×

Qeveria e Kosoves ne krize

Qeveria e Kosoves ne krize

· 6 · 188

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-03-2020, 10:35:50
 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka theksuar se kanë vendosë që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, sepse nuk dëshirojnë të jenë pjesë e një qeveri të tullë. Mustafa pas mbledhjes së kryesisë tha se patën mbledhjen e kryesisë dhe trajtuan situatën aktuale në vendin tonë, të shkaktuar nga rrezikimi i prishjeve të marrëdhënieve me Amerikën, si rezultat i mos heqjes së tarifës dhe problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Agim Veliu.

“Dëshiroj të u them se më 12 të këtij muaji e kam tanuar zotin Kurti, kryeministrin, së bashku me kryeparlamentaren Osmani dhe zëvendëskryeministr in Hoti, dhe kam kërkuar nga ai që të heq tarifën pa kushte, ashtu siç e kërkon Amerika, sepse rrezikimi i marrëdhënieve me SHBA nuk është në favor të vendit tonë. Nuk kam marrë n donjë përgjigje pozitive, më 15 ka kaluar edhe afati që Kurti të veprojë për heqje të tarifës së pjesshme, për te cilën ne nuk ishim pajtuar. I kam shkruar të hënën zotit Kurti që deri në fund të kësaj jave të heq tarifën, sepse po rrezikojmë marrëdhënien me ShBA-në”, tha ai.

“Sot ka ndodh po ashtu një veprim i paparalajmëruar i kryeministrit, është shkaktuar një ministër i LDK-së në kundërshtim me marrëveshjen. Është veprim arbitrar, krejtësisht i panevojshëm në këtë situatë që po ballafaqohemi me luftën kundër një virusi që e ka kapluar vendin. Është veprim që flet që zoti Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne, dhe të bëjë veprime që krijojnë relacione te shëndosha me partnerët. Kemi vendosë që LDK të iniciojë mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, sepse nuk dëshirojmë të jemi pjesë e një qeveri të tullë”, tha Mustafa.

Top Channel

  • Postime: 21103
InfoZ
#1 ne: 20-03-2020, 23:42:05
 

E gjitha sa po ndodh në Kosovë, ku Isa Mustafa në kordinim me Hashim Thaçin po komplotojnë për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti, mund të jetë një prapaskenë e kurdisur nga diplomati amerikan, Richard Grenell, për të arritur sa më shpejt një marëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve. Ky është pak a shumë konkluzioni i një analize të publikuar në të përditshmen austriake “Der Standard”.

Gazetari Adelheid Wölfl pasi bën përshkrimin e situatës së fundit politike dhe rrezikut që Kosova të mbetet pa qeveri për shkak të mocionit të LDK-së për rrëzimin e Kurtit, konkludon se një gjë të tillë po tenton ta shfrytëzojë edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Wolf nuk nguron të tregojë edhe qëllimin e kësaj manovre.

Sipas tij i dërduari i Trump për dialogun dëshiron ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti me qëllim implementimin e shpejtë të marrëveshjes Thaçi-Vuçiq.

Po pse Albin Kurti është pengesë për këtë? Sepse, “Kurti kurrë nuk do të lejonte një shkëmbim territoresh bazuar në kritere etnike si pjesë e marrëveshjes siç duan lobistët rreth Trumpit”, thuhet në analizë.

Pra, sipas gazetarit “Grenell që është i interesuar për një sukses të politikës së jashtme të Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit” do të ishte i gatshëm që kosovarët ta paguanin me çdo çmim këtë kapriço të tij.

Pra qoftë edhe duke rrëzuar një qeveri në kohën e vështirë të koronavirusit.

Investigimi i “Washington Post”/ Grenell, lobisti me pagesë i autokratëve

Në fakt përfundimi i gazetarit Adelheid Wölfl nuk është i vetmi që të drejton në këtë pistë. Edhe i sh-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, që kishte shërbyer në vitet 1998-1999 në Kosovë, si shef i misioni mbikqyrës të SHBA-së, në dy shkrimet e tij të fundit ka shkruar rreth përpjekjeve të presidentit Hashim Thaçi për rrëzimin e Qeverisë që po drejtohet nga Albin Kurti.

Në shkrimin e parë të publikuar në Peacefare.net të titulluar “Bad Deal”, Byrnes ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po provon që përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës të rrëzojë, Albin Kurtin, nga pushteti.

Sipas ish-diplomatit, Thaçi synon më pas një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe ish diplomati dhe analisti amerikan Daniel Serwer. Në një letër të hapur drejtuar presidentit Hashim Thaçi ai theksonte se”Qëllimi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i territoreve dhe njerëzve gjë për të cilën administrata Trump po bën presion”. Ai i kujtonte Thaçit se “ju keni treguar shenja se mund ta pranoni” duke vërejtur se:  “Një shumicë e popullsisë suaj, përfshirë serbët në jug të Ibrit, janë kundër kësaj ideje të pakuptimtë, e cila do ta bënte Kosovën një burim paqëndrueshmërie në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë”.

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 21-03-2020, 07:37:30
Pika juve jarebi.
Kohe e papershtatshme per lufte karrigesh.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 26-03-2020, 09:42:48
Parlamenti i Kosovës miratoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim. Ky mocion u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u përkrah nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet. Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Kundër rrëzimit të qeverisë kanë qenë edhe 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mes të cilëve kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala. Me këtë vendim, qeveria “Kurti” bëhet më jetëshkurtra në historinë e Kosovës me vetëm 50 ditë punë.

Debatet maratonë

Seanca filloi rreth orës 11:00 të së mërkurës dhe zgjati për gati 12 orë me disa ndërprerje dhe është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve. Një nga zërat e fortë kundër rrëzimit të qeverisë ishte Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më pak në këtë kohë. Zëri i qytetarëve sot nuk është dëgjuar. Jam kundër çdo marrëveshje me PAN-in, dhe nuk e thyej besimin e qytetarëve me asnjë çmim, pra do të votoj kundër mocionit”, – deklaroi ajo.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin Kurti e shkarkoi pak ditë më parë nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe që u gjet si shkak për mocionin e mosbesimit. Nuk la jashtë shigjetimeve edhe të dërguarin e SHBA për dialogun me Serbinë Richard Grenell.

“Vendimmarrjen në LDK e kanë ata që shkuan ta takojnë Grenellin, por unë nuk mendoj se dikush duhet të shtrihet tek Grenelli. Marrëveshjen sekrete ta publikoj unë? Po a mendoni se po ta kisha do të kisha mbajtur të fshehtë. Marrëveshjen nuk e kam sepse ajo është sekrete. Ama ka marrëveshje. Dhe ajo marrëveshje është motori edhe i asaj seance” – tha Kurti.

Ai tha se përfaqëson interesat e Kosovës dhe se nuk mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

“Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë ku është marrëveshja e gatshme dhe nëse ti nuk je dakord dhe të duhet të dalësh kundër, atëherë dëmtohen marrëveshjen me SHBA-të. Ata nuk mund ta nënshkruajnë marrëveshjen pa më thyer mua njëherë, sepse jam në dy palë zgjedhje njeriu më i votuar. Prandaj nuk është bërë marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë”, – tha Kurti.

Çfarë ndodh më pas?

Qeveria e Albin Kurtit do të jetë ende në detyrë derisa të gjendet një zgjidhje e cila nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë. Pas miratimit të mocionit, presidenti Thaçi do t’i japë një tjetër mandat Kurtit për ta gjetur sërish votat pas prishjes së marrëveshjes me LDK-në. Nëse Kurti nuk i bën votat  brenda 15 diteve qe gje duket e pamundur pasi ai u rrëzua me shumicë dërrmuese, atëherë mandati i takon LDK-së. Një tjetër skenar që përflitet është krijimi i një qeverie të unitetit derisa të kalojë pandemia e koronavirusit dhe më pas vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. ©LAPSI.al

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 26-03-2020, 09:43:44
Diplomacia amerikane dhe sjellja prej Ramboje e ambasadorti Grenell patën një rol në mocionin e rrëzimit të Albin Kurtit. Kështu shkruan në një artikull të gjatë gazeta amerikane, “The New York Times”.

Aty thuhet se votimi u mirëprit nga SHBA-ja, diplomatët e së cilës i kanë bërë presion të madh Kurtit, për të pranuar aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon. Por ky veprim u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilat lëshuan një komunikatë të përbashkët duke kritikuar pakujdesinë e rrëzimit të një qeverie gjatë pandemisë.
 Në artikull i kushtohet vëmendje rrolit që Uashingtoni pati në këtë përmbysje. Votimi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e diplomacisë së administratës Trump në Ballkan.Edhe pse koronavirusi ishte një faktor madhor në inicimin e tij, vota e mosbesimit ndaj Kurtit u nxit edhe nga mosmarrëveshje edhe më e thellë rreth asaj se si zgjidhet bllokada dekadëshe mes Kosovës dhe Serbisë. Debati e vuri Kurtin, aktivist i vjetër, edhe kundër Thaçit, një ish-lider gueril, madje edhe kundër administratës së Trumpit.“Kjo është dukshëm pasojë e lojës së ashpër që amerikanët po e luajnë tani”, tha ëolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së në Kosovë.
Para se të vine në pushtet Kurti, administrata e Trumpit kishte tentuar t’i jepte fund mosmarrëveshjes duke ndërmjetësuar një marrëveshje mes Thaçit dhe presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.

Për të ngritur një urë drejt zgjidhjes përfundimtare, Shtetet e Bashkuara e shtynë Kosovën të heqë tarifat si një gjest i vullnetit të mirë për qeverinë serbe. Duke shpresuar të arrijnë një marrëveshje të shpejtë, diplomatët amerikanë madje diskutuan idenë, dikur të pamendueshme, për kthimin e teritoreve të Kosovës në Serbi, duke alarmuar udhëheqësit evropianë që kishin frikë se ky veprim mund të rikthente konfliktin etnik.

Pas formimit të koalicionit të tij në shkurt, Kurti menjëherë punoi për të ngadalësuar procesin, duke e futur veten në një konfrontim me ëashingtonin.

Mes frikës se Thaçi kihsnte rënë dakord fshehurazi për ndarjen e Kosovës, Kurti mori përsipër të drejtën e tij kushtetuese për t’i drejtuar negociatat në vend të Thaçit, duke.mbajtur njëjohësisht edhe  tarifat, si masë për t’i bërë presion qeverisë serbe.

“Kjo nuk është më çështje e presidentëve, këtij tonit dhe atij të Serbisë”, pati thënë Kurti në një intervistë për “The Times” muajin e kaluar. “Qeveria jonë, me mua si kryeministër, do ta drejtojë dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës është pjesë e politikës së jashtme, por ai s’mund të bëjë politikë të jashtme”.

Ky qëndrim e vuri Kurtin në konflikt direkt me Thaçin dhe me Richard Grenellin, i cili shërben i i dërguar special amerikan në këtë çështje.

Për të detyruar zotin Kurti në heqjen e tarifave, Shtetet e Bashkuara ngrinë miliona dollarë ndihmë Kosovës. Edhe Donald Trump Jr., i cili nuk ka asnjë rol zyrtar qeveritar, u pajtua publikisht me një senator amerikan që sugjeroi tërheqjen e paqeruajtësve amerikanë nga vendi. Këto komente i tmerruan kosovarët, të cilët e shohin praninë ushtarake amerikane si një garantues jetik të sigurisë së vendit.

Presioni amerikan u citua posaçërisht nga ish-partnerët e koalicionit të zotit Kurti si një arsye tjetër për t’u tërhequr nga qeveria e tij këtë javë.

“Kjo është njëfarë, si ta them, diplomaci ‘Rambo’”, tha Petritsch, duke e krahasuar qasjen amerikane me atë të protagonistit të famshëm të filmave aksion amerikanë.

“Si dëm kolateral, ata do ta rrëzojnë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shtoi Petritsch.

Marre me shkurtime nga KOHA

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 03-05-2020, 08:59:12
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur ditën e sotme një mbledhje me qendrat e këtij subjekti.


Përmes një postimi në Facebook, kjo forcë politike shprehet se kryetari i saj Albin Kurti, gjatë kësaj mbledhje foli mbi prioritetin e punës së tij për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Duke folur mbi zhvillimet e fundit, sa i përket përpjekjeve antikushtetuese, jolegjitime dhe ilegale të Klubit të Stërvjetëruar Politik, Kurti tha se qeverinë e re të synuar nuk e përkrah as Vjosa Osmani e disa deputetë të tjerë.

Ai gjithashtu ka propozuar datë 14 qershor si datë për zgjedhjet parlamentare./lapsi.al