Parlamenti i ri, do bëhet te Piramida - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Parlamenti i ri, do bëhet te Piramida

Parlamenti i ri, do bëhet te Piramida

· 7 · 983

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-09-2010, 14:33:58
Godina e parlamentit të ri, projekt ky që u promovua nga kryeministri Berisha në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë, ka mundësi që të bëhet tek Piramida.

Një ide të tillë e ka bërë publike kryeparlamentarja Jozefina Topalli, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryetaren e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, Baronesha Helene Hayman, e cila gjendet për një vizitë 3-ditore në Tiranë.



Sipas Topallit, projekti në fakt është ende në fazën e diskutimit të idesë së tij dhe ende nuk ka gjë konkrete, por gjithsesi, po merren në shqyrtim piketat se ku mund të jetë vendi për ndërtimin e parlamentit të ri dhe duket se gjasat më të shumta janë për godinën e Piramidës.

Sipas kryeparlamentares, këtë ide e kanë propozuar para saj disa deputetë dhe se ajo po shqyrtohet me interes nga ana e saj.

Tiranë, 20 shtator, NOA

#1 ne: 20-09-2010, 15:29:16
Kjo i kishte ngel mangut Faraonit Salë!... :-[ :P

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 23-07-2011, 12:33:30
Piramidën e ka shembur Edi Rama

REDI GJUZI
Kush deshiron te mbaje ne memorie piramiden duhet te shkoje te beje nje foto para saj ose ta filmoje me kameren e tij. Ajo ndertyese gjigante ne mes te kryeqytetit ka shume gjasa te shkaterrohet. Ne fakt, Piramida, e fundit nga simbolet e Tiranes se para viteve 1990, e ka marre vendimin per shembjen shume kohe me pare.
Ka me dhjetëra vendime që e kanë shembur copa-copa godinën. Dhe të gjitha këto ndërhyrje janë bërë në syrin e qytetarëve të këtij qyteti të ri. Piramida u vendos të shembej ditën që në vend të “Kinema Republikës” u ndërtua një pallat. U shemb më tej ditën që në vend të kinema “17 Nëntorit”, të ndërtuar në vitin 1926, u vendos të bëhej një pallat tjetër. Piramida u rrafshua ditën që lulishtja poshtë monumentit të “Skënderbeut”, aty ku të gjithë kemi foto me familjen apo gjyshërit, po modifikohet dhe po merr vulën e ishkreut të Bashkisë. Piramida u zhbë kur KRRT mori vendim për ndryshimin e përfundimtar  dhe tërësor të sheshit qendror të qytetit. Është rrafshuar kur në lagjet tona janë shndërruar me qindra ambiente të vulosura thellë në fëmijërinë dhe rininë tonë. Të gjitha këto vendim dhe shumë të tjera që të gjithë mund t’ia shtojmë kësaj liste, e kanë shembur pak nga pak edhe Piramidën. Ajo godinë, ishte simbol i memories së qytetit, po aq (ose ndoshta shumë më pak) sa të gjitha godinat e tjera që janë rrafshuar një e nga një në sytë tanë, pa reaguar. Ose duke reaguar në formën e një shënimi, që më shumë i shërben zhurmës së shpirtit, për ta pasur si ilaç qetësimi në kohë pleqërie. Sot Piramida është shembur, dhe për këtë kanë faj edhe të gjithë qytetarët e Tiranës. Këta të fundit, gjatë këtyre 10 viteve kanë pranuar që ky qytet të shndërrohet tërësisht nga çerdhet ku këta qytetarë kanë marrë formimin e parë, deri te fushat e futbollit e pikat e tjera të referimit ku janë lënë takimet e rinisë a pleqërisë. Të gjitha këto fakte e bëjnë naive ngritjen e intelektualëve dhe grumbullimin mediatik të disa qindra qytetarëve përpara godinës së madhe. Tiranës këto 10 vite i është zhbërë memoria. I janë shembur pikat e referimit dhe  i janë zëvendësuar me pika betoni të larta. Protesta për mos shembjen e Piramidës duket të ishte organizuar vite më parë, përballë Bashkisë së Tiranës apo KRRTRSH, kur merrej vendimi për shembjen e të parës pikë historike të qytetit.
Duhet të organizohej poshtë zyrës së kreut të Bashkisë ditën kur firmosej ndërtimi i kullave gjigande në lulishtet pranë qendrës së qytetit. Sot është tepër vonë për të mbrojtur Piramidën. Këtij qyteti nuk i duhet më e kaluara dhe Piramida nuk ka aspak pamjen e një simboli që përfaqëson të kaluarën. Është qartësisht politike mbrojtja e të vetmes godinë, që është krijuar tërësisht për të përjetësuar simbolin e Enverit. Sot, Tiranën e vjetër nuk mund ta përfaqësojë “Piramida e Enverit”. Kush mundohet ta quajë “Piramidën e Tiranës”, e ka gabim. Në këtë qytetet asaj godine gjigande i është thirrur gjithmonë Piramida e “Enverit” ose e “Dullës”, për ata që kanë më shumë se 20 vite që jetojnë këtu. “Piramida e Tiranës” është një tjetër objekt që po ndërtohet në sheshin kryesor me firmën e kreut të vjetër të Bashkisë. Dhe të jeni të sigurt që tiranasit që kanë lejuar që ky qytetet të ndryshojë rrënjësisht, nuk duan që të vetmen pikë simboli të kenë  “Piramidën e Enverit”. “E vetmja gjë për të cilën ka nevojë e keqja që të triumfojë, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë”. Në rast se gjatë këtyre 10 viteve njerëzit e mirë do të kishin ngritur zërin e tyre, Tirana do të kishte sërish historinë e saj arkitekturore si qytet dhe sot asnjë kryeministri apo kryeparlamentari nuk do t’i shkonte në mendje të shembte jo Piramidën gjigande, por asnjë shtëpi të vjetër nga ato që digjen rëndom te Pazarii Ri. Por ky qytet ka heshtur aq gjatë gjatëshndërrimit të memories së tij, sa që tani  duket keq po të reagojë. Aq më tepër për ish-shtëpinë e së keqes.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 30-07-2011, 07:56:02
perfundimisht Kryebashkiaku i ri eshte majoneta ne duart e Berishes! Ne fushate tha tjeter ....dje ne bbc tjeter. Zeri i asnje qytetari nuk ka shance te degjohet...as sot as kurre!

  • Postime: 287
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 30-07-2011, 09:07:03
Xhozi e ka hudh firmen do ja vendosi emrin parlamentit " KTU BEJ LIGJIN UNE DHE PIKE" dhe Saliu qe sic duket kohet e fundit flet vetem percart dhe i bashkohet zonjes ne fjale.

Per te vjedhur sa me shume justifikohen me prishjen e parlamentit dhe pasojat i vuan populli i shkrete.Nese Lulzim Basha nuk do mbaje premtimin e bere per mosprishjen e piramides,4 vite ikin shume shpejt.

Po parlamenti ekzistues sa u rikonstruktua dhe u harxhuan miliona $.Eshte populli shume i trashe se s'ka mundesi te jene verbuar te gjithe.
Populli nuk duhet te ndikohet nga fjalet e palo politikaneve qe dalin dhe hedhin dy-tre fjale para ekranit sepse ne te vertete ata s'kane menduar per te ardhmen e popullit por per nje karrige ku mbulohet me $.
Per mendimin tim Sali Berisha duhet te dali ne pension sepse kalin e leviz tjeter kush.Ishalla po ha noi bar helmues kali Saliut qe te ngordhi se ai s'ka gjasa te iki menyre tjeter.

O popull punoni sa me shume se duhen miliona $ per te prishur piramiden dhe ndertuar parlamentin dhe kjo eshte vetem per te plotesuar EGO-n e Xhozit e cila ka vendosur te hy ne librin Guines.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 28-11-2011, 11:01:48
Parlamenti i ri në ngërç, projekti fitues kërkon 11 mln euro
SHKRUAN: Fejzi Braushi  27-11-2011 10:47
Rrezikohet projekti i shpallur fitues i kompleksit të ri parlamentar, pasi studioja vjeneze që fitoi vendin e parë i ka dërguar një faturë të kripur prej 11 milionë eurosh Kuvendit të Shqipërisë. Merren në shqyrtim ofertat e projekteve që zunë vendin e dytë dhe të tretë

Një vit nga 100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, i përcaktuar si afati fundor i përurimit të godinës së re të parlamentit, Kuvendi jo vetëm që s’ka nisur punimet në terren, por tashmë rrezikon që të humbasë edhe projektin fitues të studios vjeneze. Nuk përjashtohet mundësia që kompleksi i shumëpërfolur i Kuvendit të ri të mos ndërtohet tashmë sipas projektit fitues të studios austriake “COOPHIMELB (L) AU”, por sipas projektit të dytë apo të tretë, respektivisht atij të studios italiane apo asaj pariziene. Një fakt i tillë konfirmohet nga burime të Kuvendit, të cilat kanë bërë të ditur se ky institucion është duke menduar një tërheqje të mundshme nga projekti austriak, për të mbështetur një nga dy projektet e tjera që u renditën nga juria ndërkombëtare në tri vendet e para. Shkak për këtë “divorc” mes Kuvendit dhe studios austriake “Coophimelb” mësohet se po bëhet pikërisht përqindja shumë e lartë që kjo studio ka kërkuar për realizimin e projektit të zbatimit të maketit që ajo vetë paraqiti në konkurs. Bëhet fjalë për një kërkesë prej 11 për qind të të gjithë vlerës së ndërtimit të projektit fitues, çka me përafërsi shkon në një shumë prej 11 milionë eurosh.

Mosmarrëveshjet

Situata e pafavorshme financiare dhe ngurrimi i Ministrisë së Financave për t’i dhënë Kuvendit shumën e kërkuar për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, ka detyruar këtë të fundit që të jetë tepër i matur në shpenzimet për këtë qëllim. Ndaj, në pamundësi për të siguruar shumën prej 11 milionë dollarësh të kërkuar për fazën e projektit të zbatimit, Kuvendi ka vendosur që të mos e konsiderojë si të përfunduar çështjen e projektit fitues. Për të përcaktuar studion dhe projektin që do të zbatohet për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, pritet të merren në shqyrtim kërkesat financiare që kanë secila prej tri studiove të renditura të parat, për të kthyer projekt-idenë e paraqitur në projekt-zbatim. Çdo gjë është vënë në diskutim si pasojë e kërkesës tepër të lartë prej 11 për qind të vlerës totale të ndërtimit të projektit, që studioja austriake “COOPHIMELB (L) AU” ka kërkuar për ta kthyer projekt-idenë e saj në projekt-zbatim. Duke pasur parasysh që vlera e përllogaritur e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar, sipas projekt-idesë së studios vjeneze shkon mbi 100 milionë euro, atëherë shuma që kjo studio kërkon për të bërë projekt-zbatimin i kalon shifrat e 11 milionë eurove. Për këtë arsye, mësohet se Kuvendi po sheh me interes edhe ofertat e sjella nga dy studiot e tjera, të renditura nga konkursi në vendin e dytë dhe të tretë. Pra bëhet fjalë për studion italiane që në konkurs u paraqit me projektin e koduar “Knit T” dhe studion pariziene, me projektin e koduar me numër “10345 N”. Studioja italiane mësohet se ka paraqitur një ofertë më të arsyeshme për buxhetin e Kuvendit, ndërsa ajo pariziene i afrohet ofertës së kripur, të paraqitur nga austriakët.

Rregullorja

Në bazë të rregullores së ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar, të miratuar nga Kuvendi, studioja e projektit fitues fillon tratativat për lidhjen e kontratës me investitorin, Kuvendin e Shqipërisë, për hartimin e projektit në të gjitha fazat e tij, si dhe paraqitjen në instancat përkatëse për miratimin, si dhe supervizionin e punimeve të ndërtimit të objektit. Në rast se, për arsye të ndryshme palët nuk bien dakord për lidhjen e kontratës, investitorit i lind e drejta të përcaktojë një nga studiot e tjera konkurruese, me të cilën do të lidhet kontrata për zhvillimin e projektit. Pikërisht këtë të drejtë duket se po shfrytëzon Kuvendi, i cili nuk ka vendosur ende për dilemën nëse duhet të lidhë kontratën me studion vjeneze, apo me një nga dy studiot e tjera.

Kompleksi parlamentar, si u

shpall fituese firma vjeneze

Një vit më parë, Kuvendi hapi konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, duke u çuar ftesa për pjesëmarrje më shumë se 20 studiove më të njohura arkitekturore botërore. Pas disa javësh, interes për këtë konkurs shfaqën rreth 12 prej tyre, të cilat pasi u njohën me kërkesën hartuan dhe projekt-idetë përkatëse. Ndërkohë për vlerësimin e tyre u krijua një juri ndërkombëtare e përbërë Johannes Ibelings, kryetar, autoritet në fushën e kritikës së arkitekturës, historian arti dhe botues i shumë veprave, Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufi, Florian Nepravishta. Moketet e paraqitura nga studiot u ekspozuan nga Kuvendi edhe për publikun, i cili kishte një rol jo të pakët në vlerësimin përfundimtar të secilit prej tyre. Pas dhjetë ditësh ekspozim juria ndërkombëtare shpalli në mesin e marsit të shkuar projektin fitues për kompleksin e ri parlamentar që do të ndërtohet në vend të Piramidës. Studioja austriake “Coophimelb” mori maksimumin e votave nga 12 projektet e pranishme, duke u vlerësuar si projekti më i mirë si nga juria, ashtu dhe nga publiku që votoi në formë elektronike nga faqja e Kuvendit. Ky projekt u vlerësua maksimalisht nga kryetari i jurisë, arkitekti holandez, Johannes Ibelings, i cili duke folur për konkursin në atë kohë, do të shprehej se “është bërë një diskutim i hollësishëm mbi cilësinë arkitekturore dhe urbanistike, duke përfshirë të gjitha aspektet, nga qëndrueshmëria, te kostot e projektuara, se cili do të ishte përfaqësimi i duhur i demokracisë shqiptare në qendër të kryeqytetit, duke i shtuar vlera cilësisë së qytetit që të jetë i hapur për publikun dhe që të mund të funksionojë si simbol”. Ndërsa vetë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, teksa do falenderonte jurinë për punën e bërë, do të shprehej se “jam shumë e kënaqur, sepse me këtë projekt që ju keni zgjedhur, kemi bërë të mundur që shqiptarët të kenë shtëpinë e tyre dhe do të jetë një shtëpi dinjitoze. Tirana do të ketë një monument dhe një vepër arti, e cila do të lërë shenjë në kujtesën e çdo vizitori që do të kalojë në Shqipëri”. Juria ndërkombëtare shpalli në vend të dytë projektin italian, të koduar “Knit”, ndërsa çmimi për vendin e tretë iu dorëzua projektit francez të koduar “10345 N”. /mapo.al

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 28-11-2011, 11:04:23
Buxheti 2012, qeveria vetëm 5 mln USD për parlamentin e ri
Ngurrimi i Kuvendit për të lidhur kontratën me studion austriake “COOPHIMELB (L) AU” për realizimin e projektit të zbatimit, duket se ka lidhje me shumën e parave që i ka vënë në dispozicion Ministria e Financave për vitin 2012. Në kohën që studioja vjeneze ka kërkuar 11 milionë euro, Kuvendi ka në dispozicion për këtë gjë vetëm 5 milionë dollarë. Kaq mundi t’i shkëpusë Ministrisë së Financave për buxhetin e ardhshëm, megjithëse kërkesat ishin shumë të larta, për afro 40 milionë dollarë. Kështu, në një projekt të detajuar për kërkesat që kishte Kuvendi dhe që ia drejtoi Ministrisë së Financave, kërkonte 4 miliardë lekë të reja. Shumë kjo që detajohej në dy zëra: në Projekt-parlamentin e ri (projekti i zbatimit) dhe në ndërtimin e parlamentit të ri. Për zërin e parë, pra për zbatimin e projektit teknik, Kuvendi në projektbuxhet kërkon nga Ministria e Financave 1.2 miliardë lekë të reja, ndërsa për zërin e dytë, atë të ndërtimit të parlamentit, kërkon 2.8 miliardë lekë të reja. Në total, 4 miliardë lekë. Në këtë mënyrë, për vitin e ardhshëm drejtuesit e këtij institucioni parashikonin që të nisnin nga zbatimi në praktikë i projektit, pra duke filluar së pari me prishjen e Piramidës, krijimin në vend të saj të sheshit të ndërtimit dhe më pas në varësi të fondeve që ka në dispozicion edhe të fillimit të ndërtimit të godinës. Duhet theksuar se shuma e kërkuar për kompleksin e ri parlamentar përbënte 4/5-at e gjithë buxhetit të kërkuar në total nga ky institucion për vitin e ardhshëm. Por duket se kërkesa e Kuvendit për 40 milionë dollarë në këtë periudhë krize financiare është konsideruar një luks nga Ministria e Financave, e cila pas negociatash arriti t’i japë vetëm rreth 5 milionë dollarë, plus buxhetit tjetër të përvitshëm për funksionimin e institucionit të Kuvendit.

70 000 euro ishte çmimi që dha Kuvendi për projektin e klasifikuar në vendin e parë

35 000 euro ishte çmimi që dha Kuvendi për projektin e klasifikuar në vendin e dytë

20 000 euro ishte çmimi për vendin e tretë, ndërkohë që të gjitha studiot e tjera u rimbursuan për shpenzimet që kryen. /mapo.al

Temat e fundit