Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 23-01-2023, 11:49:02 »

"Pushteti nuk mundet me zgjedhje"- është teza që artikulohet gjithnjë e më shpesh në hapësirën publike.

E kuptoj reagimin përpjestimor në raport me krizën e thellë që ka sistemi ynë politik dhe demokratik, por nuk kuptoj llogjikën e tezës.

Dmth, pushteti monist/rregjimi apo si të doni e quajmë, nuk rrëzohet me zgjedhje?! Po me ç'farë atëhere?!

Me armë?!
Me mundje?!
Me dhunë ku shqiptari ti sulet shqiptarit për politikë?!
Me dorëzim pushteti në tavolinë?!
Apo nga Amerikanët?!

Seriozisht?!

Ja ta zëmë se ndodhi kjo gjë pra përplasje e dhunshme, seriozisht besohet se grupi që fiton me dhunë do na sjellë demokracinë që sot e shesim për një thes miell?!

Pastaj kush tha që ai që shet votën spo shitka luftën?!

Po opsioni që ska askush dëshirë më për përplasje me dhunë nuk shihet fare?!

Dhe po e lë mënjanë opsionin që një qeveri e dalë nga dhuna nuk pranohet më askund.

Meqë jemi këtu, tek të huajt pra, kusj tha që qeveritë e implantuara nga shtetet e tjera sjellin demokraci?!

Ndaj, pavarësisht krizës që po përjetojmë me zgjedhjet, duhet mbledhur mendja se vetëm më zgjedhje vjen ndryshimi. Ky i fundit, ndryshimi pra, vjen vetëm nëse e ndan mendjen populli.

As dhuna, as dorëzimi i pushtetit në tavolinë e as implantimi nga jashtë janë opsione.

I kemi provuar dhe prap tek zgjedhjet jemi përplasur.   

Nga zgjedhjet vjen ndryshimi. Nga vullneti popullor përcaktohet kahja e ndryshimit.

Të tjerat janë teori jashtë kontekstit dhe totalisht pa bukë.

Ylli Manjani