Projektet për 100-vjetorin e pavarësisë - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Projektet për 100-vjetorin e pavarësisë

Projektet për 100-vjetorin e pavarësisë

· 1 · 377

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-11-2011, 10:50:27
Berisha: Projektet për 100-vjetorin e pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u përqendrua në përgatitjet për festimet e vitit të 100-vjetorit të pavarësisë, në një fjalim të mbajtur pasditen e së enjtes në Këshillin e Ministrave.

“Viti pavarësisë nis më 28 nëntor 2011 e vazhdon gjatë gjithë 2012-s. Ky vit duhet të shënohet me veprimtari të shumëllojshme, për nderimin dhe sakriricën e atyre shqiptarëve që ne sot të jemi të lirë dhe të ëndërrojmë një të ardhme të ndritur”, deklaroi Berisha, në një fjalim me doza të qarta patriotike.

“Është një vit që duhet të shënohet me nderim për ata që ngritën në Vlorë në vitin 1912 flamurin e Skëndërbeut, flamurin e Skëndërbeut, flamurin  më të vjetrin dhe më të bukurin në Europë. 100 vjetori është një rast për të nderuar lumin e gjakut të derdhur nga shqiptarët për liri e pavarësi. 100 vjetori i pavarësisë do të jetë viti me të cilën ne do të nderojmë përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për bashkimin e trojeve shqiptare dhe sakrficave të tyre të jashtëzakonshme, që nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot”.

Kryeministri foli për nevojën e rishikimit të historisë, në të njëjtën kohë që i dha atribute të mëdha shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë, në arritjen e pavarësisë të këtij shteti.
“100 vjetori duhet të shërbejë si një frymëzim i madh për historianët shqiptarë që të bëjnë një punë edhe më të madhe, e cila shpesh nuk është bërë në këtë kohë, për të zbardhur të gjitha detajet e këtij shekulli. Duhet të vlerësohen ata burra të shquar, ata shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë, që luftuan për lirinë e këtij kombi në një kohë kur fuqitë e mëdha kishin plan jo pavarësinë, por zhdukjen tonë”.

Duke u ndalur tek përgatitjet për kremtimin e festës, Berisha lajëmroi për mbajtjen e një “koncerti madhor, një simfonie mbarëshqiptare”, në të gjithë trojet e banuara nga shqiptarë. Në festë do të jenë të pranishëm liderat shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, arbëreshët dhe ata në diasporë.

Planet madhore do të jenë katër. “Parlamenti dhe stadiumi do të ndërtohen. Kjo qeveri është e angazhuar që të çojë deri në fund këtë premtim, por duke respektuar procedurat ligjore të këtij shteti. Vepra më e madhe e këtij 4-vjeçari, tuneli i Elbasanit, është një tjetër monument suksesi i Shqipërisë, i cili do të shërbejë për të lidhur edhe më shumë shqiptarët kudo që ndodhen. Shqipëria dixhitale, ajo që i përket të ardhmes, është gjithashtu një dhuratë e shkëlqyer për shqiptarët”.

Kryeministri propozoi në Këshillin e Ministrave “shpalljen e vitit që nis në 28 nëntor si viti i pavarësisë” dhe “ngritjen e një Komisioni, për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë”.

Berisha lajmëroi në Këshillin e Ministrave dhe për bisedimet e ditës së mëparshme me udhëheqësit e shtetit maqedonas. “Falenderoj në mënyrë të sinqertë Kryeministrin Gruevski, Presidentin Ivanov dhe të gjithë liderat e tjerë të Maqedonisë, për mikpritjen e shkëlqyer që më rezervuan. Ishte një takim 1-ditor, i shkurtër, por shumë i frytshëm, pasi u arritën marrëveshje të rëndësishme ekonomike”.

Midis tyre, ajo e ndërtimit të një terminali hekurudhor kontenierësh në Strugë, marrëveshja për bashkimin e linjës hekurudhore Lin-Kërçovë, një pakt portual për kalimin e mallrave nga porti i Durrësit në Maqedoni, ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore midis dy vendeve dhe mundësinë për të udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoni e anasjelltas thjesht duke mbajtur një kartë identiteti”.

Berisha: Monument i ri i Pavarësisë

“Të përfundojë për 100 vjetorin e krijimit të shtetit”


Në fillimin të  mbledhjes së qeverisë kryeministri Sali Berisha ka folur për 100 vjetorin e pavarsisë, për të cilin  kryeministri u shpreh se  duhet të festohet me veprimtari të shumëllojta.

Pasi ka vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që bënë të mundur shpalljen e pavarsisë e duke lavdëruar rolin e mbretit Zog të Parë, Berisha ftoi historianët për të bërë më shumë në shkrimin e saktë të kësaj ngjarje historike.

Duke iu rikthyer edhe njëherë propozimeve për ndërtimin e disa objekteve tashmë të njohura me rastin e 100 vjetorit sic janë godina e parlamentit apo stadiumi, zoti Berisha ka propozuar edhe ndërtimin e një tjetër objekti.

“Duhet të hapet menjëherë konkursi për monumentin e pamvarsisë në 100 vjetorin e saj. Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai të përfundojë me 28 Nëntor”, deklaroi kryeminrtri i vendit, Sali Berisha. 

Ky propozim i zotit Berisha mbetet i paqartë nëse monumenti aktual në Vlorë, dedikuar shpalljes do të zëvëndësohet nga një monument i ri apo monumenti i propozuar nga Berisha do të vendoset në një tjetër vend.

Më pas vizita në Maqedoni zuri pjesën më të madhe të fjalës së kryeministrit Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.

Duke dhënë detaje të vizitës përpara kabinetit qeverisës zoti Berisha tha se në Maqedoni pati edhe një takim me  kreun e opozitës, Cervenkovski, i cili, sipas Berishës, duhet të shërbejë si një shembull edhe për kreun e opozitës në Shqipëri. /top channel

Berisha: Projektet për 100-vjetorin e pavarësisë - Top Channel Albania - News - Lajme
 


Temat e fundit