×

Rama vendos të luajë kartën e fundit

Rama vendos të luajë kartën e fundit

· 1 · 116

  • Postime: 20918
InfoZ
ne: 13-05-2020, 22:05:02
 

Rama vendos të luajë kartën e fundit të mbetur nën mëngë, legalizim të kanabisit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehet i vendosur për legalizimin e kanabisit në Shqipëri, dhe sipas tij, për qëllime mjekësore.

Fillimisht gjatë konferencës për Ditën e Evropës, në krah të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, Rama u shpreh se pas një viti punë, për pak kohë do të jetë gati drafti për përligjjen e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore. Ndërkohë sot në një konferencë tha se: ” Kemi më shumë se 1 vit që punojmë për këtë projekt, të bëjmë analiza,  dhe faktikisht tani janë pjekur kushtet.  Kjo është tani një trend botëror. Di që jemi në kohën dhe do e shtyjmë përpara këtë projekt. Jemi në kohën që duhet ta kalojmë brenda këtij sesioni parlamentar”.

Me sa duket Rama po përpiqet të justifikohet duke thënë se për nismën e tij është konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj . Por vallë si qëndron e vërteta?! A po përpiqet vërtetë Rama ta legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore apo arsyeja qëndron në faktin se së shpejti do të jenë zgjedhjet? Mos ndoshta kryeministri po humbet pushtetin dhe ka vendosur të luajë asin e fundit të mbetur “nën mëngë”?!Rama e di që në çdo kohë që do mbahen zgjedhje ,nuk ka shanse të fitojë, madje dhe sondazhet po e nxjerrin humbës.

Dhe në fakt për të vërtetuar këtë arsyetim të mësipërm, vlen fakti se si kryeministri ka ndryshuar mendje në lidhje me këtë çështje . Në vitin 2015 deklaronte të kundërtën. Ai në 2015 pohonte ska pse të legalizohet, kur në fakt Shqipëria mbushi vendin dhe Evropën me drogë. Këtë më së miri e tregoi dhe reportazhi i transmetuar në gjiganden italiane “Rai 3” e cilësoi Shqipërinë si Kolumbia e Europës.

Ndërkohë, kjo çështje po komentohet tashmë në Shqipëri, por nuk kanë munguar edhe reagimet nga Kosova. Ish-zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri është shprehur se: “Shumë politikanë u bënë ma doktorë se doktorët në këtë kohë pandemie. Mirëpo ma doktori u bë Edi Rama, i cili po tenton ta shpallë kanabisin si bimë mjekësore për ta kultivuar në Shqipëri. A nuk pa bota mjaft tragjedi nga droga, pandemia aktuale.Në vend që Shqipëria të bëhet një perlë e turizmit detar, do të rrezikojë të shndërrohet në skëterrë të kanabisit. Vizion i mbrapshtë” tha znj.Tahiri.

Ja pra kjo është “Shqipëria që duam”  e rilindjes, realitet që duhet ndryshuar në mënyrë urgjente nëpërmjet rrotacionit politik, i cili është jetik për të ardhmen e vendit tonë, për prosperitetin dhe interesin tonë kombëtar!

Përgatiti materialin: Brikena Bisku  / STANDARD.AL
 

Edi Rama ne Twitter

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 30-03-2020, 17:12:54
nga M A X
Edi Rama ne Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 30-03-2020, 17:04:34
nga M A X
Rama nxjerr edhe ushtrinë në rrugë: Postoblloqe për të verifikuar lëvizjet

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 15-03-2020, 08:45:59
nga Gjumashi
Anisa Rama (Lajme, info, foto, video)

Nisur nga InfoZRubrika Influencer

Postimi i fundit 22-04-2020, 15:08:31
nga M A X
Rama kërkon 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 29-02-2020, 17:49:10
nga erlehta