Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: 12:51
« ne: 30-11-2020, 17:09:46 »

5 pacientë të sëmurë me Covid 19 i kanë dhënë fund jetës deri më sot duke u hedhur nga ballkoni i spitaleve ku ishin shtruar me shpresën për tu shëruar.
Ngushëllime familjeve!
E kuptojmë që qeveria nuk ka para për të paguar psikologë, ato lekë i ka marrë Vilma për Check up-in që nuk i shërben kujt.
E kuptojmë që nuk ka lekë as për më shumë dhoma ku pacienti të ndihet më i qetë e të mos ndajë dhimbjen e tjetrit, ato lekë i ka marrë bojaxhiu nga italia me konçesionin e sterilizimit më të shtrenjtë në botë.
E kuptojmë edhe që qeveria nuk ka lekë për pajisje më cilësore, të cilat të mundësojnë kurim si në Turqi apo Itali, ato lekë i merr Klodian Zoto për incineratorët fantazma që nuk ekzistojnë.
Por ama mundësinë për të kyçur dyert e siguruar ballkonët kjo qeveri e ka.
Të paktën kaq ua ka borxh njerëzve që paguajnë taksa me shpresën se ato do tu prodhojnë siguri.
A e bëni dot kaq?!

Lavizja #thurje
Kodi: [Zgjidh]
https://www.facebook.com/165747223634454/posts/1449680578574439/