Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Passion
« ne: 02-03-2021, 11:50:21 »

Me habit media qe se ve ne pah,por anashkalon mos demtohet imazhi i Ramazonit.
Postuar nga: 12:51
« ne: 02-03-2021, 11:19:54 »

Vec Ramazoni e di.😏
Postuar nga: Passion
« ne: 02-03-2021, 08:47:35 »

Perfundimisht une asnjehere s'kuptova origjinen e vaksines.
Postuar nga: SteriOtipi B
« ne: 25-02-2021, 21:52:20 »

Sa kemi Ramazanin ai vend keq e me keq do behet. Po e perdor pandemine sipas orekseve te veta politike.
Postuar nga: erlehta
« ne: 25-02-2021, 06:47:39 »

Shqipëria është tmerr.
Ka mbaruar çdo gje.
Nuk e di a ka lind ai njeri qe të drejtoj, menaxhoj, opo shkurt ta doje vendin.
Shëndetësia ka vdekur në Shqipëri, E di që fjalët tona bjen në veshë të shurdhër e nuk kanë pikë fuqie. Mjer njerëzit tanë që po jetojnë dhimje, frikë, pasiguri.
Shpresa është vetëm tek Zoti, Ai bëftë mirë për Shqipërinë e shqiptarët
Postuar nga: 12:51
« ne: 07-02-2021, 21:29:55 »

Në Shqipëri javën e parë të shkurtit u përkeqësua situata e pandemisë Covid-19. Vdekjet dhe infektimet e reja u rritën ndjeshëm, ndërsa vaksinat anti-covid ende nuk po mbërrijnë masivisht.


Një gjendje e nderë frike dhe pasigurie shihet në afërsi të spitaleve Covid në Tiranë, ku mbërrijnë gjithë të infektuarit nga qytetet e tjera dhe ku niveli i vdekjeve dhe shtrimeve ka njohur rritje nga fundi i janarit.

Auto-ambulancat e urgjencës hyjnë e dalin me të sëmurë, ndërsa familjarët rendin poshtë e lart me pako ushqimesh dhe pajisje të tjera, që u nevojiten familjarëve të tyre brenda pavioneve.

Të dhënat e 24 orëshit të fundit flasin për 14 vdekje të reja dhe 1 mijë e 124 infektime të reja në gjithë territorin e vendit, të shtruar në spitale 437 vetë.

Java e fundit e janarit shënoi një rritje të konsiderueshme të vdekjeve dhe infektimeve, ndërsa java e parë e shkurtit solli 5-15 vdekje në ditë si dhe 800 – 1 mijë e 100 infektime të reja të përditshme, ose një rritje prej 25%.

Edhe të shtruarit në spitale kanë shënuar rritje të fortë, teksa janë shtuar dukshëm edhe infektimet në moshat e reja.

Ekspertët janë të shqetësuar se nga fillimi i muajit shifrat çdo ditë kanë shënuar rritje, rekord pas rekordi.

Ata pohojnë se realiteti i pandemisë Covid në Shqipëri është më i përkeqësuar se sa shifrat 25%, që deklarojnë autoritetet shëndetësore.

Ndërsa zbulohen mbi 1 mijë infektime të reja në ditë, sipas tyre, gjendja është vërtet shqetësuese dhe nevojitet një shtim masiv i testimeve, për të zbuluar dhe ndihmuar shumë më tepër qytetarë të prekur se kaq.

Opozita publikoi sot shqetësimin e mësuesve për rritjen e infektimeve në shkolla, dhe ku, sipas saj, nuk janë marrë masa të sigurisë shëndetësore në shkolla; mësuesve nuk u bëhet testet, në shkolla nuk ka maska, alkoole apo dezinfektante as termometra.

Një tjetër pasiguri e konsiderueshme, krahas zgjerimit të hartës dhe numrave të infektimit, është edhe mungesa e vaksinave.

Deri tani në Shqipëri kanë hyrë vetëm 2 mijë e 140 vaksina, që u përdorën për mjekët dhe punonjës të shëndetësisë.

Ato janë një pikë ujë në hapësirën e nevojave dhe kërkesave të shumta që ka popullata, ku minimalisht presin radhën 600 mijë pensionistë dhe mijëra mësues e policë, pa përmendur grupmoshat e tjera.

Shqipëria ka vetëm në sistemin shëndetësor afro 4 mijë e 700 mjekë dhe mbi 12 mijë infermirerë. Për këtta 17 mijë punonjës shëndetësie nevojitet pjesa dërrmuese e vaksinave, që pritet të vijnë gjatë shkurtit.

Qeveria ka premtuar një vaksinim të popullatës brenda 14 muajve, bazuar në kontratat e furnizimit me vaksina, por ende ato nuk po mbërrijnë masivisht.

Zyrtarët pohuan se vonesa dhe pakësimi i dozave u shkaktua nga vështirësitë e furnizimeve në Europë.

Ndërsa, situata e pandemisë sa po vjen e po përkeqësohet dy javët e fundit. Në spitalet Covid humbën jetën 69 persona javën e fundit të janarit, dhe 80 të tjerë javën e parë të shkurtit.

Në 11 muaj humbën jetën mbi 1 mijë e 400 persona prej COVID dhe u infektuan mbi 84 mijë të tjerë. /VOA
Postuar nga: M A X
« ne: 01-02-2021, 11:35:50 »

Pandemia e Covid-19 po rezulton me pasoja të rënda lidhur me fatalitetet që ajo ka shkaktuar në vend, e përkeqësuar sidomos në dy muajt e fundit të vitit, ku ritmet e rritjes kanë qenë më të lartat në Europë.

Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Monitor, sipas informacionit zyrtar nga Drejtoria e Gjendjes Civile bënë të ditur se për gjithë vitin u regjistruar gjithsej rreth 28 mijë jetë të humbura, me rritje prej rreth 28% si në krahasim me mesataren e 2015-2019 ashtu dhe me vitin 2019. Në total, shtesa e vdekjeve, pjesa dërrmuese e të cilëve vlerësohet nga mjekët se ka ardhur nga Covid-19 ishte rreth 6 mijë persona.

Nëse i shohim të dhënat muaj pas muaji, panorama ndryshon tërësisht nga periudha në periudhë. Në janar dhe në shkurt, kur për pandeminë dihej shumë pak dhe askush nuk e merrte seriozisht, teksa ajo nuk kishte mbërritur ende në Europë, vdekjet shënuan një trend normal, madje ulje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë (-9.1% në janar dhe -5.2% në shkurt).

Në mars, muaji i parë kur zyrtarisht u regjistruan rastet e para me Covid-19 në vend dhe filloi karantina e ashpër për të parandaluar përhapjen e infeksionit, vdekjet e regjistruara ranë ndjeshëm, por kjo lidhet më shumë me mbylljen e vendit dhe pamundësinë e kryerjes së veprimeve në Gjendjen Civile. Këto fatalitete u regjistruan në prill, ku u shënua një rritje e lartë. Për këtë arsye, këto dy muaj i llogarisim së bashku, ku ndryshimi në raport me mars-prill të një viti më parë është me një rritje të lehtë prej 3%.

Në maj, kur filloi dhe hapja graduale e ekonomisë, jetët e humbura ishin pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë. Tendenca rritëse filloi që në muajin qershor, (+12.4%), teksa rihapja nxiti shtimin e infeksionit. Në korrik ritmet e rritjes së vdekjeve filluan të përshpejtohen (+15.9%). Në gusht, që përkon me kulmin e sezonit turistik, funksionimin e bareve të natës, dhe lëvizjet brenda vendit ishin të shtuara, vdekjet u rritën me një ritëm të lartë prej 47.4%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pas gushtit, marrja e disa masave, si mbyllja e lokaleve të natës dhe përfundimi i pushimeve i lehtësoi pak situatën, që gjithsesi vijoi të mbetej e përkeqësuar në raport me një vit më parë. Në shtator dhe tetor, vdekjet u rritën përkatësisht me 33.6% dhe 32.9%.

Vala tjetër dhe më e rëndë e pandemisë deri tani kulmoi në muajt nëntor dhe dhjetor. Pas hapjes së shkollave dhe fillimit të motit të ftohtë, që shtoi grumbullimet në ambiente të mbyllura (nga 1 tetori lokalet u lejuan të funksiononin dhe në hapësirat ebrendshme), shkalla e infeksionit u përhap gjerësisht, çka ndikoi dhe në rritjen e lartë të fataliteteve. Qeveria shqiptare u mjaftua me kufizime të lehta dhe nuk e pa si opsion mbylljen, ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës, çka çoi dhe në një tejmbushje të spitaleve.

Të dhënat zyrtare të akteve të vdekjeve, nga Gjendja Civile, tregojnë se nëntori dhe dhjetori ishin realisht muaj shumë tragjikë. Në nëntor u shënuan gjithsej rreth 3,370 jetë të humbura, me një rritje prej 111% në krahasim me të njëjtën periudhë të një muaji më parë. Mesatarisht në nëntor humbën jetën 112 persona në ditë, nga 53 persona në ditë në nëntor 2019. Vetëm shtesa e vdekjeve në nëntor ishte gati 59 persona në ditë, që potencialisht janë fatalitete të shkaktuara nga pandemia.

E njëjta situatë vijoi edhe në dhjetor, ku u shënua një rekord i ri prej rreth 4,160 jetë të humbura, me një rritje prej 98% në krahasim me dhjetorin e një viti më parë. Në muajin e fundit të vitit humbën jetën 134 persona në ditë, nga 68 persona një vit më parë. Vetëm shtesa e vdekjeve në dhjetor ishte 66 persona në ditë.

Për të gjithë periudhën nëntor-dhjetor, kur kulmoi pandemia, shtesa e fataliteteve në ditë rezulton të ketë qenë 63 persona. (nga spitalet Covid, maksimumi ditor i fataliteteve të raportuara ishte deri në 19 (në datën 24 nëntor). Në periudhën nëntor-dhjetor u regjistruan 64% e totalit të vdekjeve shtesë për gjithë 2020-n.

Krahasimi me Europën, sipas Eurostat; Asnjë shtet nuk ka pasur rritje mbi 100%

Rritja e fataliteteve është konstatuar kudo në Europë përgjatë 2020-s. Eurostat raportoi pak më herët se pandemia e Covid-19 e ka rritur vdekshmërinë në 27 vendet anëtare të BE-së me ritme dyshifrore gjatë periudhës mars -tetor 2020 ne krahasim me mesataren e se njëjtës periudhë në vitet 2016-2019. Nga të dhënat rezultoi se, rreth 297 500 vdekje të tjera ndodhën në BE gjatë periudhës maj-tetor krahasuar me të njëjtën periudhë në 2016 – 2019.

Shtesa bruto e vdekshmërisë ishte e lartë në prill 2020, me një rritje prej 25% krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj mbi 2016 – 2019. Më pas gjatë muajve, sipas Eurostat, shtesa e vdekjeve u lehtësua disi dhe nisi përsëri në gusht – shtator, me valën tjetër të pandemisë. Vdekjet shtesë u rrit me 8% në shtator dhe me 17% në tetor mbi mesataren. Treguesi u rrit më tej në nëntor 2020 në të gjitha shtetet anëtare të BE-së me të dhënat në dispozicion.

Nga të dhënat e detajuara të rritjes mujore të publikuara nga Eurostatrezulton se asnjë shtet në valën e vet ciklike të pandemisë, përgjatë mars-nëntor, nuk ka shënuar rritje aq të lartë sa Shqipëria në nëntor (+111%). Rekordin në BE e mban Polonia, me rritje të fataliteteve prej 97% në nëntor dhe Sllovenia me 91% po në nëntor. Italia, një prej shteteve më të goditura ka pasur kulmin e pandemisë në mars dhe prill (+49% dhe +41%), për të rënë në nivele një shifrore deri në shtator dhe duke u rritur sërish me 13% në tetor.

Treguesi më real i pasojave të pandemisë dhe i krahasueshëm mes shteteve, do të jetë ai i shtesës së fataliteteve për 1 milionë banorë. Të dhënat e plota nuk janë ende të disponueshme, por për Shqipërinë ky tregues është mbi 2 mijë vdekje për 1 milionë banorë. Në Itali, sipas të dhënave zyrtare te institutit statistikor italian, dhe në Mbretërinë e Bashkuar,ky tregues nuk e kalon vlerën e 1500, shumë më i ulët se në Shqipëri!/Monitor
Postuar nga: M A X
« ne: 01-02-2021, 11:32:53 »

Ditën e shtunë treguesit e pandëmisë kapën një tjetër rekord në lidhje me numrin e personave të infektuar me covid-19. Shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë arriti në 901 persona të rinj të prekur me covid brenda 24 orësh. Përhapja e virusit në një nivel të tillë, nuk është surprizë. Përgjatë janarit, numri i të infektuarve ka ardhur në rritje dhe ekspertët e shpjegojnë këtë me shkujdesjen e qytetarëve gjatë festave. Edhe sot, në një intervistë për Tv Klan, specialisti i ISHP-së, Artan Simaku tha se trendi rritës në janar i dedikohet sjelljes gjatë festave të fundvitit.

“Kjo rritje ishte paralajmëruar në muajin Dhjetor, që për arsye të festave të cilat kanë një periudhë prej 10 ditësh, zgjatën prej 10 ditësh, ishte parashikuar rritja e rasteve në muajin Janar. Aktualisht ka një rritje të incidencës 2-javore me 2 javët paraardhëse, por situata është e qëndrueshme. Pra, është një rritje e lehtë, rritje e qëndrueshme pavarësisht këtyre luhatjeve ditore” u shpreh mjeku.

Por ndryshe nga nëntori apo dhjetori i vitit 2020 kur shifrat e përhapjes së virusit qenë të larta, kësaj radhe transmetueshmëria po shfaq një veçori tjetër. Janë disa mijëra të rinj që po preken nga virusi dhe ndryshe nga viti i kaluar, ata po shfaqin shenja të rënduara klinike, pasi virusi tashmë po shfaqet agresiv edhe tek moshat e reja.


Dyshimet janë se në qarkullim është varianti i ri i britanik, por mungesa e një përgjigjeje përfundimtare nga laboratorët e specializuar i detyron epidemiologët të mos shprehen me siguri. Pak kohë më parë, u njoftua se 3 mijë mostra të koronavirusit të gjetura tek moshat e reja po analizohen nga Instituti i Shëndetit Publik, por ende nuk ka asnjë përgjigje. Gjithsesi, shtimi i rasteve në moshat nga 15-24 vjeç mbetet shqetësues dhe tregon se virusi është më agresiv se në muajt e shkuar.

Në Maqedoninë e Veriut tashmë është evidentuar rasti i parë me mutacionin britanik të koronavirusit. Bëhej fjalë për një pacient që shenjat e sëmundjes i kishte ndjerë që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, megjithëse nuk kishte udhëtuar jashtë vendit./lapsi
Postuar nga: M A X
« ne: 17-01-2021, 19:28:09 »

Në spitalet covid bie në sy ulja e numrit të të shtruarve që kanë nëvojë për trajtim. Në pamje të parë, shifrat janë optimiste. Këtë të shtunë Ministria e Shëndetësisë raportoi për vetëm 296 pacientë. Numri është më i ulët se në fillim të dhjetorit, kur kapacitetet ishin në maksimum me mbi 500 të shtruar.

Por të dhënat janë kontradiktore nëse shohim rastet aktive me koronavirus. Kështu, në datën 1 dhjetor të shtruarit në spitale ishin 506 pacientë, kurse rastet aktive ishin 18 mijë e 800 persona të prekur me covid. Këtë të shtunë, 16 Janar, në spitalet covid janë 296 pacientë, kurse rastet aktive janë 25 mijë e 500 të infektuar.

Pra në dhjetor, ka pasur më pak të infektuar me covid dhe më shumë pacientë në spitale. Kurse në Janar, ndërsa numri i të infektuarve është rritur, pacientët në spitale janë më të paktë.

Një nga shpjegimet e epidemiologëve është se virusi nuk godet organizmin e njeriut me të njëjtën fuqi si në fillim të pandemisë. Rënia e agresivitetit të virusit është përmendur shpesh nga mjekët, si një opsion i lehtësimit të pandemisë, duke saktësuar se variantet e koronavirusit që qarkullojnë janë disa. Konstatimet e mjekëve shqiptarë nuk bazohen në studime shkencore, por nga eksperienca e përditshme me të sëmurët.

Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, nuk mund të shmanget një fenomen tjetër, ai i të sëmurëve që marrin trajtim në shtëpi. Pavarësisht propagandë së shfrenuar për cilësinë e kushteve në spitalet covid, besueshmëria për gjendjen e spitaleve ka marrë disa goditje të forta nga një seri skandalesh.

Në muajt e parë të pandemisë, të afërmit e pacientëve qëndronin për ditë me radhë në oborrin e infektivit pa pasur asnjë informacion për gjendjen e familjarëve të tyre. Për vetë natyrën e sëmundjes, pacientët qëndronin të izoluar dhe shpesh përfundonin në fatalitet. Kjo ikje e njerëzve të afërt e shumëfishonte dhimbjen dhe në media u denoncua mungesa e informimit për familjarët e të sëmurëve.

Disa ngjarje të rënda shtuan misterin dhe shqetësimin për atë që ndodhte brenda në spitalet covid. Disa pacientë u hodhën nga katet e larta të godinave duke kryer vetëvrasje dhe duke ngritur dyshime serioze për trajtimin dhe sigurinë e të shtruarve tek spitali Infektiv dhe tek Shefqet Ndroqi.

Ndërkohë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, në kulmin e pandemisë, vetë mjekët denoncuan mungesën e kapaciteteve, ndërsa mediat transmetuan pamjet e ambulancave që prisnin me orë në dyert e spitaleve, megjithëse kishin brenda pacientë në gjendje të rëndë. Numri i lartë i të shtruarve u pasua me clësinë e dobët në shërbime.

Investigimi i emisionit Stop pak ditë më parë nxorri në pah, dëshmi të skenave çnjerëzore brenda në spitale. Pacientja e moshuar që komunikonte me vajzën e saj dhe për të cilën paguheshin qindra mijëra lekë çdo ditë për t’u mbajtur nën kujdes, tregonte se ishte lënë pa bukë dhe pa ujë nga infermierët, që keta të shmangnin mundimin për t’ia ndërruar rrobat. Pas këtij rasti, familjarë të tjerë kanë denoncuar në media se kanë dhënë ryshfet për kujdesin ndaj të afërmve të tyre.

Të gjitha këto, duket se kanë goditur rëndë besueshmërinë e institucioneve spitalore. Duke qenë se i druhen asaj që i pret në spitalet covid, shumë prej të infektuarve, zgjedhin të trajtohen në shtëpi pavarësisht gjendjes së tyre. Ky mund të jetë edhe shpjegimi më i saktë për kontradiktën e shifrave që vihet re në Shqipëri, kur nga shumë vende të botës, vijnë të dhëna për rekorde të reja të vdekshmërisë.©Lapsi.al
Postuar nga: erlehta
« ne: 27-11-2020, 07:22:44 »

Do bej punën e vet ky 🙄