Peticioni, intelektualët: Perandoria Osmane na ndau nga Europa - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Peticioni, intelektualët: Perandoria Osmane na ndau nga Europa

Peticioni, intelektualët: Perandoria Osmane na ndau nga Europa

· 3 · 797

  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-03-2013, 13:16:18
Peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen turke.

“Nuk pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet për të paraqitur pushtimin osman si bashkëjetesë paqësore”

“Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin”.



Me një peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke, rreth 130 intelektualë shqiptarë u janë drejtuar krerëve më të lartë të shteteve të Kosovës e Shqipërisë. Ky peticion i iniciuar nga intelektualët Ndue Ukaj, Ardian Ndreca, Matteo Mandala, Lazer Stani, Majlinda Bregasi, drejtohet kundër punës së komisionit  për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke, ngritur me kërkesën e vazhdueshme të qeverisë turke. Gjatë vizitave të fundit në Kosovë të krerëve më të lartë të Turqisë, është kërkuar ndryshimi i teksteve shkollore. Së fundmi ka qenë ndër të tjerë Omer Dinçer, ministri i Arsimit të Turqisë, që ka kërkuar eliminimin e “paragrafëve fyes ndaj historisë turke”. Dhe kështu, mbi bazën e rekomandimeve, shumë terma të përdorur deri më sot, për periudhën e pushtimit osman të ndryshojnë, ose më saktë të zbuten. Kështu fjalët “dhunë” dhe “vrasje” të zëvendësohen me fjalët “pushtim” dhe “burgosje” apo “sundimi i egër osman”, të shndërrohet në “pushtimi osman” etj. Ndërsa po punohet në këtë drejtim, emra të shquar të letrave, artit, kulturës dhe shkencës, si Ismail Kadare, Visar Zhiti, Agron Tufa, Maks Velo, Francesco Altimari, Artan Shkreli, Shaban Sinani, etj. kanë kërkuar anulimin e punës së komisionit të përbashkët ndërshtetëror për t’i lënë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë turke.

E vërteta historike

“Faktet historike dhe argumentet shkencore janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Europës. Pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme”, shkruhet në peticionin, drejtuar Presidentëve Jahjaga e Nishani, si dhe Parlamentit, qeverisë dhe Akademisë së Shkencave të shtetit përkatës. “Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë. Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë”, thuhej më tej. “Kërkesa për ndryshimin e historisë s’ka ardhur si rezultat i shtytjeve shkencore, zbulimeve dhe fakteve të reja dhe as i nevojës së interpretimeve të reja të mirëfillta shkencore, por si rezultat i trysnisë së shtetit turk mbi qeverinë e Kosovës dhe mbi disa historianë të manipuluar e të painformuar me punime të mirëfillta shkencore. E gjithë historia jonë, e shkruar nga shqiptarë dhe të huaj, dëshmon të kundërtën e asaj që ofron komisioni i Ministrisë dhe ekspertëve turq për historinë tonë, sipas të cilëve periudha e pushtimit osman s’kishte dhunë, s’kishte shtypje dhe s’kishte gjenocid. Pushtimi pesëshekullor turk ka qenë i dhunshëm dhe, përgjatë asaj periudhe të gjatë ka pasur vrasje, shfarosje, dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që shqiptarët ishin populli më i persekutuar i Perandorisë”. Sipas hartuesve të këtij peticioni, për të dëshmuar gjenocidin ndaj popullit shqiptar mjafton të përmendet fakti që gjuha shqipe u ndalua me forcë të mësohej në shkolla e të përdorej në administrata. “Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar. Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas” (E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën”.

Firmëtarët sipas rendit alfabetik
Ardian Ndreca (filozof, Universiteti Urbaniana në Romë, Itali) Anton Berishaj (kritik i letërsisë, poet, Universiteti i Prishtinës)
Akil Koçi (Kompozitor, muzikolog)
Adem Gashi (shkrimtar)
Agron Tufa (shkrimtar, Universitetit i Tiranës)
Artan Shkreli (arkitekt)
Agron Gjekmarkaj (kritik i letërsisë, Universiteti i Tiranës) Anton Gojcaj (shkrimtar)
Arian Krasniqi (dramaturg)
Aleksandër Çipa (kryetar i Unionit të Gazetareve, poet, publicist)
Agreta Gashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Antonio Gashi (violonçelist, Universiteti i Prishtinës)
Aida Dismondy (poete)
Ardian Haxhaj (shkrimtar)
Afrim Krasniqi (politolog, Universiteti i Tiranës)
Arbana. F. Xharra (publiciste, gazetare)
Avni Zogiani (aktivist i shoqërisë civile, publicist)
Albert P. Nikolla (antropolog, Universiteti i Tiranës)
Aljula Jubani (albanologe, Universiteti i Tiranës)
Angjelin Shtjefni (Universiteti i Tiranës)
Arlind Dobërdolani (student)
Anila Malile (diplomate)
Adnan Mustafa (farmacist)
Alfred Duka, (avokat)
Alda Bregasi (kardiologe, Universiteti i Yale)
Asllan Muharremi (përkthyes)
Beqë Cufaj (shkrimtar, publicist)
Brunilda Ternova ( gazetare, përkthyese)
Bujar Kapllani (skulptor)
Begzad Baliu (albanolog, Universiteti i Prishtinës)
Bardhyl Matraxhiu (kritik, Universiteti i Tiranës)
Bardh Frangu (shkrimtar, publicist)
Behar Gjoka (shkrimtar, studiues),
Bardhyl Londo (poet, Mjeshtër i Madh)
Blerina Suta (kritike e letërsisë, Universiteti Aleksandër Xhuvani)
Donika Gervalla-Schwarz (veprimtare, publiciste)
Daut Demaku (shkrimtar)
Dorian Koçi (publicist, Universiteti i Tiranës)
Durim Çaça (poet)
Eugjen Merlika (publicist, shkrimtar)
Elida Buçpapaj (poete, publiciste)
Edita Kuçi Ukaj (publiciste, përkthyese)
Entela Kasi (shkrimtare, presidente e Albanian Pen Center)
Erion Hasanbelliu (inxhinier elektrik)
Francesco Altimari (albanolog, zv. rektor, Universiteti i Kalabrisë, Itali)
Femi Cakolli (kritik letrar)
Flutura Açka (shkrimtare)
Flaka Surroi (publiciste)
Francesco Marchianò (pedagog në Spezzano Albanese Calabri)
Fahri Xharra (publicist)
Fatmir Terziu (shkrimtar, kritik arti)
Flamur Shehu (kompozitor, Mjeshtër i Madh)
Gëzim Gurga (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali) Giuseppina Turano (albanologe)
Gëzim Alpioni (sociolog, Universiti i Birmingham-it)
Gëzim Basha (poet, përkthyes)
Gjon Berisha (historian, Instituti i Historisë)
Gjergj Filipaj (gazetar, shkrimtar)
Gjon Keka (publicist)
Gjergj Bajram Kabashi (publicist)
Halil Haxhosaj (shkrimtar, kritik letrar)
Ismail Kadare (shkrimtar)
Iris Elezi (regjisore)
Imer M. Mushkolaj (publicist)
Isak Ahmeti (albanolog, shkrimtar)
Ilire Zajmi-Rugova (shkrimtare, gazetare)
Irena Gjoni (poete)
Ismail Rugova (bibliotekar, përkthyes) Jahja Drançolli (historian, ligjërues)
Jonila Godole (përkthyese, shkrimtare)
Kujtim M. Shala (kritik i letërsisë, Universiteti i Prishtinës) Kole M. Berisha (ish kryetar i parlamentit të Kosovës, publicist),
Kolec Traboini (poet, kineast)
Lazer Stani (shkrimtar)
Lucia Nadin (albanologe)
Lush Culaj (historian, Instituti Albanologjik i Prishtinës)
Leonard Seiti (poet)
Ledia Dushi (poete, përkthyese)
Lis Bukuroca (Naser Aliu) (publicist)
Lediana Stillo (poete, përkthyese)
Matteo Mandalà (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali) Majlinda Bregasi (albanologe, Universiteti i Prishtinës)
Martin Berishaj (politolog, Universiteti i Lubjanës)
Monica Genesin (albanologe, Universiteti i Salentos – Lecce, Itali)
Maks Velo (piktor)
Mentor Quku (historian i letërsisë)
Migena Kapllani (arsimtare)
Mira Tafani (arsimtare)
Ndue Ukaj (kritik i letërsisë, shkrimtar)
Natasha Lushaj (poete, kritike letrare)
Ndue Gjika (shkrimtar)
Nexhat Latifi (biznesmen)
Persida Asllani (kritike e letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Pandeli Çina (mjek)
Preveza Abrashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Prend Buzhala (shkrimtar, kritik i letërsisë),
Petrit Palushi (shkrimtar, kritik letrar)
Peter Tase (përkthyes)
Petrit Ruka (poet, kineast)
Qibrie Demiri- Frangu (poete, Universiteti i Prishtinës)
Qazim Namani (historian)
Romeo Gurakuqi (historian, UET)
Rudolf Marku (shkrimtar)
Romeo Çollaku (shkrimtar, përkthyes)
Ragip Syla (shkrimtar)
Rita Salihu (poete, veprimtare)
Rexhep Shahu (poet, publicist).
Sali Bashota (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës) Skënder Zogaj (shkrimtar, publicist)
Skënder Buçpapaj (publicist)
Sabit Rrustemi (poet)
Shaban Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)
Sadik Bejko (poet)
Shaip Emerllahu (drejtor i Manifestimit “Ditët e Naimit”, poet)
Shpend Bengu (pedagog i historisë së artit dhe multimedias)
Shpend Sollaku Noe (shkrimtar)
Trina Gojani (poete, përkthyese)
Uk Lushi (shkrimtar, publicist)
Visar Zhiti (poet, Mjeshtër i Madh)
Vlora Baruti (muzikante)
Virgjil Kule (publicist, studiues)
Vladimir Beja (ish-komandant i flotës)
Visar K. Berisha (mjek, Universiteti i Prishtinës)
Zenel Kelmendi (ish-rektor i Universitetit të Prishtinës)
Zef Gjeta (ILB)
Xhavit Beqiri (poet, Universiteti i Prishtinës)
Xhemal Ahmeti (kritik letrar, publicist)

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/28/korrigjimi-i-historise-136-intelektuale-peticion-kunder-nderhyrjes-se-turqise/

#1 ne: 28-03-2013, 19:07:43

  • Postime: 566
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 22-07-2013, 17:44:36
Perandoria Osmane ishte nje antikorp natyral per djajte qe pushtuan shpirtrat arabe dhe mesyne boten, nje antikorp i fuqishem qe i shtyu djajte te rilindin si dikur ne kohen e Carit, ne Rusi, keshtu qe duhet kuptuar pse na ndau. Perandoria Osmane na ndau per te mos ngaterruar nje vend me shume probleme dhe ngjyra, kjo nuk eshte as rruge kryesore krimesh as shpelle piratesh, as spital manjatesh te perkedhelur nga... qe shohin dhe zmadhojne mekate te vogla duke agravuar gjendje normale brez pas brezi, ne nje genocid macesh po kunder kujt nuk dihet ende.

Temat e fundit