QEVERITË RRËZOHEN ME ALTERNATIVË PËRMES VOTËS - Tema Aktuale

Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 QEVERITË RRËZOHEN ME ALTERNATIVË PËRMES VOTËS

 QEVERITË RRËZOHEN ME ALTERNATIVË PËRMES VOTËS

· 1 · 55

  • Postime: 28611
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-09-2022, 10:12:14
Nuk rrëzohet Edi Rama me votë...thonë. Gënjejnë. Sa vite u bënë tashmë që e dëgjoni këtë refren? Nëse nuk rrëzohet me votë atëhere me çfarë rrëzohet? Me dhunë? Po pse nuk e kanë rrëzuar? U bënë plot 9 vite.
Në fakt çdo metod tjetër përveç votës e zgjat pushtetin e Ramës dhe kujtdo Kryeministri pavarësisht emrit. Ne jemi një realitet i vogël në hartën e realitetit politik rajonal e atij botëror. Nuk vendosim dot rregulla ne. Rregullat janë përtej nesh. Koha e rrëzimit të qeverive pa votë ka perënduar dekada më parë. Kush e mendon ndryshe le të na e vërtetojë të kundërtën.

Personalisht besoj se qeveria aktuale qëndron në pushtet pa e pasur shumicën e popullit me vete. A blen vota pushteti aktual? Unë besoj që po. A e kanë fryrë administratën me qëllim korruptimin e votuesve? Unë besoj që po. A jep pushteti aktual tendera të fryra për oligarkët me qëllime elektorale? Unë jam i bindur që po. A e përdor pushteti aktual shtetin për të mbajtur pushtetin? Pa asnjë dyshim që po...si çdo qeveri që ka kaluar, por tashmë shumë më shumë (legalizimet, liçensat, subvencionet, lejet e ndërtimit, paratë e rindërtimit pas tërmetit...etj). A bashkëpunon me krimin pushteti për vota? Përgjigjia ime është po. Po...pushteti përdor çdo mënyrë të paligjshme për ta mbajtur pushtetin, por prapë rrëzohet me votë. Pse? Sepse me para nuk e rrëzon dot kush pasi askush nuk ka më shumë para se ata (pastaj çfarë vlere do kishte të ndryshoje ca të korruptuar me modelin e tyre të ngjashëm, pra duke korruptuar). Sepse askush se rrëzon dot me dhunë pasi pushteti ka mjete dhune më të mëdha dhe sigurisht bandat me vete (sa kohë gjithë spektri opizitar thotë se bandat janë me pushtetin). Sepse asnjë kancelari perëndimore nuk do e pranonte kurrë një precedent të tillë pasi kthehej në model që cënonte rendin më gjerë se Shqipëria. Dhe më kryesorja, sepse shumica dërrmuese e popullit tonë janë qytetarë që e duan të mirën, por ndihen të tradhtuar e pashpresë.

Atëhere si i bëhet? Jemi pa shpresë? JO...ka shpresë. Po...këta rrëzohen. Çdo qeveri që keqqeveris rrëzohet. Si? Me VOTË. Me ALTERNATIVË. Me IDE. Me SINQERITET. Me FRYMËZIM. Me GARË brenda llojit. Me EKIP VLERASH. Me MERITOKRACI në përzgjedhjen e kandidatëve. Me HAPJE ndaj energjive të reja. Me SHEMBULL ndryshimi të vetes së pari. Me BINDJE.  Duke vrarë EGOT e njëshave. Me OBJEKTIVITET. Me FRYMË që ngre besmin dhe dallgën që i shumëzon me zero edhe paratë e korrupsionit, edhe bandat, edhe tenderat e oligarkëve.

Populli është i kthjellët tashmë. Nuk e përdor dot më askush mish për top. Nuk mund t'i thuash njerëzve se Rama nuk lejon garën e ndershme dhe nga ana tjetër të mos pranosh garën si koncept kur ajo të kërkohet ty. Po, Rama mundet me garë dhe votë, por votë dhe garë në çdo nivel. Ky standardi që bëni si them unë e mos bëni si bëj unë nuk e rrëzon pushtetin. Përkundrazi! Doni garë? Hajde ta hapim. Opozita ta kërkojë si kusht të panegociueshëm. Hapja e garës do afronte në politikë flukse njerëzish që kanë ideale dhe do krijonin flakën e duhur që do ndizte zemrat dhe shpresën e popullit.

Shqiptarët nuk vazhdojnë më të votojnë për inat. Shqiptarët duan alternativë bindëse. Ramën aty do e kemi sa kohë ne që jemi përballë kemi frikë nga vota dhe gara (unë e sigurtë që jo). Me ligësi nuk e mund dot kush këtë pushtet pasi janë në nivele galaktike. Këta munden me vlera. Doni ta kuptoni mirë...nuk doni...rrini! Këtë e kam për qytetarët...

Adriatik Lapaj

Temat e fundit