Rama dhe “Xhorxh pijaneci” - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Rama dhe “Xhorxh pijaneci”

Rama dhe “Xhorxh pijaneci”

· 4 · 686

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-06-2011, 10:12:44
Çdo ditë e më tepër, kreu i Partisë Socialiste, Edvin Rama, po degradon si politikan, në atë mënyrë që degradon një i alkoolizuar nga pija, duke çuditur me këtë sjellje të pështirë jo vetëm shqiptarët mbarë por edhe ndërkombëtarët. Besoj se krahasim më i mirë nuk mund të gjendet për të përshkruar sjelljen e tij politike, veçanërisht këto kohët e fundit; pavarësisht llojit të pijes që ai përdor, qoftë dhe atë lloj që “thith me hundë në tavolinën e tij të punës”, siç thotë Dritan Prifti.

Në kuadër të këtij arsyetimi, përfytyroni një të alkoolizuar që ecën rrugëve, duke u hallakatur sa andej-këndej mbi këmbët që mezi i mbajnë peshën e trupit, me sy të zgurdulluar dhe me një pamje të shpërfytyruar, që thotë fjalë të pamenduara dhe të artikuluara jo qartë, që bën deklarata “trimërie” dhe guximi të paparë me këdo që i del përpara, duke provokuar sherr pa shkak, që avitet e tërhiqet,  e kështu me radhë. Po kështu përfytyroni edhe disa njerëz normalë, që ecin në të njëjtën rrugë me të, duke u përpjekur të qetësojnë veten dhe të tjerët me shprehjen: “Mos ia vini re, është i pirë!?...”

Në argumentimin e konceptit filozofik mbi lirinë pozitive dhe atë negative, Isaja Berlini i referohet edhe shembullit të Xhorxh pijanecit, i cili “…është ulur dhe përballë tij gjendet një gotë konjak. Askush nuk i ka vënë atij pistoletën tek koka për ta detyruar që të pijë. Nuk ka as shtrëngesa e as pengesa, asgjë që e detyron për të pirë dhe asgjë që e ndalon të pijë. Ai është i lirë të bëjë atë që do. Por Xhorxhi është një i alkoolizuar. Ai e di që pija është e keqe, madje se mund ta vrasë atë. Ai mund të humbasë miqtë, familjen, fëmijët, punën, dinjitetin, respektin ndaj vetes, por ai nuk e ndihmon dot veten. Ai zgjat dorën që është duke iu dridhur dhe ngre gotën për tek buzët…”

Tek ky shembull janë në lojë dy lloje të ndryshme lirish; “liria negative” dhe “liria pozitive”. Berlini quan “liri negative” atë lloj lirie që ne e mendojmë si “…mungesën e kufizimeve apo shtrëngesave të jashtme”. Pra ne jemi të lirë për aq kohë sa nuk ekziston një pengesë e cila na ndalon të bëjmë atë që duam. “Në këtë kuptim, -vazhdon të arsyetojë Berlini, -Xhorxh pijaneci është krejtësisht i lirë. Por Xhorxhi nuk e ndihmon dot veten. Ai është i detyruar që të pijë, edhe pse ai e di që se është në interes të tij që të mos pijë. Ai nuk e kontrollon dot plotësisht vetveten dhe nuk e ka plotësisht në dorë fatin e tij. Xhorxhit i mungon ajo që Berlini e quan “liri pozitive”, për arsye se përcaktohet nga ajo çka duhet të jetë brenda vepruesit (vetëkontrolli, autonomia, aftësia për të vepruar në përputhje me atë që është vlerësuar në mënyrë racionale se është në të mirë të njeriut). Duket qartë se në këtë kuptim Xhorxhi nuk është i lirë”.

Bazuar tek koncepti i Isaja Berlinit, një prej filozofëve më me influencë të shekullit të 20-të, liberalët klasikë janë rreshtuar përkrah kësaj teorie nëpërmjet “konceptit të dëmtimit” Në veprën e tij “Mbi lirinë”, filozofi viktorian Xh. S. Mill, thotë që “…individët duhet të lejohen që të veprojnë në çfarëdo mënyre që nuk sjellë dëmtime për të tjerët”. Sipas tij, “…shoqëria është e justifikuar në vendosjen e kufizimeve vetëm kur të jetë bërë një dëmtim i tillë. Në një mënyrë të tillë ne mund të përcaktojmë një zonë të lirisë private, që është e shenjtë dhe e imunizuar nga autoriteti dhe ndërhyrjet e jashtme…”

…Kjo teori filozofike është tejet e gjerë dhe e pasur në autorë të ndryshëm. Por kur duam t’i referohemi realitetit shqiptar të kohëve të fundit, nga gjithë kjo pafundësi eksperiencash, na vjen në mëndje e bërtitura e Madam Rolandit, përpara se të ekzekutohej në vitin 1793, në kohën e Revolucionit Borgjez Francez: “O liri! Sa krime janë bërë në emrin tënd!” Mos po e ekzagjerojmë?!... Po të kemi parasysh kohën në të cilën jetojmë, ku janë të paimagjinueshme, qoftë edhe gijotina apo dhunimet fizike më të vonëshme të periudhës së komunizmit në Evropën Lindore, domosdo që do të konsideroheshin “krime” të gjithë rastet e sjelljes politike të opozitës që bien në kundërshtim me interesat integruese të qytetarëve shqiptarë. Kreu i Partisë Socialiste, Edvin Rama, thotë se i kryen këto veprime në emër të lirisë dhe demokracisë, kur në fakt kjo sjellje politike është një ndër veset e shumta të tij si vesi i të pirit të “Xhorxh pijanecit”. Ndërkohë që ai nuk është vetë “i lirë”, për shkak se i mungon ajo çka Berlini e konsideron “liri pozitive”; pra “…vetëkontrolli, autonomia, aftësia për të vepruar në përputhje me atë që është vlerësuar në mënyrë racionale se është në të mirë të njeriut…”, lufton në mënyrë politike për liritë e të tjerëve!?...

Por, duke iu referuar veprimeve të tij si drejtues i opozitës, e ke të vështirë t’i referohesh fund e krye një teorie të caktuar filozofike të vendeve demokratike, pasi në themel të këtyre veprimeve qëndron e pavërteta, e padrejta, manipulimi, interesi personal; pra gjithçka joparimore, e diktuar nga veset. Alkoolizmi është një ndër veset e shumta që prek qenien njerëzore, megjithëse është “më i miri” ves, midis shumë të tjerëve. Njeriu, kur është i predispozuar për t’u alkoolizuar, dehet për dy arsye; ose nga gëzimi ose nga hidhërimi. Ndërsa kreu i opozitës shqiptare është shndërruar në “pijanec” nga marazi i pushtetit qendror, pasi atë lokal e ka pasur plotë 11 vjet, qysh nga 2000-shi. Parë në këtë këndvështrim, teoria filozofike e Berlinit është më e përshtatshme për të interpretuar sjelljet politike prej të dehuri të Edvin Ramës në raport me kundërshtarin politik, faktorin ndërkombëtar dhe mbarë kombin shqiptarë. Por ndryshe nga rasti i “Xhorxh pijanecit”, i cili me vesin e tij të pijes dëmton veten, Rama me veset politike dëmton tërë vendin dhe progresin tonë të përbashkët ekonomiko-shoqëror drejt familjes evropiane.

Nga ana tjetër, Rama, para së gjithash, në kryerjen e këtyre veprimeve prej të dehuri, nuk merr në konsideratë nivelin e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit tonë, në një fazë shumë të rëndësishme të tij, kur nga tërë objektivat integrues në strukturat euro-atlantike, Shqipërisë i ka mbetur pa u përmbushur ende marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Një nivel i tillë zhvillimi dhe integrimi do të thotë se liria dhe shteti ligjor kanë arritur standarde të larta; të krahasueshme me ato të vendeve perëndimore. Kjo është arsyeja që kreu socialist në vend të institucioneve preferon turmat e njerëzve të manipuluar, duke i thirrur ata në greva e demonstrata, si në fillim të viteve ’90 për ndryshimin e sistemit. Në këto kushte, shumëkush prej tyre është i paqartë për atë që po bën, ndaj thirrjes së Ramës i përgjigjet, thjeshtë për hir të traditës së trashëguar nga koha e organizatave bazë të Partisë së Punës; dhe jo se i mungon liria në jetën dhe veprimtarinë e tij të përditësime. Madje, kohë pas kohe, shteti dhe qeveria demokratike po u krijon kushte e mundësi që të shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë hapësirat e lirisë dhe demokracisë, me investimet e ndryshme në infrastrukturën rrugore e shumë drejtime të tjera, uljen e barrës fiskale, luftën ndaj korrupsionit, garantimin e lëvizjes së lirë në të gjithë hapësirën Shengen, marrjen e masave për t’i mbrojtur nga efektet e krizës globale, e shumë e shumë të tjera. Por kreu i Partisë Socialiste edhe për këto arritje, mjaft të prekshme për këdo, të cilat janë mbresëlënëse për kushtet e Shqipërisë, ua kthen kokëposhtë përfaqësuesve të “popullit të majtë”, në mënyrë që t’i hutojë e mashtrojë ata.

“T’i manipulosh njerëzit, t’i shtysh ata drejt qëllimeve që ju – reformatori social – shihni, por që ata nuk e shohin, do të thotë të mohosh thelin e tyre njerëzor, t’i trajtosh ata si objekte që nuk kanë dëshira të tyret (mendimet e tyre), edhe në këtë mënyrë t’i degradosh ata”. Kështu thotë Isaja Berlin, jo me larg se para gjysmë shekulli. Në rastin tonë problemi nuk qëndron vetëm në degradimin e misionit politik të opozitës apo depersonalizimin e përfaqësuesve të saj deri tek “ushtari” më i fundit, por tek pasojat negative që ka nga këto trajtime “çnjerëzore” gjithë shoqëria shqiptare. Ndërsa përfaqësuesit e “popullit të majtë” janë duke punuar e duke u perfeksionuar si subjekte aktive të ekonomisë së tregut në pronën e tyre, që është thelbësore për lirinë e individit, Rama u bënë thirrje atyre t’i lënë punët private e të përfshihen në greva e demonstrata për t’i punësuar, pastaj, në administratën publike pas rrëzimit me zgjedhje të parakohshme të qeverisë “Berisha”. Në këtë mënyrë një pjese u kujton ’45-n, kurse pjesës tjetër ’97-n; pra përfitimet që kanë patur nga kontributi i tyre luftarak për “…liri e demokraci të vonuar”. Dhe këta individë, pa e ditur ç’kërkojnë dhe ç’bëjnë, duan të ecin përpara duke e mbajtur kokën pas. Të gjithë të duken si të dehur pa pirë, me në krye Edvin “pijanecin”, duke folur e vepruar si ai që ndodhet nën efektet e alkoolit, megjithëse askujt prej nuk ia kanë vënë “pistoletën tek koka”, siç thotë Berlini për Xhorxhin, personazhin e tij eksperimental.

Por Rama nuk është një “pijanec” i zakonshëm, pasi prej më shumë se 5 vitesh udhëheq Partinë Socialiste dhe opozitën shqiptare në tërësi, e cila përbën një forcë të rëndësishme politike për vendin tonë, pavarësisht trashëgimisë komuniste në mentalitet dhe anëtarësi. Madje, gati, në gjysmën e viteve të pluralizmit, PS-ja ka qenë në pushtet, ndonëse kjo periudhë do të mbahet mend në histori për rekordet negative të keqqeverisjes në të gjithë treguesit ekonomiko-shoqëror dhe marrëdhëniet me botën e jashtme. Shkaku ishte se në atë kohë qeverisej sipas sloganit: “Ha Muço, pi Muço!” Pra ha e pi i vetmi njeri, që në këtë rast ishte “socialisti i ri” i shoqërisë shqiptare; ashtu siç ishte dikur “njeriu i ri i socializmit”, duke mos ia ditur fare se ç’bëhej dhe ç’thuhej rreth e qark; mjafton që në radhët e tyre kishte gaz dhe hare. Por kjo situatë ndryshoi shumë pak për ta, edhe pas largimit nga pushteti qendror në zgjedhjet e vitit 2005, pasi qysh prej vitit 2000, me lloj-lloj manipulimesh monstruoze, kishin shtënë në dorë pjesën më të madhe të pushtetit lokal në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që kundërshtarët e tyre politik në qeverisje iu përveshën punës për të shpejtuar ritmet e integrimit euroatlantik të vendit, ata u mbyllën nëpër “pijetore”; jo si “proletarë”, por si “borgjezë”, ku brenda një dekade prodhuan plotë 30 milionerë, të cilët vitet e fundit do të përfaqësonin “prapavijën” e financimit të grevave dhe demonstratave të kryepijanecit Rama drejt “pijetores” së Kryeministrisë…

Nga Feti Zeneli Gazeta Standard

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-01-2013, 19:01:13
Me mire te shkrunte per Orama dhe Xhorxhino-Evro budallai qe s'rron dot ne Amerike dhe kriset, veje ku te dush.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-01-2013, 22:08:50
per ca ben fjale artikulli a eshte rama pijanec apo drogaxhi?

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 30-01-2013, 00:43:02
Xhorxhi ka qene presori im i fiskultures ne 8-vjecare...shume pijanec ordiner ka qene

Temat e fundit