×

Pse gjobitet Sonila Meço?

Pse gjobitet Sonila Meço?

· 1 · 314

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-05-2020, 14:44:19
 

Sonila Meços i kanë vendosur 1 milion lek të reja gjobë, me pretekstin e thyerjes së rregullave të gjendjes së jashtëzakonshme.
Por nuk e kanë gjobitur për këtë. E kanë gjobitur, sepse ajo është e vërtetë dhe e fortë (si pak të tjerë..) Qeveria i ka frikë ata që flasin të vërtetat, prandaj i sulmon me ç'të mundet, me shpresën se do t'i vrasë. Ashtu siç bëri dikur me Adi Krastën, sot po kërkon ta bëjë me Sonila Meçon.
Madje po mban në fuqi ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme vetëm për këtë.

Ata që i lëpihen qeverisë, marrin rroga shteti. Ata që thonë të vërtetat, marrin gjoba shteti.

Por qeveria harron që miliardat e konçesioneve që e katandisën vendin në këtë ditë nuk mbulohen dot me gjoba.
Qindra mijra të papunët që kjo qeveri prodhoi dhe që sot janë një realitet, nuk mbulohen dot me gjoba.
Miliarda eurot e marra borxh në emër të shtetit që janë zhdukur nëpër xhepat e qeverisë apo bankat offshore, nuk mbulohen dot me gjoba.
Familjet që sot, prej këtyre vjedhjeve të bëra në vite, nuk kanë lekë të mbyllin muajin, nuk mbulohen dot me gjoba.

Të pabukët, të papunët, të palirët po bëhen një mal i madh që do ta zëjë poshtë Kryeministrin dhe lëpirësit e vet. Ata nuk ka gjobë që t'i ndalojë. Ashtu si dhe Sonilën...

Nisma #thurje