×

Rama nxjerr edhe ushtrinë në rrugë: Postoblloqe për të verifikuar lëvizjet

Rama nxjerr edhe ushtrinë në rrugë: Postoblloqe për të verifikuar lëvizjet

· 13 · 112

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-03-2020, 14:22:03
 

Edi Rama paralajmëroi se nga dita e nesërme do të vendosen postblloqe të Policisë së Shtetit dhe Ushtrisë në të gjitha rrugët e Tiranës, për të kontrolluar të gjitha makinat, nëse ka persona të ardhur 14 ditët e fundit nga Italia ose Greqia dhe që nuk qëndrojnë të karantinuar nga frika e koronavirusit.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se nëse do të kapet ndonjë person i kthyer, që lëviz i lirë nëpër Tiranë, do të gjobitet me 5 mijë euro dhe nuk do të lejohet të dalë më jashtë vendit pa paguar këtë gjobë.

“Sot do të dalë në rrugë një formacion i përbashkët i policisë së shtetit dhe asaj ushtarake, që do vendosin postblloqe dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia e Greqia në 14 ditët e fundit, që ndalohet të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe do ndalohet të rikthehet në Itali, nëse nuk do të ketë ndaluar gjobën. Futeni mirë në kokë, kjo është një kohë lufte me një armik që nuk duket, por që është rreth gjithsecilit prej nesh.

E di që kush lëviz me makinë do bezdiset dhe nervozohet me postblloqet, por nuk kemi asnjë rrugë tjetër, përveçse të kufizojmë lëvizjet dhe ta pranojmë së bashku këtë shtrëngim.” – deklaroi Edi Rama.

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 11-03-2020, 15:08:42
Mbyllen lokalet ne Durres e Tirane
 

  • Postime: 3248
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#2 ne: 11-03-2020, 21:18:50
Kjo eshte dicka e frikshme nese ka ardhur puna deri aty, se nuk kemi asgje, mburreshim deri para disa ditesh, e tani nuk dime sa kemi.

  • Postime: 3248
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#3 ne: 12-03-2020, 19:50:42
Kjo video eshte bere para 1 ore ne Struge, video eshte shume tragjike. :S

Me vendimin e ri, qe lokalet te punojn deri ne ora 18:00, Struga, duket si Chernobyl. :S

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 13-03-2020, 08:00:38
Situate si kjo nuk mbahet mend ne histori. Kane qene luftrat, por ato jane dicka tjeter. Qytetet po duken si te The Walking Dead, vec Zombit mungojne 😀

  • Postime: 3248
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#5 ne: 13-03-2020, 08:58:56
M A X, kjo situat ne Struge, e mbaj mend ne 2001, ne konfliktin e brendshem qe kishim ne, po ashtu dhe ne 1997 :D ne Shqiperi.

Te theme une eshte gjeja me e frikshme e mundeshme.

  • Postime: 7017
  • Gjinia: Femer
erlehta
#6 ne: 13-03-2020, 14:06:26
Një shoqe me mer ne mëngjes në tel,,,,kam frikë të madhe tha, po përjetoj kohën e luftës.
Ah i thashë, nuk ka të krahasuar.
Shkurt, njerëzit po i mer masa

  • Postime: 4258
Charlie
#7 ne: 14-03-2020, 10:27:50
@Gjumashi ne ne Kosove e kemi perjetuar kete situate para 20 viteve, andaj, nuk na duket edhe aq interesante sepse jemi mesuar me keso situatash te stilit te luftrave. :D

Duhet te shqetesohemi per me te vjeterit tane sepse ne mund ta perballojme.

  • Postime: 4258
Charlie
#8 ne: 14-03-2020, 10:38:12

  • Postime: 3248
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#9 ne: 14-03-2020, 14:04:15
Une, kete karantinen e shikoje me sy pozitive, se ne fillim te dhjetori,, deri nga fundi janarit do kete shume lindje ne gjithe boten, se kur ske cte besh gjithe diten.

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 14-03-2020, 15:00:59
Realiteti
 

Filmi
 

  • Postime: 7017
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 14-03-2020, 22:38:49
 


Foton e ka bere nje shoqe sot pasdite

  • Postime: 3248
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#12 ne: 15-03-2020, 08:45:59
Lajmi i fundit ne Maqedonin e Veriut.

Mbyllen baret, restorantet, dyqanet dhe kazinotë, hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë

Citim
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë komunikimit për mediat mbi gjendjen e koronavirusit në vend foli edhe për masat mbrojtëse që janë ndërmarrë orët e fundit. Ai bëri të ditur se do të mbyllen të gjitha dyqanet e qendrave tregtare, kazinotë, bastoret, baret, restorantet, ndërsa këta të fundit mund të punojnë vetëm nëpërmjet porosive. Mbeten të hapura me oraret e mëparshme vetëm super maketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndër të tjera ai tha se brenda 48 orëve të ardhshme do të mbyllet edhe Aeroporti i Ohrit.
 

Rama vendos të luajë kartën e fundit

Nisur nga InfoZRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 13-05-2020, 22:05:02
nga InfoZ
Edi Rama ne Twitter

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 30-03-2020, 17:12:54
nga M A X
Edi Rama ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 30-03-2020, 17:04:34
nga M A X
Anisa Rama (Lajme, info, foto, video)

Nisur nga InfoZRubrika Influencer

Postimi i fundit 22-04-2020, 15:08:31
nga M A X
Rama kërkon 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 29-02-2020, 17:49:10
nga erlehta