Projekti i ri, Kuvendi me 250 deputetë - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Projekti i ri, Kuvendi me 250 deputetë

Projekti i ri, Kuvendi me 250 deputetë

· 2 · 731

  • Postime: 27101
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-10-2010, 16:03:38
Parashikimi jo për ditët e sotme. “Mund të shtohet numri, nëse ka rritje të popullsisë”



Kuvendi i ri do të ketë 250 deputetë. Të paktën kështu parashikon projekti për kompleksin e ri parlamentar. Sipas këtij projekti, salla e seancave plenare do të jetë e përshtatshme për plot 250 deputetë. Edhe pse ligjërisht nuk ka një parashikim të tillë, madje në Kushtetutë parashikohet se Parlamenti ka 140 deputetë, nuk përjashtohet mundësia që pas 10 apo 20 vjetësh Kuvendi i ri të ketë më shumë deputetë sesa sot. I pyetur për këto detaje të projektit për kompleksin parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Beja, pohon se aktualisht nuk ka një parashikim për rritjen e numrit të deputetëve, por jetëgjatësia e një parlamenti shkon përtej 10-20 apo edhe më shumë viteve, kur nuk përjashtohet mundësia dhe për një rritje të numrit të deputetëve.

Projekti i ri

“Vizioni për një parlament që i përgjigjet së sotmes dhe së ardhmes, kërkon plotësimin e standardeve më të larta për sa i takon shtrirjes hapësinore, volumit, anës funksionale dhe estetike për të gjitha funksionet e këtij institucioni dhe shërbimeve që e mbështesin. Në këtë kuadër është e nevojshme të parashikohet mundësia e rritjes së numrit të deputetëve në të ardhmen, të burimeve njerëzore dhe logjistike mbështetëse sikurse edhe zgjerimit të aktivitetit parlamentar në forma të tjera”, - thuhet në projektin për kompleksin e ri parlamentar. Sipas përcaktimeve, në këtë projekt parashikohet që salla e seancave plenare të ketë një hapësirë të përshtatshme për 250 deputetë. Gjithsesi, ky parashikim nuk përfshin një të afërme shumë të afërt. Ligjvënësi demokrat Fatos Beja sqaron se një parlament mund të ketë jetëgjatësinë edhe mbi 100 vjet dhe për pasojë duhet të bëhen dhe parashikime të tilla, por aktualisht, sipas tij, nuk ka asnjë ide për të rritur numrin e deputetëve. “Kur bëhet projekti i ri parashikimi bëhet që vendi mund të ketë nevojë për më shumë deputetë pra pas 10, 20 apo 50 vjetësh. Një Parlament nuk bëhet për 5 vjet. Është një godinë që mund të shkojë edhe 100 vjet dhe më shumë dhe në këtë kuptim bëhet me një hapësirë më të gjerë që në rast nevoje të mund të marrë më shumë deputetë. Pra, nuk është se ka një pikësynim për të rritur numrin e deputetëve aktualisht”, - pohon ai. Përcaktimi i numrit të deputetëve bëhet në korrelacion me numrin e popullsisë. Beja shton se shumë vende kanë dhe 600 deputetë, por kjo se kanë 10 milionë apo më shumë banorë. Ai shton se, në rast se pas 20 vjetësh dyfishohet numri i popullsisë, do të rritet dhe numri i deputetëve dhe për pasojë ky parashikim bëhet që sot. Madje, ish-nënkryetari i Kuvendit shton se edhe sot salla e seancave plenare ka mungesë hapësire dhe shpesh deputetët janë në vështirësi për të lëvizur nga vendi, çka e bën të domosdoshme parashikimin e një hapësire shtesë. Beja kujton më tej se Shqipëria ka pasur dhe 250 deputetë, por aktualisht numri ka arritur në 140. Ai pohon gjithashtu se personalisht mendon se nuk duhet rritur numri i deputetëve, por, nëse ndryshon sistemi, mund të ketë dhe një numër pak më të madh se 140. “Nëse ndryshon sistemi, mund të shkojë 150, nuk është e thënë të jetë fiks, çdo sistem mund ta ketë të hapur tavanin. Mund të ndryshojë prapë proporcioni, sepse mund të shtohen deputetët për kategori të caktuara, ,për shembull, për minoritarët. Por nuk ka sot asnjë ide për shtim deputetësh, as unë nuk e kam këtë ide sot. Nuk besoj se duhet të rritet numri i deputetëve që ekzistojnë sot në Parlament”, - deklaron ai. Parlamenti në vitet 1944-‘50 ka pasur 82 deputetë, ndërkohë që numri ka ndryshuar pothuajse çdo legjislaturë.


Numri i deputetëve nga 1945-2010


1945 - 1950 Legjislatura I - 82 deputetë

1950 - 1954 Legjislatura II - 121 deputetë

1954 - 1958 Legjislatura III - 134 deputetë

1958 - 1962 Legjislatura IV - 186 deputetë

1962 - 1966 Legjislatura V - 214 deputetë

1966 - 1970 Legjislatura VI - 240 deputetë

1970 - 1974 Legjislatura VII - 264 deputetë

1974 - 1978 Legjislatura VIII - 250 deputetë

1978 - 1982 Legjislatura IX - 250 deputetë

1982 - 1986 Legjislatura X - 250 deputetë

1987 - 1991 Legjislatura XI - 250 deputetë

1991 - 1992 Legjislatura XII - 250 deputetë

1992 - 1996 Legjislatura XIII - 140 deputetë

1996 - 1997 Legjislatura XIV - 140 deputetë

1997 - 2001 Legjislatura XV - 155 deputetë

2001- Vazhdim Legjislatura XVI - 140 deputetë

Suela Topi Standard

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 25-10-2010, 18:53:32
Parashikimi jo për ditët e sotme. “Mund të shtohet numri, nëse ka rritje të popullsisë.

Përcaktimi i numrit të deputetëve bëhet në korrelacion me numrin e popullsisë. Beja shton se shumë vende kanë dhe 600 deputetë, por kjo se kanë 10 milionë apo më shumë banorë

se mund te shtohet numri i deputeteve nese shtohet numri i popullsise, dhe se numri i deputeteve percaktohet ne korelacion me numrin e popullsise, keto gjera po i degjoj per te paren here.

Temat e fundit