Partia e re e Bamir Topit - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Partia e re e Bamir Topit

Partia e re e Bamir Topit

· 1 · 564

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-12-2011, 22:50:09
Kontaktet e kreut të shtetit me disa prej figurave solide të së djathtës kanë qenë të shpeshta, lëvizja e re pritet të marrë formë në fillim të muajit shkurt

TIRANË Për Presidentin e Republikës, Bamir Topi, nuk ka kthim prapa. Edhe pse është shprehur se nuk do të denatyrojë rolin e tij si President deri në fund të mandatit, Bamir Topi nuk i ka humbur lidhjet me njerëzit, sot më shumë se kurrë, teksa po shikon mundësinë e krijimit të një partie të re. Dy ditë më parë në një intervistë për gazetaren Ilva Tare, Topi u shpreh se ka një frymë te re brenda së djathtës. Një frymë kjo që po përkthehet më së miri në kontakte të vazhdueshme me njerëzit më afër kreut të shtetit. Që prej ditës kur Topi deklaroi se ky do të jetë mandati i tij i fundit si President, në zyrën e tij të punës, por më së shumti jashtë saj, janë depozituar mjaft kërkesa për takime dhe kontakte që vijnë sa pranë tij, aq edhe afër ekipit që do ta mbështesë atë në rrugëtimin e ri politik. Bëhet fjalë për elektorat të djathtë më së shumti të pakënaqur deri edhe në nivele të larta drejtuesish të PD-së, nëpër degë të ndryshme të vendit. Ajo që në fakt ata presin më shumë sesa te vetë figura e Topit është dëshira për një alternativë tjetër brenda së djathtës. Deri më tash, kontaktet e kreut të shtetit kanë qenë jashtë zyrës së tij të punës, ndërkohë që takimet e tij me disa prej figurave solide të së djathtës kane qenë të shpeshta, çka pritet të sjellin (me shumë gjasë) edhe shpalljen e lëvizjes në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Burimet saktësojnë se Topi po gëzon mbështetje në disa prej qarqeve kryesore ne vend. Në PD-në e Durrësit kanë filluar lëvizjet e para, kryesisht nga ata ish-deputetë të së djathtës që nuk u përfshinë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2009, por edhe deputeti aktual i këtij qarku, Gazment Oketa. E njëjta frymë po vihet re edhe në Shkodër, ku ish-figura të së djathtës po punojnë për lëvizjen e re. Bëhet fjalë për atë pjesë të pakënaqur, por edhe elektoratin “gri” që nuk u përfshi as në votimet e fundit në zgjedhjet e 8 Majit për lokalet. Burimet saktësojnë gjithashtu se Topi po gjen mbështetje edhe në Vlorë, edhe pse këtu e djathta në rezultate ka qenë tepër dobët. Nuk dihet sesi do të punojnë dhe çfarë roli do të luajë edhe popullsia çame në këtë qark, ndërkohë që Topi vijon të ruajë kontakte të vazhdueshme dhe të qeta me drejtues të kësaj partie. Një tjetër zonë ku kontaktet adresuar Presidentit të Republikës kanë qenë të mëdha, është edhe qarku i Dibrës. Në këtë zonë duket se luan ende rol Sali Shehu, i cili u rrëzua më votë unanime (përveç votës së Oketës) nga mazhoranca për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Tirana është një tjetër qark (më i rëndësishmi) ku njerëzit afër Presidentit kanë filluar të bëjnë llogaritë. Edhe pse një prej figurave solide të së djathtës, Besnik Mustafaj nuk ka komentuar ende lëvizjen e mundshme të Presidentit, burimet e radhisin atë si një prej mbështetësve kryesore të Topit. Mustafaj në të njëjtën kohë vijon të ketë kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të së djathtës, kryesisht në njësinë ku ai ka qenë deputet prej shumë vitesh. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vetë Bamir Topin, ku rezultatet në Tiranë prej vitesh e kanë pozicionuar gjithnjë lart. Në lëvizjen e tij Topi kërkon të marrë pas vetes edhe ish-pronarët, shtresën për të cilën ka folur shumë prej vitesh, ndërkohë që nuk ka humbur asnjë kontakt me përfaqësues të shoqatave të ish-të përndjekurve politike. Në këtë lëvizje të re, sigurisht që kreu i shtetit do të ketë nevojë edhe për figura të rëndësishme të politikës shqiptare, tashmë të mënjanuara. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë lëvizje apo fryme te re, të përfshihet edhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi, si dhe disa themelues të PD-së, që deri më tash kanë mbrojtur me fanatizëm daljen e tyre në publik edhe për arsyen e thjeshtë se Bamir Topi ende nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do të marrë përsipër një aksion të ri politik, që kësaj herë nuk pritet të jetë e lehtë. Në memorien politike të Partisë Demokratike gjërat për Bamir Topin nuk kanë qenë të vështira. Angazhimi i tij në PD nuk ka qenë edhe aq impenjativ sa kohë që ai gëzonte një mbështetje konstante në elektorat. Ndërsa kësaj here situata është krejt ndryshe. Bamir Topi nuk do të garojë më për Partinë Demokratike dhe përballja e tij me kryeministrin Sali Berisha do të jetë beteja më e vështirë e ndërmarrë prej tij, andaj llogaritë kreu i shtetit duket se po i bën mirë.

N.Perndoj
Mapo

Temat e fundit