×

Leka Zogu: "Bashkëpunim me PD-në në zgjedhje"

Leka Zogu: "Bashkëpunim me PD-në në zgjedhje"

· 1 · 498

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-07-2006, 19:30:27
Pretendenti i fronit mbretëror, Leka Zogu I, është i gatshëm të bashkëpunojë me PD-në në zgjedhjet vendore të këtij viti. Ai mbështeti dje vendimin e strukturave drejtuese të PLL për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike dhe koalicionin qeverisës.
Në një mesazh drejtuar PLL së, pretendenti i fronit mbretëror shprehet se "ne mbështesim plotësisht vendimin e strukturave drejtuese të PLL së për të bashkëpunuar me PD-në dhe koalicionin qeveritar, në shërbim të interesave madhore të vendit".
Sipas njoftimit zyrtar të mbretit Leka I, "situata e sotme kërkon fuqizimin e PLL së dhe një angazhim të drejtpërdrejtë të saj, për të dhënë kontribute maksimale dhe koherente, në shërbim të procesit të integrimit të Shqipërisë në strukturat euro atlantike, si dhe ndihmës për pavarsinë e plotë të Kosovës". Gatishmëria e legalistëve për bashkëpunim vjen pas thirrjes së liderit demokrat Sali Berisha për të zgjeruar koalicionin e djathtë me parti të tjera tradicionale të PD-së. Ky proces ndërmerret në prag të zgjedhjet të afërta vendore, ku PD-ja duket se është e vendosur të mos lërë jashtë aleancës, asnjë parti të spektrit të djathtë dhe qendrës së djathtë.