×
Hyrja
Profili

Ndalimj i vajtimit dhe ngerdheshja kolektive

Ndalimj i vajtimit dhe ngerdheshja kolektive

· 2 · 323

  • Postime: 26688
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-12-2019, 20:29:06
 

Nga Ardian Çoba
 Ne zbatim te idese se Rilumturimit te Popullit dhe Kombit, Mbreti nxorri ligjin kunder vajtimit.  Askush nuk duhet te vajtonte. Ne asnje rrethane, ne asnje vend dhe per asnje shkas nuk duhej vajtuar. Denimet ishin te shume te rrepta, sipas llojit dhe sasise se vajtimit, denoheshe qe nga gjobat e majme,  puna e detyruar, me burg, me pushkatim deri te varja ne litar. Diku ne nje province te larget, e varen nje poet qe guxoi te vajtonte haptazi. Me sa kujtoj, vajtimin e nisi me fjalet “ Mos qaj nan e mjere”.

Me e habitshmja ishte se me kete ligj u pajtua edhe opozita ( demek kundershtare te Mbretit ), u pajtuan sindikatat, media, shoqeria civile ( vone mori emrin shoqeria jo-vajtuese).
  Njerezit u vune para dilemave cfilitse?! Po me bebet si i behet hallit? Ata qe kishin bebe filluan te blinin dopio dritare me xhame te trashe, dyer hekuri te renda, te veshura me jastek nga brenda. Ne spitale mjeket ishin instruktuar qe te semurve qe vajtonin, tu jepeshin droga te forta qe te harronin dhembjet dhe te mos vajtonin. Nje situate e tille ishte dhe ne shkolla, ne fabrika, ferma e kudo.
 
 Strukturat mbeshtetse te policise, Sektori Kunder Vajtimit u zgjeruan pa mase, fillonte qe nga agjentet e fshehte vulletare, ata te paguar, dhe deri me grada gjeneral. Nuk denoheshe vetem se ke vajtuar, por edhe nese nje i afert i joti ne gjak, mik ( lidhje mbleserore apo kumbarie ) apo thjesht shok, kishte vajtuar. Dhe jo vetem kaq, denoheshe edhe nese s’ke denoncuar dike qe kish vajtuar, dhe ti e ke pare apo degjuar. Situata ishte tmerruese!
  Kampet e punes se detyruar u shtuan gjithandej, burgjet u mbipopulluan, arka e Mbretit mbushej dita dites nga gjobat e majme.
  Keshtu vazhdoi per shume kohe, por jo me kot qendron shprehja “ Mbreti nxjerr ligje, populli gjen shtigje”. Dikushi ( nga opozita thuhet ) hodhi idene e hapjes se kurseve private kunder vajtimit. Idea ishte se si te mesojne njerzit, qe kur u vjen per te vajtuar te qeshin?! Keto kurse ( gjoja tinez ) u perhapen shume shpejt dhe gjithandej. Fshatare, punetore, pensioniste, studente, intelektuale e me the e te thashe paguanin “qimet e kokes” per te ndjekur keto kurse. Kurset u duk sikur paten sukses. Kampet filluan te zvogeloheshin, burgjet nuk ishin te mbipopulluara si me pare dhe arka e Mbretit nuk po mbushej si dikure. Kjo ishte vetem maja e ajsbergut, sepse jo te gjithe dolen te suksesshem nga keto kurse, megjthese kaluan klasen. Ata me te paktet, qe dinin te aktronin bukur e kthenin ndjesine e vajtimit ne buzeqeshje u bene politikane, por shumica dermuese qe nuk e benin dot kthimin e ndjenjes vajtuese ne buzeqeshje, ata ngerrdhesheshin, te tjeret qe nuk kaluan klasen ( dhe ata pakice) u sikterrosen ne dhera te huaj!
Ngerrdheshja u perhap ngado!
 Nje ngerrdheshje kolektive!?...

#1 ne: 19-12-2019, 21:40:47
Si tha Rama: "ju skeni pare gje akoma"!

Temat e fundit