O Hashim, pse re në "dashuri" për sllavët dhe jo për Shqiptari?! - Tema Aktuale

Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 O Hashim, pse re në "dashuri" për sllavët dhe jo për Shqiptari?!

 O Hashim, pse re në "dashuri" për sllavët dhe jo për Shqiptari?!

· 2 · 1040

  • Postime: 33
  • Karma: +0/-0

ne: 12-03-2009, 09:40:55
O Hashim, pse re në "dashuri" për sllavët dhe jo për Shqiptari?!Hajt bacë t'u rrit mendja... (Thënie Gjakove)

Shkruan: VERA DUSHI

Në shkrimin e fundit e prof.dr.Mehdi Hyseni mora vesh për deklaratën tepër të turpshme të Hashim Thaçit, që pohoi : " Jam i gatshëm për një duarshtrëngim me Boris Tadiqin (edhe pse Beogradi po kërkon pranga edhe qeli për mua), sepse Kosova dhe Serbia kanë të ardhme euroatlantike dhe nuk duhet të shikohen edhe më tutje si në periudhën e Luftës se Ftohtë.”

Konsideroj se e kam detyrën të reagoj ndaj këtij manifestimi "dashurie" të Hashim Thaçit ndaj Boris Tadiçit. Askush nuk ka të drejtë të kokëtojë si femrat të prishura, të rrugëve, me pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë.. Kush e bën këtë gjë, herë maskuar, por mbi të gjitha kur e bën këtë hapur dhe pa fijë turpi, meriton fjalët më të ashpra. Aq më shumë kur është prej atyre liderëve të ish ushtrive çlirimtare, që do të duheshin të ishin më të përkushtuarit, sepse e kanë betuar dikur se deri në vdekje do te luftojnë për ribashkimin e atdheut në një shtet të vetëm kombëtar dhe pikërisht këtë betim e kanë shkelur.
Do të duhej të gjithë të mësojnë prej armiqve se si po mbrohet kombi. Sllavo-grekët, të cilat e dinë fort mirë cilat troje po u përkasin shqiptarëve, të cilët e dinë fort mirë se nuk u përkasin shteteve të tyre pushtuese, nuk duan aspak të heqin dorë prej politikës së tyre antishqiptare. Po japim si shembull se si po trajtojnë ata problemet, duke nisur nga një dialog (i botuar në Balkanweb) midis ministrave të punëve të jashtme grek e sllavo-maqedonas - Bakojanisi dhe Milloshovski, i zhvilluar në Nju-Jork më 18 shtator 2008, në kontekstin e mosmarrëveshjeve të të dy shteteve për emrin e IRJM-së. Bakojanisi tha atëherë: "Ju, Sllavët, keni ardhur këndej në shek.e VII-t mbas Krishtit e nuk mund të keni lidhje me popullin antik maqedon e me Maqedoninë Antike, të cilët kanë ekzistuar gjatë kushedisa shekujve të para Krishtit". Milloshovski replikoi: "...dhe një gjë tjetër po ju them zonjë - më mirë është që të merremi vesht shpejt e shpejt, se ju e dijni fort mirë dhe ne e dijmë fort mirë se cilit komb i përket emri Maqedonië, prandaj është më mirë ta mbyllim këtë punë, ju mbanie atë pjesë që keni, kurse ne ta mbajmë këtë pjesë të Maqedonisë". Konkluzioni i Bakojanisit ndaj kësaj është shumë domëthenës: "për cilin komb e ke fjalën, për Shqiptarët ? Për ata mos u mërzitë fare, ata janë në gjumë e nuk dijnë as vetë se kurë do të zgjohen, se po u zgjuan ata, na mori dreqi edhe neve edhe juve !....prandaj duhet të merremi vesh sa më shpejt...". Ngushtësisht me tekstin, do të pohojmë se territori i Maqedonisë antike nuk ishte njësoj me territorin e IRJM-së të sotme. Por e kemi dhënë këtë trajtesë, për të kuptuar edhe një gjë: Pushtuesit e dinë shumë mirë natyrën e shqiptarëve, kanë frikë prej trimërinë e kombit shqiptar, sepse kur po mbledh gjithë potencialet çlirimtare, forca goditëse ndaj pushtuesve po i shkatërron, por pikërisht liderushët pa parime kombëtare po vihen në gjumë popullin. Dhe pushtimi zgjatet akoma..... Nëse elitat shqiptare do të vepronin me të njëjtën këmbëngulje, së paku në nivelin e tre luftërave të fundit çlirimtare, bishti kolonial sllavo-grek do të ishte pritur... e shqiptarët të lirë.
Më keq, në kohën kur Serbia nuk do të hyjë në BE, pa Kosovën e rikolonizuar (edhe pse do t'i konvenojë edhe këtë variantë) Hashim Thaçi po pajtohet me këtë deklaratë (dhe qëndrimi është dytë i këtij lloji, sepse në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe në një intervistë të dhënë në EuroNews më 17 shkurt 2009|) me projektet antishqiptare integruese evropiane që Kosovën me Serbinë e shohin bashkë në BE, kurse Shqipërinë, jo. Ai pajtohet me "Kosovën e pavarur" në varësi të EULEX-it dhe Beogradit, Kosovën "multietnike" e copëtuar, me komunat serbe të lidhura midis tyre dhe me Serbinë (Republika e re Srbska) dhe me të gjithë të "mirat" që përjashtojnë të drejtën e vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar.
Por me këto "dhurata prej qiellit" kurrë atdhetarët shqiptarë nuk do të pajtohen.
Zgjohuni shqiptarë sa më shpejt, t'i merrte dreqin pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë!
Rreshtohuni shqiptarë radhëve të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe strukturave të tij, duke përfshirë edhe të Armatës Kombëtare Shqiptare, sepse ky formacion politiko-ushtarak paraqet kundërvënien më të fortë ndaj pushtimit dhe kolonizimit sllavo-grek!

Përgatiti, Sabri Selmani

Prishtinë, 11 mars 2009

  • Postime: 39
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-03-2009, 12:28:48
E kam cituar edhe here tjeter ketu ne "Zeri YT". Pellazget, pra paraardhesit e ilireve e keshtu pra paraardhesit tane, kane qene per nje fqinjesi te mire. Cdo brez qe ka rrjedhur prej atehere e deri me sot e ka trasheguar ne gjak kete.

Shqiptaret kane rrespektuar me shume mikun sesa te vet. Kjo gje, ka qene ana pozitive e shqiptareve qe kurdohere eshte marrur si nje dobesi. Kur dyndjet helene vershuan ne ate pjese te ballkanit qe sot shtrihet Greqia - citon nje ish drejtor i muzeut arkeologjik te athines diku nga viti 1948 - 1950 (ka kohe qe e kam pas lexuar kete dhe gjithashtu dhe librin "Shqiptaret dhe Problemi Pellazgjik") - ata nuk i pushtuan qyteterimet qe gjeten, nuk i perzune banoret ne to por perballe bujarise se tyre ata u shkrine, bashkjetuan, derisa me vone keto gjurme humben apo mbeten te vaketa. Vete shkrimet klasike Greke, me te cilat krenohet Greqia, bejne fjale per kete.

Por e verteta eshte se ato vise humben dhe ata njerez u mbuluan nen petkun e Greqise. Perballe cdo debati mbi pellazgjine dhe viset e saj, sot serviren data te pas kolonizimeve, artifakte kur arti i huaj mbyti ate te pellazgeve, bijeve te Pelegut te Madh.

Mjaft me dashurine vetvrasese, mjaft me "duaje armikun me shume se mikun", mjaft mohimin e vetvetes per te nderuar fqinjet. Jemi kombi shqiptar dhe kur ta mohojme kete apo ta ndryshojme kete, atehere do te kemi kurorezuar punen e kolonizatoreve qe nisen qe me Helenet dhe perfunduan me Sllavet. Ate qe Serbia nuk e perfundoi deri me 1998, te mos ia dhurojme vet. Ndersa Thaçi i detyrohet pak atyre familjeve te Hasit ku shpesh qendroi gjate luftes.

Temat e fundit