k.t.

-Floket dhe trajtime të tjera te bukurisë

-Aktivitete të mirëmbajtjes trupore

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 20-04-2020, 19:31:30
Qeveria ka propozuar shtyrjen e “Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore” deri më 23 qershor. Propozimi u paralajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media. Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të parlamentit. Shtyrja e “Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore”, do të thotë se masat e marra më parë do të vijojnë që të mbeten në fuqi. Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin, për shkak të situatës nga koronavirusi./podiumi.com

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#11 ne: 02-05-2020, 15:37:24
Ka shkuar në 789 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste pozitivë.
Nga rastet e reja, 5 janë regjistruar në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Kukës. Momentalisht 239 pacientë janë aktivë me koronavirus.

Në dy spitalet Covid janë të shtruar 31 pacientë ku 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive. Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë mbetet në 30. Lapsi.al

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 06-05-2020, 22:24:33
Shqipëria shënon numrin më të ulët të infektimeve në një muaj
Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur të Dielën se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 6 raste të reja në Kurbin, Krujë dhe Tiranë ndërsa qyteti i Fierit iu shtua listës së zonave ku nuk janë shënuar raste të reja prej shumë ditësh. Kurba shqiptare e koronavirusit ka shënuar rastin e tretë të rënies./reporter.al

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#13 ne: 08-05-2020, 00:54:01
Ashtu siç kishte paralajmëruar qeveria ka vendosur hapjen e bareve dhe restoranteve, në datën 18 maj, por nën kushte të rrepta sigurie.

Në portalin qeveritar e-albania janë publikuar edhe udhëzimet e reja që duhet të ndiqen nga kjo kategori biznesesh, ku ndër sy bien hapësira 1.5 metra e personelit me klientin, shmangia e parave “cash” dhe vendosja e dezifenktantëve për duart në pjesën më të madhe të tyre . Gjithashtu këto biznese do të jenë të hapura vetëm në ambientet e jashtme të tyre në fashën orare të lejuar 5:00 – 17:30.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në lokal nëse shfaq simptoma të COVID-19 dhe ka temperaturë 37.5. Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Gjithashtu çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë te përgjegjësi nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorantet duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë. Gjithashtu për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektues duarsh jo më pak se 60 % alkool.

Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe të dezinfektojnë dhe lajnë shpesh duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti.

Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm me COVID-19.

Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera. Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.

Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike.
Eli
#14 ne: 08-05-2020, 13:27:57
 

Lajmi fundit rreth vazhdimit te situates se Koronavirusit ne Shqiperi
🔴 Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara🚫

🟢 E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00😊 Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura🚫

🟢 Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç😊
« Editimi i fundit: 08-05-2020, 13:56:26 nga M A X »

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#15 ne: 12-05-2020, 08:54:14
Mjeku Tritan Kalo, që është prej ditës së parë është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 ka komentuar sot shifrat e reja të koronavirusit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Kalo u shpreh se shifrat e ulëta të rasteve të reja nuk duhet të na ulin vigjilencën dhe duhet të respektohen masat. Kalo më tej tha se shifrat janë shumë optimiste, por duhet që të respektohen masat kundër COVID-19 dhe të ruhet distancimi social.


“Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para. Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë. Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizohohet higjena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë, kjo do na shtyjë drejt optimizmit real.



Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë. Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjenës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion”, – tha mjeku Tritan Kalo.

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 29-05-2020, 11:09:36
6 raste të reja me Covid 19 kanë rezultuar në Mat. Ratet janë shfaqur në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.


Këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë, raportoi news 24.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tampon për analiza nga të cilat 6 kanë rezoltuar pozitive. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.
Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19.

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#17 ne: 29-05-2020, 11:10:00
Katër raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Lushnje. Qyteti i cili prej kohësh nuk shënonte raste të reja sot ka regjistruar 4.


Në fakt rastet nuk janë të brendshme por janë të ardhura nga Tirana, e cila është vatra kryesore e koronavirusit në Shqipëri.

  • Postime: 21520
InfoZ
#18 ne: 10-06-2020, 19:40:25
42 raste të reja të infektuarish me Covid. Kjo është shifra e 24 orëve të fundit në vend që mëson Lapsi.al, më e larta që prej shpërthimit të pandemisë.

Janë kryer 311 testime në total, ku pozitivë kanë dalë 1 në Berat, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 9 në Shkodër, 21 në Tiranë, 1 tek Ura Vajgurore.

Ditën e djeshme dolën plot 36 persona të infektuar me Covid, dita me më shumë raste para kësaj të sotmes. Në total mbi 1200 infektime ka pasur në Shqipëri që kur filluan testimet në mars.

Pas heqjes së masave kufzuese 10 ditë më parë ka pasur një rritje të theksuar të infektimeve. Epidemiologu Pëllumb Pipero argumentoi se mosrespektimi i këshillave anti-Covid ka rezultuar në këtë rritje të theksuar rastesh. ©Lapsi.al

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#19 ne: 11-06-2020, 19:21:12
 

Numri i të infektuarve nga koronavirusi po përshkallëzohet me rritme alarmante, madje edhe më shumë se në ditët më të këqia të pandemisë. Nëse dje numri i të infektuarve nga testet e bëra ishte 42, ai sot ka shkuar në 44. Gjithëashtu shqetësues është edhe numri i të shtruarve në spital.


Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare,” njoftoi MSH.

Por po të krahasohet numri i tanishëm me atë të ditëve të para të qershorit kur filloi hapja e plotë, rritja është e frikshme (shiko tabelën poshtë).

Nëse në 1 Qershor kishim vetëm 6 raste të reja sot numri i tyre është gjashtëfishuar.


Sipas mjekut të kudondodhur Pëllumb Pipero ka tre arsye që përligjin shtimin e rasteve: “Po ti rreshtonin do të thosha, e para është heqja e masave kufizuese.Besoj janë afërsisht 2 javë dhe me lehtësimin e masave ne prisnim një numër të shtuar rastesh, është e natyrshme.. Një arsye e dytë janë grumbullimet e njerëzve që koicidoi edhe me protesta.Së treti është edhe numri i shtuar i rasteve pozitive midis bluzave të bardha”.

Në fakt, QSUT po shndërrohet në një vatër të shpërndarjers së virusit. Nga 40 personel shëndetësor i testuar, 9 prej tyrekanë rezultuar pozitivë.në një status të tij Sali Berisha e ka cilësuar si ‘bombë biologjike” Qëndrën Spitalore Universitare duke pretenduar se 80% e rasteve të reja burojnë prej aty.

Por, ndonëse në Shqipëri masa e infektimit vazhdon të jetë 1 i infektuar çdo 10 tamponë, e njëjta mesatare si ajo e dy muajve më parë, kur i gjithë vendi ishte i mbyllur në karantinë, për Ministrinë e Shëndetësisë që do të mbajë lart optimizmin, ajo ende nuk përbën një problem. Ogerta Manastirliu reagoi me një shënim në facebokun e saj duke e përshkruar gjendjen: “brenda pritshmërisë sonë”.

©lapsi.al

  • Postime: 21520
InfoZ
#20 ne: 11-06-2020, 23:38:49
Kryeministri Edi Rama rikthehet të flasë për situatën me koronavirusin, pas rritjes së shifrave ditët e fundit. Rama paralajmëroi se nëse rastet e reja dhe shtrimet në spital vijojnë të rritet, do rikthehen masat kufizuese.

“3 ditët e fundit kemi më shumë shtrime në spital se sa në kulmin e pandemisë. Ekonomia bie dhe ekonomia rritet prapë. Nuk dua që ndëshkimet të rikthehen për bizneset dhe qytetarët.

Nëse vazhdojmë kështu dhe nëse rriten numrat e shtrimeve në spital, nuk kemi çfarë të bëjmë dhe do rifillojmë nga e para“, u shpreh Rama, duke paralajmëruar sërish masa kufizuese dhe karantinën

  • Postime: 7054
  • Gjinia: Femer
erlehta
#21 ne: 12-06-2020, 11:32:59
Kudo po rritet numri i të prekurve dhe ishte e pritshme.
Në Austri maskat janë në përdorim të përditshëm dhe 100% në zbatim, vetëm ne shkolla fëmijët nuk e kane me të detyrueshme.
Distanca në të kundert, nuk zbatohet si duhet.
Sigurisht që situata është e veshtire per te gjithe, por ka dhe një shumice  që ndihen më të fortë e me te paprekur 😁

  • Postime: 224
Passion
#22 ne: 12-06-2020, 15:02:18
Kudo po rritet numri i të prekurve dhe ishte e pritshme.
Në Austri maskat janë në përdorim të përditshëm dhe 100% në zbatim, vetëm ne shkolla fëmijët nuk e kane me të detyrueshme.
Distanca në të kundert, nuk zbatohet si duhet.
Sigurisht që situata është e veshtire per te gjithe, por ka dhe një shumice  që ndihen më të fortë e me te paprekur 😁

Me beso qe nuk kam njohur dike qe te thoje
ish i semurur me ate virus nje i njohur
nje i aferm
opo degjova se ish filani
apo ngjashem.
Askend
Askend
Nga te gjitha rrethet jam ne kontakt me njerez. :)

Une se kuptoj e shoh dot,por me duket shume shume fallso.

Ne nje ambient ketu punojne 500 gra (fasoneri),edhe gjate gjithe asaj periudhe funksionoi.
Ne Shijak ka 2000 vete qe vijne nga rrethet e Shqiperise,serish fasoneri,edhe as u degjua nje rast i vetem.

Une s'besoj!
Mos them s'kam besuar.

Di qe ne Itali kush i moshuar i drejtohej spitalit,edhe te kish nje dhimbje gjuri (nuk kthehej me ne shtepi),madje as varreze nuk i gjinden.  hmmmmm:

  • Postime: 7054
  • Gjinia: Femer
erlehta
#23 ne: 14-06-2020, 14:30:44
@Passion
Deri dje te njejtin mendim kisha e une.
Por nje mikja ime e ngushte eshte me kete virus, madje e vellai I saj. Jane ne karantene tani, vetem dhimbje fyti kane. Sesi e kuptoj e nga e mori nuk po e permend. Shqiperia ishte marshallah por tani ec e mere vesh ..

  • Postime: 224
Passion
#24 ne: 14-06-2020, 23:24:32
@Passion
Deri dje te njejtin mendim kisha e une.
Por nje mikja ime e ngushte eshte me kete virus, madje e vellai I saj. Jane ne karantene tani, vetem dhimbje fyti kane. Sesi e kuptoj e nga e mori nuk po e permend. Shqiperia ishte marshallah por tani ec e mere vesh ..

Vec spital mos shkojne
se ne Itali kush shkonte ne spital i sakatosen.

S'ka ze te buçase te tregoje realitetin

por mendoj se eshte nje flluske ku se dijme.ku do dale. :)

Nga ifektivi ne Tr nje i njohur me tha
asnje perputhje me ate ç'ka paraqet media,por kaq mundem te flas. :)