AISHJA JONE
1.Nga Saranda në Tropojë, vesh më vesh e gojë më gojë
Aisha (jo nëna ime,jo!) e vetmja vajzë e kolonelit antipatik të Libisë, Gedafit, kishte rreth 4 muaj që fshihej dhe nuk dilte në publik. Bunker më bunker e tunel më tunel, pa diell mbi krye e me ajër të filtruar futur hundëve të saj me tuba plastikë, më në fund doli mbi sipërfaqen e tokës së beduinëve dhe berberëve afrikanë, udhëtoi vjedhurazi me eskortë të blinduar dhe mbajti frymën në Algjerinë fqinje te shoku i babit, Bouteflika.
Aisha la pas një vend të mbytur me gjak e me naftë, i cili pas kaq muajsh sakrificash zhduku diktaturën, duke ia shkelmuar sumën të atit trap dhe monstër.
14 vjet më parë, jo shumë larg nga brigjet e Libisë, gjatë një prilli harlisur me pranverën, fajdet, armët dhe urrejtjen ndaj një diktature të re, një tjetër popull mesdhetar shkelmonte sumën e një mizori evropian.
Po atë prill udhëtonte vjedhurazi drejt Italisë 23 vjeçarja myslimane Argita Berisha. I ati, president republike asaj kohe, kishte çuar vendin në prag të një lufte civile veri-jug dhe pasi kishte injoruar gjithë këshillat e miqve ndërkombëtarë, luftonte i vetëm ngujuar në pallatin presidencial ndanë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Sali Berisha nga frika e hakmarrjes kolektive nisi drejt vendit fqinj bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët u kthyen në atdhe vetëm kur situata u qetësua dhe ashtu si Gedafi, shikonte me sytë e tij rrënimin e ëndrrave të çmendura të pushtetit.
Besoj se Argita të martën e shkuar, nuk e ka gëlltitur lehtshëm drekën e bekuar të Fiter Bajramit, ndërsa në ekranet e televizorëve gjithë bota shikonte Aisha Gedafin lemerisur drejt Algjerisë. Argita ende e ka njollë në tru largimin drejt Italisë më 1997, ndërkohë që iu kujtua edhe njëherë pranvera e thinjur, kur nga poshtë helikopterit kundronte Shqipërinë e plagosur që Babi e digjte dhe e shkrumbonte si kasollen e lopës kur iku përfundimisht nga Viçidoli.
Ndryshe nga juristja e Gedafit, juristja e Berishës ishte me fat. Megjithëse gjatë tazirave të ’97 humbën jetën rreth 2000 civilë shqiptarë, prokuroria pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës nuk ngriti kurrë akuzë ndaj babait për krime kundër njerëzimit dhe ky i fundit, si bolshevik i rafinuar, rierdhi në pushtet më 2005-ën me vota të lira dhe herën e dytë më 2009-ën me dhunë, me kompromise dhe me vjedhje poshtëruese. Ngjashmërisht me mëhallat dhe xhamitë e Tripolit, ku bisedohej dhe kuvendohej frikshëm për bëmat e Aishes dhe vëllezërve të saj, edhe nëpër kafenetë, zyrat, teqetë, xhamitë, kishat, mejhanet a blogjet e Tiranës, bisedohet gjysëm frikshëm rreth pushtetit, skandaleve, pasurive të Argitës dhe vëllait të saj Shkë(r)lzen.
Lart e poshtë, majtas dhe djathtas, nga Saranda në Tropojë, vesh më vesh e gojë më gojë, dëgjon çdo ditë sesi ngrihet
madhërishëm dhe lebetitshëm kulti i vajzës së një kryeministri të një vendi me regjim politik jo një partiak, por të një vendi me demokraci liberale

, anëtar NATO-je dhe aspirant për në Bashkimin e bekuar (mallkuar) Evropian.
Po të hasësh rrugëve të Tiranës disa vocërakë veriorë që shpërndajnë fletëpalosjet e universitetit Vitrina (çohu Eqerem Çabej nga varri), direkt veç ofertave të tregojnë se atë universitet mund ta ketë Argita.
Të jesh në Këlcyrë a Përmet e të blesh ujin mineral Trebeshina, veç kusurit, të kthejnë edhe xhevapin se je duke pirë nga ndoshta uji i Argitës. Në mes të kryeqytit afër KQZ-së, ku vidhte votat Benristan Zagorioti, hedh shtat Coin Superstore, një nga investimet më luksoze të shopping-ut në vendin tone, për të cilin i madh e i vogël të tregon pa shpoti se është pronë e familjes italiano-izrealite me të njëjtin mbiemër dhe përmendin dhe Argitën gjithashtu, e cila çdo javë duket se kontrollon emrat e blerësve me kredit karta, për të parë se si & sa qarkullon paraja e biznesmenëve që favorizohen nga Babi? Jo shumë larg Tiranës, pranë bregdetit të qetë e të pastër të Gjirit të Lalzit, dynymë të tërë toke thuhet se janë përlarë nga Argita dhe së bashku me Lilin e LSI-së, thuhet gjithashtu se kanë ngritur disa vila luksoze, kostoja e të cilave mund të strehonte modestisht të pastrehët e Çorovodës. Kalojmë andej nga bregdeti i Jugut, ku pasi thuhet se bëri kërdinë me paratë e Bankës Botërore në prishje banesash dhe biznesesh bur(r)i i Argitës, Jamarbër Berisha, tentojnë të ndërtojnë pallate dhe hotele shokët e Zenit. Larg qoftë po u sëmure dhe asnjë nga spitalet e Tit Vasilit s’të bën derman, sekserët e shëndetit të udhëzojnë të kalosh njëherë nga Spitali Amerikan, se pavarësisht çmimeve të kripura, thuhet se Argita me Edit Harxhin dhe burrin e saj turk kanë bërë një investim që ia vlen. Dilemat e mësipërme i vulosi kabllogrami i ambasadës amerikane të Tiranës, i publikuar dje, i cili aspak diplomatikisht shkruante se çfarë është në gjendje të bëjë studioja ligjore e Argitës.
Si insider&outsider i shkollës britanike të medias, e cila ngulmon në :”baza e lajmit është thashethemi, por i takon gazetarit të hulmutojë, investigojë dhe konkludojë mbi themelet e gossip-it”, mundohem që të filtroj me pak llogjikë të ftohtë ç’ka dëgjoj për vajzën e Doktorit (Gedafit). Por, kurrësesi nuk mund të mos analizoj sot në rubrikën time një nga gossip-et më të thekura të fillim vjeshtës 2011: sepse Argita e ka pikë të dobët, e ka dashnor, ndaj Lul Basha është i përkëdheluri i Babait të saj.
2. Kopje e Babait, versioni femër
Vështrojeni dhe studiojeni me kujdes imazhin dhe personalitetin e Argita Berisha Malltezit. Konfidente me veten ka të mbështjellë rreth fytyrës një aureolë modestie. Nuk është as femër e bukur dhe sexy, por femër e plotësuar pjesërisht. Nuk ndjehet maksimalisht e lumtur, por ende vuan nga sindromat e së shkuarës. Ka qenë një fëmijë i lindur në kryeqytet me të gjitha privilegjet që gëzonte klasa e mesme e regjimit komunist, por pa shoqërinë tipike të lagjes dhe shkollës. Studioze, sistematike dhe korrekte me këdo dhe gjithçka që e rrethonte, megjithëse paksa më e privilegjuar se moshatarët e tjerë, nuk mundi të fitonte zemrat dhe simpatinë e të gjithëve. Vuante disi preardhjen e të atit dhe fisit të tij, por në të njëjtën kohë kompesohej me familjen e së ëmës, veçanërisht me gjyshen dhe gjyshin qytetaria e të cilëve ( megjithëse të vdekur) edhe sot e bëjnë të ndjehet krenare. Tregojnë se fytyra dhe paraqitja e saj (kopje e babait versioni femër) i dhuruan një adoleshencë dhe rini të frustruar, duke u strukur në qoshe pa i rënë në sy askujt. Pa aventurat dhe dashuriçkat e moshës, pa zënkat me prindërit, pa ngacmime djemsh, pa netët pa gjumë, e kontrolluar nga diktati familjar i të dy prindërve, Argita u dashurua e u martua me të parin dhe të vetmin mashkull të jetës së saj, Jamarbër Malltezi. Me një inteligjencë mesatare por nuhatëse e mirë e situatave, vajza e vetme e kryeministrit të vendit ka ditur të rikuperojë vuajtjet e së kaluarës me fuqinë e pushtetit të të atit dhe të dy së bashku komandojnë frikshëm një nga vendet më të varfra të kontinentit. Krenare për risjelljen e Sali Berishës në pushtet më 2005, ajo diti që me intelektualët e rinj të pakonsumuar tashmë të shpartalluar të KOP-it, të fitonte sigurinë dhe votat e elektoratit. Lau me privilegjet e pushtetit të gjitha borxhet që kishte, njëkohësisht shpërbleu edhe shokun e vjetër të fakultetit Lul Bashën, ai që në kohët e vështira i gjeti punë në Prishtinë, nga ku fantazonin dhe ëndërronin pushtetin dhe lavdinë që po gëzojnë sot.
Argita duket që është një grua dhe familjare e zellshme, tradicionale dhe konservtore, por aspak e lumtur me jetën seksuale që i dhuron burri që ka në krah. E pushtetshme, e pasur, komandëdëgjuar, e respektuar sforcërisht, nënë e lumtur, por një femër që epshet seksuale i janë tharë. Natyrisht, si bijë e një familjeje të ngërthyer pas kompaktësimit tradicional dhe aspak liberale në çështje nderi, Argita fantazon frikshëm dhe fshehurazi. Gjithçka e ka si të dojë dhe kur të dojë, por jo një mashkull që do e bënte të ndjehej femër dhe skllave në shtrat. Sindromat dhe përbuzja e moshatarëve në të shkuarën e kanë konvertuar në femër egoiste dhe posesive, ndaj do zbërthehej e tëra të kishte përballë një mashkull potent, aspak të bukur, por kafshë në krevat, që ajo ta komandonte, por të haste në kundërshtimet e forta të tij. Si çdo femër e këtij planeti, edhe Argita kërkon në fantazitë e saj të ketë 2 meshkuj: burrë, shok jete dhe baba fëmijësh, e nga ana tjetër një skllav vetëm për joshje, vetëm për lojëra të çmendura në shtrat. Personaliteti dhe statura e Jamarbër Malltezit nuk ka shumë ndryshim nga Lulzim Basha. Sipas llogjikës sime, Argita nuk ka dhe kurrësesi nuk do tentonte të tradhëtonte me një mashkull feminin, tip transi, soft dhe me karakter kurvash si tipi lulbash, por si femër egoiste tradicionale që është brumosur, më mirë vuan disi në vetvete dhe kalon në orgazëm duke shpërdoruar dhe abuzuar me pushtetin e babit, duke parë nga lart si vuajnë aty poshtë ata që dje nuk i vërshëllyen asnjëherë poshtë ballkonit të saj. Nuk ka dashnor Argita Lul Bashën, të cilin gjithë vajzat e fakultetit e konsideronin si shoqe, por nuk mund ta përfundojmë këtu këtë Love Story, njerëzia ka të drejtë kur thotë se Lul Basha është dashnor i dikujt brenda asaj familjeje.
3. Qejf o qejf o qerrata!
Lexojmë si fillim çka shkruan publicisti Mero Baze e më pas analizojmë së bashku:
“Kur ai u shfaq në oborrin e Berishës dhe u bë yll i politikës së tij, ky qytet dinte shumë pak gjëra për të. Shokët e gjimnazit e kujtonin si një djalë që i kishte spiunuar tek drejtoria e shkollës kur ata kishin qëlluar jo aq pa dashje me domate portretin e Enver Hoxhës. Më tej nuk u kujtohej asgjë. Të tjerë mbanin mend një periudhë të shkurtër të punës së tij si kamerier në Aeroportin e Rinasit, një privilegj që u bëhej njerëzve të lidhur me regjimin. Dikush përfoli lidhje të familjarëve të tij me Drejtorinë e Pritjes dhe prej aty lidhjet e tij si shoqërues i një veprimtari të shquar për të drejtat e njeriut, Barend Cohen. Me honorarët e tij ai shfaqej në mitingjet politike të viteve 1991 deri në zgjedhjet e vitit 1992. Edhe pse vetëm një shoqërues që fliste anglisht dhe i tregonte veprimtarit të të drejtave të njeriut rrugët e qytetit, ai nuk ngurroi që 20 vjet më vonë këtë ta quante në këtë fushatë elektorale si status vëzhguesi në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Më tej akoma ai guxoi të quajë shoqërimin e këtij veprimtari në takimet me Komitetin e Helsinkit Shqiptar, si anëtarësi të tij në këtë Komitet. Edhe pse kujtesa e këtij qyteti e ka fare pak të regjistruar praninë e tij në vitin 1991- 1992, sa herë që ai tenton t’i referohet asaj periudhe, gënjen. Gënjen kur nuk tregon kush ja mundësoi punën si kamerier në aeroportin e Rinasit në një kohë që Shqipëria ishte ende e izoluar dhe vendi qeverisej nga nomenklatura e fundit komuniste. Gënjen kur thotë se ka qenë vëzhgues i zgjedhjeve të 22 Marsit dhe më pas anëtar i Komitetit të Helsinkit Shqiptar. Pastaj hesht për periudhën e shkollimit të tij në Holandë, falë një dobësie njerëzore që ka pasur për të veprimtari i shquar Barend Cohen, i cili i mundësoi shkollimin dhe qëndrimin në Holandë.
Në pranverën e vitit 2005, ndërsa Lulëzim Basha po kandidonte si “ylli” i ri i Berishës, njeriu që e kishte shkolluar dhe kishte ndjekur me përkushtim atëror gjithë rrugën e tij të vështirë në Holandë dhe më pas në Kosovë, Barend Cohen, mbërriti në Rinas me një buqetë lulesh për t’i uruar Lulëzim Bashës futjen në politikë. Ai shkoi ta priste në Hotel Sheraton, por Lulëzim Basha nuk gjeti kohë të shkonte ta takonte. Njeriu i mirë Barend Cohen u kthye i dëshpëruar në Hollandë dhe pas një muaji vdiq.”
Qysh kur ia servirën zyrtarisht biografinë e Lulit, Sali Berisha duhet të jetë bërë kureshtar. Ka menduar thellë-thellë në vetvete se çfarë ka misterioze ky djalë që paska joshur një plak hollandez? Përgjigjen, Berisha ia ka kthyer vetes gradualisht nga viti në vit. E ka bërë 3 herë ministër, 2 herë deputet, i dha fjalën se do e bënte kryebashkiak dhe mbajti premtimin duke shkatërruar çdo standard demokracie. Berisha e kërkon ta ketë afër Lulin, e telefonon çdo ditë dhe të dy ndajnë sekretet. E mbani mend para 4 muajsh kur e prezantoi si kandidat për Tiranën, Berisha ishte i pari që na tha se gruaja e Lulit është me barrë? Po para 1 muaji e mbani mend kur tha që Luli nuk shkon në shtëpi në drake, por ushqehet në bashki? Po më 21 janar kur bulevardi digjej dhe Berisha kujtoi se i iku pushteti pasi dha urdhërat, vetëm me Lulin ngjitur shikonin si dy dashnorë venedikë nga zyra kryeministrore si vriteshin protestuesit. Në 2009 Berisha bëri një lëvizje historike duke ia shprehur tërthorazi simpatinë Lul Bashës: e caktoi deputet të Elbasanit dhe vetë mbeti deputet i Kavajës. Nuk më thoni të dashur shqiptarë se Berisha riskoi veten duke na ringjallur gojëdhënat etnolgjike shqiptaro-osmane se pasiviteti kavajas ka nevojë për potencialin elbasanas?
Berisha më duket si Ali Pashë Tepelena tek mban poshtë këmbëve të tij në kanape Bajronin e bukur. E do Lulin ta ketë afër, ta ndjejë, ta nuhasë, ta prekë, të torturohet nga ai si irlandezi i çmendur Oscar Wilde me dashnorin anglez Alfred Douglas. Nuk mendoni ju se Berisha bëhet xheloz kur dëgjon e shikon se pleq të rrjedhur e të djallëzuar e kanë fiksim Lulin e Xhelalit? Pse plaku leshator analisti Artur Zheji shkruan me admirim për shalët e gjata të ngjitura, pa qime dhe me muskuj të Lulit, pse veterani Sabri Godo kërkon ta shikojë Lulin e bukur kryeministër, pse ambasadorët e thinjur të Trojkës në Tiranë i shkojnë në zyrë, pinë bir(r)a dhe nuk bëjnë sher(r)e me Lulin?
Berisha dihet që është tashmë një plak. Humbet çdo ditë atë pak energji që i ka mbetur në trup, dhe potenca e tij e ngjizur në malësi po i thahet gradualisht. Ka konsumuar tashmë gjithë fuqinë dhe adrenalinën gjenetike në 67 vitet e jetës së tij që nga fëmijëria me kalë, shkollimi, mjekësia, Partia e Punës, pluralizmi, presidenca, Partia Demokratike, 1997-a, qeveria, skandalet, vjedhjet e votave dhe tani i ka ardhur koha të marrë diçka. Edhe bashkëshortja e tij tashmë po plaket dhe nuk mund ti dhurojë pjalmin e mbijetesës. Liri Berisha ka si detyrë primare gatimin dhe garderobën, asgjë tjetër. Shkencërisht meshkuj energjikë të kësaj kategorie pasi humbin vitalitetin mashkullor, kthehen gradualisht në plaka llafazane dhe gore të këqija, duke marrë nëpër gojë të madh e të vogël. Këta lloj pensionistësh i përplasin rezonancat e tyre tek i njëjti seks, duke munduar të përfitojnë çka u mungon sa për pleqëri të qetë. Mbas një rrugëtimi të gjatë plot ulje-ngjitje, Berisha mendon se ka gjetur kraharorin e duhur ku do të mbështesë kokën, mendon se rrahjet e zemrës së Lulit do ti inkorporojnë energjinë e humbur dhe që të dy të qeverisin pafundësisht. Gabohet, Berisha plak gabohet. Nuk është i bredhur, nuk ka eksperienca seksuale të tjera përveç Lirisë, Berishën nuk ka guxuar ta prekë asnjë femër a mashkull tjetër. Gabohet rëndë Berisha, sepse i janë errësuar sytë nga dashuria platonike.
Luli është mashkulli tipik lindur me hormone të ngatërruara, mashkull tipik qullac, dembel, mashkull që kërkon ta ketë çdo gjë gati pa u lodhur dhe nuk jep asgjë. Mashkull aspak potent dhe pasiv, aq i mefshtë sa të hënën që shkoi u eksitua në zyrën e tij ngjitur me xhaminë tek dëgjonte në mesditë zërin e trashë e potent të imamit duke kënduar hytben e drekës. U eksitua se iu kujtuan marokenët muslimanë emigrantë në Utreht të Hollandës që i mungojnë shumë në Tiranë, u eksitua dhe filloi të masturbonte, por si delikat pasiv që është shembi krahun pa kaluar fare në orgazëm.
4.Shënim i rëndësishëm:
Si autor i këtij artikulli që jam nuk pranoj asnjë kërcënim, mallkim a sygjerim. Të vetmen replikë apo argument shkencor e dua ta shkruajë prof.Dr Tritan Shehu. Faleminderit!