Leximi i zgjedhjeve të Kasharit - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Leximi i zgjedhjeve të Kasharit

Leximi i zgjedhjeve të Kasharit

· 3 · 503

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-07-2008, 10:46:04
Zgjedhjet e djeshme në komunën e Kasharit kanë qenë befasuese, për nga mënyra e shpërndarjes së votave të elektoratit mes partive kryesore politike shqiptare. Befasues ka qenë sidomos shpërndarja e votave mes së majtës shqiptare: LSI-ja ka qenë partia e dytë që ka marrë më shumë vota në grupin e partive konkurruese të së majtës ndërkohë që PS-ja, partia kryesore e opozitës së majtë ka dalë në vendin e katërt, duke ia lënë vendin e tretë një kandidati të pavarur, i cili më parë kishte pretenduar të kandidonte si përfaqësues i PD-së. Para se ky rezultat të analizohet ia vlen të sqarojmë vlerën e tij: domethënia e këtij rezultati është relative dhe ka aq vlerë sa ç’mund të ketë votimi për një komunë të caktuar, pra nuk mund të shërbejë si tregues i sigurt për rezultatin e zgjedhjeve ta ardhshme parlamentare në Shqipëri. Megjithatë, ai si çdo rezultat zgjedhor, duhet të lexohet dhe shpjegohet. Dhe prej tij mund të nxirret njëfarë analize që në njëfarë mënyre na ndihmon të korrigjojmë përfundimet e deritanishme të gjendjes së aktorëve politikë në Shqipëri.


Sikundërse e tregojnë të gjitha e rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të pjesshme në Shqipëri të zhvilluara pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe këtu kam parasysh zgjedhjet për deputetin e zonës së Mokrës, zgjedhjet për zonën e Shijakut, zgjedhjet lokale të zhvilluara në Kashar, Partia Demokratike ka rezultuar të jetë forca e parë kryesore në vend. Duket se elektorati (ose një pjesë e elektoratit) nuk ndan të njëjtat vlerësime me analistët politikë dhe propagandën opozitare për nivelin dhe cilësinë e qeverisjes së djathtë. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007 ku PD-ja humbi në disa nga qytetet kryesore imazhi i qeverisjes është përmirësuar nëse për tregues të këtij imazhi marrim konsensusin e votës popullore në zgjedhjet e zhvilluara deri tani. Pavarësisht problemeve të shumta që ka pasur qeveria e zotit Berisha, ajo ka pasur edhe disa suksese të ndjeshme, mes të cilëve më të rëndësishmit mund të konsiderohen marrja e ftesës për pranim në NATO, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim–Asocimit për pranimin në BE, lufta e suksesshme ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, deklarimi i rritjes ekonomike në masën 10%, ngritja e ndjeshme e pagave dhe pensioneve, si dhe projektet e rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të vendit.

 Këto suksese nuk kanë mundur të eklipsohen as nga ngjarje të tilla të rënda si Gërdeci, apo nga qëndrimet e gabuara politike të qeverisë “Berisha” në jo pak raste. Duket se pas zgjedhjeve të fundit lokale kryeministri Berisha ka nxjerrë disa mësime dhe ka futur në punë aparatin e tij partiak dhe administrativ për të marrë disa masa, që e përmirësojnë imazhin e tij në elektorat. Ka mundësi që në elektorat ekziston një imazh paksa i ndryshëm për qeverisjen e PD-së, nga ai që ekziston në qarqet mediatike dhe politike në kryeqytet. Ai tashmë është shndërruar në një makinë politike që di të ndikojë jo vetëm në pozicionin e forcës politike që përfaqëson, por edhe në pozicionin e kundërshtarëve të tij politikë. Ky mësim buron jo vetëm prej sukseseve të tij, por edhe prej humbjeve të tij. Gërdeci dhe Kashari janë dy zona gjeografike të afërta, njëri sukses dhe tjetri dështim i qeverisjes së zotit Berisha, por të dyja dëshmojnë një gjë: zoti Berisha tashmë di të mbijetojë politikisht, madje në shumë raste ta shndërrojë humbjen në fitore.
Zgjedhjet në Kashar kanë dhënë një rezultat gjithashtu befasues për të majtën dhe e kanë nxjerrë LSI-në që konsiderohej si forca e tretë politike në vend, në forcën e dytë politike. Siç u tha më sipër, zgjedhjet e Kasharit nuk mund të merren si barometër i saktë i situatës së forcave politike në Shqipëri, por gjithsesi rezultati mbetet rezultat dhe derisa ne u besojmë sondazheve dhe bëjmë analiza duke u nisur nga rezultatet e tyre, nuk kemi pse një analizë të tillë të mos e nisim edhe nga zgjedhje si ato të Kasharit. Në këto zgjedhje LSI-ja e drejtuar nga zoti Ilir Meta ka dalë forcë e dytë politike në vend, duke spostuar në vend të katërt PS-në e zotit Rama.

 Një rezultat i tillë natyrisht mund të konsiderohet si një shpërblim për organizimin e admirueshëm politik dhe organizativ të LSI-së dhe për politikat që ajo ka ndjekur në gjirin e së majtës. Oponenca e saj e fortë ndaj qeverisjes së zoti Berisha dhe ndaj PS-së, me sa duket ka ndikuar në rritjen e besimit të saj në elektorat dhe në krijimin e një poli të tretë efikas mes dy partive kryesore PD dhe PS. LSI-ja ka reaguar pas çdo lëvizje të PS-së duke krijuar një pozicion solid politik dhe duke u bërë një orientim për elektoratin. Natyrisht këtu ndikojnë edhe fushata e palodhur mediatike dhe në terren e LSI-së.
I ndëshkuari i këtyre zgjedhjeve ka qenë PS-ja dhe lideri i saj zoti Edi Rama. Zoti Rama ka arritur të marrë në mënyrë të merituar pozitën e liderit të PS-së pas një beteje të vështirë me Fatos Nanon, por me sa duket kjo betejë po e çon partinë që ai drejton drejt lëkundjes së pozicionit, që ka mbajtur prej vitesh si forca kryesore e së majtës. Stili i tij i të bërit opozitë ka qenë me sa duket më i pëlqyeshëm nga qeveria dhe të huajt se sa nga elektorati i majtë. Natyrisht me këtë lloj opozite ai ka ndikuar pozitivisht në stabilitetin e vendit dhe ka krijuar një model të opozitës konstruktive, por kjo si duket nuk jep rezultate të shpejta në elektorat. Reformimi i PS-së është një proces i vështirë, historik dhe nuk varet nga vullneti i një njeriu. Ai është i domosdoshëm dhe bëhet vetëm duke qenë në opozitë, por kjo natyrisht e ka një çmim, dhe çmimi është një rezultat i hidhur si ai i Kasharit.

 Megjithatë do të ishte fatkeqësi për PS-në dhe vendin nëse kjo humbje do të përdorej si presion për bllokimin e reformimit të PS-së. Zoti Rama dhe partia e tij nuk ka rrugë tjetër veç reformimit. Humbja më e madhe për këtë parti do të ishte mosreformimi i saj. Më në fund këto zgjedhje dhanë edhe një rezultat pozitiv për demokracinë në vend: ato u zhvilluan pa probleme. Shqipëria ka hyrë tashmë në procese që nuk e tolerojnë çfarëdolloj mungese apo cenimi të standardeve demokratike. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kusht i domosdoshëm për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin e vendit në Evropë, gjë që me sa duket i ka bërë të vetëdijshëm aktorët politikë dhe në këtë drejtim Kashari ishte një mesazh shpresëdhënës.

Mark Marku
Gazeta Panorama

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#1 ne: 29-07-2008, 23:06:37
Rrofte Kashari!

E duam Shqiperine si Kashari!

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#2 ne: 31-07-2008, 04:23:02

...

Temat e fundit