Qeveria, dëmshpërblim ish-të burgosurve politikë të regjimit komunist. - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Qeveria, dëmshpërblim ish-të burgosurve politikë të regjimit komunist.

Qeveria, dëmshpërblim ish-të burgosurve politikë të regjimit komunist.

· 15 · 5107

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-03-2006, 20:41:03
Qeveria, gati projekti për dëmshpërblimin e viteve të burgut

Qeveria i rikthehet Ligjit "Për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë të regjimit komunist". Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave se mazhoranca qeverisëse po i rikthehet një procesi që është kusht themelor për paqen e vërtetë sociale.

Duke sjellë në vëmendjen e zëvendëskryeministr it Rusmali çështjen e Ligjit "Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë të regjimit të diktaturës", Berisha tha se projekt-amendamentet e këtij ligji duhet të paraqiten në qeveri sa më parë. Kryeministri vlerësoi në këtë kontekst punën e bërë nga zoti Rusmali dhe shprehu bindjen për finalizimin e projektit në qeveri, që ajo t'ia paraqesë parlamentit në përputhje me programin që ka patur mazhoranca aktuale.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se ligji ekzistues, i miratuar njëanshmërisht nga PS, diskriminon ish-të burgosurit politikë.

"Natyrisht që në fakt ekziston një ligj, por ata u diskriminuan. Kodi Penal i Shqipërisë përcakton qartë dëmshpërblimin e të dëmtuarve nga shteti. Mirëpo ky nuk është zbatuar. Kodi duhet të zbatohet tërësisht. Ndaj dhe ne duhet ta paraqesim sa më shpejt këtë projektligj në qeveri dhe më pas në parlament", tha Berisha. Kryeministri pohoi gjithashtu se qeveria ka krijuar fondin në buxhet për dëmshpërblimin e tyre.

"Fondi, natyrisht, ka një shumë modeste, por ai do të rritet. Mund të them se shoqatat dhe ish-të përndjekurit kanë dëshmuar një arsyetim të shëndoshë në kërkesat e tyre", tha Berisha. Kjo për faktin se ata kanë pranuar shtrirjen e këtij procesi, gjë që është e domosdoshme. Kryeministri bëri të qartë në mbledhjen e djeshme të qeverisë se "pa dëmshpërblimin e shekujve, vite burgjesh, rini të tretura në kampe përqëndrimi, jetësh të rëna për vlerat universale të njeriut, shoqëria shqiptare nuk ka të ardhme".

H.RAMA Marrë nga RD

  • Postime: 653
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 21-03-2006, 21:11:30
Qeveria, gati projekti për dëmshpërblimin e viteve të burgut

Qeveria i rikthehet Ligjit "Për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë të regjimit komunist". Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave se mazhoranca qeverisëse po i rikthehet një procesi që është kusht themelor për paqen e vërtetë sociale.


H.RAMA Marrë nga RD

Me falni por kjo eshte per mendimin time shume qesharake ...
Kur ne vendin qe quhet Shqiperi, nuk ka shoqata sigurimi qe te mund te bejne vleresimin e koston e jetes te njeriut del Z. Sali Berisha dhe thote se qeveria e tij ka mundur te vleresoj koston e kohes ...dhe do u japi demeshperblim per kohen e humbur ....
Qesharake kjo per mendimin tim ...
Flisni ju tani ...


-King

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 22-03-2006, 08:28:38
Pse te duket qesharake ty ? Se nuk kane vuajtur Gjysherit e tuaj ? Po Gjysherit e mijt, e te tjereve qe kane bere vite burgu dhe jane Pushkatuar,me cfar te drejte e kane bere,se ishin kundra Komunizmit,dhe u fuseshin nga njerez spiuna ne Burg ose u pushkatonin,Kjo eshte nje gje shume e mire qe po ben Qeveria po u kujtua pak vone se duhet te ishte bere qe ne kohen 92 - 97 kur ishte ne pushtet,me behet qejfi per Gjysherit e mij qe do marrin dicka nga ato vite burgu qe kane bere.Lexova nje gazete qe do u paguanin 30 mij leke dita e burgut.

P.s o Petrit Kola te iku zeri ore se un e di se je i Persekutuar edhe ti  ;) apo ste pelqejn Nismat e Berishes.

  • Postime: 118
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 22-03-2006, 14:33:27
Berni kam 2 pyetje per ty:
1) Mos je gje reporteri i RD per forumin qe shkruan vetem artikuj gazetash dhe jo opinionin tend?
2) Me cfare fondesh do te paguaj qeveria te persekutuarit?
p.s. Me ne fund do te pasurohem dhe une sa leket e ish te denuarve politik te families dhe  shperblimet e florinjve te mbledhura ne kohen e luftes dhe pronat e sekuestruara nuk me afrohet me as Bill Gates. "Faleminderit Zoti Berisha ti po qe na e do te miren"

  • Postime: 653
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 22-03-2006, 14:38:16
Qekasharake ishte deklarata o Berni ...

Si mundet dikush te justifikohet per ato qe ka bere komunizmi Berisha ...
Si i erdhi Zotit Berisha ne kete moment tu afrohet atyreve qe kan vuajtur.
Ata qe jan vrare, mos valle do u hapi ndonje pencion atyreve ?
Dhe kujdes Berni kur interpreton fjalet e mija ...isha shume i qarte ne ate qe thash ...
Une nuk shava te vdekurit apo ate qe ishin ne internim ...Une shava ju qe mellengjeheni nga keto deklarata te Z. Sali Berisha ...duke mosperfillur realitetin ju po i beni dem vendit ...

Deklaratat e Z. Sali Berisha jane qe ne fillim e deri ne fund
per mendimin time Barcaleta ...

-King

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 22-03-2006, 18:09:46
Berni kam 2 pyetje për ty:
1) Mos je gjë reporteri i RD për forumin qe shkruan vetëm artikuj gazetash dhe jo opinionin tënd?
2) Me çfarë fondesh do të paguaj qeveria te persekutuarit?
p.s. Me në fund do të pasurohem dhe unë sa leket e ish te denuarve politik te families dhe  shpërblimet e florinjve te mbledhura ne kohën e luftës dhe pronat e sekuestruara nuk me afrohet me as Bill Gates. "Faleminderit Zoti Berisha ti po qe na e do të miren"

Lajmin e publikuan te gjitha Gazetat po RD eshte gazeta e pare qe del ne Internet shume shpejt se te tjerat,un vura lajmin shpreha dhe opinionin tim,po nuk te pelqyen ty skam cte bej.
Ti tani na thua prralla se ku do i gjej Qeveria Leket per te Persekutuarit,eshte puna e tyre se si i gjejn po me rendesishmja eshte qe te mbajne premtimin ndaj shtreses me te vuajtur ne kohen e Komunizmit.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#6 ne: 22-03-2006, 19:13:23
Proooooopaaaaaaagaa aaaandeeeeeee, Taaaaalljeeeeee,
Tani qe s'ka mbete gjë për te ndare apo shperblyer (sepse elita komuniste, barbaret i kan marre te gjitha per veten dhe familjet e tyre) tani do të shperblehen ish te burgosurit. Me ujë deti po, sepse vetëm ai është pa Lekë...

Berni,
A e di sa është borxhi shqiptar tani qe flasim...?

Ish te burgosruve nuk u eshte kthyer dinjiteti, 50 vjetet e masakrave kuministe u denuan se kishin pire kafe.... vrasjet, burgosejt internimet per motive politike ishin ne rregull....

  • Postime: 127
  • Karma: +1/-0

#7 ne: 22-03-2006, 19:21:39
kjo per mendimin tim tregon se qeveria shqiptare jo vetem qe po tallet me ish te burgosurit por kjo tregon se kjo qeveri nuk ka me ide si te vazhdoje te qeverise shqiptaret.mire thote petriti qe tashme kjo qeveri nuk ka me cfare te shperbleje keta pronare pasi pasurite i shiti per qindarka ne rruge te zeze dhe leket perfunduan ne xhepat greke dhe italiane.Une nuk besoj qe kjo qeveri pret te perdore taksat e shqiptareve per te perndjekurit politike pasi kjo do sillte lufte civile.nejse ketyre nuk u dihet .ndoshta duan prape lufte civile pasi kokbostanet e tipit mustafaj i kane qejf krismat e armeve ne oborret e shtepive

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 22-03-2006, 20:19:43
Ish-të përndjekurit: "OK" projektit të qeverisë

Kola: "Qeveria po zbaton angazhimet e fushatës elektorale për Ligjin e dëmshpërblimeve"


Ne lidhje me vendimin e fundit të qeverisë është pritur me entuziazëm nga shoqata e ish-të përndjekurve politikë, ku kreu i kësaj shoqate Kurt Kola, ka bërë të ditur se qeveria shqiptare po zbaton angazhimet e saj gjatë fushatës elektorale, duke u shprehur se, "është mjaft i rëndësishëm për ne aprovimi i ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, dhe këtu Partia Demokratike po zbaton angazhimet e saj gjatë fushatës elektorale, ku dëmshpërblimi jonë ka qenë një nga premtimet e saj.  Ndërkaq ne i kemi kërkuar qeverisë që dëmshpërblimi të shtrihet në 2 legjislatuara, dhe qëllimi i kësaj ka qenë që gjatë kësaj kohe qeveria të krijojë mundësi financiare në buxhet për shlyerjen e tyre dhe kjo është një kohë e mjaftueshme. Gjithashtu, sipas kryetarit të shoqatës së ish-të përndjekurve dhe të burgosurve politikë të regjimit komunist, Kola, është bërë e ditur se e vetmja gjë e kërkuar prej tyre është shpërndarja e shpërblimit sipas modaliteteve. "Ne kërkojmë modelitatet ku së pari, të dëmshpërblehen ata që janë në moshë të thyer, më pas të sëmurët dhe më pas të vazhdohet me shpërndarjen nga mosha 65 e me radhë. Ndërkaq sipas Kodit Penal përcaktohet sa është dita e burgut dhe ajo e izolimit. Nga ana jonë është hequr dita e izolimit për ta lehtësuar dhe qeverinë, sepse ka një zgjatje proçedure për gjetjen e kohës së izolimit për çdo të burgosur dhe ne jemi dakord për heqjen e ditës së izolimit. Gjithashtu gjatë qeverisjesë së Partisë Demokratike i dha të pushkatuarve për 2 vjet 2 milionë lekë dhe 60 të tjera i ka përcaktuar letra me vlerë, kurse të internuarit të jenë të barabartë me të burgosurit, ashtu siç është kërkuar nga qeveria. "Gjithashtu nga kryetari i shoqatës Kurt Kola, është bërë e ditur se fondi që do të vihet në dispozicion nga qeveria është më i lartë se i qeverisë socialiste, duke theksuar se: "Përsa i përket fondit të të përndjekurve është një fond prej 3 milionë dollarësh, për të gjithë të përndjekurit dhe do të vijë duke u rritur në vazhdimësi dhe ne kemi kërkuar, përsëri që dëmshpërblimi jonë të kryhet në kohë. Ky draft, i cili nuk është kaluar në Parlament ja kemi kaluar qeverisë, i cili po shqyrtohet prej saj. Në fjalën tij kryeministri Berisha është shprehur drejt në Kodin Penal. Eshtë neni që përcakton masën e dëmshpërblimit. Ajo që kemi bërë ne është që në këtë draft nuk paraqitet për të pushkatuarit dhe për të internuarit.

Dorina Azo

  • Postime: 118
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 23-03-2006, 13:07:05
Berni nuk eshte se kam ndonje gje kundra teje apo nuk me pelqejne mendimet e tua por do te me pelqente qe ti ta lexoje njehere artikullin dhe te shkruaje direkt ti se cfare mendon dhe jo pasi te tjeret kane dhene nja tre here mendimin e tyre rreth artikullit te RD jo mendimit tend.
Dhe sa per leket Berni duhet te shqetesohemi se ku do ti gjeje qeveria se po te jete se per te marre demshperblimin do te me duhet te paguaj me shume taksa  nuk kam nevoje te behet i mire Sala perseri me leket e mia.
Ne qofte se ti, gjyshi jot dhe kryetari i shoqates se persekutuarve (sahanlepires)  kenaqeni me fjalet e Sales eshte e drejta juaj por une, familia ime dhe shume si une kemi aq respekt per veten dhe inteligjencen tone sa te bejme ndarjen mes mashtrimit te rradhes dhe realitetit.

  • Postime: 653
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 23-03-2006, 14:07:54
Ish-të përndjekurit: "OK" projektit të qeverisë

Kola: "Qeveria po zbaton angazhimet e fushatës elektorale për Ligjin e dëmshpërblimeve"


Në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë është pritur me entuziazëm nga shoqata e ish-të përndjekurve politikë, ku kreu i kësaj shoqate Kurt Kola, ka bërë të ditur se qeveria shqiptare po zbaton angazhimet e saj gjatë fushatës elektorale, duke u shprehur se, "është mjaft i rëndësishëm për

Ata qe kan heq keq Berni kane vdekur e sic kam thene ...ata qe kane mbetur nuk kane fuqi per te bere shoqata ...keto jan lidhje politike ...dhe me vjen keq qe disa do hane palcen e te vdekurve ...

Citim
Ne qoftë se ti, gjyshi jot dhe kryetari i shoqates se persekutuarve (sahanlepires)  kenaqeni me fjalët e Sales është e drejta juaj por unë, familia ime dhe shumë si unë kemi aq respekt për veten dhe inteligjencen tonë sa te bëjmë ndarjen mes mashtrimit te rradhes dhe realitetit.

E vertet shume ...Me vjen mire qe ka njerez qe po shikojne Bemat e Berishes dhe po e refuzojne ate rruge.

-King

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 16-05-2006, 10:20:49
Kryeministri kërkon emrat e të ekzekutuarve gjatë komunizmit

Berisha i kërkoi dje, Institutit të të Përndjekurve Politikë, emrat e viktimave të regjimit komunist, duke hedhur kështu hapat e parë drejt punës konkrete të projektligjit, për dëmshpërblimin e tyre. Sipas institutit, dje ka ardhur kërkesa nga Kryeministria për listën e emrave të të pushkatuarve dhe të internuarve gjatë regjimit komunist. Për këtë çështje është ngritur grupi i punës në Kryeministri, i drejtuar nga zëvendëskryeministr i, Ilir Rusmali. Ndërkaq, vetë Berisha i premtoi ish-të përndjekurve politikë, se dëmshpërblimi do të jetë në përputhje me ligjet e vendit, Kushtetutën dhe Kodin Penal. Rreth 7 mijë është numri i të pushkatuarve gjatë komunizmit dhe afërsisht 34 mijë të dënuar politikë.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#12 ne: 16-05-2006, 21:00:43
Saliun kastile e vuren ne krye te PD-se. Qellimi ishte qe te pengonte ish te perndjekurit dhe nacionalistat... Kjo qe bene eshte maskarade, hipokrizi...

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#13 ne: 16-05-2006, 21:26:20

"ANTIKOMUNISTI" KOMUNIST SALI RAM BERISHA

 Duke lexuar gazeten "Shekulli" te dates 12-05-2006, te binte ne sy "keqardhja", "pendimi" e "ngazellimi", prej komunisti, i shokut Sali Ram Berisha, sipas te cilit komunisteve u paska qene "dashur" mese 15 vjet per te "provuar" se ish te denuarit e te persekutuarit politik nuk paskan c'faqur shenja hakmarrjeje, e se paskan qene me te vertete per tu respektuar. Dhe gjithe ky ngazellim apo keqardhje prej komunisti na u perkthenka ne nje vlere simbolike prej 30 apo 20 dollaresh per dit burgu, aq sa merr per nje ore pune nje punetore ne perendim... Ben te paditurin shoku Sali Ram Berisha per shperblimin e majme dhe te pa drejte qe qeveria e shokeve-zoterinje dha per te shume vuajturit e byrose politike, dhe per te perkedhelurin e mafjozin e tyre shokun Fatos Nano?????? Nese do te shikoheshin shperblimet me shuma maramense per krimet qe ata kane bere ndaj popullit si dhe koha rekord e shperndarjes se pasurise kombetare ne adresen e tyre, nuk ka nevoje per koment. Deklarata e siperpermendur i ngjan loteve cerril te krokodilit, qe per te mashtruar prene, qan si femija. Sa turp per te paturpshmin shokun Sali Ram Berisha qe brene meraku e na i ardhka keq, se sipas tij, nuk po i shperblenka sa duhet ish te denuarit e vertete te ndergjegjes, nderkohe qe bashkepunetoret e tij te tipit te "koromanevÚ" ai i ka bere miliardere, ne vend qe ti ndeshkoje per deshmi te rreme ndaj bashkevuajtesve te tyre gjate kohes se vuajtjes se denimit ne kampet e cfarosjes komuniste.
Sali Ram Berisha, ky pinjoll i denje i komunizmit barbar, tani se fundi po mendonka edhe per nje kontribut per monumentin qe se shpejti do te ngrihet ne Uashington per nder te viktimave te terrorrit komunist. Sa ironike eshte kjo deklarate e dalur nga goja plot jarge e shokut Sali Ram Berisha, ne nje kohe qe ne Shqiperi jetojne nen minimumin e varferise shumica e viktimave te regjimit komunist, ndersa bejne jete sallonesh e jetojne ne luks te gjithe ata qe kane vrare, torturuar dhe po vrasin akoma per te ruajtur pasurite e vendosura nga privatizimet me shuma simbolike, nga prostitucioni, kondrabanda e armeve, korrupsioni e perfitimet nga tenderat qe tani jane monopoli e tyre. Pra duke perdorur te gjitha format dhe menyrat e jashteligjeshme dhe nga me cnjerzoret, vetem e vetem per te mbajtur pushtetin e tyre mafioz. Kur ky pjelle e diktatures komuniste do ta shkrije te sapo ngririn ish te denuarin politik brenda lloit Spartak Ngjelen???? Historia ka tregue se shoku-zotni sali ram berisha eshte nje nga ato krijesa e mostra te komunizit, qe te vrasin naten e te qajne diten...
 


Patrioti
Marre nga gazeta Kritika

  • Postime: 124
  • Karma: +0/-0

#14 ne: 17-05-2006, 03:12:34
Sa leke do ja paguaje Sali Berisha ditet e arrestit ne shtepi Kurt Koles???
Ishte Sali Berisha ai qe urdheroi arrestin.

Akoma flini mbi dafina ju???
Ska me leke per demshperblime, pervec atyre qe duhet te japim qe te gjithe..dhe perseri nga xhepat tona.

Temat e fundit