Lajme te fundit nga Shqiperia! - 3 - Aktualiteti

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lajme te fundit nga Shqiperia!

Lajme te fundit nga Shqiperia!

· 71 · 6168

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#50 ne: 20-06-2011, 11:49:08
SHOQE MIRE JE

  • Postime: 12743

#51 ne: 20-06-2011, 11:56:57
Regjistrimi etnik-fetar, Prifti ortodoks: Dënojmë Janullatos me shokë

ELBASAN – Konflikti i regjistrimit të popullsise mbi baza etnike dhe fetare ka përfshirë edhe personazhe të kishës, si At Nikolla Marku, prift i kishës ortodokse në Elbasan.

At Nikolla Marku, u shpreh sot kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe deklaron se qarqe Greke në bashkpunim me Janullatos, Gejxh dhe Bollano po cënojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit Shqiptar.
“Janullatos, Bollano, Gejxh, konsulli grek në Korcë, me veprimet e tyre politike kanë konsumuar vepër penale ndaj kombit shqiptar. Kërkojmë nga organet e akuzes që ti nxjerrë para drejtësisë. Ne I dënojmë ashpër bashkëpunëtorët e këtyre qarqeve” – tha At Nikolla Marku

  • Postime: 12743

#52 ne: 20-06-2011, 11:57:14

  • Postime: 12743

#53 ne: 23-06-2011, 12:59:10
A është SHTET ky? Katër lajme që do shokonin gjithkënd


Ndërsa këto ditë po merremi me shfaqjen e shëmtuar të vjedhjes së votave me ‘transparencë’ dhe me ‘bombën’ e FMN-së se vendi rrezikon kolapsin nga borxhet, të tjera zhvillime të lënë të kuptosh se këtu vetëm për republikë ligjore nuk bëhet fjalë. Janë katër lajme të freskëta, që do tronditnin gjithkënd. Dhe ta mendosh se si do ndjeheshin më pas të huajt kur imagjinojnë se këto ndodhin në një vend me 3 milion banorë.

 

1. Një gjykatësi i është hequr imuniteti, ndërkohë që thuhet se ai duhej të ishte arrestuar. Gjykatësi i Tropojës, Sami Ujkashi thuhet se ka marrë mijëra euro për të liruar një vrasës dhe është i pleksur në aferën e Paro Laçit, një biznesmeni që kur u fut në burg kërcënoi se do thotë shumë gjëra komprometuese për Sali Berishën dhe Genc Rulin.

 

2. Një biznesmen nga Kosova, që tërhoqi zvarrë me makinën e tij një vajzë të re, këngëtaren Emmy, është liruar nga burgu pas tetë muajsh. Familja e vajzës së ndjerë është tërbuar me vendimin e gjykatës, duke deklaruar se do të bëjë vetëgjyqësi.

 

3. Një i arrestuar për korrupsion ka fituar tenderin për të cilin është akuzuar. Bëhet fjalë për një tender për furnizimin me uniforma të policisë. Jani Gjergjefi është shpallur nga Agjencia e Prokurimit Publik si fituesi i tenderit me vlerë 1.8 miliardë lekë të reja dhe ftohet të lidhë kontratën me autoritetin prokurues Policinë e Shtetit.

 

4. Pesë vajza të mitura, që ishin strehuar në një qendër rehabilitimi për shkak se më përpara ishin detyruar të prostituonin, janë zhdukur ‘falë’ ndihmës një polici dhe tani janë sërish në rrugë. Lajmi i rëndë vjen në një moment kur një femër në Durrës është ekzekutuar në mënyrë makabre, pasi mendohet se kishte kërkuar paratë e punës që kishte bërë si prostitutë.

  • Postime: 12743

#54 ne: 24-06-2011, 10:40:35
Fyle “harron” Berishën: Nuk e dija se ishte në Bruksel. Berisha: Kryeministrat e BE u gëzuan që Tirana u bë blu


Komisionari për Zgjerimin, Stefan Fyle, e ka parë si një mundësi të mirë samitin e Partive Popullore Evropiane për të takuar drejtuesit e disa prej shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Por ai nuk ka takuar kryeministrin Sali Berisha. Zyra e tij është justifikuar duke thënë se nuk e dinte se Berisha ishte në Bruksel.

Megjithatë kryeministri Sali Berisha ka arritur të shtrëngojë duart me disa nga krerët e partive më të mëdha në Europë gjatë një samiti të Partive Popullore Europiane, pa mundur të shkëpusë asnjë takim më vete me ta. Megjithatë në faqen e kryeministrisë flitet për takime të përzemërta.

“Kryeministri Berisha zhvilloi takime e biseda të përzemërta me Kancelaren gjermane Angela Merkel, me Kryeministrin italian Silvio Berluskoni, me Presidentin e Komisionit Europian José Manuel Barroso, me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, me Kryeministrin e Belgjikës Yves Leterme, me Kryeministrin e ri të Portugalisë Pedro Passos Coelho,  me Kryeministrin e Irlandës Enda Kenny, Kryeministrin e Finlandës Jyrki Katainen, Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeldt, me zëvendëskryeministr in e Danimarkës Lars Barfoed,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

E meqë nuk ka mundur të ketë ndonjë takim me ndonjë lider evropian, ai ka zgjedhur të takojë një lider aziatik, presidentin e Azerbajxhanit. Në një njoftim të kryeministrisë thuhet se presidenti i Azerbajxhanit e ka ftuar Berishën për një vizitë atje, dhe ai ka pranuar me shumë kënaqësi.

Për më tepër Berisha ka marrë pjesë në forumin e Krans Montanës, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë për mundësitë e investimit në Shqipëri, edhe pse tema e këtij samiti ishte Azerbajxhani.

E pasi ka mbaruar këtë shfaqje, ai ka mbledhur mediat e tij pranë vetes dhe ka dhënë një intervistë ku ka folur për situatën në Tiranë. Më poshtë pyetjet e përgjigjet.

 

-          Zoti Kryeministër, në Tiranë do të gjeni përfundimin e numërimit të votave të hedhura gabim, ku kandidati i Partisë Demokratike, zoti Basha, është në avantazh…

 

Kryeministri Berisha: Pata rastin të informoja gjerësisht bashkëbiseduesit e mi për transparencën absolute të numërimit dhe të nxjerrjes së çdo vote në televizion. Diskutuam gjerësisht.  I njoha me vendimet e Kolegjit Zgjedhor, me zbatimin me përpikmëri të këtyre vendimeve dhe provën e shkëlqyer në të cilën kaloi shteti ligjor. Garat e ngushta, për çdo vend dhe demokraci, janë para së gjithash provë e shtetit ligjor. Mendoj se shteti ligjor në Shqipëri dëshmoi funksionalitet të plotë, dëshmoi maturi të plotë. Natyrisht, nuk mund të mohohet gëzimi që krijoi tek të gjithë bashkëbiseduesit e mi lajmi që Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u bë blu. Pra në hartën e fitoreve të qendrës së djathtë në Evropë u shtua fitorja e qendrës së djathtë në Shqipëri në tërësi dhe fitorja në Tiranë në veçanti.

 

-          Këto dy ditë Evropa diskuton për krizën greke. Ju si jeni ndjerë për ekonominë shqiptare sot?

 

Kryeministri Berisha: Ekonomia shqiptare në të gjitha vlerësimet nuk ka njohur dhe nuk do të njohë recesionin. E vërteta është që kriza aktuale e borxheve, le ta quajmë kështu, është një krizë shumë problematike. Një krizë, e cila në Samitin që sapo përfundoi mori një pjesë të gjerë të diskutimit.  Por shqiptarët dhe Shqipëria, në saj të modelit ekonomik të aplikuar nga qeveria, janë tërësisht jashtë krize. Në rast se këto do të kishin qenë biseda të hapura, ju do të dëgjonit kryeministra të raportonin se “shkurtuam rrogat me 25 përqind”. Këtë e deklaronin për t’ia ofruar si model kolegut tjetër që kish probleme. Ata raportonin se “duhet të ulen pensionet në këtë masë, se duhen shkurtime të tjera shumë të dhimbshme”. E vërteta është se kjo krizë ka imponuar shkurtimet më të dhimbshme të shpenzimeve të njohura ndonjëherë. Sikundër, edhe rritje të madhe të taksave. Edhe kjo është po kaq e dhimbshme.

 

Fatmirësisht Shqipëria po performon në mënyrë të qëndrueshme. Ka pasur vitin e kaluar një rritje prej 4 përqind, këtë vit kemi parashikuar një rritje prej 5 përqind. Pra mund të themi se projektet e qeverisë në transformimin e infrastrukturës, në konsolidimin e një sistemi arsimor që të mbështesë fuqishëm ëndrrën e shqiptarëve për një Shqipëri të zhvilluar, projektet e Shqipërisë në moshën dixhitale, projektet e mëdha kombëtare për shndërrimin e Shqipërisë në kopshtin më të bukur të Europës, që po ndodh çdo ditë, vazhdojnë të subvencionohen në mënyrë të pandërprerë. Gjatë Samitit, unë para rastin të bisedoj me të gjithë të pranishmit, si për zhvillimet ashtu dhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë, për përpjekjet e qeverisë për Shqipërinë vend të zhvilluar në vitin 2017.

 

-          Zoti Berisha, 16 ligje që kërkojnë 3/5 e votave nuk janë miratuar në Parlament, çka ka frenuar edhe reformat e integrimit. Si do ta zgjidhni këtë problem nëse opozita do të vazhdojë të bojkotojë?

 

Kryeministri Berisha: Unë mendoj se përdorimi i fuqisë dhe i pushtetit që të kanë dhënë zgjedhësit për të bllokuar dhe jo për të votuar, sigurisht që ka një çmim për vendin, por çmimin më të madh e ka për atë që e përdor në këtë mënyrë. Uroj dhe dëshiroj që në ofertën e bërë nga qeveria edhe para 3 ditës, dhe që sërish do të përsëritët, opozita të përfitojë për të dhënë kontributin e saj real në proceset e integrimit. Shteti ligjor është kushti më themelor për funksionimin e një shoqërie të lirë, është kushti më themelor për veprimtarinë normale të një opozite, por është njëkohësisht dhe kushti i të gjitha kushteve për suksesin e reformave. Ndaj në kuadrin e këtij parimi të madh mendoj se të gjitha zgjidhjet janë të mundshme. Opozita është e ftuar të bëj të gjitha amendamentet. Opozita është e ftuar të bëjë të gjithë propozimet e të gjitha kandidaturave që janë më 3/5. Uroj dhe dëshiroj që ta lexojnë mesazhin siç duhet. Opozita e lexon, por ca të tjerë që donin të përfitonin nga kjo lloj ofertë ngatërruan edhe mediat, mirë të tjerat.

 

-          Opozita ka deklaruar sërish se do ta ankimojë rezultatin  e Tiranës. A ju shqetëson ky fakt, i cili më së pakti do ta zvarrisë procesin?

 

Kryeministri Berisha: Aspak nuk më shqetëson. Opozita dhe çdo qytetar ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës. E rëndësishme është që duhet t’i shprehim besim gjykatës dhe jo një vendim që na pëlqen e duartrokasim, vendimin tjetër që s’na pëlqen e anatemojmë. Opozita dhe kushdo ka të drejtë t’i drejtohet, në përputhje me ligjin. Kjo është normale





MOS MORE C"MI KANE BERE BERISHES < MA KANE HARRUAR.... SKA GJE SE NUK TE HARRON KLANI< ABC NEWS DHE TVSH DAKU>>>>>>>LOL LOL

  • Postime: 12743

#55 ne: 03-08-2011, 15:25:44
Topalli e Topi nxjerrin në shesh këshilltarët për betejë





Disa herë në distancë kryetarja e Kuvendit e ka sulmuar presidentin Bamir Topi. Së fundmi ajo deklaroi se nuk ka votë për Bamir Topin si president.

Kësaj radhe Topalli ka vendosur të nxjerrë në sheshin e betejës një këshilltar të sajin, Agim Nezën, që në një shkrim të botuar në të përditshmen Panorama, sulmon ashpër presidentin. Në fakt është një presion që i bëhet atij për të dekretuar ligjin për ndërtimin e parlamentit të ri. Neza thotë se Topi ka rrënuar drejtësinë në ditën më të keqe. Më pas ai hedh dyshime se presidenti nuk do e dekretojë ligjin, edhe pse ka ende afat për këtë gjë.

“Duke qenë se Kryetari i Shtetit, Bamir Topi, i cili është edhe “maja” e piramidës së drejtësisë (kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë) e ka katandisur sistemin e drejtësisë në “ditën me të zezë”, nuk i ka mbetur me sa duket asgjë tjetër, veçse të vërtetojë se nëpërmjet mosdekretimit të Ligjit për lustracionin dhe së fundi Ligjin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, i cili është miratuar më 14.07.2011, të rikonfirmojë votën e tij të 8 majit?!”

“Në ndihmë të Presidentit aktual, prof.dr. Bamir Topi, kur kanë mbetur dhe tre ditë për të lexuar 9 nene dhe për të kuptuar se sa i rëndësishëm është dekretimi i Ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar!” thuhet në shkrimin e Nezës.

Atij i është përgjigjur këshilltarja e presidentit, Mimoza Koçiu.

Në një opinion të botuar në po të përditshmen Panorama, ajo thotë se Neza, dmth Topalli, po tregojnë një padurim të sëmurë për dekretimin e ligjit.

“Jam shumë dakord me këshilltarin Neza se ndërtimi i kompleksit të ri parlamentar është një çështje me ndjeshmëri të lartë sociale, e në këtë logjikë mendoj se si “tiranasi Bamir Topi”, ashtu edhe “tiranasit e tjerë”, të majtë a të djathtë që janë kundër, kanë të paktën moralisht, pak më shumë legjitimitet të shprehin hapur e pa u paragjykuar mendimin e tyre për të ardhmen e Tiranës, sesa unë që jam nga Shkodra apo këshilltari Neza, që është nga Tropoja, pavarësisht se jetojmë prej vitesh në kryeqytet. Padurimi gati i sëmurë për të mos pritur e respektuar çdo dekret sipas afateve dhe hapësirave për vendimmarrje pro, kundër ose në heshtje, që i jep Kushtetuta Presidentit të Republikës, qytetarisht më duket i pavend për modelin e demokracisë liberale që po përpiqemi të ndërtojmë prej dy dekadash, ndërsa stili i padenjë i komenteve e aludimeve, me fakte të rreme e me interesa të paracaktuara, duhet të dalë nga përdorimi, të paktën në komunitetin tonë mediatik,” shkruan Koçiu.

Së fundmi sulmet e mazhorancës janë intensifikuar ndjeshëm ndaj presidentit Topi.

  • Postime: 12743

#56 ne: 10-08-2011, 15:22:02
nam fare....nga firme sallami ne firme me hidrocentrale....ve tem ne shqiperi ndodhin cudira te tilla


Qeveria “Berisha” i ka dhënë një koncesion HEC-i firmës së sallamit që ka si pronar kryetarin e minibashkisë së njësisë bashkiake numër 8, Arben Tafaj. Prej vitesh, ai është drejtues i kësaj minibashkie i zgjedhur si kandidat nga Partia Demokratike. Sipas QKR-së, firma e licencuar për prodhime sallami e bimë mjekësore.

Vendimi i qeverisë është marrë në mbledhjen e fundit, e mund të cilësohet si klientelist. “Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës ‘BOT’ (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit ‘Shutri’, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Miratimin e bonusit prej 2% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërive ‘Pashkashesh’ sh.p.k., dhe ‘Arilta B’ sh.p.k., për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali”, thuhet në vendimin e qeverisë. Gjithashtu është përcaktuar se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Shutri”, të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali. Firma “Arilta B” sh.p.k është në pronësi të Arben Tafajt. Sipas dokumentit zyrtar të QKR-së, kjo firmë nuk është e regjistruar për fushën e prodhimit të energjisë, por për prodhimin e sallameve. Objekti i firmës është, sipas ekstraktit të QKR-së: “Në fushën e prodhimit të mishit dhe të nënprodukteve të tij, import-eksport. Tregtim me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore, blegtorale, fruta-perime, prodhime deti, pije freskuese e alkoolike, lëndë të para, materiale ndërtimi, makineri e pajisje, pjesë këmbimi për industri. Transport automjete, mallra dhe pasazhere. Grumbullimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. “Arilta B”, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar është themeluar më 11 prill 1995 dhe rezulton sipas QKR-së të jetë ende me status aktiv. Koncesionet e hidrocentraleve të dhëna nga qeveria kanë shërbyer për debate ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Socialistët kanë akuzuar qeverinë se po bën vendime nepotike dhe klienteliste, pasi ato iu janë dhënë të afërmeve të ministrave dhe deputetëve të PD-së. Ndaj këtyre akuzave u përfshi dhe ish-ministri Dritan Prifti, i cili pranoi se njerëz pranë PD-së kanë përfituar nga koncesionet. Mbi bazën e këtyre akuzave dhe vetë Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet e saj për të zbuluar nëse ka apo jo afera korrupsioni dhe abuzim me detyrën për qëllime përfitimi.

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#57 ne: 16-01-2012, 20:13:19

  • Postime: 12743

#58 ne: 16-01-2012, 21:15:34
Ilir Meta i pafajshem ...cfare sensacioni! Kthim ne kohen e Al Capones!!!



http://www.balkanweb.com/kryesore/1/gjykata-e-larte-kreu-i-lsi-i-pafajshem--meta-ligji-fitoi-mbi-krimin-79135.html

tmerr dhe turp...sapo po shihja lajmet u habita..
Dashte zoti dhe nuk perseritet me ndonje 21 janari i vjetshem....u desh fiks nje vit per kete vendim....perse pikerisht kaq pak dite para 21 janarit....asgje nuk eshte koicidence...dicka e madhe dhe e tmerrshme po luhet nen rrogoz...

  • Postime: 1402
  • Gjinia: Mashkull

#59 ne: 17-01-2012, 03:09:19
Ju duket cudi? Cudi do ishte po te denohej ky kufome e shendosh. Sot drejtesia ne Shqiperi e tha qarte qe eshte pro krimit e kundra vertetesise, dhe humbi besimin e te gjithe shqiptareve, dhe kurre ska per tu rikthyer me. Perse nuk publikohen emrat dhe fytyrat e anetareve te trupit gjykues? Perse fshihen pas rrobave te punes dhe nuk dalin para publikut keta sahanlepiresit e Sales.
Kjo eshte Shqiperia me keta morracake, me keta njerez qe thone: "Une ju vjedh, ju vras, ju shk..robte dhe ju skeni cme beni se drejtesia eshte me ne".

Bravo drejtesia,

  • Postime: 12234

#60 ne: 17-01-2012, 11:22:38
Une jam ,,laik,, sa i perket politikes ne Shqiper,por mbreme i pash ne lajme qe Ilir Meta ishte shpallur i pafajeshem!!!

E para disa muajesh e mbaj ne mend si sot se si  i kam pare gjirimet se si bente pazar per te marr rushvet,edne jam i habitur se si mund te ndodh kjo?!!

Sipas meje nuk ka justifikim ky vendim.

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#61 ne: 17-01-2012, 11:36:26

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#62 ne: 17-01-2012, 11:40:25

  • Postime: 12743

#63 ne: 17-01-2012, 11:41:25
jam une ketu .....je ti aty....oooo sa bukur more shoku Sali

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#64 ne: 17-01-2012, 11:42:45

  • Postime: 1402
  • Gjinia: Mashkull

#65 ne: 17-01-2012, 15:28:37
Sa fytyre e urryer ku mot...q Meta. Keta te dy jane me te rrezikshmit, jane kanceri qe po e vdes Shqiperine me hapa te shpejta.

  • Postime: 12743

#66 ne: 18-01-2012, 15:19:15
Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ka qenë në Shkodër pak ditë më parë, për të përkujtuar 14 janarin e 1990-s. Ajo ka mbajtur edhe një fjalim, i cili në mos te të pranishmit, ka shkaktuar ilaritet tek ata që e kanë dëgjuar në televizor.

Gjatë fjalës së saj, Topalli ka thënë se edhe një fëmijë vetëm 6 muaj, ka ngritur atë ditë dy gishtat përpjetë, për të protestuar kundër sistemit komunist. Pamjet janë transmetuar nga emisioni Fiks Fare, ndërsa fjalimi i zonjës Topalli ndodhet në faqen e Kuvendit.

“Më lejoni të kujtoj, përveç emrave që u përmendën edhe Huana Krajën, Keti Koçin që ishin dy vajza të reja, të guximshme, Me fëmijën 6 muajsh e mbaj mend Huanën dhe fëmijën që ngrinte dy gishtat lart dhe bashkë me të protestonte kundër sistemit .Unë dua në emër të Kuvendit të Shqipërisë të shpreh mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për aktin sublime”, ka thënë Topalli.


edhe vajza ime qe eshte 2 vjece nuk ia thote per keto gjera...imagjino nje femije 6 muajsh LOL................ kjo o ka shkallu ose pritna zot

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#67 ne: 18-01-2012, 19:59:47
D.m.th sipas kesaj, Shkodra djep i patriotizmit dhe Demokracis? :P

  • Postime: 12743

#68 ne: 18-01-2012, 20:55:05
hajde gjeje po deshe LOL

  • Postime: 1402
  • Gjinia: Mashkull

#69 ne: 18-01-2012, 20:56:42
Truri i pjerdhur i Jozelinkes.

  • Postime: 26979
  • Gjinia: Mashkull

#70 ne: 19-11-2020, 17:16:00
Ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të kryer tre herë.

“Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”- thuhet në paragrafin 2 të pikës a të nenin 257 në Kodin Penal.


Ndërkohë GKKO i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i janë sekuestruar në vitin 2018, saktësisht 22.050  m² tokë arë në Tiranë  dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m².

Tashmë Llalla do të jetë në gjyq për akuzën e sipërpërmendur dhe rrezikon të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vite./BW

Temat e fundit