Pse fiton e djathta me 23 Qershor! - 2 - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pse fiton e djathta me 23 Qershor!

Pse fiton e djathta me 23 Qershor!

· 43 · 1801

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#25 ne: 26-04-2013, 17:07:30
Fiton sepse u bashkua me LSI-ne :P

#26 ne: 26-04-2013, 17:09:49
Fiton sepse u bashkua me LSI-ne :P
Un them qe eshte me e thjeshte se aq. Fiton sepse maloku nuk di me hap kraun.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#27 ne: 26-04-2013, 17:10:51
Faktikisht eshte gabimi i Rames qe i boni tangerllik fteses per koalicion te LSIse shume vite para

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#28 ne: 26-04-2013, 17:11:23
sa here kam ditlindje pervjetor une do kete zgjedhje ej zot

#29 ne: 26-04-2013, 17:13:04
sa here kam ditlindje pervjetor une do kete zgjedhje ej zot

:)

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#30 ne: 26-04-2013, 21:05:50
Kape njerin, bjeri tjetrit, nje m... jane

  • Postime: 414
  • Karma: +11/-3
  • Gjinia: Mashkull

#31 ne: 30-05-2013, 21:29:51
Shej kush do marr fronin ket here? :D hmmmmm:

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#32 ne: 30-05-2013, 21:31:06
Koalicioni i majte pa diskutim

  • Postime: 414
  • Karma: +11/-3
  • Gjinia: Mashkull

#33 ne: 30-05-2013, 21:33:27
:O

E vejm bast? :D

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#34 ne: 30-05-2013, 21:34:09
e vejme

kush do e prese bastin misheli?

p.s. une po them kush fiton dhe jo preferencat e mija qe te kuptohemi.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#35 ne: 30-05-2013, 23:47:32
:O

E vejm bast? :D

rri si.shit ne shi nashti lol

  • Postime: 414
  • Karma: +11/-3
  • Gjinia: Mashkull

#36 ne: 02-06-2013, 17:49:33
rri si.shit ne shi nashti lol
Pupu sa dinake je ti :D :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#37 ne: 03-06-2013, 00:51:21
me.ty jo...me ty jom e paster si kristali lol

#38 ne: 24-06-2013, 15:02:33
Nga Mero Baze

 

Shqiptarët i kanë hapur rrugë një ndryshimi të fortë politik në vend, që mund të shkojë deri tek një shumicë kushtetuese. Opozita ka shpartalluar Sali Berishën dhe pushtetin e Familjes së tij në çdo skutë të Shqipërisë, dhe aty ku ata ëndërronin të mbijetonin përmes varfërisë, frikës dhe poshtërimit të shqiptarëve.

Frika nga manipulimi, vrasja politike ditën e fundit të pushtetit, neveria e propagandës publike të Berishës dhe lodhja e gjatë nga sundimi i tij 22- vjeçar, i zgjoi shqiptarët nga gjumi dhe ata kanë bërë sot një revolucion të heshtur, i cili po pastron me fshesë të hekurt jo Sali Berishën, por berishizmin si fenomen në politikën shqiptare.

Kjo votë popullore kundër Familjes në pushtet duhet lexuar me përgjegjshmëri, modesti dhe përulje.

Së pari, duhet lexuar si një mandat për të fshirë çdo gjurmë të berishizmit në politikën shqiptare, që identifikohet me autoritarizmin, arrogancën, vrasjet politike, korruptimin financiar dhe poshtërimin e individit deri në kufijtë e mbijetesës për ta nënshtruar.

Shqiptarët i kanë dhënë opozitës shansin të korrigjojë çdo gabim që ka bërë me dashje apo pa dashje deri më sot, që nga ndryshimet kushtetuese e deri tek tolerimi i mosndëshkueshmërisë politike nga drejtësia.

Opozita ka sot shansin të fillojë deberishizimin e shoqërisë, duke i parë mbështetësit e Partisë Demokratike jo si fajtorë, por si njerëz që duhen çliruar nga e kaluara e shefit të tyre.

Së dyti, opozita ka marrë një mandat për të vënë në vend drejtësinë për disa nga skandalet që kanë tronditur shoqërinë shqiptare. I biri i Sali Berishës duhet të dalë para drejtësisë për gjurmët e gjakut që ka lënë në Gërdec, dhëndri brenda i familjes së tij, Lulëzim Basha, duhet të dalë para drejtësisë për gjyqin e pakryer, të mbyllur me procedurë, për 220 milionë euro dhe katër të vrarët e 21 Janarit, dhe Sali Berisha duhet t’i nënshtrohet një gjykimi historik, për t’u ndëshkuar jo vetëm si individ, por si fenomen regresiv në historinë e Shqipërisë.

Së treti, opozita ka marrë një mandat për të qeverisur një Shqipëri të lodhur dhe dërrmuar ekonomikisht, një piramidë gjigande financiare që Sali Berisha ua ka lënë në dorë duke ikur nga pushteti.

Ata duhet të tregohen kurajozë dhe të sinqertë me shqiptarët. Nuk kanë pse i gënjejnë për begati ekonomike apo ëndrra në sirtar, por t’u thonë hapur se Shqipëria është e varfër dhe duhet të ulë kokën të punojë për t’u ringritur.

Reformat e thella financiare, zhdukja e korrupsionit zyrtar, strukturimi i ekonomisë mbi baza reale, orientimi i zhvillimit të vendit nga sektorët që ne kemi mundësi si bujqësia dhe turizmi, duhet të merren me seriozitet si prioritete kombëtare.

Shqipëria sot nuk ka rilindur, pavarësisht sloganit të opozitës. Shqipëria sot thjesht është zgjuar e lirë nga një demon që e mbante peng, për shkak të krimeve të veta.

Për të rilindur ky vend, duhet modesti, përulësi dhe punë që të bëhemi një vend normal.

Na ka qeverisur një i çmendur paranojak, që merrej gjithë ditën me krimet e tij dhe asnjë orë me të ardhmen e këtij vendi.

Na ka qeverisur një Neron që është gati të djegë gjithmonë Shqipërinë sa herë i rrezikohet pushteti.

Na ka qeverisur një demon i së keqes, që ka qenë gati të vrasë për të vjedhur dhe të vjedhë për të qëndruar në pushtet.

Na ka qeverisur një paranojak mitoman, një delirant që përpiqej të hynte në histori me dhunë herë duke ëndërruar Enver Hoxhën e herë Ahmet Zogun.

Ja ndolli fatin vetes dhe njësoj si Ahmet Zogu u gdhi i zbuar nja një revolucion i heshtur shqiptarësh më 24 qershor.

Nuk ka për t’u rikthyer më me bajoneta serbe dhe as ka për ta rikurorëzuar serben e shtëpisë së tij Zonjë e Parë, por fitimtarët duhet të bëjnë kujdes që Shqipëria mos të ketë kurrë më asnjë kujtesë për këtë gjë të zezë që po ikën në errësirën e historisë. Deshi të na impononte me dhunë modelin e një mbreti injorant si model të së ardhmes dhe iku në ditën kur shqiptarët e kishin refuzuar atë model gati 90 vjet më parë.

Ky është 24 qershori i një njeriu që deshi të na kthejë 90 vjet pas.

  • Postime: 1158
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#39 ne: 24-06-2013, 15:21:31
Do te fitoje Sala. Sala miratoi ligjin qe mbron te drejtat e komunitetit GAY, qe, im shok, te ndjehet sa me rehat gjate qendrimit te tij ne Durres  :D  :P (shaka), ama sinqerisht, do te fitoje Sala pse Amerika nuk e do Edin. Jini te bindur se Edi, aq me pak Albin Kurti ne Kosove (krahinen e Shqiperise), kurre nuk do te hipe ne pushtet. Edi mund t´i hipe Sales, meqe ligji tashme ia lejon Edit.
« Editimi i fundit: 25-06-2013, 17:46:18 nga V@GαβθηD »

  • Postime: 253
  • Karma: +0/-0

#40 ne: 24-03-2019, 22:05:20
Bern..... Do fitoj me Sala mo? :P

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#41 ne: 24-03-2019, 22:16:16
Ti Moni nuk ndryshove hic.  :(

  • Postime: 253
  • Karma: +0/-0

#42 ne: 24-03-2019, 22:29:26
Bah asihere, stoike i qendroj.

Me jep nje arsye, motiv, argument perse duhet te ndryshoj mendim?
Gje forcen bindese, perse e djathta eshte me e mire se e majta dhe jo duke u nisur nga e keqja.
Do u get my point?

Temat e fundit