Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Alban
« ne: 05-08-2022, 18:01:04 »

Nje fenomen interesant vihet re sa here zhvillohet ndonje proteste. Nese kjo proteste eshte totalisht apolitike, dalin konspiracioniste e thone se kjo lloj proteste i sherben Rames dhe e ka bere shoqeria civile e Sorosit. Nese ne proteste marrin pjese partite politike, dalin njerezit pa parti dhe thone qe une ne keto protesta nuk marr pjese, qe keta jane te gjithe njesoj, qe populli duhet te ngrihet pa parti etj.

Ne keto kushte, protestuesi gjendet ne dilemen e Shiles dhe Karibdit, te protestoj pa parti dhe te akuzohem sikur i sherbej sistemit apo te protestoj me parti dhe prape te akuzohem sikur i sherbej sistemit?

Une mendoj se rrenjet e problemit jane te menyra si shqiptari e koncepton politiken dhe publiken ne pergjithesi. Kultura jone post-otomane dhe post-komuniste nuk eshte as plotesisht individualiste as plotesisht kolektiviste. Eshte me shume familjare apo fisnore. Ne mungese te solidaritetit shoqeror apo efikasitetit shteteror, funksionon rrjeti i kusherinjve dhe i miqve. I pushtetshmi nuk sfidohet por i gjendet miku. “Shiko punen tende” eshte fjalia qe e permbledh kete filozofi.
Kjo shpjegon pjeserisht pse rruget jane me gropa ndersa shkallet e vilave shkelqejne nga mermeri dhe sperkaten vazhdimisht me zorre uji.

Nga nje studim i Westminster Foundation for Democracy, rezultonte ne sondazhe se shumica e shqiptareve deshirojne qe te rritet aktiviteti i levizjeve apo partive te reja perkunder partive te vjetra. Ne te njejten kohe shumica derrmuese e shqiptareve nuk kishte marre pjese kurre ne ndonje aktivitet te ketyre levizjeve te reja.

Pra shqiptari e do ndryshimin, por e do nga te tjeret nen moton “ç’me duhet mua te ngaterrohem me keto gjera, kushedi kush perfiton”. Ky eshte tregues i nje kulture demokratike te ulet dhe nje paranoje konspiracioniste te vazhdueshme. Zhgenjimet e shpeshta e kane shtyre shqiptarin te mos besoje tek asnje i ri, dhe te vazhdoje te mbeshtetet tek “djajte e vjeter”.

Eshte e kuptueshme pra, pse levizjet e reja hasin veshtiresi organizative, logjistike, elektorale dhe pse shtypen lehte nga sistemi. Nese nuk ke mbeshtetje, si do e arrish ndryshimin?

Ne kete menyre krijohet nje paradoks ku disa aktiviste te ndergjegjesuar jane tmerresisht aktive per kauza te ndryshme, aq sa i tallin si “protestues profesioniste”, ndersa nje shumice tjeter snob fryn barkun me kafe dhe ben muhabete te milionave qe fitohen me menyra te shpejta neper shtepi bari. Keshtu, duke pare “punet e veta” harrojne te shohin punet e veta. Hapesirat publike gllaberohen dhe hapesirat e punesimit dinjitoz zvogelohen akoma me shume. Arroganca e pushtetit dhe pabarazia ekonomike veç rriten. “Anglia” qe te gjithe keta te rinj kerkojne eshte duke u vjedhur aty, para syve te tyre, vetem se jane shume te verber per ta shikuar dhe shume dembele per te luftuar per te.

Ne perfundim, kam nje thirrje per te gjithe bashkekombasit e mi qe thone “populli duhet te ngrihet pa parti”.
Te dashur shqiptare, “revolucioni spontan” qe ju e kerkoni nuk ka ndodhur kurre dhe kurre nuk do ndodhe. Asnje proteste nuk ka sukses po nuk pati njerez te dedikuar nga pas qe kontribuojne me banderola, pankarta, slogane, thirrje, megafone, mikrofone e kerkesa politike.
Nese vertet doni ndryshimin dhe jeni lodhur me partite e vjetra, atehere aktivizohuni ne partite apo levizjet e reja.
Nuk me intereson cilat bindje apo ideologji keni, nese po luftoni kunder pushtetit te korruptuar, une jam me ju.

Mirepo nese kerkoni qe ndryshimi te vije nga qielli dhe ju te beni sehir, me vjen keq por jeni deluzionale, naive ose frikacake. Hapni ndonje liber sociologjie dhe zbuloni si funksionojne levizjet shoqerore.
Eshte shume e lehte ta delegosh pergjegjesine tek te tjeret dhe vete te rrish menjane. Nese une s’jam pergjegjes per jeten time, atehere ç’faj kam une per rrethanat e mia?

Liri do te thote pergjegjesi!

Postuar fillimisht ne Lolita Albania ne Facebook