Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 18-08-2022, 10:20:05 »

Mjafton të mos lejosh përdorimin e barnave që regjistrohen e përdoren në BE apo Amerikë dhe ja arrin qëllimit. Jo menjëherë por ashtu, dalëngadalë. Nga pak e për ditë.😡

Po çfarë katil-qeverie është kjo more që bën çdo gjë të ndalojë barnat që përdor perëndimi nëpër farmaci?!

Po çfarë kancer-politike është kjo more që më kollaj gjen kokainë në.treg sesa antibiotikë që prodhon e përdor perëndimi?!

Pse more zuzarë barnat që blejmë në çdo fshat të humbur të Greqisë,Austrisë e kudo në Europë bëjnë derman menjëherë, ndërsa ato që blihen në mes të Tiranës, për të njëjtin çmim, nuk bëjnë efekt!?

Po çfarë maskarenj-pushtetarë janë këta që për vete i marrin barnat në Europë, kurse popullsinë e vrasin me barna fallso, pa din e pa iman?!

Po çfarë xhelatë-zyrtarë janë këta që quajnë kondrabandë përpjekjen për të sjellë ilace nga europa për derman njerzor?!

Po pse more kaq e vështirë qenka ti hidhni në kosh të gjitha shpikjet e politikës vrastare të regjistrimit e tregëtimit të barnave?! 

Çfarë regjistrimi i bëni ju barnave që i prodhojnë e provojnë njerëzia në perëndim, o kriminelë!?

Çështja e barnave nuk është më punë korrupsioni jo!

Është krim kundër njerëzimit!
****
Halli na ka bërë të merremi me këtë gjë prej vitesh. Çdo vit e më keq ka shkuar kjo punë. E kemi provuar në lëkurë.
Farmacistët mbledhin supet dhe rrudhen me keqardhje kur thonë "ska", "është zhdukur nga qarkullimi"....

Mjekët gjithashtu...☹️

Ylli Manjani
Ahhhh..!