http://nl.wikipedia.org/wiki/Afbeelding:Rotonderichting.gifPër hyrjen e Zogut te Zi, qe nuk mund te quhet hyrja ne Tiranë, do të mjaftonte një zgjidhje e tillë dhe nuk kishte nevojë te futeshin ne gjithë atë qorrsokak për te harxhuar ne tym miliona ââ¬.
Rama me dashje është bërë pjesë e lojes se ndyre te mafies se ndërtimit.
Ashtu siç i ftoi francezet për te ravijezuar qendren e re te Tiranës, te njëjtën gjë duhet te bënte dhe për studimin e nyjeve te tilla rrugore.
Nenkalimi ose mbikalimi nuk janë te vetmet zgjidhje për trafikun qe nuk kontrollohet dot nga policia apo nga shofere e qytetare qe nuk njohin dhe respektojne rregullat e qarkullimit rrugor.
Tirana eshte kthyer ne nje qytet te bunkerizuar dhe pa frymemarrje dhe nuk kishte nevoje dhe per nje megabunker te tille qe vetem se do t'ja shtonte shemtimin.
Tirana ka nevoje per hapesira, per rregull ne trafik, per sinjalistike moderne, per polici rrugore moderne dhe per shofere dhe qytetare qe i respektojne rregullat e trafikut.
Shihni vetem ndertimet e viteve te fundit dhe do te bindeni se aty luhet me fatin e qytetit, ku prane e prane gjendet nje shumekatesh me nje banese perdhese.
Tirana ne vend se te shtrihej horizontalisht dhe ti jipte frymemarrje qytetit dhe te krijoheshin qendra te reja pervec sheshit Skenderbej, ajo po ngrihet vertikalisht drejt qiellit.
Mbingarkimi me ndertime te tilla ka cuar ne rritjen galopante te cmimit te truallit dhe te kostos se ndertimit.
Nje m2 banese apo zyre sot kushton ne qender gati sa ne kryeqytetet europiane, kur fuqia blerese, zhvillimi ekonomik dhe niveli i taksave jane ku e ku te ndryshme.
Mafia e ndertimit nuk pyet per gjera te tilla, perderisa ekzistojne bleres qe nga kontrabandat e ndryshme, arrijne te blejne me cdo cmim dhe keshtu te diktojne dhe tregun.
Tregu i ndertimeve diktohet nga dy pale, ajo qe porosit (shtresa mafioze) dhe ajo qe nderton pa pyetur shume se si e qysh apo per perspektiven.
Mjafton vetem te hidhet beton dhe hekur, mjafton vetem te shiten materialet e ndertimit, mjafton vetem te lahen parate e pista!