Opozita, sot nis vala e protestave - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Opozita, sot nis vala e protestave

Opozita, sot nis vala e protestave

· 5 · 446

  • Postime: 691
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-12-2009, 10:42:19
    Opozita do te nise diten e sotme nje vale protestash per te kerkuar fillimisht shkarkimin e drejtorit te pergjithshem te TVSH-se dhe me pas per te rrezuar kryeministrin Berisha.



Lajmin e beri te ditur dje kryetari i G99, Erjon Veliaj, ne perfundim te mbledhjes se kryetarit te PS Edi Rama, me aleatet e majte dhe te djathte qe nuk perfaqesohen ne Parlament.

“Nga dita e neserme do te filloje nje proteste masive perpara TVSH-se, per te kerkuar shkarkimin e drejtorit. Me pas vala do te vazhdoje me nga nje proteste ne dite”, deklaroi Veliaj.

Kreu i G99 perdori tone te ashpra ndaj kryeministrit Berisha, te cilin e cilesoi nje te semure mendor, qe duhet te largohet sa me shpejt nga pushteti.

“Kemi nje kryeminister pervers. Ai nuk eshte i afte menderisht te qeverise vendin e vete. Drejtohemi nga nje kryeminister anormal, ndaj po marrim masa”, theksoi Veliaj, i cili lajmeroi se opozita po konsideron t'i kerkoje Gjykates Kushtetuese ngritjen e nje komisioni per vleresimin e aftesive mendore te kryeministrit.

Ndersa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ne fjalen e tij nenvizoi se hapja e kutive eshte nje domosdoshmeri, ashtu si dhe zgjedhjet e parakohshme.

“Hapja e kutive eshte nje domosdoshmeri dhe ne do kerkojme nje qeveri teknike qe te analizoje zgjedhjet dhe te organizoje zgjedhje te parakohshme”, pohoi Dule.

Ne te njejten linje u shpreh edhe avokat Spartak Ngjela, i cili theksoi se, Shqiperia duhet te clirohet nga tirania. Ndersa kryetari i PDK, Nard Ndoka pervec se konfirmoi protesten kerkoi nga prokuroria qe te hetoje vjedhjen e votave.

“Eshte e turpshme per nje kryeminister qe te merret me shpifje te uleta. Ne do te bejme proteste. Keto jane protesta qe nuk do te merren me kolltukun e zotit Berisha. Ne do t’i kerkojme prokurorise qe te hetoje mbi vjedhjen e votave”, deklaroi Ndoka. 


Burimi : Top Channel

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 04-12-2009, 10:45:14
Nuk e di se ca drejtimi do marri tani situata politike ne vend por qe e shof shume "te acaruar" i takon Berishes te zbusi gjakrat gje qe dyshoj shume qe ska per ta bere.

  • Postime: 691
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 04-12-2009, 10:54:57
Si cdo precedent i meparshem ne raste te tilla gjakrat i qeteson vetem "Elbasani Str" Ambasada Amerikane ku ambasadori Withers do jete ndermjetesi mes paleve dhe do kerkoje qe palet te ulen dhe ta zgjidhin kete ngerc politik.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 04-12-2009, 11:00:58
Deri tani ka nderhyre shefi i OSBE-se ka bere thirrje per pjekuri politike cuditem qe Withers asnje reagim.

  • Postime: 691
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 04-12-2009, 22:08:01
Deri tani ka nderhyre shefi i OSBE-se ka bere thirrje per pjekuri politike cuditem qe Withers asnje reagim.


Kushedi ca strategjie ndjek Amerika perher per vendet e botes se 3 ka plane qindravjecare jo sot per sot :)

Temat e fundit