Elida Bucpapaj
Per absurd, ne prag te Dites te Shtypit te Lire, te henen mbrema na pane syte dicka qe eshte antiteza e Lirise se Shtypit dhe shprehjes te lire te mendimit. Ne debatin e Rudina Xhunges me teme zgjedhjet e 8 Majit ishin ftuar Henri Cili, Arjan Cani, Saimir Tahiri, Erion Veliaj, pra dy gazetare dhe dy njerez nga rrethi vicioz i kryetarit te PS, Ed Rames, i cili garon per here te katert per Bashkine e Tiranes. Them nga rrethi vicioz sepse, per shembull, Rudina Xhunga nuk kishte ftuar as Kastriot Islamin, as Andis Harasanin, as Pandeli Majkon, emra perfaqesues te PS. Nejse.
Arajn Cani tek ABC pas kercenimit.mp4Debati u nxeh, sepse u mor vesh se kishte plasur nje bombe prane Tendes Elektorale te liderit te opozites, ku ishte lenduar edhe nje kalimtar. Kaq mjaftoi qe Saimir Tahiri te niste tiradat sulmeve arrogante kunder kryeministrit dhe kandidatit te PD-se, duke e akuzuar se bomben e kishte vene "Saliu" me nje xhestikulacion qe te kujtonte vec shefin e tij, i cili e punesoi Saimirin ne fillim ne Bashki e pastaj e beri deputet te PS.
Nuk me intereson fare, pasi eshte pune e demokracise se brendshme te PS karriera e Saimir Tahirit apo te Erion Veliajt, i cili pa bere nje gram pune, duke u katapultuar nga nje OJQ, qe nga emri do te thote organizate jo qeveritare dhe jofitimprurese, doli prej saj i pasur e me xhepat plot me pare, sepse kjo eshte puna e Ed Rames, e shijeve dhe interesave te tij. Mua me intereson ajo qe ngjau tek Xhunga.
Ndersa Saimir Tahiri akuzonte "Saliun" si bombvenes, Arjan Cani reagoi duke shprehur mendimin e tij, se njeriu qe ishte me pak i interesuar per bomba ne fushate elektorale ishte pikerisht kryeministri, i cili nuk ka asnje arsye se perse te vendose nje bombe ne tenden elektorale te kundershtarit te tij.
Te njejtin mendim me Arjan Canin e ndaj edhe une. Cdo kryeminister, perfshi edhe Ed Ramen sikur te kishte qene ai ne vend te Sali Berishes, do te ishte i interesuar qe fushata zgjedhore te shkonte sa me mbare dhe sa me qete. E perse Sali Berisha po dashka te demtoka veten e tij, duke e ditur se cdo incident demton imazhin e fushates dhe te qeverise qe ai vete e drejton? Po pse ky Sali Berisha qenka me pak inteligjent se koka e Erion Veliajt apo e Saimir Tahirit ? Po ky Erion Veliaj dhe ky Saimir Tahiri qenkan budalle qe t'i marrin shqiptaret per budallenj, ndersa ata kane marre rolin e shplarjes te truve te shqiptareve ne shekullin XXI, kur diktaturen shqiptaret e kane cuar ne theqafje prej 20 vitesh ?
Por ndersa Arjan Cani ishte duke shprehur mendimin e tij, si nje te drejte te patjetersushme, nga shtepia merr mesazh me sms se familja e tij kishte marre kercenime se do t'i vinin bombe. Ne keto kushte ai largohet nga emisioni i Xhungles dhe me vone del ne telefon tek Shqip dhe tek ABCNEWS duke deklaruar se PS eshte marre peng nga nje bande e rrezikshme.
Natyrisht ne gazetari ne nje shoqeri demokratike nuk perjashtohen simpatite e gazetareve. Sic dihet ka massmediume te qendres, te majta te djathta, ama ne shoqerite demokratike nuk ka massmediume qe abuzojne me te verteten per hir te bindjeve politike, apo gazetare qe nuk mund te shprehin mendimet e tyre sepse kjo i ve ne rrezik jeten e tij apo te familjes, sic ngjau me Arjan Canin, pasi ky shprehu mendimin e tij se bomben prane tendes elektorale te Ed Rames nuk mund ta kishte vene Sali Berisha.
Arjan Cani telefonon tek SHQIP pasi eshte larguar nga emisioni....Trazira, demonstrata, permbysje regjimit, Liban, Egjypt, Tunizi, Ben Ali, Kadaf, Mubarak, opinion mbare shqiptar i njeh mire perdoruesit e tyre.
Mbare opinioni shqiptar dhe organizmat nderkombetare ne Shqiperi e dine mire se kush eshte i interesuar qe fushata zgjedhore te jete me incidente, problematike, natyrisht jo shefi i ekzekutivit, sepse cdo incident do t'i kthehej atij te parit boomerang. Opinioni shqiptar dhe organizmat nderkombetare e dine shume mire se kush donte t'i bojkotonte keto zgjedhje, ashtu si kishte orientuar bojkotimin e parlamentit te Shqiperise, me pretendimet nga me absurdet.
Opinioni shqiptar po ashtu e di shume mire se ata qe kercenuan me bombe familjen e Arjan Canit, ndersa ky ishte duke thene se kete bombe nuk e ka vene Sali Berisha, nuk ishte kryeministri i Shqiperise. Arjan Cani e tha shkoqur se kush ishte, e tha shqip, edhe tek emisioni i Xhungles edhe tek ABCNEWS.
Dhe une sot jam me Arjan Canin. Per te drejten qe ai ka, per te shprehur mendimin pa pasur frike se ky mendim do t'i rrezikoje jeten familjes apo atij vete nga banda qe kerkojne t'i vene bomben lirise te fjales. Une jam sot me Arjan Canin, sepse duke u solidarizuar me te, une mbroj te drejten time, si gazetare, te drejten tone si gazetare per te thene te verteten pa pasur frike nga hijet e zeza te se shkuares.