Publicisti Ardian Klosi tenton vetëvrasjen, shtrohet në psikiatri - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Publicisti Ardian Klosi tenton vetëvrasjen, shtrohet në psikiatri

· 6 · 1221

Publicisti Ardian Klosi tenton vetëvrasjen, shtrohet në psikiatri

· 6 · 1221

  • Postime: 27101
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 08-01-2012, 11:06:08
    Publicisti Ardian Klosi tenton vetvrasjen me një grusht ilaçesh qetësuese. Në fillim të javës që sapo lamë pas ai është sjellë me urgjencë në spitalin Neurologjik.



    Pas masave paraprake të marra nga mjekët, ai është shtruar në Psikiatri, pasi gjendja nuk paraqitet ende e stabilizuar. Lajmin e konfirmojnë burime pranë Qendrës spitalore universitare, të cilët shtojnë se prej disa kohësh publicisti merrte ilaçe antidepresive. Sipas mjekëve gjendja e publicistit Ardian Klosi ende nuk është e stabilizuar.

    Ai është marrë në trajtim me një prej mjekëve neurologë më të mirë në Shqipëri, Afrim Dangëllia. Burime nga QSUT, thonë se publicisti është vendosur në një dhomë të veçantë në repartin psikiatrik dhe është në mbikëqyrje të veçantë. Ardian Klosi është një ndër publicistët e njohur shqiptar dhe ish-drejtues për një kohë të shkurtër i Radio-Televizionit Shqiptar. Ai është i martuar me fotografen e njohur gjermane Jutta Benzenberg me të cilën ka dhe fëmijë.

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)

    • Postime: 28589
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 28-04-2012, 00:24:56
    Publicisti i njohur Ardian Klosi i ka dhënë dje fund jetës në moshën 55-vjeçare, duke u vetëvarur. Në orët e vona të natës Klosi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
    Pavarësisht ndihmës së parë që i është dhënë nga bashkëshortja e tij gjermane, Jutta Benzenberg, ai nuk ka dhënë më shenja jete dhe për këtë arsye ajo ka lajmëruar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Komisariatit nr.1, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.Ndërsa trupi i pajetë i Ardian Klosit u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do kryhet autopsia,sic raporton Gazeta Shqiptare.

    Policia tha se ka pyetur paraprakisht bashkëshorten e Klosit, me të cilën ai ka edhe dy vajza 18 dhe 16-vjeçare, e cila ka deklaruar se i shoqi i kishte lënë një mesazh në celular para se të merrte vendimin fatal. Siç mësohet nga burime të policisë , teksti i mesazhit është ende i pazbardhur.

    Rreth katër muaj më parë, në janar të këtij viti Ardian Klosi, tentoi vetëvrasjen me një grusht ilaçesh qetësuese. Në këtë kohë ai u shtrua në spitalin Neurologjik dhe pas masave paraprake të marra nga mjekët, ai u shtrua në Psikiatrik, pasi gjendja e tij ishte ende e pastabilizuar.

    MOTRA: HUMBJA E MADHE, JETA E ARDIANIT E MBUSHUR ME EMOCIONE
    Motra dhe bashkëshortja gjermane e të ndjerit i kanë pritur ngushëllimet në shtëpinë e prindërve të Ardianit. Në një prononcim për News 24, motra e tij rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait, ndërsa e përshkruan jetën e tij të mbushur me emocione e veprimtari.

    “Intelektual i rrallë, me një zemër shumë fisnike dhe të gjerë, një punëtor i palodhur, një njeri modest me cilësitë më të mira njerëzore...Ç’rëndësi ka, jeta e tij mbaroi, një jetë e mbushur me shumë emocione, me shumë veprimtari. Për ne ishte një humbje shumë e madhe, e kishim shpirt e zemër. Ardiani ishte shumë i qetë, ne nuk kuptuam asgjë”, rrëfen ajo.

    TIMO FLLOKO: BISEDA E FUNDIT ME KLOSIN, TË MËDHENJTË NUK GJYKOHEN
    Aktori i njohur Timo Flloko ka qënë personi i fundit i cili ka qëndruar me ardianin disa minuta para se ai të vetëvritjej. Ai rrëfeu për News 24 bisedën me të ndjerin. “Folëm për Brehtin, të cilin donte ta ribënte në maj, folëm për Faustin, për tema aktuale sic është zgjedhja e presidentit. Folëm rreth 15 minuta, ishte një bisedë shumë e ngrohtë, por nuk munda të konstatj në asnjë moment, ndonjë melankoli apo trishtim në sytë e tij”, rrëfen Flloko.

    Artisti ka shpjeguar edhe thelbin e mesazhit që publicisti Klosi i la bashkëshortes. “Kaluam shumë bukur, por unë nuk mund të vazhdoj më, kur të kthehesh eja pa vajzën...”

    Flloko u shpreh më tej se “Ai ishte një intelektual i klasit të parë, elitist, përkthyes i rangut të parë, një personalitet shumë dimensional. Gjej rastin ta them këtu, se si i madh që qe ai bëri një zgjidhje dhe të mëdhenjtë nuk gjykohen”, shtoi ai.

    VEPRIMTARIA
    Ardian Klosi është një ndër publicistët e njohur shqiptar dhe ish-drejtues për një kohë të shkurtër i Radio-Televizionit Shqiptar. Ardian Klosi u lind në vitin 1957. U diplomua në fakultetin e Gjuhë - Letërsisë në 1981 dhe në vitin 1990 mori doktoratën. Nga viti 1993 - 1998 ka qëndruar në Gjermani. Ai ka botuar disa libra si në shqip, ashtu edhe në gjermanisht. Në shqip atij i njihen këto botime: 1991: “Refleksione” (me Edi Ramën), 1991: “Shqipëria zgjim i dhunshëm”, 1993: “Quo vadis Shqipëri”, 1997: “Shqipëria ç’mund të jetë” dhe në gjermanisht: 1993: “Mbijetesë shqiptare” (fotot Jutta Benzenberg), 1997: “Fjalor gjermanisht-shqip” (me W. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj. Ai është i martuar me fotografen e njohur gjermane Jutta Benzenberg me të cilën ka dhe fëmijë.

    INTERVISTA
    Gjatë një interviste për median e shkruar duke folur për veten e tij, Klosi thotë se atdheu për të janë shtëpia, rrugica dhe gjuha amtare. “Për mua njerëzit janë në thelb irracionalë. Ti gënjehesh nga fakti se janë të pajisur me arsye. Kanë nevojë për shumë vuajtje dhe shkatërrime që të vinë në udhë të drejtë. E keqja më e madhe është që njeriu është qenie egoiste, grabitqare. Kështu që gjithë kohën përpiqet të grabisë ose nga natyra ose nga shoqëria. Kjo sjell përplasje dhe katastrofa të pashmangshme”, shprehej Klosi. I pyetur nga gazetari Mustafa Nano nëse kishte frikë nga vdekja, Klosi u përgjigj: Aspak, vetëm se do doja të mos ishte e dhunshme. Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim.

    (er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

    • Postime: 570
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #2 ne: 21-09-2012, 22:27:10
    Ja se c'te ben politika kur merret seriozisht, nga njera ane nuk e loz dot se nuk te duket loje dhe nga ana tjeter perfundon ne nivelin e publicistit apo pak me lart, keshilltar, pa mundur te besh per me lart. Por duhet nje karakter i formuar, natyre e paster per tu shkaterruar nga stresi shoqeror apo nga hallet e te tjereve, nje stres i ngadalte, gerryes por fatal dhe i pangjashme me shqetesimet e te tjereve. Po ashtu edhe natyra gjermane prane vetes, ambjenti i rende i natyres dhe njeriut gjerman ndikon ne renien ne depresion apo per te zhvleresuar boten, por duhet dicka tjeter per te temperuar ndjnejen dhe per te ngritur inegzistencen(vdekjen) ne lartesine e jetes, dhe ky eshte karakteri i individit sa me i pjekur te jete ai ne nje vend trazirash apo mizerje aq me i mplakur dhe i dorezuar eshte individi. Shprehim ngushellime per Z'Klosi, dhe u paraqitte me mire ne karma te tjera, mbase vjen serish me pare sesa ti jete harruar fama, ne nje figure, ne nje femije tjeter shqiptar qe e ndjen dhe e do historine e shqiperise.

    • Postime: 570
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #3 ne: 29-01-2013, 18:14:36
    Ka per ta bere me verte po nuk e mbajten ere

    • Postime: 12726
    • Karma: +31/-8
  • i identifikuar

    #4 ne: 30-01-2013, 00:46:17
    O tyc atij po i treten kockat ti ala ke tentativa....
  • i identifikuar

    #5 ne: 30-01-2013, 15:47:47
    O tyc atij po i treten kockat ti ala ke tentativa....

    lol

    Temat e fundit