Kolegji zbardh vendimin: Basha fitues i ligjshem
Rozeta Rapushi
Kolegji Zgjedhor zbardhi dje vendimin me te gjitha arsyet se pse vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rivleresim dhe rinumerim te votave te hedhura ne kutine e gabuar eshte i sakte. Duke lene keshtu fitues per Bashkine e Tiranes, kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha. Ne vendimin prej 19 faqes, Kolegji arsyeton se ne kundershtim nga sa pretendohet nga paditesi, Partia Socialiste, KQZ, nuk ka vepruar ne kapercim te kompetencave te saj per rinumerimin e ketyre votave. Madje sqarohet, se akti eshte i vlefshem edhe pse eshte marre me 4 vota pro, sepse nuk behet fjale per akt normativ, por individual. "Pra vendimi i KQZ-se, i dates 23.5.2011 konsiderohet si vendim perfundimtar lidhur me mosmarreveshjen e parashtruar per zgjidhje ketij organi prej KZAZ-ve te njesise zgjedhore, Bashkia Tirane, pasi ka zgjidhur ne menyre substanciale problematiken e lindur prej faktit te hedhjes aksidentale te disa fleteve te votimit ne kuti te tjera te se njejtes qender votimi", thuhet ne vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
Ky institucion me ne fund i jep nje pergjigje pyetjes, nese ishte i paligjshem apo jo vendimi i KQZ-se, duke theksuar se Kodi Zgjedhor, ne asnje dispozite te tij nuk parashikon mos lejimin apo ndalimin e vleresimit dhe numerimit te nje sasie te caktuara votash, qofshin keto te hedhura ne kutine e gabuar, vota qe shprehin qarte vullnetin e zgjedhesve qe kane votuar. Po keshtu, Kolegji arsyeton se Kodi Zgjedhor, nuk ndalon te drejten e cdo zgjedhesi qe vota e tij te shqyrtohet dhe te vleresohet nese eshte e vlefshme apo jo. "Ne lidhje me pretendimin se KQZ ka ndryshuar rregullat e lojes pas zhvillimit te procesit zgjedhor dhe ky cmohet i pabazuar nga Kolegji, pasi ne rastin konkret nuk kemi nje situate te tille", vijon argumentimin trupa e gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor.
Ne kete vendim te dhene, Kolegji permend edhe faktin se nga pala paditese, pra nga opozita, ne asnje rast, megjithese u pretendua, nuk u paraqit si prove asnje akt apo udhezim shkresor i KQZ-se qe ka rregulluar me pare nje situate te tille, qe te mund te provohej qe u ndryshua me vendimin objekt gjykimi. "KQZ ka ushtruar kompetencat e nje organi permbledhes te te gjitha rezultateve dhe tabelave te paraqitura nga KZAZ e Tiranes. Ndodhur ne keto rrethana cmohet se per keto kerkime padia duhet te pushohet", vendos ne menyre unanime Kolegji Zgjedhor. Vendimi i gjate prej 19 faqes, eshte firmosur nga te peste anetaret e ketij kolegji, duke e bere ate jo vetem te pakthyeshem, por duke mos lene shteg per ankime te tjera per kete ceshtje.
VENDIMI
Argumentet e Kolegjit Zgjedhor per rrezimin e kerkeses se PS-se
Ne analize te provave te paraqitura prej paleve ne gjykim dhe te aktit objekt kundershtimi nga pala paditese Kolegji Zgjedhor konstaton, se nuk plotesohet asnje prej rasteve te parashikuara nga neni 116 i K. Pr. Administrative per tu konstatuar pavlefshmeria absolute e aktit administrativ, vendimi nr 709 dt. 23.05.2011 i KQZ-se.
Per sa i perket kompetences se pales se paditur KQZ-se, per te nxjerre kete akt, Kolegji cmon se edhe ne kete rast pretendimet e pales paditese jane te pabazuara dhe pala e paditur KQZ ka vepruar brenda kompetencave ligjore te saj.
Ne pretendimet e saj, pala paditese ka pretenduar se pala e paditur, KQZ, nuk ka kompetence te shqyrtoje nje situate te tille, pasi ajo eshte detyrim i KZAZ-ve. Nje pretendim i tille konsiderohet i pabazuar nga Kolegji dhe ne kundershtim me ligjin. KQZ si organ qendror i parashikuar nga Kodi Zgjedhor, eshte organi epror i administrates zgjedhore dhe si i tille ushtron dhe kompetencat e organeve te varesise, ne rastet kur ato nuk mund te ushtrojne detyrat e tyre. Mbi baze te kesaj cilesie edhe KZAZ-te i jane drejtuar ketij organi per zgjidhjen e nje situate konkrete te krijuar gjate procesit pas zgjedhor, e patrajtuar me pare dhe e parregulluar me akte te meparshme nenligjore nga KQZ. Duke qene se pala e paditur KQZ eshte organi kompetent pergjegjes per administrimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale ne Republiken e Shqiperise dhe ne njesine qeverisese Bashkia Tirane, ka pasur detyrim ligjor per shqyrtimin e ketij rasti te paraqitur dhe zgjidhjen e tij.
Ne kuader te ketij detyrimi eshte kryer edhe hetimi administrativ nga pala e paditur dhe nxjerrja e vendimit m. 709 dt. 23.05.2011 te saj, si perfundim ligjor i ketij hetimi te zhvilluar.
Akti administrativ i kundershtuar, vendimi nr. 709 dt. 23.05.2011 nuk mund te konsiderohet se eshte nxjerre ne shkelje te formes dhe procedures se kerkuar per nxjerrjen e aktit administrativ, si pretendohet nga pala paditese.
Megjithese i pretenduar nga kjo pale nuk u provua asnje rrethane e shkeljes se procedurave per marrjen e tij, shkelje e tille e rendesishme qe do te conte ne pavlefshmerine absolute te aktit. Duke iu referuar materialeve te ndodhura ne dosje si procesverbalet e mbledhjeve te KQZ-se, rezulton se shqyrtimi administrativ nga ky organ eshte kryer ne perputhje me kerkesat e ligjit, KQZ-se.
Per sa i perket menyres se votimit ashtu si u arsyetua me lart, duke qene se akti objekt gjykimi nuk u konsiderua akt normativ, ai eshte i vlefshem me shumice te thjeshte te votave te anetareve te pranishem.
Kodi Zgjedhor, ne asnje dispozite te tij nuk parashikon moslejimin apo ndalimin e vleresimit dhe numerimit te nje sasie te caktuara votash, qofshin keto te hedhura ne kutine e gabuar, vota qe shprehin qarte vullnetin e zgjedhesve qe kane votuar dhe po keshtu nuk ndalon te drejten e cdo zgjedhesi qe vota e tij te shqyrtohet dhe te vleresohet nese eshte e vlefshme apo jo. Nje akt i tille vjen ne perputhje edhe me qellimin e vete Ligjit, Kodit Zgjedhor qe eshte administrimi i procesit zgjedhor dhe shpallja e rezultatit te zgjedhjeve, si qellim final pas gjithe procedurave administrative te ndjekura.
Ne lidhje me pretendimin se KQZ ka ndryshuar rregullat e lojes pas zhvillimit te procesit zgjedhor edhe ky mohet i pabazuar nga Kolegji, pasi ne rastin konkret nuk kemi nje situate te tille. Me vendimin objekt gjykimi, KQZ nuk ka normuar rregulla te reja sjelljeje por ka zgjidhur nje situate te re te patrajtuar me pare, situaten e krijuar ne nje moment te caktuar paszgjedhor.
Nga pala paditese, ne asnje moment megjithese u pretendua nuk u paraqit si prove asnje akt apo udhezim shkresor i KQZ-se qe ka rregulluar me pare nje situate te tille, qe te mund te provohej se u ndryshua me vendimin objekt gjykimi. Referimi i kesaj pale ne nenin 123 te K. Zgjedhor eshte i gabuar, pasi situata juridike nuk eshte pjese e vleresimit sipas kesaj dispozite.
KQZ ka ushtruar kompetencat e nje organi permbledhes te te gjitha rezultateve dhe tabelave te paraqitura nga KZAZ-te e Tiranes, e kjo procedure eshte kryer para kryerjes se detyrimeve te percaktuara ne nenin 123 te Kodit Zgjedhor.
Per sa i perket kerkimit tjeter te kerkese padise, atij per pavlefshmerine e veprimeve dhe vendimeve te ndermjetme te KQZ-se, Kolegji Zgjedhor cmon se duhet vendosur pushimi i gjykimit te ceshtjes. Konstatohet gjate gjykimit, se keto vendime jane te papercaktuara si ne objektin e padise dhe nuk u percaktuan as gjate gjykimit te ceshtjes nga pala paditese, duke mbetur ne kete menyre abstrakte te tilla qe nuk mund te investojne Kolegjin ne shqyrtimin e tyre. Ndodhur ne keto rrethana, cmohet se per keto kerkime padia duhet te pushohet.
VENDOSI
Rrezimin e kerkese padise se pales paditese, Partia Socialiste e Shqiperise, per sa i perket kerkeses per konstatimin si absolutisht te pavlefshem te Vendimit nr. 709, date 23.05.2011 te pales se paditur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Tirane.
Pushimin e gjykimit te ceshtjes lidhur me kerkimin per anulimin e vendimeve te ndermjetme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Tirane.
Ky vendim eshte i formes se prere.