Kuvendi heq imunitetin e Metës - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kuvendi heq imunitetin e Metës

Kuvendi heq imunitetin e Metës

· 3 · 404

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 16-02-2011, 12:55:29
Kuvendi ka votuar për heqjen e imunitetit të ish zëvendëskryeministr it Ilir Meta me 128 vota pro dhe 2 kundër.

Në këtë mënyrë i hapet rruga hetimit të tij nga Prokuroria për videon Meta-Prifti, ku ish zëvendëskryeministr i akuzohet për korrupsion aktiv.

Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së, ka theksuar se është i hapur për t’u hetuar nga Prokuroria dhe se ka hequr dorë prej një muaji nga imuniteti.

“Ka më shumë se një muaj që e kërkoj Prokurorinë dhe bashkëpunimin me të, për të hetuar mbi akuzat e ngritura ndaj meje. Jo thjesht për të treguar pafajësinë time, por për të treguar se kush janë frymëzuesit e vërtetë të dhunës. Ajo video ishte një montazh që kishte si qëllim të justifikonte dhunën në ndodhi më 21 janar”, tha Meta.

“Do i shkoj në fund kësaj çështjeje, pasi nga kjo video nisi gjakderdhja e 21 janarit”, theksoi ai.

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 16-02-2011, 12:56:56
shyqyr e le te hetohet lirshem tani se na plasi...

  • Postime: 83
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 16-02-2011, 13:44:44

Do i shkoj në fund kësaj çështjeje, pasi nga kjo video nisi gjakderdhja e 21 janarit”, theksoi ai.


Po mire,mire, shkoi ti deri ne fund,se ajo te ka mbetur edhe ty,por nuk e di kush paska qene kunder heqjes se  imunitetit te Metes

Temat e fundit