O moj Shqypni, e mjera Shqypni! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 O moj Shqypni, e mjera Shqypni!

     O moj Shqypni, e mjera Shqypni!

    · 8 · 1066

    • Postime: 28647
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 15-05-2010, 17:21:41
     Edmond Arizaj

    Të ishte gjallë Vaso Pasha çfarë do të bënte? Do të firmoste, apo do të çonte lule tek grevistët? Ndoshta as
    njërën, as tjetrën. Por ndoshta edhe të dyja. E pastaj mund të ulej e të shkruante, me njërën dorë mbështetur në tëmtha, rënkimin e dytë për Shqypninë e tij.
    Nuk është e paktë ajo që tha komisioneri Fule, "ky është një fenomen i çuditshëm", duke iu referuar transportimit të grevistëve të urisë në spitale nga çadrat. Gjithçka edhe mund të durohej, por kur prapë na cilësojnë të çuditshëm, edhe pas 20 vjetësh. Njësoj si atëherë kur vareshim si majmunë litarëve të anijeve, apo kur ngjiteshim si mace nëpër ambasada, apo kur digjnim e shkatërronim vendin tonë. Tani po sëmurim njerëzit në mes të rrugës, e po i nisim urgjencave mes brohoritjeve e duartrokitjeve. Dhe e gjithë kjo për çfarë? A e mbani mend si ka nisur? Për bindjen e një njeriu. Kryetari tha: kam bindjen se zgjedhjet janë manipuluar… Dhe ja ku jemi sot, një fenomen i çuditshëm. E nuk po sëmuren vetëm ata 200 njerëz, por po stresohet një komb i tërë, popull opozitar, siç e quan kryetari pjesën e vet dhe ajo çka mbetet për të tjerët, që nuk hyjnë tek pjesa e kryetarit.
    Nuk ngjit, o kryetar
    Nuk ngjit, sepse nuk buron nga besimi i njerëzve, por nga bindja jote, që edhe mund të mos jetë bindje hiç. Nuk ngjit, sepse njerëzit janë të rraskapitur. Nuk ngjit, sepse po presin të plotësojnë një ëndërr shumë herë më të madhe se zhgjëndrrat e tua. Nuk ngjit, sepse po u revokon përplasjet e zjarrin. Nuk ngjit, sepse nuk të besojnë më. Nuk ngjit, sepse ua ndale thirrjen pas Gërdecit. Nuk ngjit, sepse tregove që nuk je Mesia. Nuk ngjit, sepse lirinë nuk ua ka marrë kush. Nuk ngjit, sepse votën, ashtu siç e vendose vetë, e numërove ti dhe Berisha. Nuk ngjit, sepse ua shkatërrove partinë. Nuk ngjit o kryetar, sepse nuk je as social, e as socialist. Nuk ngjit o kryetar, sepse atëherë kur kërkonin lider, ti kërkoje mbretëri. Nuk ngjit, sepse ishe ti që shkatërrove institucionin e Presidentit; sot ai mund të kërcënonte me dorëheqje e me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk do të gjendej zgjidhja menjëherë. Ndërsa ti i le në dorë veç lutjet dhe justifikimet. Nuk ngjit o kryetar, sepse u talle paq me grevën e mikut tënd të dashur, siç e quaje në atë kohë, ndërsa sot e kopjon keq atë. Nuk ngjit, sepse je i fajësuari kryesor për mosbashkimin e së majtës, duke zgjedhur të bësh stan me lepuj. Nuk ngjit o kryetar, sepse sot populli yt opozitar heziton të shtrihet rrugëve e të kërcejë pupthi si disa të zgjedhur të tutë. Nuk ngjit, ooooo kryetar, sepse ti po evokon vdekjen, ndërsa njerëzit duan jetën.
    Grevistët
    Nuk është e thjeshtë të mendosh se politika, pasi u kërkoi fuqitë fizike dhe intelektuale, u kërkon edhe jetën. Kryetari flet në emër të tyre. Kryetari premton rezistencë deri në fund (cili është fundi që ka në mendje?!) në emër të tyre. Kryetari shpërthen se kjo është luftë për jetë, a vdekje, në emër të tyre. Ata grevistë janë për t'u përshëndetur. Nga Besniku në spital, Eltari, Arbeni e të gjithë me radhë. Por jeta dhe shëndeti i tyre duhet të jetë sot e nesër preokupimi i parë për të gjithëve ne, popull opozitar i kryetarit qoftë, apo populli tjetër. Kryetari ka vërtetë një luftë për jetë a vdekje, por është për jetë a vdekje politike. E në këtë betejë nuk heziton të përfshijë të gjithë Tiranën e të gjithë Shqipërinë. Nuk heziton të kërcënojë me barrikada njerëzore e me himne marsejeze. Kjo nuk është beteja e grevistëve. Nuk është as beteja e Shqipërisë. Kjo është beteja e kryetarit që po korr atë që mbolli. E mira e gjithë vendit do të ishte që ai të korrë i vetëm. Çdo njëri nga ata grevistë do të ishte një kryesocialist shumë herë më i mirë se kryetari i sotëm.
    Protesta e djeshme
    Rrëzimi i Qeverisë u shty për një datë tjetër. Falënderoni kryetarin.

    G. Panorama

    • Postime: 227
    • Karma: +4/-7

    #1 ne: 15-05-2010, 22:52:16
    Tamam, mjere Shqiperia qe ka ngelur ne duar te ketyre politikanve qe vetem per vete e kane mendjen.

    • Postime: 7093
    • Karma: +35/-6
    • Gjinia: Femer

    #2 ne: 18-05-2010, 21:29:40
    Te ishte Vasa gjalle  kishte nxjerre koburen nga brezi  :P

    • Postime: 227
    • Karma: +4/-7

    #3 ne: 18-05-2010, 23:56:41
    E kishim te penes vason :D

    • Postime: 7093
    • Karma: +35/-6
    • Gjinia: Femer

    #4 ne: 19-05-2010, 22:43:17

    E kishim te penes vason :D


    Po pse ata te penes  nuk mbajne kobure  :D

    • Postime: 227
    • Karma: +4/-7

    #5 ne: 24-05-2010, 19:51:23

    Po pse ata te penes  nuk mbajne kobure  :D


    Ahahaha, jo jo, jane te ndara punet :D

    • Postime: 9
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #6 ne: 25-05-2010, 16:28:20
    :D :D

    • Postime: 25496
    • Karma: +0/-0

    #7 ne: 10-08-2022, 18:26:33
     

    O MOJ SHQYPNI
    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitë me krye n'hi?
    Ti ke pas kenë një zojë e randë,
    Burrat e dheut të thirrshin nanë.
    Ke pasë shumë t'mira e begati,
    Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
    Gja e vend shumë, ara e bashtina,
    Me armë të bardha, me pushkë ltina,
    Me burra trima, me gra të dlira;
    Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
    Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
    E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
    Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
    I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
    Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
    Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.


    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
    Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
    E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
    Si mal me borë, si fushë me lule
    Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
    E s'të ka mbetun as em'n as besë;
    Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
    Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
    Ca thone kam fè ca thonë kam din;
    Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
    Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
    Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
    Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare * do t'fitoni,
    Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t'huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
    Qani ju trima bashkë me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
    E s'i ka mbetun as bukë as mish,
    As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
    As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
    Por asht rrëxue e bamun trokë!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
    Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
    Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
    Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
    Ka mbet si nanë, * s'pat djalë kurrë!
    Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
    Kët farë trimneshe, * sot asht mekë?
    Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
    Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
    Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
    Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
    Para se t'hupet kështu Shqypnia,
    Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
    Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
    Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
    Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
    Kush mos na e preki, se desim t'tanë
    Të desim si burrat që vdiqnë motit
    Edhe mos marrohna përpara zotit.
    - Poezi nga Pashko Vasa

    Temat e fundit