Lulzim Basha zyrtarisht kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës - 9 - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lulzim Basha zyrtarisht kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës

Lulzim Basha zyrtarisht kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës

· 413 · 10405

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#200 ne: 21-06-2011, 12:29:17
Je shume i vone o Bern...keto pamje i kemi pare edhe me pare

po te pakten Edi i jep para per te dal ne miting , nderkohe qe sala i kercenon me vendin e punes....kush te duket me e pranueshme

une po te jet dal me qejf se marre lek, por kur me kercenojne vallahi vetem qejf qe ska me ......e kupton diferencen

pastaj video mund te jete edhe e montuar nga levizja Zgjohu e atij garipit te vogel qe sponsorizohet nga Metka....

Berni akoma i meshon aleances se ndyre???? mendoja se me kete alence plehrash qe u be ti apo shume kush si ty do flisnin me nota kritikuese....por ta kam thene o Bern ti nuk je demokrat e mos i mesho kot kesaj ideje...ti je vetem nje Berishian i vogel Alias nje KOMUNIST i keq


Deshira dhe ideja e Berishes eshte dhe mbetet vetem nje.....bashkimi me Ilir Meten eshte nje dhe vetem nje....ku e ke Berishen njeriun qe do luftonte korrupsionin...a ka korrupsion me te madh se ai qe ti , une dhe gjithe shqipetaret pane ne ekrane??? a ka shurre qe mund te mbuloj mutin ne ate video??? Mua s'ma ndien fare per priftin sepse edhe ai kokrra e plehres eshte dhe mire ti behet nese i provohet ajo video e dyte...por te me besh ti qe ske lene gje pa thene per meten e kompani papritu nje mbrojtes i flakte i pislleqeve te dyshes Meta Prifti...epo Berni ti qofsh qe je.
Une Berni se kam mohuar kurre qe jam e majte ne IDE dhe PARIM....por ama jam shume objektive dhe realiste. Kam qene une ajo qe kur humbi zgjedhjet PS ne 2005 thashe se Nano duhet te largohet nga politika...jam une ajo qe them serisht se edhe ai kryebashkiaku i kavajes duhet te largohet.....jam une ajo qe flas edhe kundra PS per vendime apo gomarrlliqe qe bejne me hendek...apo edhe kundra njerezve qe ata vendosin te zgjedhin....ndderko he qe ti e ben kete vetem kur njerezit perjashtohen nga PD apo largohen vete.
kjo i dashur Berni nuk quhet Demokraci...quhet anarshi.
o me mua o kundra meje...jooooo une mendimin e mire qe kam patur per Topin e kam ende pavarsisht se ishte i krahut te kundert ...une per Gjergji Bojaxhi di te them vetem fjale te mira pasi vertet ishte ai qe ndertoi dhe sistemoi ato gropat e bera nga Prifti dhe Harasani.....epo te mire nuk bej dot Bashen me kurvlliqet e tij brenda familjes Berisha, nuk bej Olldelen apo plaoqen...jo mo Berni jo....
« Editimi i fundit: 22-06-2011, 11:16:13 nga Mishel »

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#201 ne: 21-06-2011, 12:36:46
PAstaj me thuaj pak o mendje ndritur ku shkoi urrejtja qe kishte Saliu per Nanon apo Vice Versa?????? ku iku gjithe ai mllef e inat??? si ka mundesi qe Berisha do ta kandidoj ate si president??? te duket normale ty kjo.
Lufta qe Berisha , Meta dhe Nano i kane hapur Rames eshte vetem sepse kjo treshe duan ta kthejne vendin ne nje komb pa opozite qe do te thote Komunizem. Duan qe opozita te jete thjesht fiktive , po me thuaj ne c'vend te botes ekziston ky lloj standarti?
Arsyeja e vetme qe duan keta njerez te heqin Ramen eshte sepse ai eshte kokderr dhe nuk bie ENDE ne hendekun e tyre....nuk duan ata njerez qe ti prish pazaret.
Ty Berni dhe shume te tjerve shitja e cdo pasurie kombetare  si hidrocentrale apo cdo gje shteterore qe eshte pasuria e cdo kombi  ju duket se behet per zhvillim e investime....sikur te ishte keshtu....por jo behet vetem per nje qellim .Buxheti i qeverise qe do te thote buxheti i shtetit eshte minus....e zoti mos e thente kurre shume shpejt Shqiperia do perfundoj si nje Greqi e dyte......e prandaj mos u gezoni shume me ta sepse te keqen e tyre e kemi shume prane deres....sepse kete qe po ben saliu sot beri karamanlisi.....beh uni koshient se po perfundojme si mos me keq....e shiko pastaj inagurimet e gomarrlliqet e Berishes me jelekun antiplumb veshur....
« Editimi i fundit: 22-06-2011, 11:16:30 nga Mishel »

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#202 ne: 21-06-2011, 15:03:36
Mishel, kete gje ja kam thene dhe me pare une keti, por ska dasht ta kuptje jo se skupton.I Kapshem eshte per disa gjera.

Prej ne 2006 pastaj dhe ne 2007 e kam thene, nese Fatos Nano behet Persident i Shqiperis, ateher me mire do jete te jetosh ne ndonje shtet Afrikan, ku te pakten e di qe je atje.

Kurse per jelekun Antiplumb, nuk eshte ashtu jelektu ai, por i normalizon rritmet e zemres, se kan filluar ti behen te shpeshta koheve te fundit...
Gjithe kjo vape, ben te veten dhe djelli, pastaj ai njeri ne mosh eshte ;).

Mbetshi me shendet mire.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#203 ne: 21-06-2011, 15:56:57
Jo Berni kerkon te bej rolin e te zgjuarit ...po se ka idene se del komplet e kunderta.....Berni meqe une tu pergjigja ty per ato skemat e Fahriut...tani mu pergjigj ti mua per cdo pyetje qe kam bere me siper...ke bythe??? beje...
« Editimi i fundit: 22-06-2011, 11:16:46 nga Mishel »

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#204 ne: 21-06-2011, 16:51:41
ja zgjedhjet dhe votimet e lira Berni shikoji e plasi gavat.....kutite qe sales dhe bashes dhe me kerkon mua si ka mundesi ky votim ne TR....ik o njerez qe vetem shqipetare nuk jeni,,,se ska njeri te mos doje veten dhe vendin me keto pislliqe qe behen dhe te mbaj krahun e Risqenerve te shqiperise...

VIZION PLUS - SKANDALI I KUTIVE NE TIRANE.wmv
« Editimi i fundit: 22-06-2011, 11:17:07 nga Mishel »

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#205 ne: 22-06-2011, 08:54:51
Lulzim Basha zyrtarisht kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës (??????)

Kjo teme duhet ndryshuar se s'eshte e vertet. Kush merret me kete pune ketu ne forum ???

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#206 ne: 22-06-2011, 11:21:56
E ka zyrtarizu Berni hahahahahah dhe Ri(stani) mi shoqe...

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#207 ne: 22-06-2011, 11:23:50
po . (pika si eshte vene :D )


Protestoj per temen :D dua te rishikohen votat se populli ska votuar keshtu :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#208 ne: 22-06-2011, 11:40:50
Sa aktuale eshte kjo o zot.....

Ali Asllani - Hakërrim (Poezi e recituar nga Reshat Arbana)


te mendosh se kjo poezi nga Ali Asllani "Hakerrim" u shkruajt ne 1942......dhe duket sikur eshte shkruar dje

Maskarenjtë

Që nga jugu në veri
mbretëron një errësirë
nëpër fusha nëpër kodra
vërshëllen një egërsirë.

Pra, o burra, hani, pini
hani, pini ore e çast
për çakallin nata errët
është rast e deli rast.

Hani, pini dhe rrëmbeni
mbushni xhep e mbushni arka
të pa brekë ju gjeti dreka
milioner ju zuri darka.

Hani,pini,rrëmbeni
mbushni arka, mbushni xhepe
gjersa populli bujar
tu përgjigjet peqe lepe.

Populli rron për zotërinë tuaj
puna e tija, djersa e ballit
është kafshit për gojën tuaj
Rroftë goja e çakallit.

Shyqyr Zotit,ska më mirë
lumturi dhe bukuri
dhe kur vjen ju qan hallin
varni buzë edhe turinj.

Hani,pini dhe rrëmbeni
është koha e çakejve
hani,pini,rrëmbeni
është bota e maskarenjve.

Hani,pini,vidhni
mblidhni gjithë aksione e monopole
nënshkrimi i zotërisë suaj
nëpër banka vlen milione.

"Gran Kordoni" i zotërisë suaj
që në gjoks ta kanë vendosur
është pështyma e gjakosur
e Atdheut të vremosur
dhe kolltuku ky ke hipur
duke hequr nderën zvarrë
është trekëmbëshi
që përdita varet kombi në litar.

Dhe zotrote kapardise,
diç u bëre pandeh
kundër burrit të vërtet
zë e vjell e zë e leh.

E na tunde, na lëkunde
nëpër salla shkon e shkunde
mbasi dora e të ligut
ty me shokë të heq për hunde.

Rroftë miku yt i rrallë
që përdita loz e qesh
të gradoi katër shkallë
pse i the dy fjalë në vesh.

Koha dridhet e përdridhet
do vij dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pema e kalbur
doemos që jashtë do të hidhet.

Koha dridhet e përdridhet
prej gradimit katër shkallë
nuk do të mbetet gjë në dorë
veçse vul e zezë në ballë.

Mirpo ju që skeni patur
as nevojë, as gjë të keqe
më përpara nga të gjithë
ju i thatë të ligut peqe.

Që të zinit një kolltuk
aq u ulët u përkulët
sa në pragun e armikut
vajtët si kopil u ngulët.

As ju hahet, as ju pihet
vetëm titullin e doni, dihet
teksa fshati i varfër digjet
krye kurva nis e krihet.

Sidomos, ju dredharak
ju me zemra aq të nxira
ju dinak, ju shushunja
ju gjahtarë në errësira.

Çna pa syri,çna pa syri
hunda juaj ku nuk hyri
te i miri, te i ligu
te spiuni më i ndyri.

Dallavera nëpër zyra,
dallavera në Pazar
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar.

Vetëm, vetëm dallavera
dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti
që ju ngopi, që ju dëndi.

Dhe kujtoni tash e tutje
me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypë
zog e zoga si përpara.

Po jo, grushti do të bjerë
përmbi krye të zuzarëve
koha është e maskarenjve
por Atdheu i Shqiptarëve.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#209 ne: 22-06-2011, 11:45:11
Koha eshte e maskarenjeve por atdheu i shqiptareve

kenaquni se u be Shqiperia per PORTOKALLI

  • Postime: 1508
  • Karma: +75/-34
  • Gjinia: Femer

#210 ne: 22-06-2011, 11:46:11
ta gezojme .......... nje tjeter Sali  :D

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#211 ne: 25-06-2011, 13:20:45
Rezultati i Tiranës, ja vendimi që shpall Bashën fitues

Përgatitet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili shpall kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, fitues të Bashkisë së Tiranës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau dje për subjektet politike draftin, i cili shpjegon gjithë procedurën ligjore të ndjekur prej tij që nga momenti i shpalljes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Drafti përfshin më tej edhe miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për kryetar në Zonën e Administrimit Zgjedhor nr. 49, qarku Tiranë dhe nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar për zonën zgjedhore Bashkia Tiranë. Baza ligjore për këtë vendim janë neni 21, pika 1 i ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, vendimi nr. 67, datë 13.06.2011 të Kolegjit Zgjedhor, vendimi i KQZ-së nr. 1094, datë 18.06.2011 “Për ekzekutimin e vendimit te Kolegjit Zgjedhor nr. 67, datë 13.06.2011”. Drafti pritet të marrë sot miratimin e KQZ-së.

Vendimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur si dhe dëgjoi diskutimet e përfaqësuesve të partive politike.

V Ë R E N:

Faktet dhe rrethanat e çështjes

Partia Socialiste e Shqipërisë, depozitoi pranë Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë një kërkesë padi, me objekt kundërshtimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nr. 827, datë 2.06.2011 “Kundërshtimi si të paligjshëm të pikave 2 dhe 3 të vendimit të KQZ-së nr. 827, datë 02.06.2011, që ka vendosur rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 161 dhe 162, lidhur me vendimet nr. 710 dhe nr. 711 dt 23.05.2011 të KQZ, si dhe të gjitha vendimet e mara nga KQZ për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar për Kryetarin e e Bashkisë Tiranë, si dhe vendime në kundërshtim flagrant me ligjin, duke vendosur në vend të drejtën e cënuar.” Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë në përfundim të shqyrtimit të kërkesë padisë të sipërcituar, me vendimin nr. 67 të datës 13.06.2011 vendosi: •Pranimin e pjesshme të kërkese padisë se paditësit Partia Socialiste e Shqipërisë •Anulimin e vendimit nr. 710, datë 23.05.2011 të KQZ-së për pikat 2 dhe 3 të tij që bëjnë fjalë për rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 161 dhe 162 të subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë. •Urdhërimin e palës së paditur KQZ të hapë rinumëroj dhe rivlerësoj votat e kontestuara në kutitë e pahapura (të materialeve Zgjedhore) për Bashkinë Tiranë në 368 QV, për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Këshillin e Bashkisë Tiranë, Kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe Këshillin e Njësisë Bashkiake, për votat që nuk janë hedhur në kutitë respektive të së njëjtës Qendër Votimi dhe mbi bazën e tyre të shpall tabelën përmbledhëse të rezultateve për Kryetarin e Bashkisë Tiranë •Rrezimin për pjesën tjetër të kërkesë padisë

Për sa i përket ekzekutimit nga KQZ të pikës 3 të pjesës urdhëruese të vendimit nr. 67, datë 13.06.2011 të Kolegjit Zgjedhor, lindi e nevojshme sqarimi i mëtejshëm i tij nëpërmjet shqyrtimit të pjesës arsyetuese të vendimit dhe konstatoi se në faqen 19, paragrafi i dytë dhe i tretë Kolegji zgjedhor arsyeton “....Në këtë kuptim hetimi administrativ nëpërmjet hapjes, këqyrjes dhe vlerësimit të të gjitha fletëve të hedhura jo në kutinë përkatëse, pavarësisht nga zarfi ku ndodhen (zarfi i fletëve të pavlefshme apo zarfi i fletëve të kontestuara) pavarësisht faktit nëse ka apo jo shënime në librat e protokollit të KZAZ-ve që reflektojnë mosmarrëveshjet në vendimmarrje në lidhje më këtë fletë, i shtrirë në 117 kuti tashmë duhet të shtrihet në diferencën e QV-ve, në zonën zgjedhore të Bashkisë Tiranë, që përfaqëson 368 QV-ve të patrajtuara më parë, ose më gjerë. Ky hetim i plotë do të kryhet në të gjitha kutitë e votimit kutia e votimit për Kryetarin e Bashkisë, Këshillin e Bashkisë dhe do të përfshijë fletët e votimit të hedhura jo në kutinë përkatëse, të veçuara qoftë në zarfat e fletëve të kontestuara apo të pavlefshme (pavarësisht nga vend-ndodhja e tyre, zarfi i fletëve të votimit të pavlefshme apo të kontestuar). Procedurë kjo e cila është ndjekur nga vetë KQZ, për aq sa ajo ka hetuar. Rezultatet e vlerësimit të votave duhet të pasqyrohen në procesverbalet e mbledhjes së KQZ-së dhe në tabelat përkatëse...”

Për ekzekutimin e plotë të pikës 3 të vendimit të lartpërmendur të Kolegjit Zgjedhor nisur dhe nga analiza e pjesës arsyetuese të tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi se duhet të përcaktojë saktë:

-listën e qendrave të votimit dhe kutitë përkatëse të tyre të cilat do ti nënshtrohen këtij ekzekutimi;

-procedurat që do të ndiqen nga KQZ si dhe burimet njerëzore (stafi i KQZ-së) që do të angazhohet për realizimin e tyre. Nisur nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor, kuti të cilat nuk do ti nënshtrohen procedurës së numërimit dhe rivlerësimit të votave të hedhura në kutinë e gabuar janë vetëm kutitë e votimit që KQZ i ka hapur gjatë procedurave të hetimit administrativ që kanë çuar në vendimin nr. 709, datë 23.05.2011, dhe në vendimin nr. 827 dt. 02.06.2011 “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 160 të subjektit Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, nr. 162 të subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë nr. 163 të subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë për kundërshtim të vendimit nr. 711 date 23.05.2011, të KZAZ Bashkia Tiranë, Qarku Tiranë, për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar për zonën zgjedhore bashkia tiranë dhe kërkesën ankimore nr. 161, të subjekt zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë për kundërshtimin e vendimit nr. 710, datë 23.05.2011 të KQZ për nxjerrjen e rezultatit për kryetar për ZAZ nr. 49” Në zbatim të vendimit të kolegjit zgjedhor nr. 67, datë 13.03.2011 rezulton se numri i kutive të votimit për Bashkinë Tiranë që do t’i nënshtrohen procedurës së hapjes është 1793. Për të kryer në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe efikase ekzekutimin e pikës 3 të pjesës urdhëruese të vendimit të Kolegjit Zgjedhor nr. 67, datë 13.06.2011, KQZ vlerësoi se ky proces duhet të kryhet nga disa grupe numërimi të përbërë nga nëpunës të administratës së KQZ. Bazuar në këtë arsyetim KQZ mori vendimin nr 1094, datë 18.06.2011 “Për ekzekutimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor nr. 67, datë 18.06.2011”, me anë të së cilit vendosi: • Ekzekutimin e vendimit nr. 67 të datës 13.06.2011 të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. • Për numërimin dhe rivlerësimin e votave, që nuk janë hedhur në kutitë respektive të së njëjtës Qendër Votimi në kutitë për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Këshillin e Bashkisë Tiranë, Kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe Këshillin e Njësisë Bashkiake do të ngrihen tetë grupe numërimi në ndihmë të KQZ-së, të cilët janë nëpunës të administratës së KQZ. • Secili nga grupet e numërimit të KQZ-së do të hapë kutitë e pahapura më parë nga KQZ për çdo qendër votimi. Votat e hedhura në kutinë e gabuar të gjetura në zarfin e fletëve të votimit të kontestuara, zarfin e fletëve të votimit të pavlefshme apo të pafutura në asnjë zarf, në secilën kuti do t’i nënshtrohen procesit të numërimit dhe rivlerësimit dhe përpara se të pasqyrohen në Tabelën Model 58-11 sipas Modelit bashkëlidhur këtij vendimi, grupi i numërimit duhet të deklarojë me zë rezultatin. Në përfundim të procesit të numërimit dhe rivlerësimit për çdo QV Grupi i Numërimit të KQZ-së miraton Tabelën Model 58-11 . • Pranë çdo grupi numërimi subjektet zgjedhore kanë të drejtë të caktojnë nga një vëzhgues. Në rast se vëzhguesi vëren parregullsi gjatë procesit të hapjes së kutive të votimit ngre dorën dhe rastin ja bën prezent KQZ. • Radha e hapjes dhe numërimit të kutive do të jetë sipas numrit të KZAZ-së së Bashkisë Tiranë, me rend ritës duke filluar nga KZAZ-së nr. 45 deri në KZAZ-në nr. 55. Qendrat e Votimit, kutitë e të cilave do të hapen dhe numërohen sipas përcaktimeve të këtij vendimi, janë sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi • Numërimin do të fillojë në datën 18.06.2011, ora 17.00, në sallen e mbledhjeve te Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. • Në përfundim të procesit të numërimit dhe rivlerësimit të votave, që nuk janë hedhur në kutitë respektive të së njëjtës Qendër Votimi në kutitë për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Këshillin e Bashkisë Tiranë, Kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe Këshillin e Njësisë Bashkiake, KQZ do të miratojë tabelën e përfundimtare të Grupit të Numërimit dhe mbi bazën e tyre do të hartoje tabelën përmbledhëse të rezultatit të votimit për Bashkinë Tiranë.

Partia Socialiste e Shqipërisë me shkresën nr. --, datë --.06.2011 i kërkoi KQZ-së që nëpërmjet personave të autorizuar prej saj të këqyri procesin e transportit të kutive të votimit nga ambientet e KQZ-së në Lundër deri në sallën e mbledhjeve të KQZ në Pallatin e Kongreseve. Gjithashtu Partia Socialiste e Shqipërisë kërkoi që përveç personave të ngarkuar nga KQZ për ruajtjen e kutive të votimit në ambientet ku mbahen kutitë votimit të ketë të pranishëm dhe persona të autorizuar nga Partia Socialiste, për ruajtjen dhe këqyrjen e tyre 24 orë. Në kuadër të transparencës së procesit KQZ pranoi kërkesën e Partisë Socialiste dhe përfaqësues të Partisë Socialistë ndoqën procesin e ruajtjes dhe transportit të kutive të votimit të Bashkisë Tiranë nga ambientet e KQZ-së në Lundër deri në sallën e mbledhjeve të KQZ-në në Pallatin e Kongreseve.

II. Procedura e ndjekur

Më datë 18.06.2011 ora 17.00 KQZ filloi procesin e numërimit dhe rivlerësimit të votave,sipas urdhërimit të Kolegjit Zgjedhor. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste deklaruan vëzhguesit e tyre të cilët do të vëzhgonin procesin në çdo tavolinë te grupit të numërimit të KQZ-së. Anëtarët e Grupeve të Numërimit të KQZ-së në çdo rast proceduan me verifikimin e kodeve të sigurisë me të cilat është mbyllur kutia me kodet e sigurisë shënuar nga Grupi i Numërimit në KZAZ, në tabelën e rezultatit

Pas verifikimit të Kodeve grupi i numërimit procedoi me hapjen e kutisë dhe nxjerrjen e zarfeve me fletët e pavlefshme, zarfet me fletët e kontestuara dhe fletët të cilat janë brenda në kuti dhe nuk janë futur në asnjë prej zarfeve te lartpërmendura. Ne të tre këto grupe me fletë votimi, grupi i numërimit të KQZ-së evidentoi fletët të cilat nuk i përkasin asaj kutie, i numëroi i vlerësoi këto fletë votimi dhe plotësoi tabelën Model 58-11 (miratuar me vendimin e KQZ-së nr. 1094, datë 18.06.2011). Në rastet kur gjatë procesit të hapjes së kutisë dhe gjatë vlerësimit të fletëve të votimit nga anëtarët e Grupit të Numërimit të KQZ-ë apo nga vëzhguesit kishte kontestim për procedurën ose vlerësimin e votave, problematika i dërgohej në KQZ-së dhe kjo e fundit dispononte me vendim të ndërmjetëm sipas rastit Ne përfundim të këtij procesi GN të KQZ-së plotësuan Tabelën Model 58-11.

PËR KËTO ARSYE:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbështetur në nenin 21, pika 1 të Ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, vendimi nr. 67, datë 13.06.2011 të Kolegjit Zgjedhor”

V E N D O S I

1.         Të miratojë Tabelat Model 58-11 të hartuar nga Grupet e Numërimit të KQZ, bashkëlidhur këtij vendimi, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi.

2.         Të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit të ZAZ nr. 49 sipas aneksit nr. 2, bashkëlidhur këtij vendimi.

3.         Të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për Kryetar për zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, sipas tabelës së aneksit nr. 3 bashkëlidhur këtij vendimi dhe të shpallë fitues, z. Lulzim Xhelal Basha, propozuar nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin”.

Anekset bashkëlidhur këtij vendimi janë pjesë integrale e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#212 ne: 26-06-2011, 00:26:26

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#213 ne: 27-06-2011, 11:14:24
opo e mira eshte te behet nje rivotim per Tiranen se me keto zgjedhje e lam namin topa topa....perfundimis ht ne nuk behemi me njerez....

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#214 ne: 27-06-2011, 13:50:10
Profili i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha

Lulzim Basha lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë, ndërsa sot është i përfshirë në garën për të udhëhequr kryeqytetin si qytetari i parë i saj. Përmbledhtas në Enciklopedinë në internet ‘Wikipedia’, Lulzim Basha prezantohet si jurist dhe politikan shqiptar, ministër i suksesshëm i këtij vendi për shkak të ndërtimit të rrugës së kombit Durrës-Kukës, dhe aktivitetit të tij në diplomacinë shqiptare me produkte konkrete: Shqipëria anëtare e NATO-s, shqiptarët udhëtim pa viza në Bashkimin Europian.

Basha kreu studimet në Universitetin e Utrehtit në Holandë, duke u specializuar në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare. Karriera e tij profesionale nisi në Maj të 1998-ës, ndërsa deri në 1999-ën ishte pjesë e skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Në vitet 2000- 2001 u emërua Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK. Deri në 2002, Basha ishte Zëvendësshef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK. Dhe nga nëntori i këtij viti deri në 2005-ën ai ishte Këshilltar Special për Tranzicionin, përgjegjës për përgatitjen e ministrisë së ardhshme të Drejtësisë në Kosovë.

Karriera politike e Lulzim Bashës në Shqipëri nis në vitin 2005. Ai iu bashkua Partisë Demokratike të udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha në janar të 2005-ës, dhe brenda pranverës së këtij viti u përfshi në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike me zgjedhjen anëtar i Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë.
Afrimi i Bashës me selinë blu u bë në kuadër të krijimit të Komitetit të Orientimit të Politikave, një ekip ekspertesh i thirrur nga demokratët 8 vjet në opozitë, ekip që përcaktoi fitoren e PD-së më 3 korrik 2005, nën sloganët “Koha për ndryshim” dhe “Me duar të pastra”.

Lulzim Basha u bë koordinatori i KOP-it, komisionet e të cilit shpallën 17 projekt- platforma qeverisëse për Partinë Demokratike. Basha ishte dhe zëdhënës i fushatës elektorale, për t’u përfshirë pas zgjedhjeve të 3 korrikut në radhët e 140 deputetëve në Kuvendin shqiptar, në legjislaturën e tij të XVII-të. Në shtator të atij viti Lulzim Basha mori besimin e kryeministrit të ri të vendit, Sali Berisha për drejtimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Ai konkretizoi në mënyrë optimale, pavarësisht akuzave, premtimin kryesor të demokratëve për infrastrukturën e vendit, atë që sot quhet rruga e Kombit, kryevepra e infrastrukturore e vendit me tunelin e Kalimashit rreth 6 kilometra të gjatë.

Në maj të 2007-ës, Basha mori postin e ministrit te Jashtëm. Vetëm pas pak ditësh ai u takua me Sekretaren Amerikane të Shtetit Kondoleza Rajs, një takim që i pararendi vizitës historike të presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë, i cili dha dy mesazhet e rëndësishme për shqiptarët, pavarësinë e Kosovës, dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në krye të ministrisë së Jashtme Basha qëndroi deri në 2009-ën, kur dhe u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbajtën PD-në në pushtet dhe Bashën deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur kësaj herë në qarkun e Elbasanit.

Në shtator të 2009-ës, Lulzim Basha, në kabinetin Berisha 2 mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme, ndërsa vijoi punën e nisur si shef diplomacie për përmbushjen e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ngushtësisht i lidhur me Ministrinë e Brendshme, pune e mbyllur suksesshëm, teksa më 15 dhjetor të 2010-ës qytetarët e preken vete realitetin, duke lëvizur me një pasaportë biometrike në vendet e hapësirës “Schengen”, larg radhëve të ambasadave.

Por përgjatë gjithë vitit, të gjithë kishin filluar të shinin tek Lulzim Basha, rivalin e vetëm të Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale që presidenti Topi i dekretoi më 8 maj të 2011. Ndonëse zyrtarizimi vonoi deri në afatet që ligji përcakton, disa herë kryeministri Berisha, e konfirmoi atë përmes batutave, madje fakt i kryer ishte bërë dhe për ambasadorët në Tirane, teksa Bashën e komentonin pa druajtje si garues për Tiranën.
Pritshmëria e të gjithëve u zyrtarizua pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke u përqendruar në një fushatë qytetare, me një bosht kryesor, se për të dhe koalicionin qeverisës qytetarët janë të parët, e në rastin e Bashës, Tirana është e para.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#215 ne: 27-06-2011, 15:10:25
ore Berni e di ti si funksionion Wikipedia???? te duket Wikipedia nje burim i sigurt???? futja vrapit vella.........
o te vdes une per sukseset e Lulit tat....hahahahahha

tamam suksese i ka patur dhe si koqe fiku bile bile....

vjedhje, shitje, te prones sone, vrasje ....e sa me do e zbukuroj backgroundin e tij ky "lideri" i ri more aman...

  • Postime: 541
  • Karma: +20/-6
  • Gjinia: Mashkull

#216 ne: 27-06-2011, 16:52:59
    Mishel, pse gjithe ky averzion per nje njeri qe mendon per te ardhmen e jo si Rama me botkuptime te vjetra.Te lutem mos me keqkupto, sepse dua edhe ne kete forme te kame ndonje informacion nga ti.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#217 ne: 28-06-2011, 10:23:46
Hektor varet si e shikon ti VIzionin tek nje person.

nuk mund te shoh vizion pozitiv tek dikush qe vetem ka vjedhur , ka vrare , dhe mashtruar....ti sheh??? epo lum ti.

kalofsh mire

  • Postime: 541
  • Karma: +20/-6
  • Gjinia: Mashkull

#218 ne: 28-06-2011, 16:04:05
    Po, eshte shume e sakt ajo cka thue ti.Por, a eshte kjo e vertete se Basha ka vrere ose vjedhe? Ketu qendron problemi.Te ne thojne:Njeriun qe e do, nuk ka asnje te mete, fillo mos e duaj, do ia zbulosh te metat.Kjo, e di se me takon edhe mua edhe ty,mos te behemi subjektiv.
    Une e kame percjelle ne fushate Bashen dhe kame konstatue se ky njeri eshte me tipare te nje njeriu bashkekohore dhe e ka bere nje fushate shume te kulturuar.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#219 ne: 28-06-2011, 16:10:57
Nese ti quan te suksesshem dike qe shtiret si njeri me virtyte, qe pas te dalit me gruan shtatezane (qe se kuptoj akoma spo pjell) me te bijen apo me prinderit apo me ku di cfare....kur ne e kemi pare dhe per kete nuk na eshte nevojitur te na informojne mediat e BErishes...por mbare populli qe beri tere ato video dhe shume kamera te instaluara.....per mua e gjtha kjo eshte vetem nje Fasade.....dhe nuk di pse por fasadat nuk me terheqin.

nga praktika e jetes kam mesuar dicka,.......

Kurre mos i beso atij qe premton shume....rrezik mos te mbaj asnje...

kalofsh mire miku

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#220 ne: 28-06-2011, 17:18:27
Mishel mos se po te degjon luli me saliun :D

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#221 ne: 29-06-2011, 09:55:54
Mishel ti i beson genjeshtrave te Edi Rames, qe premtoi se do hapi 300 mij vende pune ne Tirane  ;) I Bie qe ato qe jane ne pune do bejn nje pune te dyte, ose do fusi kalamajt 10 vjecare me punuar LOL

Dhe Rama vete e kupton se ka humbur se i ka varur turijt, njeri mbrapa nuk i shkon, ka 2 muaj qe shkon neper gjykata, dhe spo nxjerr gje ne drite se ska jurista.

Sa per Bashen eshte e kot me folur, se ne shqiptaret keshtu e kemi qe nje njeri qe punon per vendin e vete e bejm te pamoralshem. Ju skeni fjale cfar te thoni se cdo gje qe thoni nuk eshte e vertete.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#222 ne: 29-06-2011, 10:53:13
Ore Berni si fillim ik bej nje kurs te gjuhes shqipe se na e felliqe duke folur tere gabime ortografike.

pastaj ik merr e pi ca uthull se te eshte ngritur shume barometri i nxehjes dhe te na bllokuar aq shume trurin sa nuk po te furnizohet me me gjak.

sa per mashtrime e genjeshtra o djale me yll ne balle e ke gabim. Une jam 33 vjece dhe zor se me genjen dikush....kurse ti duke qene 7 vjec (moshe me djalin tim per nga mendesia) te genjejne edhe me nje akullore....

ti biri i vogel ngaterron veten me te tjeret.
nuk dua ti kaloj gjerat ne personale po sinqerisht je aq OUT sa e kam zor te nevrikosem me ty......ndjej nje meshire te paskajshme per ty....per mendjen tende.....Mbec me shendet Bern.

dhe nese do te me drejtohesh me mua....beje me argumenta dhe jo me fjale grash or dreq se je edhe burre,.....ik e bej cicin tani LOL

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#223 ne: 29-06-2011, 11:44:34
    Po, eshte shume e sakt ajo cka thue ti.Por, a eshte kjo e vertete se Basha ka vrere ose vjedhe? Ketu qendron problemi.Te ne thojne:Njeriun qe e do, nuk ka asnje te mete, fillo mos e duaj, do ia zbulosh te metat.Kjo, e di se me takon edhe mua edhe ty,mos te behemi subjektiv.
    Une e kame percjelle ne fushate Bashen dhe kame konstatue se ky njeri eshte me tipare te nje njeriu bashkekohore dhe e ka bere nje fushate shume te kulturuar.

Hektor ajo qe thua ka sens llogjik goxha. Une them se nuk jam aspakt subjektive per nje arsye te vetme, nese ti me ndjek ne cdo postim timin do shohesh se jo rralle kam shprehur edhe per Edi Ramen pakenaqesi dhe shume rezerva.....sikunde r nuk me pelqen Edi Rama per jeten personale ...ti do thuash qe jeta personale eshte personale...por jo ne momentin qe ti vendosh te behesh njeri publik nuk ka me privateci....pra nen kete kendveshtrim une kam shume rezerva.


Ajo cka une them dhe i meshoj fort eshte fakti se Berisha alias Basha apo e kunderta duhet te zhduken nga politika......nese lexon se c'ndodh ne Shqiperi do kuptosh se Shqiperia eshte kthyer perfundimisht ne nje kandahar ...ku vetem vidhet , shtypet dhe mashtrohet POPULLI...si e tille nuk e pranoj dot me , sot mbas 50 vite komunizem ku prinderit tane edhe pse jo te persekutuar fizikisht ishin te persekutuar psikologjikisht.... .une nuk pranoj me ti kthehem asaj kohe,,,,atij regjimi ...

Por c’mund te pres une nga nje Sekretar partie i devotshem. Nje lider i PD ku ne ate post e vendosi vete Ramiz Alia dhe ke video ku Berisha falenderon Ramizin si faktor kryesor  te daljes nga komunizmi ne demokraci....si mund ti besoj dikujt qe femijet e te cilit po vjedhin pafund nga Vermoshi ne Konispol....sikur te ishin pronat e te jatit...Nese Enveri vodhi ARIN ky po vjedh cte mundet....

Si mundet ti besoj nje ministry te jashtem qe ne menyre flagrante dhe aspak patriotike vete dhe firmos paktin e kufijve detar …duke I falur Greqise ata kufij te cilet ata po I enderrojne…..kush ishte arsyeja??? Kush ishte marrveshja??? Kush ishte pakti??? Ka shume pyetje pa pergjigje rreth ketij fenomeni qe shyqyr qe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshte.
Si mund ti besoj apo te mos jem OBJEKTIVE kur Minstri I transporteve akuzohet per nje shume marramendese prej 200.000 milion euro per rrugen e kombit? Askush nuk eshte kundra kesaj rruge por kjo nuk mund te justifikoj cdo vjedhje qe behet ne emer te “KOMBIT”. Perse nuk u tregua I disponueshem dhe te shkonte ne prokurori por u fsheh pas Sales dhe mandatit?
Si mund ti besoj nje Ministri te brendshem pa urdherin e te cilit garda nuk mund dhe nuk duhet te veproj???? u vrane 4 te pafajshem....ku jane pergjegjesit???? u lane 4 pale jetimesh.....dhe perse???? sepse kerkuan te drejtat e tyre...pune , uje , drita,,,,e gjera te tilla...minimalet qe nje gjallese duhet te kete sapo te nxjerre koken ne drite,por qe ne kombin tone te dashur keto quhet HEREZI.
Si mund ti besoj nje buzeqeshje te liget dhe te poshter……
Si mund ti besoj kesaj Qeverie qe vetem ne 6 vjet qeverisje ka marre kaq shume jete njerezish??? Gerdeci + 21 Janari.
Si mund ti besoj kesaj qeveri qe ne menyren me te paturpshme miklon ca injorante dhe I thote se jemi vendi numer 1 ne Europe….kur nderkohe Europa na ka kthyer BYTHEn…po more po Bythen na ka kthyer….si mund ti besoj ketij plehre I cili ben pazare me boten arabe gjoja per investime kur po shohim cdo dite te zotit se c’po behet ne ato popuj…libi , siri , etj….
Si mund ti besoj ketij Saliu qe thote se leximi I votes eshte I pamanipuluar, si mund te jete te pamanipuluara kur ne depot ne te cilat mbaheshin ne LUNDER I “RRUANTE” nipi dhe kushuriri I pare I sales????….Bota mbare po zien e po thote te kunderten e Saliut….ke rreket te genjej ky Sali….mbase ty Hektor…ose disa copa mishi me dy sy si Berni…qe vetem shqipetare nuk eshte por eshte pjelle e serbve apo grekve….le ta zgjedhi vete kombesine meqe shume shpejt do plotesojme teken e fundit te Greqise….

Epo kryeminister anti popullit dhe kombit te tij….vetem Sali Gomarin njoh une…

Po Hektor le ti kthehemi pak edhe ceshtjes se Kosoves…shume nga ju e doni Salen , por valle a keni bere kerkime per jeten e saliut???? Beni ca kerkime se gruan serbe e ka…dhe coc du ju dali BAC SALiu…

Tung nashti

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#224 ne: 29-06-2011, 13:31:48
Mishel sdi se cfar shkruan, vape e madhe sot  ;) Te me krahasosh mua me Greket e Serbet vetem ju antishqiptaret i beni keto krahasime, Une i urrej me gjith shpirt Greket dhe Serbet dhe te gjithe ato antishqiptaret si puna jote qe e mbani veten per shqiptar, ti e di shume mire se sa shume shqiptar me origjine greke ka ne PS  ;) Ato do i marri lumi sic po merr Greqine ne keto momente.

Temat e fundit