Lajme te fundit nga Shqiperia! - Aktualiteti

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lajme te fundit nga Shqiperia!

Lajme te fundit nga Shqiperia!

· 71 · 6198

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

ne: 26-11-2009, 19:27:07
Te kjo teme mund te postojme lajme te ndryshme nga mediat shqipetare. Ju lutem mos harroni te vendosni tek titulli lart temes titullin e artikullit qe do postoni.

Kriza ndan Parlamentin Europian

Kriza politike ne Shqiperi ndan ne dysh edhe Parlamentin Europian. Tentativa e socialisteve europiane per ndryshime ne rezoluten e Parlamentit mbi situaten politike ne Shqiperi eshte rrezuar nga shumica e djathte.

Pas debatit te mbremshem ne Strasburg, eurodeputeti bullgar Kristian Vigenin ka depozituar amendamentin e tij qe riformulonte ate te propozuar me pare nga eurodeputetja e djathte Doris Pack.

Ne minuten e fundit, socialistet europiane kane kerkuar qe rezoluta e Parlamentit te theksonte me qarte angazhimin e klases politike per gjetje kompromisi per te bere te mundur perfshirjen e opozites ne Parlament.

"PE i ben thirrje te gjithe lidereve politike per te siguruar qe dialogu konstruktiv politik te ruhet, ne menyre qe te mbeshtetet axhenda europiane per reforma. PE perserit se debati demokratik duhet te zhvillohet brenda Parlamentit. Ne kete drejtim i behet apel qeverise dhe opozites per te gjetur nje zgjidhje per ngercin aktual politik dhe t'i jepet fund bojkotit te opozites ne Parlament", thuhej ne propozimin e Vigenin.

Ky amendament u rrezua sot gjate votimit ne seance plenare. Shumica parlamentare mbeshteti amendamentin e Doris Pack, i cili i kerkon opozites te mos bojkotoje Parlamentin, si dhe i ben thirrje maxhorances qeverisese dhe socialisteve te gjejne gjuhen e perbashket per te vijuar ne Kuvend debatin per zgjedhjet e fundit parlamentare.

Diskutimi mbi Strategjine e Zgjerimit nisi ne Komitetin e Jashtem Europarlamentar me 5 nentor. Nga kjo date, eurodeputetet mund te propozonin amendamente per rezoluten perfundimtare te Parlamentit.

Si Doris Pack, ashtu dhe Kristian Vigenin deklaruan ne fillim te muajit se do te propozonin perfshirjen e situates politike ne Shqiperi.

Pas takimit me ministrin e Jashtem Ilir Meta, eurodeputetja Pack ka propozuar amendamentin e saj, i cili eshte pranuar me ndryshimet e bera nga kryetari i Komitetit, Gabriele Albertini. Burime konfidenciale treguan per TCH se nje perfaqesi e socialisteve shqiptare, e kryesuar nga Taulant Balla, ka ndjekur nga afer zhvillimet e seances plenare ne Strasburg.

Por, amendamenti i socialistit Vigenin u sugjerua ne minuten e fundit, ndaj per rrjedhoje iu nenshtrua forces se kartonave nga e djathta europiane.

TCH
« Editimi i fundit: 22-10-2020, 16:40:15 nga M A X »

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 27-01-2010, 10:35:28
Gjykata Kushtetuese rrëzon me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Vendimi i marrë mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, është konfirmuar zyrtarisht për “Gazeta Shqiptare”. Nëntë anëtarët e Kushtetueses kanë pranuar kësisoj kërkesën prej 13 faqesh që Partia Socialiste depozitoi në datën 20 tetor 2009 pranë këtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me ligjin themeltar të shtetit të paktit detar shqiptaro-grek. Pritet që vendimi bashkë me argumentin e shkaqeve anti-kushtetuese që çuan në rrëzimin e marrëveshjes, të publikohet zyrtarisht gjatë një prej ditëve të ardhshme. Ndërkohë mësohet se një ndër arsyet më të forta që detyruan Gjykatën të merrte këtë vendim, ka qenë fakti se anëtarët e grupit negociator të palës shqiptare nuk e kishin marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke.Pra, ekspertët nuk kanë pasur plotfuqishmërinë për të negociuar në emër të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore është quajtur nul nga Gjykata Kushtetuese. Burime brenda këtij institucioni kanë sqaruar për “Gazeta Shqiptare”, se “ky fakt ka përbërë një cenim e shkelje të parimeve dhe të frymës së Kushtetutës, e cila kërkon kooperimin institucional si procedurë, nëpërmjet së cilës garantohet rendi juridik, shteti i së drejtës, e nëpërmjet tyre, edhe interesat kombëtare të mbrojtura nëpërmjet zbatimit të dispozitave të Kushtetutës. Në këto rrethana, përfaqësuesit e shtetit shqiptar kanë negociuar një marrëveshje që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë, pa pasur plotfuqinë e kryetarit të shtetit, Presidentit të Republikës, pra pa pasur autoritetin e duhur për të filluar bisedimet dhe negocimin e marrëveshjes”. Ky argumentim mësohet të jetë pjesë edhe e vendimit përfundimtar të Kushtetueses.

“Gazeta Shqiptare” dhe TVNews24 kane qenë te paret në vendin tonë që arritn të zbardhin qysh në 28 prill 2009 (dita e nënshkrimit të paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Në disa numra rresht, GSH vërtetoi asokohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisë nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje një sipërfaqe të madhe ujore në detin Jon. Fakti i pretenduar do të vërtetohej vetëm pak muaj më vonë nga ish-drejtori i Institutit të Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha. Në datën 9 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese filloi zyrtarisht procesin e shqyrtimit të kërkesës ankimore të Partisë Socialiste dhe disa javë më vonë e konkretisht në datën 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese vendos të pezullojë procedurat e ratifikimit në Kuvend, të marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë.

(/BalkanWeb)

___________________ ___________________ _

Me ne fund pak drejtesi.

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 27-01-2010, 10:51:46
Kryeministri Berisha ka siguruar ditën e djeshme se brenda vitit të parë të mandatit të tij, shqiptarët do të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian. Një deklaratë të tillë kreu i qeverisë e bëri gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. “Dua të garantoj shqiptarët se brenda vitit të parë të këtij mandati, vendimi për heqjen e vizave për Shqipërinë do të merret dhe se kjo qeveri dhe kjo mazhorancë do të bëjnë çdo përpjekje për ta bërë të mundur këtë vendim”, u shpreh kryeministri Berisha. Ai theksoi më tej se liberalizimi i vizave përbën prioritetin e qeverisë dhe se në këtë drejtim po punohet me përgjegjësi të plotë. “Çështja kryesore në agjendën e qeverisë dhe të parlamentit është plotësimi i kërkesave të udhërrëfyesit për heqjen e vizave. Unë po vij këtu nga mbledhja e Komitetit Ndërministror për liberalizimin e vizave dhe mund t’ju informoj me kënaqësi se, në tërësi, ky proces po trajtohet me përgjegjësinë më të madhe. Kjo është e kuptueshme. Në rrafshin kombëtar, nuk ka asgjë tjetër që prek direkt për mirë, më shumë qytetarët shqiptarë, sesa heqja e vizave”, deklaroi kreu i qeverisë. Berisha theksoi se përsa i përket plotësimit të kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave është bërë një progres i madh. Ai shtoi se tashmë ka përfunduar sistemi i kontrollit të integruar të kufijve dhe sistemi i të dhënave për krimin në të gjitha qarqet e vendit. Ndërkohë kanë mbetur për tu miratuar edhe një sërë ligjesh që do të jenë pjesë e punimeve të parlamentit në ditët në vijim. “Progresi është i madh. Është përfunduar tërësisht sistemi i kontrollit të integruar të kufijve, por edhe sistemi i të dhënave për krimin e kriminalitetin në të gjitha qarqet e vendit dhe janë tashmë të lidhur me qendrën. Janë plotësuar dhe janë në plotësim e sipër një seri kushtesh që kanë të bëjnë me plotësimin e kërkesave të udhërrëfyesit. Janë një seri vendimesh dhe ligjesh që do të miratohen gjatë 2-3 javëve që vijnë, për t’i dhënë përgjigjet më përfundimtare këtij procesi”, theksoi kryeministri Berisha.

(SOT)
 

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 28-01-2010, 13:42:43
Historiani Sabri Godo ka përshëndetur sot vendimin e Kushtetueses për pezullimin e Paktit detar me Greqinë dhe ka dënuar reagimin e Greqisë rreth kësaj cështje.
“Duket se politikanët grekë ja kanë marrë dorën duke na treguar gjithmone se cfare duhet e s’duhet të bëjmë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendim i Gjykatës shqiptare, dhe me gjykatat tona nuk ka punë Minsitria e Punëve të Jashtme greke”, tha Godo në një intervistë për TvNews24 duke iu referuar kështu reagimit një ditë më parë të Ministrit alternative të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas.

Godo vuri në dukje se zyrtarisht duhet tu tregojmë fqinjëve deri në ca pike duhet të ndërhyrjnë në punët e një shteti tjetër. “Për koicidencë 10 ditë me parë ishte Greqia ajo që na përshëndeti për regjitrimin etnik të popullsisë, ndërsa sot po Greqia na kërkoka sqarime për vendimet e gjykatave tona. Mbështes ruajtjen e marredhenieve reciproke mes 2 vendeve, por Ministria e Punëve të Jashtme duhet të përdorë gjuhën e duhur për t”i treguar fqinjëve se deri ku mund të ndërhyjnë”.

http://bw.balkanweb.com/homepage/pakti-flet-sabri-godo-reagimi-i-greqise-i-padenje-5609.html

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 03-02-2010, 22:37:55
Kryeministri Sali Berisha u shpreh i gatshem qe te ulet qe sot ne tryeze me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama, por theksoi se nuk do te pranoje kushte paraprake.

"Jam i gatshem te bashkepunoj dhe pranoj si negociator kedo qe garanton zgjidhje", u shpreh Berisha, duke shtuar se pret ftesen e Topit per tryezen e bisedimeve.

Kryeministri theksoi se duhet garanci qe bisedimet te mos deshtojne.

Deklaraten Berisha u dha pas perurimit te fondacionit "Konrad Adenauer", ku ishte i pranishem edhe kreu i Bundestagut.

TCH

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 06-02-2010, 11:57:41
Policia e kryeqytetit ne nje operacion te oreve te fundit ka bere te mundur sekuestrimin e nje sasie droge dhe prangosjen e nje personi.

Ne aksionin e koduar "Kasollja", blute e kryeqytetit sekuestruan 15 kilograme marihuane, ndersa kane arrestuar shtetasin Alfred Tufa.

Lenda narkotike kishte si vend origjine Lazaratin e Gjirokastres, ndersa destinacion fqinjin pertej Adriatikut, Italine.

Marihuana u gjet i ndare ne 14 pako te presuara, nderkohe kane nisur hetimet per te gjetur bashkepunetoret e mundshem te rrjetit.

TCH

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 06-02-2010, 11:58:36
Reshjet e dendura te shiut qe kane perfshire jugun e vendit kane permbytur lagjet kryesore te qytetit te Vlores.

Sipas informacioneve te fundit, uji ka vershuar ne lagjet “Pavaresia” dhe “Isa Boletini”, si dhe ne rrugen prane “Skeles” dhe ne kryqezimin ne lagjen “Cole”.

Nuk kane mbetur pa u prekur edhe rruget prane universitetit “Ismail Qemali” dhe ato prane kishes ortodokse.

Permbytjet masive kane shkaktuar gjithashtu probleme te medha ne qarkullimin e automjeteve.

TCH

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 06-02-2010, 12:00:34
Pak orë pasi 22 vjecarja Irma Daullja do të hidhej nga kati i tetë së bashku me të bijën është ndodhur në gjendje tejet të rëndë psikologjike. Gazeta Shqiptare shkruan sot, se tre orë para se të vetëhidhej nga tarraca e pallatit ku banonte së bashku me bashkëshortin dhe vogëlushen e tyre të mitur, në lagjen numër 5 në Kavajë, Irma Daullja kishte insistuar të fliste në telefon me kunatin.

Lajmi konfirmohet për GSH nga burime të sigurta pranë grupit të përbashkët të hetimit mes Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe Komisariatit të Kavajës. Burimet thonë se biseda ngjasonte më shumë një të folure përçart nga ana e Irmës, dhe kunati i saj me të shoqen, njëkohësisht kushërirë e Irmës, i kanë kërkuar të qetësohej e të flinte dhe të sqaroheshin më vonë.

“Më kërcënojnë... babanë duan ta vrasin për pronat! Unë nuk kam vëllezër, ata m’i kanë ndërruar në maternitet. Njërin e kanë vrarë... unë vetë kam ngrënë nga mishi i tij me kripë”, - mësohet të ketë folur në telefon Irma, duke shastisur kunatin e saj, përpos faktit që ishte në një orar që konsiderohet si kulmi i gjumit. “Më shumë sesa për vërtetësinë e kësaj bisede, kjo tregon për gjendjen tejet të rënduar psikike që po kalonte Irma”, - mësohet të jetë shprehur për Gazetën një prej oficerëve të hetimit të krimit të policisë së kryeqytetit, i cili nuk ka preferuar të prononcohej me emër.
Përmbajtja e bisedës është mësuar për policinë nga dëshmia e kunatit të Irmës si dhe bashkëshortes së tij, e cila është edhe vajzë daje me 22-vjeçaren.

Hetimet
Hetimet e policisë kanë përfshirë që nga marrëdhëniet e çiftit Daullja, deri tek informacionet për kërcënime të mundshme ndaj tyre. Nikeljani, bashkëshorti i gruas mësohet se punonte në një gomisteri dhe ishte burimi i vetëm për të ardhurat e familjes. Irma nuk punonte, por i kushtohej rritjes së vajzës së tyre të vogël. Policia nuk ka mundur të sigurojë informacione për grindje apo keqtrajtime të mundshme të Irmës në familje. Nikeljani, sipas policisë, me raste njihej si person që pinte, por në marrëdhëniet në familje nuk ka qenë i dhunshëm. Shkak për ngjarjen, sipas policisë, është depresioni duke e lidhur me një gjendje shpesh të lëkundur mendore të 22-vjeçares.

(BalkanWeb)

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 09-02-2010, 10:46:20
Ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror shqetesojne nderkombetaret. Top Channel ka mesuar se diplomacia e huaj ne Tirane eshte vene ne levizje per te ndikuar ne ndryshimin, korrigjimin apo deri edhe ne ndalimin e miratimit te amendamenteve te hartuara nga qeveria, duke nisur nga ai per mandatin pese vjecar deri te format e reja te varesise qe keto ndryshime sjellin.

Burime per Top Channel treguan se shqetesimet e diplomateve dhe organizatave qe asistojne Shqiperine ne hartimin e ligjeve, pas ekspertizes qe i kane bere amendamenteve lidhen me faktin se Sherbimi Informativ Shteteror rrezikon me keto ndryshime profesionalizmin dhe renien ne varesi politike.

Ne projektligjin e ri thuhet se, “drejtori i SHISH i paraqet kryeministrit nje raport vjetor per punen e sherbimit, si edhe i raporton atij ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje qe lidhet me veprimtarine e tij”.

Ne ligjin ekzistues kjo pike ka qene e percaktuar ndryshe. “Drejtori i SHISH informon dhe raporton te presidenti i Republikes dhe te kryetari i Keshillit te Ministrave per probleme qe lidhen me sigurimin kombetar”.

Nisur nga ndryshimi i nenit 5, vihet re qarte se sherbimi sekret krijon nje varesi direkte nga kryeministri, ku kryetari i Sherbimit Informativ pergjigjet ne cdo kohe dhe menyre vetem perpara kryeministrit, duke e sanksionuar kreun e qeverise ligjerisht si eprorin e tij direkt.

Por jo vetem kaq. Ne ndryshim nga ligji ekzistues, Sherbimi Informativ Shteteror ndryshon ne menyre thelbesore edhe objektin e punes se tij.

Ne objektin e ri te punes se sherbimit, krahas sigurise kombetare, shtohet nje nen ku thuhet se: “Sherbimi Informativ i Shtetit ka per detyre te mbledhe informacion per njohjen, zbulimin, parandalimin e krimit te organizuar, te kontrabandes, pastrimit te parave, si edhe per korrupsionin e personave qe ushtrojne funskione publike”.

Nje pike kjo, qe nese keqinterpretohet ne cdo rast mund te sjelle ne mendje kohe te shkuara ne Shqiperi. E qe per ekspertet e huaj, jurudikisht dhe politikisht, cilesohet si e dyshimte. Sidomos ne kontekstin e venies ne varesi politike te sherbimit sekret shqiptar.

Ne nenin 5 te ligjit ekzistues thuhet se: “kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror pergjigjet per mbledhjen, analizimin dhe shperndarjen e informacionit, i cili duhet te jete objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike, si dhe mbron metodat dhe burimet e informacionit nga nderhyrjet e paautorizuara”.

Ne draftin e ri nenvizohet se: “Sherbimi Informativ Shteteror ne funksion te realizimit te detyrave te tij, mund te bashkepunoje, me miratimin e kryeministrit me sherbime informative te vendeve te huaja”.

Nje tjeter pike kjo qe sanksionon serish nderhyrjen e kryeministrit ne punen e sherbimit. Neni 5 sanksionon gjithashtu edhe mandatin e kreut te Sherbimit Informativ Shteteror.

“Drejtori qendron ne detyre me nje mandat 5 vjecar me te drejte riemerimi vetem nje here”. Kjo pike ve ne pikepyetje rolin e drejtorit aktual te SHISH, Bahri Shaqiri, i cili aktualisht gezon mbeshtetje mes nderkombetareve, te cilet e shohin me jo pak dyshim cdo tentative per shkarkimin apo zevendesimin e tij.

Nisur nga sa me siper, Top Channel ka mesuar se nderkombetaret kane nxituar te ushtrojne presion mbi qeverine shqiptare per te rimarre ne konsiderate ndryshimet.

Amendamentet, sipas diplomateve te huaj, rrezikojne te cenojne profesionalizimin e sherbimit sekret dhe ta vene ate nen nje ndikim te paster politik.

Burime te sigurta i shprehen Top Channel shqetesimin e nderkombetareve, sipas te cilit ky ligj nuk te con ne drejtimin e duhur.

Ne perendim sherbimet e inteligjences dhe policia mundohen te mbahen sa me te pavarura, nderkohe qe sipas te huajve, ne Shqiperi, me ndryshimet e reja, varesine dhe kompetencat qe merr sherbimi informativ, kufijte mes pavaresise dhe politikes rrezikojne te shkelen.

Vendet e NATO-s kane shpenzuar kohe dhe resurse per te rritur profesionalizmin e Sherbimit Informativ Shteteror, thane burimet.

Dhe Shqiperia si vend anetar i NATO-s eshte angazhuar te respektoje standartet demokratike dhe moderne, nderkohe qe keto ndryshime ne kete ligj te rendesishem cilesohen si nje hap pas.

Pika tjeter ku te huajt duken dyshues eshte koha e zgjedhur per te realizuar ndryshimet ne ligj. Ne vend ka nje krize politike dhe situata politike eshte mjaft e acaruar.

Po ashtu, po zhvillohen perpjekje si nga presidenti i Republikes dhe faktori nderkombetar per zgjidhjen e kesaj krize. Kurse ky ligj, sipas te huajve, synon ta terheqe edhe vemendjen nga keto probleme te rendesishme.

Per arsyet me siper duket se shqetesimi i te huajve nuk ka mbetur vetem ne nivelin e eksperteve. Ambasadoret e Komisionit Europian e te Spanjes, Lohan dhe Montobio, si edhe ai amerikan Withers kane zhvilluar javen e kaluar takime me kryeministrin Berisha, me te cilin jane diskutuar pikerisht kundershtite e tyre per kete ligj.

I pyetur nga Top Channel per te komentuar keto takime, nje zedhenes i ambasades se SHBA deklaroi: Qeveria amerikane konsultohet rregullisht me qeverine e Shqiperise mbi nje game te gjere ceshtjesh. Ne nuk komentojme hollesi te ketyre diskutimeve. Lidhur me projektligjin per sherbimin informativ, eshte nje ceshtje me rendesi qe meriton te shqyrtohet me kujdes dhe durim. Shqyrtimi duhet te marre parasysh aspiratat euro-atlantike te Shqiperise dhe detyrimet e saj si nje aleat i NATO-s.

Ceshtja qe shtrohet eshte se sa dhe si ato do te merren parasysh.

TCH

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 09-02-2010, 10:48:53
Kostoja e jetesës në vend ka pësuar rritje kryesisht për shkak të shtrenjtimit të produkteve ushqimore. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë muajit janar, niveli i inflacionit arriti në 3.6% duke shënuar një rritje prej 1.5% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e inflacionit është shkaktuar kryesisht nga shtrenjtimi i grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 1.3%. Brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 8.2% vërehet tek zarzavatet.

Rritje gjatë kësaj periudhe kanë shënuar edhe cmimet e frutave, mishit dhe artikujve të tjerë ushqimorë.
INSTAT ka konstatuar gjithashtu rritje të cmimeve dhe tek karburantet. Gjatë muajit janar çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.1% dhe ai i benzinës 0.6%. Pavarësisht rritjes, inflacioni mbetet brenda objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë, edhe pse po i afrohet kufirit maksimal të parashikuar që është niveli 4%.
(BalkanWeb)

___________________ ___________________ ___

Dhe Berisha me paturpesine me te madhe thote ka rritje ekonomike ne vend.

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 24-02-2010, 14:38:17
Prurjet ne liqenin e Fierzes po rriten ndjeshem dhe niveli eshte fare prane kapacitetit maksimal. (UPDATE)

Megjithate KESH ende nuk ka vendosur hapjen e portave. Ministri i Ekonomise dhe Energjitikes Dritan Prifti thote se aktualisht jane duke shkarkuar ujin vetem nga liqenet e Komanit dhe Vaut te Dejes per te krijuar nje rezerve per shkarkimet e Fierzes.

“Fierza ka arritur nivelin 293.4 meter kub per sekonde, nderkohe qe gjate nates prurjet arriten nje shifer alarmante deri ne 3000 meter kub ne sekonde”, u shpreh Prifti.

Ministri paralajmeroi se banoret e Shkodres dhe Nenshkodres duhet te behen gati per keto shkarkime.

Top Channel

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 24-02-2010, 14:41:54
TIRANE- Black out në Shqipëri, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:15, në cdo qytet të vendit është ndërprerë energjia elektrike. Kanë mbetur në terr njëkohësisht, Tirana, Durrësi e Elbasani.

Po ashtu e njëjta situatë u paraqit në Lushnje, Shkodër, Korcë, Berat, Krujë, Fier e Vlorë. Energjia elektrike mungoi edhe në skajet më të largët, veriore e jugorë, si Tropoja, Kukësi, Puka, Saranda e Gjirokastra. Ndërkohë që nuk dihej shkaku i black outit prej 30 minutash, duke bërë që errësira të mbulojë cdo cep të vendit.

Energjia është rikthyer pas 30 minutave në qytetet më të mëdha të vendit. Sipas METE bëhet fjalë për një defekt të rëndë në sistemin energjitik të importit. Defekti është përqendruar në linjën 400 kv.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të KESH, Muharrem Stojku, ka pasur një avari në sistemin elektrik të interkonjuksionit, gjë e cila ka shkaktuar rënien e linjave.

Për mungesën e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë ka reaguar edhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. Sipas OST, shkak i black outit është bërë një rrufe, e cila ka rënë në nënstacionin 220 kv në Vaun e Dejës. OST deklaron se rrufeja ka rrëzuar të gjithë sistemin, gjë që ka sjellë më pas edhe stakimin e energjisë në linjën e Malit të Zi e Tiranës.

(BalkanWeb)

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 21-09-2010, 10:05:10
Vizat, Malmstrom: Plotësuat kriteret

Cecilia Malmstrom, komisionere për Cështjet e Brendshme rikonfirmoi pas takimit me ministrin Lulzim Basha, se Shqipëria i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave. “Komisioni propozon liberalizimin, por i takon Këshillit që të marrë vendimin dhe unë sot nuk mund të them se kur do të merret ky vendim, por shpresoj që kjo të ndodhë këtë vjeshtë. I takon Këshillit të vendosë”, ka pohuar Malmstrom.

Ne Parlamentin Europian raporti i Fajon miratohet në fund të shtatorit nga komiteti përgjegjës, për t'i kaluar seancës plenare në tetor dhe axhenda paraprake e Presidencës belge ruan datën 8 nëntor për shqyrtimin e heqjes së vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen nga ministrat e Brendshëm europianë.

TCH

  • Postime: 12743

#13 ne: 03-11-2010, 13:33:47

ILDKP, gjoba Priftit, hetim pasurisë së Vokshit dhe Bregut


TIRANE-Akuzat mes zyrtareve, ILDK vepron. Gazeta Shqiptare ka zbardhur sot korresponencen ndërmjet drejtuesve kryesorë të ILDKP-së dhe ish-ministrit Dritan Prifti në lidhje me hetimin mbi shitjen e aksioneve "Fortis 2" në vlerën 1.8 milionë eurove. Përpara marrjes së vendimit përfundimtar për gjobitjen e Priftit me 300 mijë lekë, kryeinspektori dhe sekretari i përgjithshëm i ILDKP-së, Adriatik Llalla dhe Gëzim Çopa kanë pasur komunikime shkresore me ish-ministrin e Ekonomisë. "Gazeta Shqiptare" ka zbuluar se nga ky shkëmbim ka pasur tri letra gjithsej ku Llalla i sqaron Prifiti pse i vune gjoben 300 mije euro.

E perditshmja Gazeta Shqiptare njofton gjithashtu se nderkohe ILDK po kalon ne site pasuria e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu dhe ajo e deputetes së PD-së, Albana Vokshi, po hetohen nga ana e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Hetimi nga ILDKP-ja ka nisur pas një telefonate në numrin pa pagesë të mbërritur pranë këtij institucioni. ILDKP ka gjobitur Tartarin me 30 mijë lekë, për refuzim të deklarimit të kërkesës nga ana e personit të lidhur. Bregu u akuza nga opozita për pallatet e marra. Ndërsa Tartari është përfshirë në kontratën te Liqeni, për të cilën PD-ja dhe vetë Vokshi akuzojnë kryebashkiakun Rama për marrjen e 20 përqindëshit për lejen e ndërtimit nëpërmjet Artan Avllajt.

E nderkohe "te paster" nga IDKP jane vleresuar Edu Rama dhe Dritan Avllaj (Tan Lepuri). Sipas ILDKP, subjekti Edi Rama, me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë ka kaluar në kontroll të plotë, i përzgjedhur nga shorti i zhvilluar në 29.04.2010. Në përfundim të procedurave investiguese, rezulton se ka përputhje mes vetëdeklarimit nga ana e subjektit dhe të dhënave të marra nga ILDKP në të gjithë regjistrat publikë dhe privatë. Gjatë veprimeve kontrolluese, Inspektorati i Lartë ka kërkuar informacion nga Bashkia Tiranë për marrëdhënie që mund të kishte krijuar shtetasi Dritan Avllaj me këtë institucion. Nga përgjigja zyrtare e Bashkisë Tiranë rezulton se ky shtetas, për të cilin ka pasur diskutime në media se ka lidhje interesash private me subjektin Edi Rama, nuk ka lidhur kontrata dhe nuk ka përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Gazeta Shqiptare publikon sot me detaje dokumentat e ILDK per secilin subjekt.






Jo mo jo si ka mundesi na doli Edi Rama i paster????? bahhhhhh  :P

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 08-11-2010, 12:22:42
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian vendosin liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë.
Sipas informacioneve të fundit votimi ka qenë unanim. Kjo është një ngjarje historike për shqiptarët, ndërkohë që lëvizja e lirë do të hyjë në fuqi në mes të dhjetorit.

Pas votimit pritet botimi i vendimit në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europia.Vendet e Bashkimit Europian, të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen, kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave.

Liria me vizat do të jetë për 3 muaj, më pas për shtetasit që shkelin rregullat do të ketë penalizime. Lëvizja do të jetë për çdo shtet të zonës Shengen, përveç Britanisë dhe Irlandës. Komisioni i BE-së i ka kërkuar Tiranës zyrtare dhe Sarajevës zyrtare t’ua bëjnë të qartë qytetarëve të tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrim në BE, pas problemeve që u përball Europa me azilkërkuesit e Maqedonisë vitin e kaluar.

___________________ ___________________ __

URIME GJITHE SHQIPTAREVE!!!!!!

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 03-12-2010, 13:14:58
DURRES-Prej ores 11:e 30 minuta autostrada Tiranë-Durrës po qëndron e bllokuar për shkak të sasisë së madhe të ujit që ka mbuluar rrugën në kthesën e Kasharit.
Prezenca e ujit u shtua gjatë oreve te paradites se sotme per shkak te reshjeve te shumta te shiut te te rana ditet e fundit ka  bërë që automjetet që qarkullojnë në të dyja krahët të pengohen në lëvizjen e tyre normale deri në bllokimin tërësisht të qarkullimit në këtë aks.
Kjo ka sjellë një trafik të rënduar në autostradë, ndërkohë që janë lajmëruar organet komptente për situatën.
Situata vazhdon të mbetet kritike në këtë pjesë të autostradës prej orës 11.30 minuta.

Si pasoje prej kesaj ore reshjet e shumta të shiut kanë bërë thuajse të pamundur kalimin e mjeteve në segmentin rrugor nga Vora në Maminas.
Në ndihmë të situatës së krijuar, efekiva të shumta të Qarkullimi Rrugor në kryeqytet, janë instaluar në hyrje të autostradës Tiranë – Durrës për të orjentuar drejtuesit e mjeteve, duke u rekomanduar atyre që duan të udhëtojnë nga Tirana drejt qyteti bregdetar të Durrësit e më tej, që të përdorin rrugën tjetër, atë të Ndroqit.

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 03-12-2010, 13:15:53
IRANE- Kreu i Koorporatës Elektroenergjetike Engjell Zeqo deklaron se shkarkimet nga Vau i Dejës sot janë ulur me 150 m. kub për sekond në krahasim me një ditë më parë. Sot paradite shkarkimet nga ky Hec, të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në rëndimin e situatës në zonën e nënshkodrës, ishin 2780 metër kub sek.

“Kemi ulje të shkarkimeve rreth 150 metër kub në Vau Dejës, si pasojë e rënieve të prurjeve anësore që kemi në Koman. Me rënien e prurjeve reduktojmë shkarkimet” informoi në një prononcim telefonik për NEWS24 Engjel Zeqo.

Kreu i KESH tha se situata po monitorohet “jo më minutë pas minute, por sekondë pas sekonde. Monitorojmë në cdo sekondë nëse ka ulje të prurjeve, ulim shkarkimet”.

“Prurjet natyrale i shkarkojmë pasi kemi ardhur në pikat ku nuk mund ti mbajmë më tej, sipas rregullores”.
Sa i takon nivelit të ujit në Vau Dejës është 74. 55 metër, mdërsa prurjet anësore janë 600 metër.

Sa i takon nivelit të ujit në Hec e Fierzës, sot paradite ishte 290. 87. cm, prurjet 1100 metër kub për sekondë dhe shkarkimet vazhdojnë.

Në Koman niveli i ujit është 170. 10 metër, prurjet anësore janë 750 metër kub për sek, dhe shkarkimet janë 1200 metër kub për sekondë.

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 03-12-2010, 13:17:09
Reshjet e shiut prej disa ditesh kanë shkaktuar probleme të shumta në zonat e Burrelit e Peshkopisë duke sjellë izolimin e qarkullimit nga këto qytete në drejtim të Tiranës.
Në Peshkopi është shembur rruga që lidh këtë qytet me Kukësin tek vendi pranë Kalasë së Dodës, ndërsa sasia e tepërt e ujit e dalë në rrugë ka sjellë bllokimin e aksit kryesor që lidh Peshkopinë me Tiranën. Ndërkohë vazhdojnë rrëshqitjet e dherave në shumë komuna dhe akse rrugorë, ndërsa punonjësit e drejtorisë rajonale të rrugëve po mundohet në monitoriojnë dhe sistemojnë situatën.

Situatë problematike ndërkohë vazhdon dhe në Burrel. Sot në mesditë është bllokuar në dalje të Burrelit duke shkaktuar një radhë deri në 1 km me automjtete që presin të qarkullojnë. Shkak për bllokimin është bërë përmbytja e rrugës dhe rrëshqitja e dherave. Bllokimi në këtë aks vazhdon prej një ore.
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme dhe në Mat e zona rreth Matit.

  • Postime: 12743

#18 ne: 28-01-2011, 12:28:35
Saliu po ben retoriken e rradhes.....valle ky popull eshte i trashe???? apo me duket mua se ky do te na hedhi balte syve??? ca ndyresire eshte ky more...ay qe te vret naten e te qan diten.....puuuu

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 28-01-2011, 15:54:38
Ku eshte berni te shohe popullin e qyteteruar ne bulevard

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 28-01-2011, 16:15:08
Ku eshte berni te shohe popullin e qyteteruar ne bulevard

Po javen e pare ku ishin keto te qyteteruarit????

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 28-01-2011, 16:18:06
Po javen e pare ku ishin keto te qyteteruarit????

Sishin fare ... me sakte qene te Skenderbeu nuk paten mundesi te afroheshin sepse inskenoj SHIKU dhunen

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 28-01-2011, 16:20:04
Epo kjo eshte respekti dhe homazhit qe u behet viktimave jo si ne 98.

Bravo populli Shqiptar pavarsisht kercenimeve te Kyeministrit dhe sojit e sorrollopit te tij tregove dinjitet.

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 28-01-2011, 16:23:39
Sishin fare ... me sakte qene te Skenderbeu nuk paten mundesi te afroheshin sepse inskenoj SHIKU dhunen

Po keto te sotmit ishin se nuk mbien vete nga qielli, po javen e pare kane qene te armatosur, sic beri sot RAMA te kishte bere dhe javen e pare te njejten gje sdo kishte pase rremuja, po RAMA deshi gje tjeter. O Sterio ato njeres jane te PS ma nuk ka, do ta shohim ne zgjedhje se si do dalin.

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 28-01-2011, 16:27:39
. O Sterio ato njeres jane te PS ma nuk ka, do ta shohim ne zgjedhje se si do dalin.
Po beji zgjedhjet ta shohesh si do dalesh, eshte pranuar edhe nga shefi yt qe PD nuk e ka mazhorancen ne Shqiperi dhe se manipulimet ne skemat e zgjedhjeve i kane dhene avantazh atij jo se ka popullin por sepse skema dhe ndarja e zonave ja dha deputet qe ka. Mgjth kjo qeveri nuk e ka te gjate sepse eshte qeveri antipopullore dhe antikombetare, mos permendim edhe korrupsionin qe ka pesuar mutacion ne gjenet e tyre. :D

Temat e fundit