PS fitoi në aleancë me “non gratat”, opozita u braktis nga votuesit - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

PS fitoi në aleancë me “non gratat”, opozita u braktis nga votuesit

    PS fitoi në aleancë me “non gratat”, opozita u braktis nga votuesit

    · 1 · 457

    • Postime: 454
    • Karma: +0/-0

    ne: 16-05-2023, 23:13:53
     

    Minimalisht 300 mijë shqiptarë refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës për pushtetin vendor në Shqipëri, gjë që duket se i dha socialistëve fitore dërrmuese në shumicën e bashkive, pavarësisht se numri i votave ishte dhjetëramijëra më i ulët se sa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. BIRN krahasoi numri e votave të marra nga Partia Socialiste dhe aleati i tyre i pashpallur, PSD e Tom Doshit në vitin 2021 me numrin e votave që morën kandidatët e PS për kryetarë bashkie në zgjedhjet e së dielës. Rezultati tregon që mazhoranca ka humbur në rang vendi rreth 46 mijë vota krahasuar me vitin 2021. Në disa bashki kyçe si Shkodra dhe Kamza, socialistët e kanë rritur numrin e votave, ndërsa në bashki të tjera si Tirana, Vlora dhe Elbasani, kanë pësuar humbje votash.


    Humbjet më të mëdha janë shënuar në Tiranë, ku kryebashkiaku Veliaj mori rreth 34 mijë vota më pak nga sa kishte fituar Partia Socialiste dhe PSD të marra së bashku në vitin 2021.


    Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë krijuar koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha për shkak se u “emërtua” nga Shtetet e Bashkuara si politikan “i përfshirë në korrupsion madhor”.

    Në kampin e opozitës, BIRN krahasoi votat e marra nga Partia Demokratike dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2021 me votat që kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe ata të Partisë Demokratike zyrtare morën në zgjedhjet e së dielës.

    Opozita mori në total 522 mijë vota të dielën, nga të cilat 490 mijë shkuan për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në total, opozita humbi rreth 207 mijë vota nga viti 2021, duke humbur bastionet e tyre historike në Shkodër, Kamëz, Dibër, Kukës e Tropojë. Bashkia më e madhe e fituar prej tyre është Kavaja. Të shtata bashkitë e fituara nga opozita të marra sëbashku kanë gjithsej 200 mijë banorë, sipas gjendjes civile ose 4.5% të totalit të popullsisë sipas regjistrit civil.

    Partia Socialiste fitoi gjithsej 53 bashki, ndërsa aleatja e saj, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, fitoi bashkinë e Finiqit. Bashkitë e qeverisura nga koalicioni i majtë kanë 96% të popullsisë së vendit.

    Partia Demokratike zyrtare garoi në 13 bashki, ku në tre mund të konsiderohej pretendente. Në Mallakastër, kandidati i saj Agron Kapllanaj humbi me rezultat të ngushtë përballë kryebashkiakut aktual, i cili u ndihmua në fitore edhe nga kandidati i Bashkë Fitojmë. Në Këlcyrë duket se ndodhi e kundërta, kandidati i Bashkë Fitojmë humbi pasi një grusht votash u fituan nga kandidati i Partisë Demokratike zyrtare. Në Dimal kandidati i PD-së zyrtare, Dritan Sula mori 36%. Votat e tij dhe të kandidatit të Bashkë Fitojmë, Gentian Meçi të marra sëbashku nuk bëjnë shumicën. Në Kuçovë, kandidati i Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi, mund të kishte fituar nëse kandidati i PD-së zyrtare do t’i kishte dhënë votat e tij, ndërsa në Finiq, PD dhe Bashkë Fitojmë morën sëbashku 61% të votave, por humbën përballë kandidatit të qeverisë për shkak se garuan të ndarë.

    Pjesëmarrje minimale
    E drejta e votës në Shqipëri është pasive. Te gjithë qytetarët që gjenden të regjistruar në regjistrin civil dhe kanë mbushur 18 vjeç, janë pjesë e listës së zgjedhësve. Në total, 3.65 milionë shqiptarë kanë të drejtë vote. Nga këto, të dielën 1.39 milionë qytetarë e ushtruan të drejtën për të votuar. Një pjesë e mirë e votuesve janë në pamundësi fizike për të votuar pasi jetojnë e punojnë prej shumë vitesh jashtë vendit. Nuk është e mundur të dihet se sa realisht prej tyre jetojnë jashtë vendit dhe sa jetojnë në Shqipëri, por nuk paraqiten për të votuar.

    Por gjithsesi, bazuar në pjesëmarrjen e shkuar dhe shtimin e numrit të zgjedhësve, BIRN vlerëson se rreth 300 mijë qytetarë nuk e ushtruan të drejtën e votimit të dielën, pavarësisht se një pjesë ka gjasa që gjenden në Shqipëri. Vlerësimi mbështetet në faktin se në zgjedhjet më të afërta, ato parlamentaret të vitit 2021, pjesëmarrja ishte 1.66 milionë, ose 273 mijë më shumë se sa të dielën. Ndërkohë, lista e zgjedhësve është shtuar me 102 mijë shtetas. Këto dy shifra, pra 273 mijë vota të hedhura më pak në kushtet e shtimit të numrit të votuesve me 102 mijë vetë, sugjerojnë se së paku 300 mijë nuk kanë votuar.

    Në rang kombëtar, pjesëmarrja ra nga 47% më 2021, në 38% më 2023. Rënia më dramatike e numri të votuesve duket se u shënua në bashkinë Vlorë. Të dielën, vetëm 25% e votuesve në listat e zgjedhësve u paraqitën. Vlora ka një shkallë shumë të lartë emigrimi dhe pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët. Por emigrimi nuk shpjegon dot rënien në këtë masë. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja aty ishte 37%. Të dielën në Vlorë u hodhën 41 mijë vota, ose 19 mijë më pak se sa dy vjet më parë. Duket se një në çdo tre votues nuk u paraqit. Kandidati i maxhorancës Ermal Dredha mori 7 mijë vota më pak se sa PS më 2021, ndërsa kandidati opozitës Hysni Sharra mori gati 9 mijë vota më pak.

    Fitorja e thellë e PS
    Llogaritjet e BIRN tregojnë se kandidatët e Partisë Socialiste në të gjithë vendin morën 765 mijë vota të dielën, gati 46 mijë vota më pak nga sa Partia Socialiste dhe aleatët e tyre joformalë, Partia Socialdemokrate, patën marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Përkundrejt kandidatëve socialistë, kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatët e Partisë Demokratike zyrtare morën sëbashku të dielën 522 mijë vota. Në vitin 2021, dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, patën marrë sëbashku 730 mijë vota. Në total, opozita ka humbur 207 mijë vota në të gjithë territorin e vendit në krahasim me votat që pati marrë në zgjedhjet e kaluara. Të dielën, rreth 7% e votuesve hodhën vota të pavlefshme apo votuan kandidatë të tjerë të pavarur. Kandidati më i fortë doli Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë, i cili garoi në Tiranë dhe mori gati 14 mijë vota. Ai u rendit i treti pas Veliajt dhe Këlliçit.

    Në total, të dyja palët duket se kanë humbur elektorat në rang kombëtar por opozita Berisha+Meta dukshëm nuk ka bindur një numër thelbësor qytetarësh të dalin në zgjedhje.

    Pjesëmarrja si përqindje e thjeshtë aritmetike ra nga 47% në zgjedhjet e vitit 2021, në 38% në zgjedhjet e së dielës. Diferenca përj 9 përqind do të thotë se këtë të dielë u hodhën 16.4% më pak vota nga sa ishin hedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

    Tirana është bashkia ku gjenden një në çdo pesë votues në vend. Të dielën, 302 mijë qytetarë hodhën votën për një nga gjashtë kandidatët për kryetar bashkie. Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj fitoi 159 mijë vota, 34 mijë vota më pak nga sa kishin marrë në vitin 2021 Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate.

    Dy kandidatët e Bashkë Fitojmë dhe Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Roland Bejko, morën sëbashku 113 mijë vota. Votat e tyre ishin 46 mijë më pak nga sa kishin marrë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Në thelb, nëse nuk marrin parasysh që lista e zgjedhësve në Tiranë është shtuar me 20 mijë vetë gjatë kësaj periudhe, një në çdo tre votues të opozitës nuk vajti në zgjedhje. Nga mbështetësit e maxhorancës, një në pesë vetë nuk doli.

    Kandidati kryesor i opozitës, Belind Këlliçi nga Bashkë Fitojmë, mori 100 mijë vota. Konkurrenti i tij nga Partia Demokratike Roland Bejko mori pak më shumë se 12 mijë.

    Makineria ‘non grata’
    Suksesi më i madh elektoral i Partisë Socialiste në këto zgjedhje është thyerja e bastionit historik të së djathtës në Shkodër, ku kryebashkiaku i ardhshëm, Benet Beci fitoi rreth 34500 vota ose mbi 60%.

    Një faktor kryesor në këtë fitore është aleanca me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit – i emërtuar gjithashtu nga Departamenti amerikan i Shtetit për “korrupsion madhor”. Beci mori gati 9 mijë vota më shumë nga sa kishin marrë bashkërisht PS dhe PSD më 2021 – të dyja parti me rritje në Shkodër në zgjedhjet e vitit 2023.

    Partia Socialdemokrate e Doshin po del një faktor përcaktues në shumë bashki të vendit. Doshi ka shprehur haptazi mbështetjen për Benet Becin në Shkodër dhe Kristian Shkrelin në Vaun e Dejës, me të cilin shtroi iftar para zgjedhjeve, ndërsa deputetët e PSD-së të dala nga zgjedhjet e vitit 2021 mbështesin rregullisht Ramën me vota parlamentare.

    PSD rezulton se fitoi 23% të votave për këshillin bashkiak Shkodër, duke qenë pothuajse në të njëjtin nivel me koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë. Votat për këshill bashkiak jepen veçmas votave për kryetar, por nëse supozojmë se votuesit e PSD-së për këshill kanë mbështetur Becin për kryetar, siç i ka këshilluar Doshi, atëhere rezulton se të 13 mijë votat e tij kanë kontribuuar në 37% të rezultatit të Becit, i cili mori 34 mijë vota në total.

    Në Vaun e Dejës, PSD rezulton forca e parë në këshill me 32% të votave dhe 11 mandate, pasuar nga PS dhe BF me nga shtatë mandate. Kandidati i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës Kristian Shkreli fitoi zgjedhjet me 56% të votave. Rezultati i tij, gati 8400 vota, duket se është mbështetur fort nga PSD.

    Në Lezhë, ku kryebashkiaku i PS-së Pjerin Ndreu përmbysi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, PSD mori 20% të votave për këshilltar. Të dhënat e pjesshme, pasi numërimi për këshill në Lezhë vijon, tregojnë se Partia Socialiste është forcë e tretë, pas PSD-së dhe Partisë Kristiandemokrate. Kristiandemokratët, një parti që më herët pa pasur për deputet Mark Frrokun, do të ketë 9 nga 41 anëtarët e këshillit bashkiak të Lezhës, nëse rezultatet aktuale konfirmohen.

    Në Lezhë, kandidati socialist fitoi me 3 mijë vota më shumë se sa kishte marrë PS në vitin 2021 ndërsa opozita humbi me 2,500 vota më pak.

    Socialistët përdorën në zgjedhjet e së dielës edhe ndihmën e Ornaldo Rakipit, së paku për rezultatin e arritur në Bashkinë Vorë, ku fituan me shifrën plebishitare prej 74% të votave të vlefshme. Rakipi u shfaq në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në festën e fitores në Vorë. Ai është i biri i Aqif Rakipit, ish-deputet i PDIU-së, i cili është emërtuar nga Shtetet e Bashkuara si person i përfshirë në korrupsion madhor, që ka lidhje me një organizatë të krimit në Elbasan dhe që ka blerë vota për Partinë Socialiste në qarqet Elbasan dhe Tiranë. Ornaldo Rakipi i siguroi rreth 16 mijë vota personale në qarkun Tiranë, vota që patën rëndësi kyçe për shumicën parlamentare aktuale të Edi Ramës. /Marrë nga Reporter.al
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: