Kosova bllokon importin e mallrave nga Serbia - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kosova bllokon importin e mallrave nga Serbia

Kosova bllokon importin e mallrave nga Serbia

· 1 · 413

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-07-2011, 09:45:48
Qeveria e Kosovës, vendosi sot të ndalojë importimin e mallrave nga Serbia ndërsa vendosi taksa doganore shtesë për mallrat nga Bosnja dhe Hercegovina.
Ky vendim u morr sot në mbledhje e qeverisë së Kosovës si kundërpërgjigje ndaj bllokadës që i kishin vendosur këto dy vende Kosovës që nga viti 2008.
Në vendimin e qeverisë thuhet se “nuk njihen vulat doganore dhe të administratës tatimore të Republikës së Serbisë dhe ndalohet importi i të gjitha mallrave të përcjella me dokumente që përmbajnë këto vula”. Po ashtu në vendim thuhet se “nuk njihen vulat doganore të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës dhe vendoset taksa doganore prej 10 për qind në mallrat e përcjella me dokumente që përmbajnë këtë vulë”.
Vendimi pasoi anulimin e raundit të gjashtë të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të paraprak për sot ku ishte planifikuar të debatohej pikërisht çështja e vulave doganore të Kosovës që nuk njihen nga Serbia.
Pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vendosën të mos lejojnë eksportimin e mallrave të Kosovës, pavarësisht marrëveshjes për tregti të lirë ne vendet e Evropës qendrore të njohur si CEFTA.(Voa)

Temat e fundit