Lulzim Basha: Do ecim me energjinë e rinisë - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lulzim Basha: Do ecim me energjinë e rinisë

Lulzim Basha: Do ecim me energjinë e rinisë

· 12 · 697

  • Postime: 1072
  • Karma: +0/-0

ne: 06-05-2011, 18:50:07
Lulzim Basha: Do ecim me energjinë e rinisë
      




Ndërkohë që numri i fansave të tij në Facebook ka mbërritur në mbi 278 mijë persona, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, i pari politikan shqiptar që implementoi zgjerimin e admiruesve të tij edhe përmes portalit vetjak online, u premtoi qytetarëve dhe të rinjve se ai do të zgjidhë problemet e taksave, çmimeve, [...]
      

http://vipat.info/lulzim-basha-do-ecim-me-energjine-e-rinise/
      
« Editimi i fundit: 07-08-2011, 18:14:36 nga M A X »

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#1 ne: 06-08-2011, 23:08:19
me energji diellore me siguri ,se eshte edhe viti i diellit sipas ekuivalentit te tij Ferdinant Xhaferri!!!! Perrallat e ketyre sdo kene te sosur. Sot isha tek rruga e bar kalase prane PD.....projekti i fundit i perfunduar i Rames.....mu duke vetja sikur isha ne Paris.....pale ato fluturat sa bukur i ksihte bere .....sa keq qe tirana humbi nje njeri aq kreativ dhe pasional......do zoti ky palla te pakten ti mirembaj ato qe beri rama se per te bere te tjera do i bej topin xhanem.

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 06-08-2011, 23:17:33
Qe kur u be Basha kongetar? :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 06-08-2011, 23:22:34
po sumer nga lulishtja i rashe edhe une ,ne kembe me gocen ne karroce.....me mrekulloi. Konceptimi i dritave shumngjyrshe dhe qe reflektonin neper peme duke i dhene nuanca dhe reflekse, ato fluturat prej guri qe sherbenin edhe si stola.....menyra e shtrimit te pllakave .....sinqerisht ecja rruges dhe me duke vetja sikur isha jashte e jo ne nje rruge normale te tiranes. Kur kujtoj pastaj si ishte .....gjithe gropa dhe makinat qe te vinin drejt per drejt a thu se e kishin privatizu rrugen......pffff

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#4 ne: 06-08-2011, 23:58:22
atyre qe dine ta vleresojne....ty,mua dhe shume si ne!

Maloket dhe fshataret xhan jane mesuar te ecin neper bjeshke dhe po si bene kembet me pluhur nuk e duan kasabahne...

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 07-08-2011, 16:54:36
Vetem mos kalojn tek shpejtesia e Drites, se aty smund te kapen :P

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 07-08-2011, 18:15:11
Do ja shpjegoje dikush Bashes, qe rinia eshte mykur neper kafe e pube nga mengjesi ne mengjesin tjeter... Me cilen energji do eci ky? :D

lol

PS: Miresevjen.

  • Postime: 414
  • Karma: +11/-3
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 10-08-2011, 14:20:19
atyre qe dine ta vleresojne....ty,mua dhe shume si ne!

Maloket dhe fshataret xhan jane mesuar te ecin neper bjeshke dhe po si bene kembet me pluhur nuk e duan kasabahne...

ti sikur  ke rene nga qielli o goc, nga je ti ta marrim vesh njehere, se as ti sje nga tirana
nese fshataret nga jugu dhe maloket nga veriu u treguan te shkathet e te zgjuar dhe erdhen e bene vilat 3-4 kateshe nderkohe qe  shume si puna jote jane akoma ne pallatet e xhaxhit, pse eshte faji i ketyre te ardhurve? po ua hane buken? JO..atehere cke qe vjell vrer ku duhet e ku sduhet? apo ke gjetur nje Bern qe ska as kohe as nerva te merret me ty lol. mbase ke ndonje pune te merzitshme qe ske cben dhe merresh me gerr verre gjith diten, goce pse nuk te kthen njeri pergjigje nuk e bejne se sdine jo


na hape barkun...... ky fshatar mallakastre, ky evgjit elbasani, ky malok pffffffffff

goce..ashtu sic ke ardhur ti nga an e anes e ke synuar per nje tete te mire per veten e familjen, me at synim kane ardhur te gjithe, kushdo synon te miren per veten e tij.

  • Postime: 414
  • Karma: +11/-3
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 10-08-2011, 14:22:24
.....sa keq qe tirana humbi nje njeri aq kreativ dhe pasional......do zoti ky palla te pakten ti mirembaj ato qe beri rama se per te bere te tjera do i bej topin xhanem.

kemi par kreativitetin e tij qe nga heqja e brekeve deri tek ngjyrat e pallateve...te vjen turp te hysh ne tirane

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#9 ne: 10-08-2011, 15:12:15
Regrets ...kurre mos u pendofsh....por edhe nese te ndodh ,kaperdije vella

nese Edi i uli breket e tija .....luli po ti heq breket ty edhe te gjithve dhe po tall bythen me ne nga mengjesi ne darke.....
dhe sa per turpin mos ki turp nga ngjyrat regrets por nga zhuli qe ka mbuluar tiranen .....leqe me ke flas e une....ju cfaredo qe te bej lulka eshte e drejte...


lexo gallatat e meposhtme dhe qoftet qe do hani ne 4 vite.....


Nga Hervin Çuli

“Ah si nuk kam një grusht të fuqishëm”- thoshte Migjeni i madh! Kështu them edhe unë shpesh herë… Por, ndonjëherë, ndonjëherë ama, trishtimi i madh më përzihet me të qeshurën, të qeshurën e shfrenuar, që njerëzve të thjeshtë ju shfaqet atëherë kur nuk qajnë dot, kur u janë lodhur duart duke i mbajtur në kokë, kur nuk kanë më fuqi të ulërijnë…

Në krye të dy-tre ditëve të fundit, Kryetari i Ri i Bashkisë së kryeqytetit, Lulëzim Basha (po përpiqem ta anashkaloj mënyrën se si u zgjodh), priti në dy takime të ndryshme dy artiste të njohura. Njëra shqiptaro-amerikane (ose më mirë amerikania me origjinë shqiptare) Eliza Dushku dhe tjetra këngëtarja e njohur Ermonela Jaho. Takimet, sidomos nga mediat pranë qeverisë, u pompuan si evenimente të jashtëzakonshme, sidomos ai me Eliza Dushkun, meqë ajo, sipas gazetave dhe televizioneve pranë kryeministrit, përfaqëson majën e kinemasë së sotme amerikane, pra e thënë më thjeshtë, një YLL HOLLIVUDI. Takimi i dytë me këngëtaren Ermonela Jaho, u përshkrua po nga të njëjtat media pranë qeverisë, si takim i Lulit me njërën prej yjeve të muzikës operistike shqiptare nëpër botë. Të dy lajmet, edhe pse me kronika disi të ekzagjeruara, janë të pranueshme dhe përshëndetëse për Bashën, qoftë edhe në kuadrin e një propagande shumë të rafinuar për ta paraqitur Njëshin e Tiranës si shumë të interesuar për kulturën e Metropolit shqiptar. Por, pikërisht këtu fillon Gallata, pikërisht këtu pas kokës së lajmit!

GALLATA 1: Eliza Dushku emërohet nga kryetari i bashkisë (për sa kohë, nuk e dimë) si ambasadore nderi për Tiranën, e ngarkuar për artet,kulturën dhe turizmin nëpër botë!!!

GALLATA 2: Ermonela Jaho shpall, së bashku me Bashën projektin për ndërtimin në kryeqytet të një Akademie për Operën!!!

Duke patur respekt për të dyja artistet, (edhe pse në gjykimin tim Dushku nuk është një yll Hollivudi dhe Ermonela është padyshim një këngëtare shumë e mirë, por që falë modestisë sime për ta gjykuar, nuk e di a paraqet një yll të lirikës nëpër botë) në të dy premtimet kemi të bëjmë thjesht me qyfyret e radhës që na servir si qofte ç’do vit qeveria, e që pastaj harrohen, e kur harrohen del qoftja tjetër, e kështu me radhë të gjithë zhdëpemi me qofte virtuale, se ato të vërtetat janë shtrenjtuar shumë. Po pse them kështu?

Fillojmë me GALLATËN 1, rastin e emërimit (o Zot sa qesharake kjo fjalë) të Eliza Dushkut!!! Unë them (mu thaftë goja po gabova), se përveç një filmi promocional (gjë e mirë kjo padyshim), e mandatuara e Lulit (varet gjithmonë sa ja ka caktuar Basha mandatin) fatkeqësisht s’do ketë mundësi të shkojë derë më derë, në çdo cep të botës të propagandojë nivelin e lartë të art-turizmit shqiptar dhe kulturën e madhe të kombit tonë. Kështu, emërimi i saj pas disa kohësh do të vihet me siguri në dyshim nga Basha dhe ajo mund të shkarkohet dhe të zëvendësohet nga dikush tjetër. “Ndofta s’ka nevojë të shkojë derë më derë?”- do pyesë ndonjëri. Do ta besoja edhe në mënyrë virtuale misionin e saj nëpërmjet mesazheve që mund të propagandonte në evenimente të ndryshme të jetës amerikane, ku mblidhet ajka intelektuale artistike dhe financiare e gjithë botës, sikur influenca e Dushkut në opinionin publik ndërkombëtar të ishte si ajo e Meryl Streep, Jodie Foster apo Angelina Jolie, ose qoftë edhe e me të rejave yje të vërtetë të Hollivudit si Hilari Swank apo Naomi Watts. Por, nuk besoj se një ndër 72 mijë aktoret që tentojnë të promovohen çdo vit ne Hollivud, e ka këtë privilegj. Them kështu, sepse Dushku ende është një interprete e filmave horror- triller dhe pika më e lartë e karrierës së saj ka qenë një paraqitje me Robert de Niron “This boy’s life”, pa ndonjë gjurmë të madhe në publik apo kritikën përtej kontinentit të vjetër. Madje, me bindje them, se edhe në Amerikë (ku ka marrë pjesë po ashtu në dy seriale televizive) vështirë ta njohin të gjithë kur kalon rrugës, e jo më në Europë e kudo gjetkë. Gjithsesi, shpresojmë që me vitet karriera e saj të jetë më e fuqishme, se sa për Shqipërinë, amerikanen me origjinë shqiptare e shumta do ta shohim përsëri në ndonjë fushatë elektorale krah doktorit, nëse lobi shqiptaro-amerikan pranë Berishës do të punojë për këtë. Në të kundërt, emërimi vihet absolutisht në dyshim.

Por, gallata më e madhe është Gallata 2!!! Këtu nuk kemi të bëjmë me një gënjeshtër deri diku të ngrënshme, si ajo e Dushkut. Këtu mashtrimi i Lulit, si karshi publikut dhe përballë këngëtares, është fare i trashë. Ai thotë se do bashkëpunojë në krijimin e një Akademie Opere!!! Është i madh Luli! Në radhë të parë, tani po e marrim vesh që licencimin e një shkolle e paska në dorë kryetari i bashkisë! Nejse, kjo edhe mund të ndodhë, se po të dojë Berisha e heq fare ministrin e Arsimit dhe ministrin e Kulturës dhe ja kalon portofolet përkatëse Lulit. Dakord! Ja kjo u zgjidh! Po ne sikur e kemi një Akademi, që përfshin edhe kanton si degë të saj prej rreth 60 vjetësh! E zëmë se edhe kjo për qeverinë s’përben problem! Po ku do bëhet kjo akademi? Se një shkollë arti ka ca si shumë elementë. Ka studio provash, klasa studimi, salla koncertesh e shumë e shumë të tjera. Këta që po prishin Piramidën, teatrin që kushtoi 2 milion dollarë, qendrën kulturore që e propaganduan me aq pompozitet, dhe do bëkan një tjetër Akademi Artesh!!!??? E zëmë se edhe kjo për Berishën e Lulin, që “kur japin fjalën therin djalën” s’qenka problem! Por, çfarë do jetë ky institucion? Shkollë, stazh specializimi, kurs-e para akademik-e, kurs-e pas akademik-e? Zonja Ermonela Jaho tek ABC-ja foli për një përzierje të të gjithave në një auditor të vetëm (ajo e quante Akademi, po ashtu si Luli), e më thënë të drejtën unë s’kuptova asgjë. Gjëja e vetme që kuptova ishte se këngëtaren e mirënjohur e kishte lënë pa mend sjellja dhe mbështetja e menjëhershme e Lulit në këtë projekt. Nejse, e zëmë se kjo, si të gjitha pikëpyetjet e mija, qenka një paragjykim i rëndomtë, cinik dhe asgjë më tepër.

Por, të paktën ne që merremi me këtë punë na takon një sqarim publik më i detajuar që të kemi mundësi të zhdukim paqartësitë dhe të largojmë djajtë që na rrethojnë. Pastaj, Forumit Intelektual për Tiranën a ja ka bërë prezent këtë PROJEKT-GALLATËN e dytë Luli? Jam i bindur se po të mos nxitohej për të prodhuar lajm, në Forum do të gjendej ndonjë drejtor institucioni i rëndësishëm artistik, që me kulturën dhe formimin që e karakterizon, e kupton se një qofte si kjo, vështirë të gëlltitet. Dakort, ndofta janë ca fonde andej nga Italia që u duhet gjetur vendi. Për këtë arsye bëhet ndonjë projekt i mirë a i keq pas universitar me ALA ose me Teatrin e Operas, e kështu qoftja mund të kalohet edhe pa u pertypur, madje dhe ne do ta hamë se s’kemi ç’bëjmë.

Në përfundim të Gallatës 2, kam frikë se për katër vjet vetëm qyfyre dhe qofte ke daj Luli do kemi. Ndaj Luli, pas filmit horror të 21 janarit dhe trillerit-komik që po luan me paaftësinë më të madhe pas zgjedhjeve, të merret me ca gjëra serioze që ka nevojë qyteti, që të fillojmë e ta marrim seriozisht. Fatkeqësisht, bari tek Lana ka filluar të thahet, plehrat po mbushin kryeqytetin, qendra e Tiranës s’merret vesh se kur do përfundojë, çmimet kanë shkuar në stratosferë, ndërsa Luli ka harruar që nuk është ministër Kulture, por Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit!

E sa për figura të elitës intelektuale-artistike, le të thërrasë Ismail Kadarenë (që falë Zotit është e s’ka nevojë të emërohet nga Luli si ambasador i shqiptarëve nëpër botë) se vetëm nder do t’i bënte vehtes pas atij letërkëmbimit të famshëm pas zgjedhor. Kot e thashë këtë të fundit… Ku e lë Saliu Lulin të livadhisë si të dojë. Kadareja tani me siguri absolute konsiderohet armik në PD, ndërsa Eliza Dushku me siguri konsiderohet gocë e mirë, madje gocë Tirone.

Pra, për ta mbyllur, nuk më duhet më një grusht i fuqishëm, të paktën sa të kalojë gushti, por një mendje e lehtë. Një mendje e lehtë për të kuptuar se këtu nuk pyeti njeri për 26 viktima në Gërdec, për 4 të vrarë në 21 janar, për minatorët, që edhe pse mund të vdesin, kanë dalë lajmi i fundit, ose nuk janë fare në mediat qeveritare, për vjedhjen e hapur të një mandati për Kryetar Bashkie e jo t’i plasë kujt për qoftet e përditshme të Salulit. Duhet me e marrë lehtë, se kushedi ç’do na dëgjojnë veshët e ç’do na shohin sytë. Amen!

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 10-08-2011, 21:36:46
Ky ecen me ritmin e Bernit dhe disa te tjereve qe shohin breket e Rames  ^o) =))

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#11 ne: 10-08-2011, 22:08:33
arjol ceshtja eshte se ne kete rast vlen....shikoji punen e jo gunen dhe sinqerisht disa me habisin. Ka dy mundesi ose keta nuk duan te shohin me shume se breket e rames ose interesi i tyre ishte Tirana e fekaleve buze lanes,ndertimet si kupola ne breg te lanes ,ose kane mall per drogen dhe kurverine e parkut rinia......mundesi tjeter ska!

Temat e fundit