Meta-Rama ose politika si Tradhetore - Tema Aktuale

Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Meta-Rama ose politika si Tradhetore

 Meta-Rama ose politika si Tradhetore

· 2 · 546

  • Postime: 28611
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-09-2009, 18:47:29
META-RAMA OSE POLITIKA SI TRADHTORE

Andrea Stefani

Pranimi i LSI-së dhe i Ilir Metës për të hyrë në një koalicion bashkëqeverisës me Berishën dhe PD-në ka risjellë në debatin politik temën e lashtë të tradhtisë. Më fort se të gjithë bërtet Edi Rama dhe mbështetës të tij, që e akuzojnë Metën se ka kryer një tradhti të madhe, duke e mbajtur Berishën në pushtet dhe duke shkelur një premtim që i kish bërë elektoratit të LSI-së. Po a është vërtet kështu? Po të përpiqesh të depërtosh përposhtë cipës së gjërave dhe zhvillimeve, ato nisin dhe na shfaqen disi më ndryshe. Rama, i cili akuzon sot Metën si tradhtar, na shfaqet si megatradhtar, ai që akuzon Metën se ka bërë pakt me autoritaristin na del se ka bërë pakt me autoritarizmin dhe mbi të gjitha, na shfaqet si demiurgu, që me epshin e tij skizofrenik për pushtet, u ka dhënë shtytjen e parë të gjithë kompromiseve që po ndodhin sot. Edhe atij PD-LSI.
***
Një vend ku pinë çaj të gjithë quhet çajtore. Dihet si quhet një vend ku të gjithë kryejnë nevojat. Prandaj, një vend ku të gjithë kryejnë tradhti, duke tradhtuar të gjithë, nuk mund të mos quhet tradhtore. Dhe ky vend është politika. Duket ajo nuk mund të ekzistojë dhe zhvillohet pa të gjitha ato lëshime, kompromise, pazare që rëndom shqiptarët janë mësuar t‘i listojnë në kategoritë e tradhtisë. Por ashtu, sikundër ka lloje të ndryshme çajrash ka edhe lloje të ndryshme tradhtish. Të mëdha apo të vogla, të përjetshme apo të përkohshme, të detyrueshme apo të padetyrueshme, të bëra me qejf, por edhe të bëra nga zori, tradhti me rrënjë te lakmia dhe tradhti me rrënjë te nevoja, tradhti si politikë jorealiste dhe tradhti si real-politikë. Në vorbullën e politikës, tradhtitë kacafyten, pajtohen, shtrëngojnë duart, ndahen, bashkohen, shahen, trazohen me njëra-tjetrën në përqafim dhe përleshje me pazare e kompromise, duke ndikuar në ardhmërinë dhe formën e ikshme të njëra-tjetrës. Prandaj, dhe është e vështirë t‘i klasifikosh apo t‘i analizosh veç nga njëra-tjetra këto thuajse pjella të njëra-tjetrës. Në një raport të tillë të trazuar si shkumëzimet e valëve të një deti në stuhi, qëndrojnë karshi njëra-tjetrës edhe bëmat e Metës dhe të Ramës. Por kush është nga ato tradhtia e turpshme dhe kush kompromisi i detyrueshëm? Kush është nga ato kryetradhtia, kush është mëma dhe kush bijëza?
***
Etiketimi i tradhtisë nga opinioni varet shumë edhe nga psikologjia e një shoqërie. Në një shoqëri si kjo e jona, ku pushteti (qeveria) është aq e fuqishme, aq e pakufizuar në atë që mund të bëjë, të mos mbash një premtim që ka të bëjë me çështjen e pushtetit është tradhtia më e lartë, sepse pushteti mbetet çështja më e lartë. Në Shqipëri, ende shumica e njerëzve mendojnë se qeveria ("pushteti" në një kuptim të ngushtë e vulgar) është dora vetë, shteti. Jo rastësisht edhe sot e kësaj dite mjaft njerëz, madje edhe politikanë, kur flasin për pushtetin përdorin fjalën "shtet". Por në të vërtetë shteti është shumë më tepër se qeveria. Madje, as pushteti nuk reduktohet dot me qeverinë. Në shoqëritë demokratike perëndimore shteti është vetë populli me një tërësi institucionesh të shenjta që fillojnë nga Kushtetuta, gjykatat e pavarura e deri tek Avokati i Popullit, shoqëria civile apo media. Janë të gjitha këto që duhet t‘i garantojnë liritë dhe të drejtat e njerëzve dhe t‘i mbrojnë edhe nga padrejtësitë e qeverisë apo të pushtetit. Qeveritë, në jo pak raste, i kërcënojnë dhe tentojnë t‘i përdhunojnë liritë e të drejtat e njerëzve. Por nuk i lë shteti, masa dhe institucionet e tij. Shteti është garanci kundër rreziqeve të pushtetit. Prandaj në Perëndim njerëzit, opinioni publik, janë shumë më të vëmendshëm dhe fuqimisht reagues, ndaj çdo lloj modifikimi që politikës mund t‘i teket të bëjë në makinën e shtetit që nga Kushtetuta dhe deri te pavarësia e gjyqësorit apo liria e medias, dhe më pak të sikletosur për ngjitjet apo zbritjet nga pushteti. Mjerisht ende jo në Shqipëri. Këtu njerëzit presin më me ankth e tension se "kush e mori" dhe me kë u bë qeveria por më pas, nuk duan t‘ia dinë se ç‘bën qeveria apo "pushteti" me shtetin. Prandaj dhe Rama duket sikur e ka të lehtë që në sajë të këtij mentaliteti, t‘ia mbajë për tradhti shumë të madhe Metës bashkimin në qeveri me Berishën. Rama ndihet shumë komod ngaqë shumë pak e kanë vënë re që, para se të ndodhte marrëveshja Berisha-Meta, është vetë ai që ka bërë një tradhti më të madhe kundër qytetarëve të këtij vendi, një megatradhti që polli edhe tradhtizën e Ilir Metës. Po t‘i mbetemi etiketimit "tradhti" Rama ka bërë tradhti që lidhet me shtetin, Meta me pushtetin. E dyta është derivate dhe e rrjedhur nga e para.
***
Rama e akuzon Metën se u bashkua me Berishën (në fakt i detyruar nga rrethanat që vetë Rama përgatiti aventurisht) për të bërë qeveri, ndërkohë që ishte Rama vetë që i pa detyruar nga asnjë domosdoshmëri e jashtme, u bashkua me Berishën për të bërë një ristrukturim autoritarist të shtetit me anë të amendimeve të Kushtetutës në vitin 2008. Dhe kur e gjykojmë një akt për tradhti, duhet të shqyrtojmë edhe se sa i lirë ka qenë një lider apo një parti, për të mos e bërë këtë akt. Tradhtia nuk është një domosdoshmëri dhe domosdoshmëria nuk është tradhti. Amendimet e Kushtetutës të bëra nga Rama janë një tradhti edhe sepse ai nuk u detyrua nga askush. Rama ishte i lirë të mos i bënte këto ndryshme që kanë fuqizuar shumë qeverinë, kryeministrin, "pushtetin" në kurriz të shtetit, të pavarësisë së drejtësisë dhe prokurorisë. Dhe meqenëse shteti dhe institucionet e tij si gjykatat janë mbrojtëset e vetme të lirisë dhe të drejtave pronësore e jetësore të qytetarëve, ky dobësim i shtetit përballë pushtetit, është një tradhti që i është bërë lirisë dhe interesave të qytetarëve. Dhe kjo është një tradhti shumë më e madhe ndaj lirisë, shumë më afatgjatë, shumë më themelore, më sistemike, strategjike dhe e qëndrueshme sesa ajo që quhet sot tradhtia e bashkimi i votave në një qeveri me Berishën. Politikisht dhe praktikisht Meta nuk ishte i lirë të mos bashkonte votat me Berishën. Sepse qe vetë Rama, që me agresivitetin e tij, kish refuzuar çdo bashkëpunim opozitar me Metën me atë krenari që Mari Antuaneta refuzonte bashkëpunimin e Miraboit: "S‘do të jemi aq fatkëqij sa të detyrohemi deri në pikën e mërzitshme të kërkojmë ndihmë nga Miraboi". Kështu shprehej në thelb Rama për Metën, duke mbyllur të gjithë portat e një bashkëpunimi jo vetëm në fushatë, por edhe pas saj. Atëherë kush është fajtori që bashkëpunimi i tyre u bë sot i pamundur? Kush e shtyu Metën në bashkëpunim të palumtur, por të detyruar me Berishën?
***
Në fakt, pas marrëveshjes Rama-Berisha për ndryshimin e Kushtetutës, antiberishizmi i Ramës e ka humbur thelbin e vet dhe mbetet thjesht një konvencion, një fasadë apo një mashtrim për njerëzit që nuk janë në gjendje të shkojnë tej fasadave dhe fjalëve. Sepse me atë akt Rama provoi që është për një opsion autoritarist të qeverisjes në Shqipëri. Por ç‘na ka bërë gjithë këto vjet të kundërshtojmë Berishën, qeverisjet dhe politikën e tij? Mos ndonjë fobi për pamjen, mos vallë fakti që është nga Veriu, nuk na pëlqen emri i tij, apo sytë e Berishës? Kjo kritikë s‘ka të bëjë aspak me Berishën si person por me Berishën si politikan dhe berishizmin si mënyrë e të bërit politikë. Berisha nuk na pëlqen si politikan autoritarit. Shkaku i kritikës këmbëngulëse dhe afatgjatë është pikërisht prirja e fiksuar e Berishës për të ngritur një sistem politik, ku nuk është shteti ai që kontrollon pushtetin, por pushteti që kontrollon shtetin dhe Berisha, me anë të kultit të tij, pushtetin. Te Berisha kemi refuzuar pikërisht atë investim autokratik, aksioner i të cilit u bë edhe Rama në prill të vitit 2008. Dhe atë që ia kemi refuzuar doktor Berishës, liria e kërcënuar qytetare, nuk ka asnjë arsye t‘ia pranojë piktorit Rama!
***
Akti i Ramës në bashkëpunim me Berishën është një supertradhti sepse përbën një investim aspak të domosdoshëm në themelet e sistemit politik jo në favor të lirisë dhe liberalizmit kushtetues. Amendimet e Kushtetutës ishin themeli dhe hapi i parë i asaj përpjekjeje të shfrenuar, të shurdhët dhe të verbër të Ramës, për të arritur një pushtet personal që do të do të sundonte shtetin. Kjo lakmi që e mbajti kokëfortësisht të majtën të çarë, u bë kryeshkaku që shpuri në humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Berishën nuk e mbajti në pushtet Meta (ai vetëm firmosi në një statuskuo pa rrugëdalje tjetër), por etja e pafund dhe berishiste e Ramës për pushtet vetmitar, pra dhe absolut. Ishte kjo etje e pashuar që e bëri atë të sulmojë egërsisht LSI-në me "reforma" dhe propagandë për t‘ia grabitur dhe dezertuar votat. Dhe Rama ia arriti thuajse t‘ia përgjysmojë suksesin elektoral LSI-së. Por jo aq sa të mund të krijonte i vetëm qeverinë. Shumë votues tej së majtës dhe së djathtës u trembën nga lideri populist, nga politikani që pretendonte të qëndronte musolinianisht "tej së majtës e së djathtës", u trembën nga kjo dallgë e re autokratike, nga ky version i ri i autoritarizmit që po ngrihej mbi shtet. Ndaj nuk e dhanë votën. Sulmi i PS-së mbi LSI-në, pra mbi kampin e majtë, nuk u kompensua sa duhet për PS me të tjera vota tej së majtës dhe së djathtës. Prandaj në fund fare u pa se Rama kish goditur me verbërisht dhe me tërbim me sëpatë, mbi degën e pemës ku po kacavirrej për të arritur pushtetin. Dhe Rama ra.
***
Por Rama nuk do të kish qenë aq agresiv kundër LSI-së sikur mbi një vit më parë, publiku të kish mbështetur kauzën e drejtë të pengimit të ndryshimeve të Kushtetutës në të cilën, Meta dhe LSI luajtën rol kryesor. Autoritarizmi i Ramës pa dyshim do të qe tkurrur nëse do të kish ndeshur protesta masive "tej së djathtës dhe të majtës" sikundër e lyp të jenë protestat për mbrojtjen e atyre raporteve dhe ekuilibrave mes pushteteve, që e bëjnë lirinë të qëndrueshme dhe jetëgjatë. Por shumica dërrmuese e shqiptarëve, që vazhdojnë të fokusohen te "pushteti" dhe lideri "shpëtimtar", u treguan indiferentë kur qe fjala për shtetin the për ligjin e tij të themelit, Kushtetutën. Prandaj e toleruan tradhtinë më të madhe, të arritur jo rastësisht me konsensusin më të madh, mes mjeshtërve të tradhtisë, politikanëve dhe në radhë të parë Berishës dhe Ramës. Elektorati i majtë braktisi kauzën e lirisë që kish mbrojtur në referendumin e vitit 1994 kur hodhi poshtë projektkushtetutën e Berishës dhe pranoi në heshtje ca amendime ramoberishiste që thelbësisht e deformonin frymën e Kushtetutës, duke e përafruar me atë që Berisha synoi në vitin 1994. Pas kësaj opsioni politik i ofruar nga Rama dhe i mbrojtur nga PS, nuk i përkiste më liberalizmit kushtetues. Oferta e Ramës u bë një ofertë autoritariste, si dhe ajo e Berishës. Më 28 qershor nuk u ndeshën si më parë oferta gjithnjë e më liberale e së majtës me ofertën berishiste, por dy autoritarizma. E majta kish bërë një hap vigan prapa drejt rikthimit në një identitet bolshevik autoritarist. Me Ramën në krye, PS dhe opozita i kthyen shpinën opsionit të lirisë. Në propagandën e "politikës së re", autoritarizmi mallkonte autoritarizmin, i riu të vjetrin.
***
Të gjitha këto na bëjnë ta shohim sot tradhtinë e Metës më shumë si një kompromis apo një realpolitikë, si një lëvizje e përcaktuar fatalisht në një lojë dame që bëhet gjithnjë e më detyruese ndaj lojtarit, sa më shumë i afrohet fundit? Sepse agresioni i Ramës, si uthulla e fortë që prish enën e vet, e kish gërryer aq fort rezultatin e krahut të majtë sa nuk arrinte (me gjithë përpjekjet e vonuara që u bënë pasditen e 28 qershorit për ta riparuar këtë gabim) të bënte qeverinë edhe duke bashkuar mandatet PS-LSI. Qeveria mund të bëhej vetëm me Berishën. Por nëse Rama dhe "politika e tij e re" do të kish qenë një opsion lirie përballë autoritarizmit të Berishës, bashkëqeverisja me Berishën do të qe vërtet një akt i lartë tradhtie ndaj lirisë. Por mjerisht nuk qe më kështu. Nuk është vetëm fakti që u përpoq ta varrosë LSI-në, që i vuri "thikën në grykë" dhe i la thuajse të vdisnin pandjeshmërisht grevistët e saj të urisë, që neglizhoi me përbuzje dhe krenari mendjelehtë (Meta po deshi të votojë për PS!) çdo ftesë bashkëpunimi të ardhur nga LSI deri në prag të 28 qershorit, por edhe fakti që Rama përfaqësonte tashmë një opsion autoritarist (për jo pak opinione edhe më të freskët, më të sofistikuar dhe më të egër se ai i Berishës) që duket e kanë lehtësuar vendimin e Metës për t‘u bashkuar me Berishën. Ndryshe nga pazari Berisha-Rama për ndryshimin e Kushtetutës, kompromisi i Metës me Berishën nuk e përmirëson, por as nuk e përkeqëson me tej statuskuonë tashmë të rrënuar të sistemit të lirisë në Shqipëri. Madje jep shanse për një farë lehtësimi të gjendjes. Në këtë kuptim kompromisi i Metës, edhe pse shfaqet si tradhti ndaj elektoratit të LSI-së, merr në rrethanat e krijuara, më mirë në konsideratë interesat e tij dhe të gjithë publikut. Sepse a ia vlen të shkosh në zgjedhje të reja, duke rrezikuar shuarjen e LSI-së për t‘i dhënë edhe një shans një autoritarizmi fringo dhe ende pa nam, përballë një autoritarizmi disi më të plakur dhe shumë të diskredituar? A ia vlen të rrezikosh jo vetëm interesat e tua, por edhe ato të publikut, duke i krijuar përsëri shans jo vetëm Ramës, por edhe Berishës, që të arrijnë në zgjedhje të tjera një rezultat edhe më të polarizuar që do mundësonte një qeverisje moniste ose blu ose rozë? Jo pak vetë kërkonin një fitore të së majtës (për të dërguar në shtëpi një lider prej dy dekadash si Berisha, duke i dhënë fund një precedenti anakronik për demokracinë), por jo që Rama të arrinte i vetëm në pushtet. Shpresohej jo pak se Rama nuk do të mund të fitonte i vetëm, por do të detyrohej të ndante pushtetin me Metën. Shpresohej se Meta do të ishte "garancia" kundër ekseseve të mundshme të Ramës në qeverisje, jo thjesht për virtyt, por me shpresën medisoniane që ambicia e njërit të korrektonte ambicien e tjetrit. Betonimi që iu bë Kryeministrit me amendimet e Kushtetutës, shpresohej të dobësohej nga ndarja e pushtetit me LSI-në. Por ky aliazh i PS-së me LSI-në në qeverisje nuk ndodhi kryesisht për faj të egoizmit të Ramës. Dhe po për këtë shkak, kjo skemë po realizohet me Berishën. Në këtë kuptim tradhtia e Metës është e detyruar nga tradhtia e Ramës, është si të thuash, një tradhti e tradhtisë. Në gjuhën e moderuar të një shoqërie të pa politizuar skajshëm, ajo do të quhej realpolitikë. Dhe mbetet të shihet nëse Meta do të luajë ndaj Berishës atë rol garantist (dhe ky do të qe lehtësimi që shpresohet) që mendohej se do të luante ndaj Ramës. Nëse do ta arrijë këtë, nëse do t‘i imponojë Berishës një qeverisje, një autoritarizëm (me Berishën dhe me këtë Kushtetutë autoritarizmi është i pashmangshëm tashmë) më të butë, nëse do ta detyrojë berishizmin të mbledhë disi kthetrat, Meta do t‘i bëjë një shërbim publikut dhe aspak një tradhti. Por ky është një mision që do të ketë përherë si kërcënim në shpinë lakminë e dëshpëruar të Ramës për pushtet. Shanset që Meta t‘i vërë disa kufij Berishës do të jenë më të larta, sa më të pakta do të janë shanset që Berisha të marrë mbështetje (të fshehtë ose të hapur) nga kampi i Ramës duke neutralizuar nevojën e tij për Metën pra, edhe presionin e Metës. Gjë që do të ishte një tjetër tradhti e Ramës në bashkëpunim të fshehtë me Berishën dhe jo vetëm ndaj Metës. Pra, Meta do të ketë kërcënim jo vetëm Ramën, por edhe aftësinë e jashtëzakonshme të Berishës për të luajtur tradhtisht mes tradhtive.

Gazeta Shqip

  • Postime: 28611
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 08-09-2009, 18:53:51
Kjo eshte hera e pare qe personalisht bie dakord me nje analize te Andrea Stefanit.
Kohet e fundit verej nje fare balancimi te pergjithshem te mediave te ndryshme shqiptare.
Ndoshta te kete te beje me faktin se publiku po "piqet" politikisht dhe i injoron mediat qe sherbejne si megafone te forcave politike?

Temat e fundit