Edhe njëherë, nuk ka rrugë tjetër për të rrëzuar një qeverisje përveç votës.
Dhuna jo vetëm është e papranueshme, por nuk është mjet i sigurtë. Sundimtari ka më shumë mjete, para e mercenarë.
Pastaj pse u dashka derdhur gjak për politikë?!
Për sa kohë që ende votohet duhet synuar vota.
Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të rrëzuar një qeveri e cila është aty sepse është votuar më shumë se çdo parti apo grupim tjetër.
Nga ana tjetër, qeveria u bë moniste me ligjin e zgjedhjeve dhe me pushtetin që i dha në tavolinë opozita e Lulzim Bashës.
Ti japësh votën paqsisht, ti japësh pushtet më shumë se vota me konsensus politik dhe ti kërkosh opozitës rrëzoje me dhunë nuk ka llogjikë.
Pastaj ç'është kjo hajde të vijmë në pushtet me dhunë?! Kurrë mos ardhshi më mirë!
Pushteti që vjen nga dhuna vetëm dhunon.
Kurrë skam për të qenë me këtë.
Vota!
Vota!
Vota!
Bëhuni të mençur e njihni popullin shqiptar po aq sa e njeh i degjeneruari Edi Rama.
Ja, kaq të bëni!
Dhe ndërkohë respekt përpjesmarrësit në protestë! Mos i fyeni protestuesit, as protestat!
Cilido që manifeston publikisht një pakënaqësi me qeverisjen meriton respekt.
Si 1, si 1 milionë qofshin.
Dhe në fund, nuk ju pëlqen protesta e tjetrit, bëj tënden më të mirë.
Bëje si ta duash, po bëje. Atëhere dhe vetëm atëhere ke të drejtë të shash tjetrin!
Ylli Manjani