Partia apo rrugët dhe energjia? - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Partia apo rrugët dhe energjia?

Partia apo rrugët dhe energjia?

· 7 · 1275

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-06-2008, 16:11:37
Në kohën e qeverisjeve majtiste, ashtu si në kohën e monizmit, “betejat dhe fitorjet” e arritura i detikoheshin partisë. Fjalët dhe urimet për “yllin e karvanit” ishin të pakursyera dhe tepër entuziaste. Duartrokitjet e militantëve besnik po ashtu. Gjithaçka si në përralla… Asgjë s’po ekzagjerojë në këtë rast, veçse po rikujtojë jo me shumë dëshirë se ngjajshmëria e shprehjeve të përdorura nga etërit dhe bijtë e komunizmit shqiptarë është si dy “binjakë që historia i lindi”. Ndryshimi qëndron në sinonimin e fjalëve të përdoruara, ku Enveri dhe Ramizi e quanin partinë “prijëse dhe heroike”, kurse Fatosi e Iliri “ socialiste e progresite”; sa herë që kërkohej të evidentiohej publikisht faktori ndikues e përcaktues për zhvillimin apo progresin ekonomiko-shoqëror; paçka se në të dy rastet bëhej vetëm demagogji. Dhe kur kësaj demagogjie, për rethana të ndryshme i dilte boja, atëherë enversitët u hynin llogarive “progresiste”, duke i krahasur treguesit e arritur me ’38-ën, kurse fatosistët krahasimet i bënin me ’97-n. Madje ’97-a, në shumë raste ishte “asi” i tyre shpëtimtarë. Por zhvillimi dhe progresi real kanë standartet e tyre kombëtare dhe ndërkombëtare për t’u matur e vlerësuar, dhe këtu përmbysje “varka” e tyre progresiste. Siç dihet, Shqipëria “fanarndriçese” e monizmit ishte vendi më i pazhvilluar i botës në fillim të viteve ’90, kurse qeverisja “socialiste e progresiste”, për 8 vjet rresht, “vendin e rritjes më të lartë ekonomike, krahasur me vendet e tjera ish komuniste të Lindjes” të viteve ’92-’96, e katandisi në vendin më të korruptuar dhe më të pazhvilluar të kontinentit ku ne kërkojmë të integrohemi prej 18 vitesh.
Një tablo krejt tjetër ofron periudha e 2-3 viteve të fundit, pas riardhjes në pushtet të forcave të djathta, që mendjen e kanë tek puna e drejtësia dhe jo tek qyli e demagogjia. Argumenta të qeverisjes së tyre janë veprat ekonomiko-sociale anë e mbanë Shqipërisë dhe jo “veprat e Partisë e të shokut Enver” në ish-bibliotekat e vegjëlisë. Besojë se kjo është vënë re prej kujtdo që ka ndjekur këto ditë turin e kryeministrit Berisha nëpër Shqipëri, duke përuruar vepra të ndryshme publike, ku, jo vetëm për vlerën e lartë po edhe për rolin përcaktues në zhvillimin e përgjithshëm ekonomiko-shoqëror të vendit tonë, bien në sy investimet në rrugë dhe energjitikë. Në këto dy fronte janë tërhequr jo vetëm fonde të konsiderueshme financaire por edhe kontribute moderne të teknikës dhe teknologjisë botërore. Është fjala për kompanitë të cilat kanë shprehur interes apo janë duke punuar konkretisht në ndërtimin e këtyre veprave madhore e shpëtimtare për të ardhmen integruese të Shqipërisë. Rasti më i fundit në këtë drejtim është shprehja e interesit prej Grupit "ENEL", i cili i prezantoi para dy ditësh kryeministrit Berisha projektin për ngritjen e një TEC-i me kapacitet nga 600-1400 megavat në zonën e Porto-Romanos. Përfaqësuesit e "ENEL"-it shprehën gjithashtu interes edhe për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së KESH-it dhe ofruan bashkëpunimin afatgjatë të kësaj kompanie në realizimin e projektit për ndërtimin e centralit bërthamor. Kompania në fjalë ka qenë edhe herë të tjera gjatë periudhës së qeverisë “Berisha” në Shqipëri, ku ka bërë oferta po kaq të rëndësishme për investime në fushën e energjitikës. Duke qendruar tek këto lloj investimnesh, jo shumë kohë më parë, duke bërë ekspozenë e vizitës së tij në Egjipt, kryeministri Berisha përmendi, mbështetjen e fuqishme të vendit tonë për gazsjellësin Trans-Adriatik, një projekt ky që përshkon edhe Shqipërinë, duke i krijuar asaj akses shumë të madh në përdorimin e gazit si lëndë energjitike. Ideja është që, në kuotën e gazit që ky vend fut në tregun madhor të Europës, të parashikohet edhe ndihma direkte për gazsjellësin në fjalë, që kalon nëpër vendin tonë. Një premtim të tillë kryeministri shqiptar e kishte marrë edhe nga qeveria e Azerbaxhanit. Apel dhe prezantim të klimës së mirë të biznesit për nxitjen e interesit në fushën e investimeve energjitike, Berisha u ka bërë këto kohë edhe qeverive e investitorëve gjermanë, anglezë, italianë, austriakë, zviceranë, etj. Ndërkohë mjaft projekte investimesh të tilla, nga firma të këtij kalibri janë në fazën e konkretizimit apo kanë filluar të zbatohen si; HEC-i i Kalivaçit, TEC-i i Vlorës, Fierit, Porto Romanos, HEC-et mbi lumenjtë Drin, Vjosë, Devoll e Osum dhe koncesionet e mjaft HEC-eve të vegjël. Me të njëjtin përkushtim po punohet edhe shtimin e kapaciteteve importuese, nëpërmjet investimeve për ndërtimin e linjës 400 kilovolt Elbasan-Podgoricë dhe shtrirjen e kabllit nënujor për importin energjisë nga Italia. Po kështu nuk janë lënë jashtë vëmendjes edhe projektet e investimeve energjitike për prodhimin e energjisë nga burimet alternative, sikundër është ndërtimi i mullinjve të erës, investimet private për kursimin nëpërmjet zvendësimit alternativ të energjisë elektrike, etj.
Pa u ndalur më gjatë rreth përshkrimit të projekteve energjitike të lançuara në këto dy-tre vite të qeverisë “Berisha”, të cilat janë të shumta, e rëndësishme është të theksojmë vëmendjen e veçantë që i kushtohet nxjerrjes nga kriza të këtij sektori të rëndësishëm ekonomik. Pa infrastrukturë energjitike nuk ka zhvillim e integrim ekonomik, përkundrazi ka rrënim të ekonomisë së vendit. Ekspertë të ndryshëm të fushës së ekonomisë dhe financave kanë llogaritur se duke filluar nga ’97-a e në vazhdim, mungesa e energjisë elektrike i ka shkaktuar çdo vit biznesit nga 350-400 milionë dollarë humbje. Llogaritni se ç’përfitim do të kishte ekonomia dhe shoqëria në tërësi, nëse kjo vlerë humbjesh do të ishte fitim dhe do të destinohej për investime publike apo private. E shprehur me fjalë të tjera, vlera e kësaj humbje mund të konsiderohet një “gjysëm korrupsion”, nëse shifrën në fjalë e ballafaqojmë me “taksën e korrupsionit” në vitet ’07-’05, të llogaritur nga Banka Botërore për Shqipërinë. Ndërkohë, nuk e tepërojmë ta quajmë “korrupsion të plotë”, duke e ballafaquar këtë situatë me interesat private të disa ish qeveritarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të lidhura me kompanitë e tregtimit të paisjeve dhe lëndëve energjitike. Për 8 vjetë në pushtet, të majtët nuk ndërmorrën asnjë investim minimal në energjitikë, bile edhe HEC-in e Kalivaçit, një projekt të trashëguar nga qeveria “Meksi” e bënë objekt pazaresh të flliqura korruptive me firmën italiane të plehrave apo objekt pazaresh politike me qarqe të caktuara të politikës helene për moszhvillimin e Jugut të vendit dhe të të gjithë Shqipërisë. E njëjta politikë dhe strategji u ndoq prej qeverisjeve majtiste edhe për investimet në infrastrukturën rrugore. Ja një fakt skandaloz sa për ilustrim: Dikur, në atë periudhë, ish ambasadori grek në Uashington, Aleksandër Filon, i qe drejtuar pak a shumë kështu ish-ambasadorit tonë në Turqi, Skënder Shkupit: “Juve nuk ka ç’u duhet autostrada. Ja, ato rrugë që keni zgjerojini pak, shmangi ca kthesa të tepërta, hapni ndonjë tunel dhe kaq mjafton”(!?) Dhe vasalët e Tiranës i zbatuan pikë për pikë këshillat “dashamirëse” të diplomacisë greke. Shikoni “autostradën” Durrës-Lushnjë, atë Rrogozhinë-Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Lezhë-Shodër, etj., të ndërtuara në periudhën ’97-’05, të cilat i shërbejnë shumë pak jo vetëm gjithë vendit, por edhe zhvillimit të territoreve urbane të përfshira në prefekturën e Kukësit, Peshkopisë, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, etj. Bile një mangësi e tillë është bërë shkak i amullisë migratore drejt kryeqytetit shqiptar dhe qëndrave kryesore urbane, duke brakstisur e lënë pa shfrytëzuar prona e pasuri të rëndësishme në zona të tjera të vendit tonë. Ndaj për të ndryshuar këtë realitet mjeran, kabineti “Berisha” i dha hapësirat e duhura në programin e vet përmirësimit të infrastrukturës rrugore, jo vetëm në akset kryesore, por edhe në zonat rurale, për të asfaltuar rreth 6 mijë kilometra rrugë dytësore. Gjatë muajit qershor fillon faza e parë e këtyre investimeve me një fond prej 410 milionë euro. Ndërtimi deri në fund të vitit ’09 i një sërë korridoresh e segmentesh të rëndësishme rrugore si; rruga Durrës-Prishtinë, Shkodër-Hani i Hotit, Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Korçë-Qafë Thanë, segmente të caktuara të Boshtit të Jugut, “Rruga e Arbërit”, etj., kanë për t’i dhënë një impuls të ri të gjithë zhvillimit tonë ekonomiko-shoqëror. Të total gjatësia e rrugëve kombëtare dhe ato rurale që pritet të përfundojnë në mandatin e parë qeverisës të demokratëve mund të arrijë në rreth 12 mijë kilometra.
Fakte të tilla tregojnë se, janë rrugët dhe energjia e jo partia ato që përbëjnë bazën e zhvillimit dhe integrimit të ardhshëm ekonomiko-shoqëror të vendit tonë. Momentalisht për këto dy aspekte investimesh, qeveria “Berisha” po lobon me të njëjtin intesitet e përgjegjësi si për çështjen madhore të integrimit. Domethënë u ka dhënë statusin e çështjeve të rëndësishme kombëtare. Dhe kjo s”është pak. Nënshkrimi dhe ratifikimi dorë-dorës i MSA-së nuk mund të prodhojnë entusiazmin e duhur në një vend me mungesa të theksuara të energjisë elektrike dhe me gati 80% të rrugëve të shkatërruara. Përmirësimi dhe standartizimi gradual i situatës në këtë drejtim përbëjnë një mbështetje të fuqishme për zhvillimin në tërësi të ekonomisë dhe biznesit vendas. Energjetika dhe infrastruktura kanë rolin e organeve jetësore për zhvillimin ekonomiko-shoqëror, funksionimi i mirë ose i keq i të cilave reflektohet në të mënyrë respektive tek progresi apo regresi i përgjithshëm i vendit. Ndaj për vëmendjen e kushtuar dhe prioritetin që kabineti “Berisha” u ka dhënë këtyre dy çështjeve meriton të quhet “qeveri e energjitikës dhe infratrukturës” shqiptare. Të hysh histori me këtë status, do të thotë të mbahesh mend brez pas brezi dhe të nderohesh përjetë.

Nga Feti Zeneli

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 04-06-2008, 16:20:49
Dhe kush flet per demagogji.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 04-06-2008, 17:16:17
Sirio shiko ndryshimin e Shqiperise Komuniste dhe Shqiperise Demokratike.

Tirana 1989



Tirana 2008



Vlora 1989



Vlora 2006



Shkodra 1989



Shkodra 2007



Berati 1989



Gjirokastra 1989



Kruaja 1989



  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#3 ne: 04-06-2008, 23:14:54
Merita i takon Ustait...

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 05-06-2008, 00:56:44
I solli koha keto perparime.

Demokraci ishte dhe me 94-en, por dallimi me 2008-en sigurisht qe eshte i madh, gjithmone, duke u bazuar ne qellimin e fotografive te Bernit.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 05-06-2008, 09:56:40
berni, nuk e kuptoj pse duhet te me tregosh krahasimin me Shqiperine komuniste. ???!!!

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#6 ne: 01-08-2008, 12:52:57
Rama i jep dhëndrit të Berishës leje të paligjshme për shesh ndërtimi kompleksin sportiv "Partizani"       

Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mire
Thursday, 31 July 2008 
Nga Përparim HALILI - Më në fund mafia ekonomike shqiptare Rama-Berisha është duke konfirmuar se pazaret e politikës i kthen në pazare ekonomike, ku lejet e ndërtimit grabitjet e pronave apo edhe biznese të tjera shumë herë më të rëndësishme janë kthyer në pronësi të kësaj mafie të paparë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Edi Rama është duke konfirmuar nga dita në ditë para shqiptarëve se nuk po bën politikë për interesat kombëtare por po bën politikë për një grupim klientelist mafioz. Ai së bashku me Sali Berishën në mënyrën më skandaloze po kthejnë legjislacionin shqiptar në një han ku hyhet e dilet sipas interesave të tyre.Kështu ligji i miratuar para disa ditësh në parlamentin shqiptar për zhdukjen e ambienteve sportive për interesa të ndërtuesve qeveritarë, duket se ka qenë përmbyllja e lejes së ndërtimit që Edi Rama i ka dhënë familjes së kryeministrit shqiptar. Në mënyrën më të paturpshme Sali Berisha nxitoi të ndryshojë këtë ligj për të krijuar mundësinë për Edi Ramën që të pajisë me leje ndërtimi dhëndrin e tij. Gazeta "SOT" ka denoncuar në vazhdimësi, veprimet mafioze e të kundërligjshme të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama me sheshet dhe lejet e ndërtimit në kryeqytet. Së bashku me klanin familjar të kryeministrit Sali Berisha, fill pas pazarit të bërë mes të dyve për heshtje ndaj korrupsionit dhe krimeve ekonomike të njeri-tjetrit, kryebashkiaku kryesocialist Edi Rama, ka regjistruar në "biografinë" e tij korruptive një skandal tjetër të rëndë në zhvatjen e trojeve dhe kthimin e tyre në sheshe për ndërtim pallatesh. Afro 7 muaj më parë, në datën 29 dhjetor 2007, Edi Rama ka kthyer miratuar si shesh ndërtimi kompleksin publik "Partizani", si godinë banimi dhe shërbimesh me 5, 7 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë. Ky veprim me gjuhën e ligjit quhet abuzim, shkatërrim dhe grabitje e pronës publike, ndërsa me gjuhën e klanit Rama-Berisha, quhet përfitim dhe pasurim. Dhe nuk është rastësi, që ky vendim i cili mban siglën e Këshillit të Rregullim-Territorit (KRRT) të Tiranës, rezulton se është marrë në datën 29 dhjetor 2007, ditë që në kalendar rezulton e shtunë, ditë kur administrata publike e ka pushim me ligj dhe po sipas ligjit, në ditë pushimesh nuk njihet si i vlefshëm ligjërisht asnjë veprim zyrtar, përveçse në raste emergjencash civile, që kanë lidhje me ndihmën ndaj popullatës. Mirëpo në rastin konkret, Edi Rama e ka mbledhur KRRT ditën e shtunë dhe madje me urgjencë, dy ditë kalendarike dhe një ditë zyrtare përpara mbylljes së vitit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe po kështu, ka marrë vendimin në fjalë, po në kundërshtim të plotë me ligjin, për të kthyer kompleksin sportiv "Partizani" në shesh ndërtimi për ndërtim pallati e pallatesh, ku pronar i këtij ndërtimi rezulton se është edhe dhëndri i kryeministrit të "duarve të pastra" Sali Berisha, kryemenaxheri i vijës bregdetare shqiptare Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argitës dhe motra e tij, Olta Malltezi. Tashmë, u vërtetua denoncimi që ka bërë 10 ditë më parë gazeta "SOT" e cila publikoi faktin që Rama dhe Berisha, kishin planifikuar së bashku "pushtimin" e kompleksit sportiv "Partizani" dhe kompleksit sportiv-fusha "Dinamo" dhe të mjediseve të tjera sportive në Tiranë, ku janë të përfshirë kryebashkiaku Rama dhe pjesëtarë të familjes së kryeministrit Berisha. Gazeta njoftoi opinionin, se në këtë aferë ishte i përfshirë dhëndri i Berishës dhe rezultoi realitet. Skandali nuk qëndron vetëm tek përfshirja e dhëndrit të Berishës në këtë akt korruptiv dhe antiligjor. Vendimi Edi Ramës është marrë në datën 29 dhjetor 2007, kohë kur ligji për urbanistikën në republikën e Shqipërisë e ndalonte tjetërsimin e mjediseve publike dhe konkretisht të objekteve sportive në sheshe ndërtimi. Ky vendim skandaloz dhe arbitrar që grabit kompleksin sportiv "Partizani", për ta kthyer në shesh ndërtimi është marrë 7 muaj përpara se të miratohej ligji në parlamentin shqiptar, mbasi ky ligj që tashmë lejon shkatërrimin dhe kthimin e mjediseve sportive në sheshe pallatesh e qendrash publike, u bë ligj me propozim të posaçëm të Berishës dhe me VKM të përshpejtuar të tij, në datën 21 korrik 2008, duke u miratuar pa votën e deputetëve të PS, që ka si kryetar Edi Ramën, i cili e ka bërë vendim sheshin e ndërtimit "Partizani" që 7 muaj më parë, në pazar të fshehtë e të kundërligjshëm me Berishën, i cili ka dhëndrin si pronar brenda këtij sheshi ndërtimi. Berisha nga ana e tij e ka ditur që dhëndri është pjesë e këtij përfitimi korruptiv e të paligjshëm, ndaj dhe nxitoi për të bërë vendim qeverie zaptimin e komplekseve sportive dhe tjetërsimin e tyre në sheshe ndërtimi për pallate e prej andej, duke nxituar që e miratoi brenda ditës në kuvend, po 7 muaj pasi kompleksi "Partizani" ishte bërë "kurban" edhe për dhëndrin e tij, për të cilin ka fakte të tjera të përfshirjes në skandale me trojet, sidomos me trojet në bregdet, duke menaxhuar tregun e tyre me kompani të huaja, aktiviteti i të cilave, ka mbështetjen ligjore të qeverisë dhe të kuvendit të Berisha-Topalli. Skandali i kompleksit sportiv "Partizani", i cili tani është edhe i mbështetur me ligj për t'u shkatërruar, dëshmon përfundimisht, se klani Berisha-Rama është lidhur ngushtë në afera të përbashkëta korruptive, prej të cilave po pasurohet në vazhdimësi, duke përdorur pushtetin që kanë uzurpuar dhe po e mbajnë po me pazare të pista. Në fakt megjithëse Sali Berisha ka kthyer në ligj shkatërrimin e ambienteve sportive dhe për të nuk përbën shkelje ligjore, për Edi Ramën, mjafton që prokuroria të nisë hetimet për shkeljen e nenit 43 të ligjit numër 8405 për urbanistikën. Miratimi i lejes për dhëndrin e Saliut e bën fajtor kryebashkiakun Rama për arsye se ligji i sjellë nga kryemninistri Sali, është miratuar fatkeqësisht shtatë muaj me vonesë. Ky bashkëpunim për zhvatje trojesh publike dhe lejesh ndërtimi të paligjshme, ka si provë edhe këtë skandal të rëndë, të cilin drejtësia duhet ta bëjë objekt të hetimit dhe ndëshkimit. Ky skandal gjendet në dosjet e KRRT të bashkisë Tiranë dhe mbanë firmën e Kryebashkiaku Edi Rama. Por ka dhe një tregues tjetër: Në këtë leje figuron edhe emri i dhëndrit të kryeministrit Berisha, biznesmenit të trojeve në bregdet Jamarbër Malltezi dhe emri i motrës së tij Olta Malltezi, të cilët janë që prej 7 muajsh aksionerë-pronarë në këtë truall dhe në ndërtimin që do të bëhet. Futja e tyre në lojë prej pronarëve të truallit nuk është "bamirësi", por "kartë" sigurie për të patur mbështetjen e kryeministrit, mbështetje që e ka edhe vetë kreu i bashkisë Tiranë dhe kreu i PS, Edi Rama, i cili së bashku me Berishën kanë ngritur "trustin" e grabitjes së trojeve dhe biznesin e ndërtimit mbi to.
Ja vendimi i Edi Ramës
Vendim Nr. 136, datë 29.12.2007, për shesh ndërtimi, në pronë të shtetasve H. Begeja, N. Bekteshi, N. Kacurri, K. Kacurri, S. Begeja, M. Ago, G. Begeja, L. Lika, A. Sulstarova, H. Begeja, E. Begeja, S. Begeja, E. Begeja, L. Çela, S. Kurti, T. Malka, N. Hoxha, R. Bekteshi, J. Malltezi, O. Malltezi. Mbështetur në ligjin Nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën” i ndryshuar, Këshilli i Rregullimit të territorit të Bashkisë së Tiranës, vendosi:
Të miratojë studimin urbanistik pjesor në kufijtë e sheshit të ndërtimit të ndodhur në rrugën “Frosina Plaku” sipas studimit bashkëlidhur këtij Vendimi
Të miratojë kërkesën për shesh ndërtimi, për godinë banimi dhe shërbime 5, 7 dhe 9 kat, me 2 kat parkim nëntokë, në rrugën “Frosina Plaku” në pronë të H. Begeja, N. Bekteshi, N. Kacurri, K. Kacurri, S. Begeja, M. Ago, G. Begeja, L. Lika, A. Sulstarova, H. Begeja, E. Begeja, S. Begeja, E. Begeja, L. Çela, S. Kurti, T. Malka, N. Hoxha, R. Bekteshi, J. Malltezi, O. Malltezi sipas planimetrisë së sheshit bashkëlidhur këtij Vendimi.
Të lirohet hapësira e oborrit të brendshëm duke reduktuar volumin dhëmbëzimin e volumit 9 kat në jug
Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Urbanistikës. Drejtoria e Planit Rregullues dhe Drejtoria e Politikave Urbane për zbatimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Nuk figuron në dokumentin sekuestro, që në grupin e bashkëpronarëve të vjetër të Tiranës, të cilëve u është kthyer ky truall, aktualisht mjedis sportiv, të jenë bashkëpronarë dhe dhëndri i Berishës me të motrën. Por ata figurojnë të jenë bërë të tillë për lehtësi veprimesh përfitimi

Ligji që ndalon vendimin e Ramës

Ligji, Nr.8405, datë 17.9.1998, për Urbanistikën
NENI 43
Për truallin pronë publike, zyrat e urbanistikës në rreth, bashki apo komunë bëjnë publikimin e studimit të miratuar dhe të kërkesave për sheshe ndërtimi në territore pronë publike sipas vendndodhjes së tyre. Publikimi bëhet jo më pak së 20 ditë përpara asaj të caktuar për shqyrtimin e tyre në këshillin e rrethit, të bashkisë e të komunës. Sipas kompetencës, këshilli i rrethit, i bashkisë dhe i komunës shqyrton kërkesat, dokumentacionin, mendimin e zyrës së urbanistikës dhe vendos me shumicë votash dhënien e sheshit ofertës më të mirë. Vendimi i këtyre këshillave shpallet dhe nënshkruhet nga kryetari i këshillit të rrethit, të bashkisë a të komunës

NENI 62
KRRT-të e rretheve, të bashkive të qyteteve të kategorisë së parë, të Bashkisë së Tiranës dhe KRRTRSH nuk kanë të drejtë të miratojnë asnjë ndërtim të përhershëm ose provizor, jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara, në territore pronë publike të tilla si:
- territore të objekteve social-kulturore,
- territore të gjelbërta,
- territore sportive,
- sheshe dhe hapësira ndërmjet blloqeve të ndërtuara të banesave;
- rrugë, sheshe publike dhe vendqëndrime,
të përcaktuara dhe interpretuara në Rregulloren e Urbanistikës. Ndërtimet që mund të bëhen janë vetëm ato të përcaktuara në studimin urbanistik në përputhje të plotë me funksionin e miratuar. Për rastet e pronave të kthyera nga komisionet e kthimit dhe të kompensimit të pronave ish- pronarëve, kur këto prona gjenden në territore të tilla, KRRT-të e të gjitha niveleve nuk kanë të drejtë të ndryshojnë destinacionin e përcaktuar në studimin e miratuar. Në këto raste pronarët e tokave kanë të drejtë të kërkojnë kompensim sipas ligjeve në fuqi.
 

Temat e fundit