Vetem ne Shqiperi, mund te ndodh, qe humbesi te dal fitues. 
Pat Fatin e Sales.
Lexo pak me vemendje meposhte dhe mos ia fut kot.
Në nenin 117 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, që është edhe neni që përcakton kriteret e vlefshmërisë apo pavlefshmërisë së votës, përmendet 18 herë fjala “Votim”, 14 herë fjala “Fletë”, 8 herë fjala “votë” dhe “0”, zero, asnjëherë të vetme fjala “Kuti”. Natyrisht, kjo nuk është një rastësi e çfarëdoshme, por një element thelbësor e konceptual që përçon vetë frymën e ligjit. Arsyeja pas kësaj, është fakti se, sipas ligjit, fleta dhe jo kutia është i vetmi kriter i vlefshmërisë së votës, sepse fleta dhe jo kutia mban vullnetin e votuesit. Pikërisht për këtë, ligji e injoron plotësisht kutinë, sepse vetë kutia është vetëm një element ndihmës i numërimit dhe... Kaq! Ndarja në kuti është një teknikalitet i administrimit të votës, diçka që bëhet vetëm për të favorizuar dhe shpejtuar numërimin dhe jo për të deformuar/kondicionuar vullnetin e votuesit.
Numërimi dhe administrimi i votës, nga ana tjetër, është një detyrë dhe përgjegjësi e administratës zgjedhore dhe jo e votuesit. Përdorimi i kutisë si kriter vlefshmërie do të transferonte një pjesë të përgjegjësisë të administrimit të votës nga administrata zgjedhore te votuesi. Nëse kjo do të ndodhte, do të deformohej jo vetëm e gjithë fryma e ligjit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, por edhe konceptet juridike bazë. Në fund të fundit, thelbi dhe qëllimi i fundmë i çdo votimi është të mbledhë dhe numërojë vullnetin e shumicës së votuesve dhe jo ta humbasë atë në qerthullin e ndoca teknikaliteteve të stisur. Burimi
Lexo dhe kete
Unë, në 2007, kam kandiduar për kryetar komuna në Qarkun e Shkodrës, në komunën Temal, për Partinë Demokratike. Procesi i votimit ishte i rregullt. Gjatë numërimit, në kutinë e fundit unë dola fitues me 3 vota diferencë plus. Për këtë fitore më uroi dhe kandidati i majtë. Kur u hap kutia e subjektit politik, për këshillat, në këtë kuti u gjetën pesë vota të subjekti politik që ishin hedhur gabimisht nga votuesit. Më pas, disa informacione që i kishin ardhur kandidatit socialist nga Partia Socialiste në Tiranë, i thanë ta ankimonte procesin. Të njëjtën gjë bëra dhe unë, e ankimova çështjen në KZAZ. KQZ-ja ma rrëzoi mua kërkesën dhe ja dha mandatin kandidatit të Partisë Socialiste. Burimi
Kush eshte humbesi, kush eshte fituesi? Kush e ka autoritetin qe te jape rezultatin e zgjedhjeve? Mos valle Top Channel? Jo aspak. Ka autoritetet perkatese qe jane per kete pune, dhe vetem vendimet e tyre merren parasysh.
Sidomos ne raste kur rezultati eshte kaq i ngushte, gati i barabarte, eshte pikerisht vendimi i autoritetit perkates, ne kete rast KQZ, qe duhet te merret parasysh. Dhe televizionet, kandidatet, partite, militantet, duhet te mbyllin gojen e te presin vendimin zyrtar.
Te jeni te sigurte se PS e Rama edhe nese nuk do kishin dale ne fund te numerimit me 10 vota para, perseri do te protestonin e bertisnin se rezultati s'eshte i ndershem.
Nese i keni vene re komentet ato dite, socialistet ne dukje humbes, po i meshonin gjithmone e me shume faktit se ka shume vota te pavlefshme (rreth 20 mije ne Tirane), - "ndaj dhe edhe nese Basha del fitues, do duhet te rishikohen keto votat ne menyre qe te dale rezultati i vertete. Por punet shkuan ndryshe" - fjalet e tyre.
Vetem me ndryshimin se, pushteti, PD pra, pati rastin te gjeje shpetimin te votat e KONTESTUARA (jo te PAVLEFSHME) gje qe sic duket ia arriti.
Harroje ti dhe kushdo tjeter, se kushdo pushtet ne bote, t'ia lere fitoren kundershtarit per 10 vota. Sic e sheh mundesia u gjet. E ligjshme dhe me nje precedent qe ka ndodhur jo me larg se para 4 vjeteve.
Por puna s'ka mbaruar akoma. Per mendimin tim Basha dhe PD s'duhet te festojne akoma pa pritur vendimin final te kolegjit zgjedhor, qe eshte autoriteti qe i jep vulen kesaj historie.