Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 29-02-2020, 17:49:10 »

Po e deshi populli i merr 😛
Postuar nga: M A X
« ne: 29-02-2020, 16:13:58 »

 

Kërkon 800 mijë që ta mbështesin për:
•Rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 30%
•Rritjen e çmimit të naftës me 24 lekë/ltr
•Rritjen e tatim fitimit me 50%
•Rritjen e tatimit mbi qeranë 50%
•Rritjen e tatimit në burim me 50%
•Rritjen e tatimit mbi pagën me 23%
•Mbylljen e 50 mijë bizneseve
•Futjen në TVSH të 33 mijë bizneseve të vogla
•Sjelljen e zero investitorëve strategjikë për 8 vjet
•Rritjen e borxhit publik me 7 miliardë Euro, kur në 22 vjet të marra së bashku Shqipëria kishte pasur vetëm 6 miliardë Euro borxh.
•Rënien e konsumit të familjeve në rekorde historike.
•Uljen drastike të kreditimit me 10% krahasuar me 2012, sepse askush nuk dëshiron të investojë
•Rritjen e ekonomisë me 2.7% në kohë jo-krize, që faktikisht është rënie ekonomike për Shqipërinë
•Kthimin e vendit në vendi i parë në botë për prodhimin e hashashit me rreth 2000 Ton të prodhuar
•Kthimin e vendit të parë në Europë për pastrimin e parave
•Konçesioni i check-up – 90 milionë USD
•Sterilizimi – 160 milionë USD
•Dializa – 70 milion USD
•Shërbimi laboratorik – 90 milion USD
•Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD
•Inceneratori i Fierit – 40 milion USD
•Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD
•Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD
•Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD
•Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD
•Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD
•Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD
•Rruga e Arbërit – 400 milion USD
•Tenderin e Unazës së Re 20 milion Euro/km
•Zero rrugë të reja të ndërtuara
•Shëndetësia më e shtrenjtë në botë që iu kushton qytetarëve rreth 1 miliardë USD në vit- buxhet shteti plus rryshfetet plus lekët për kurimin në spitalet private
•Uljen e buxhetit në shëndetësi në nivele historike - 3.7% për 2020
•Uljen e buxhetit në arsim në nivele historike - 2.4% për 2020
•Rritjen më të ulët historike të pensioneve në 8 vjet - zero rritje reale vetëm indeksim inflacioni
•Rritjen më të ulët historike të pagave në 8 vjet - indeksim vetëm në 5 vjet
•Dëm ekonomi i konstatuar nga KLSH në përmasa historike - mbi 4 miliardë Euro për 6 vjet
•30.000 persona të proceduar penalisht për mospagim energjie elektrike.
•Zero përgjegjës për korrupsionin galopant, shkatërrimin politik dhe ekonomik të vendit
•Humbjen e 23 vendeve në Indeksin e Korrupsionit
•Humbjen e 19 vendeve në Doing Business
Vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë
•Vendi me numrin më të lartë të azil kërkuesve në nga vendet jo në luftë
•Vendi me nivelin më të lartë të krimit në familje dhe dhunës ndaj grave

Dhe të gjitha këto çuan në largimin e 500.000 shqiptarëve.
•Rënien e popullsisë në nivele historike
•Rënien e forcës puntore në nivele historike
•Niveli i lindjeve në 2019 ishte 28 mijë fëmijë, nga 82 mijë fëmijë që lindën në 1990.

E pra Rama po kërkon 800 mijë vota, sepse beson se kanë mbetur ende 800 mijë budallenj në këtë vend. Por e vërteta është e hidhur. Ai i kërkon 800 mijë vota, sepse mundet ta bëjë. Në një vend normal do të kishte ikur po të kishte bërë qoftë 2% të këtyre që ka bërë. Por jo në Shqipëri. Sepse sot ai ka çdo gjë në dorë.
Është një sistem i tërë që ai e kontrollon, e përdor dhe e shfrytëzon.
Sot ai kërkon 800.000 mijë votues, dhe nëse nuk ndryshojmë lojën, do të vazhdojë ta bëjë derisa 800 mijë votuesit e tij të jenë të vetmit shqiptarë të mbetur në këtë vend.

Pano Soko