Republika e Shqiperise ka 2.851.741 banorë - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Republika e Shqiperise ka 2.851.741 banorë

Republika e Shqiperise ka 2.851.741 banorë

· 10 · 983

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-12-2011, 19:25:49
Instituti i Statistikave shpalli rezultatet paraprake të Censusit, të cilat tregojnë se numri i popullsisë që jeton në Shqipëri ka shënuar një rënie jo të vogël në dhjetëvjecarin e fundit.

Rezulton që popullsia e Shqipërisë për vitin 2011 të jetë 2.851.741 banorë duke shënuar një rënie prej 7.7 përqind krahasuar me vitin 2001.

INSTAT sqaron se tek ky numër i popullsisë janë përfshirë edhe ata të huaj, të cilët kanë më shumë se 1 vit që jetojnë në Shqipëri dhe që gjatë anketimit kanë deklaruar, se kanë ndër mend të vazhdojnë të jetojnë këtu. Sipas INSTAT edhe struktura e popullsisë sipas zonave të banimit, që ka qenë gjithmonë e dominuar nga popullsia në zonat rurale, tashmë është përmbysur. Kështu për herë të parë në histori 53.7 përqind e popullsisë jeton në qytet dhe 46.3 përqind në fshat.

Rezultatet tregojnë se edhe numri i banesave në Shqipëri ka arritur në 1 milion e 75 mijë ose 37 për qind më shumë se në 2001.

Sipas INSTAT, Censusit kanë refuzuar t'i përgjigjen 29.300 vetë ose 1.04 përqind. Këto janë vetëm rezultatet paraprake, pasi në vijim INSTAT do të shpallë edhe të dhënat e tjera përfshirë dhe atë të përkatësisë etnike dhe fetare, rezultatet e të cilës pritet të publikohen nga fundi i vitit të ardhshëm. Censusi u përshëndet edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian, të cilët e quajtën atë si një proces që përmbushi rekomandimet e Eurostat dhe Kombeve të Bashkuara.

Aleanca Kuq e Zi reagoi pas publikimit të rezultateve të Censusit nga INSTAT, duke theksuar se me këto shifra u përmbush dëshira e Greqisë dhe Serbisë.

"Shqiptarët janë popullsia më e lartë në rajon me rreth 10 milionë banorë, ndërsa INSTAT nxorri të kundërtën. Këto të dhëna dëmtojnë interesat e shqiptarëve", thuhet në reagimin e Aleancës.

Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë kryeministri Sali Berisha foli për rezultatet e Censusit.

"Këtë 10-vjecar ka ndodhur kapercimi i madh. Kombi ne Shqiperi faktohet komb urban. Sigurisht, ky eshte nje proces i realizuar me shpejtesi, por i realizuar ne liri. I kuptoj te gjitha zhurmat dhe kritikat, por zhvillim me te madh se ky, per kombin, ne rrafshin social, nuk ka. Nayrisht cdo levizje e tille e madhe demografike, e pashmangshme qe krijon problemet e e veta, por fuqizimi i qyteteve si lokomotiva te zhvillimit superon te gjitha pasojat dhe ky eshte zhvillimi me pozitiv", tha Berisha. /top channel

Censusi, pakësohen shqiptarët - Top Channel Albania - News - Lajme
« Editimi i fundit: 22-12-2011, 19:07:45 nga M A X »

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 21-12-2011, 19:34:02
Fakt sh. i habitshem.

  • Postime: 1436
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-12-2011, 20:20:26
Lol, dhe une qe mendoja se ishte diku tek 4 milion  hmmmmm:

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 21-12-2011, 22:50:03
vetem ne Shqiperi apo me gjithe ato jashte?

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 21-12-2011, 22:52:15
vetem ne Shqiperi apo me gjithe ato jashte?

Brenda Shqiperise behet fjale.... se po qe per nr. total anekend globit jemi per marshallah. :D

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 21-12-2011, 22:53:14
Po, ate mendova se une, se pastaj ti nuk je ne ate list aty dhe shume te tjere. :P

 :perqafim

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 21-12-2011, 22:56:03
 :P

Te them te drejten do isha kureshtare sa do ishte ky nr total? Me gjithe te diaspores?
Ke ndonje ide?

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 21-12-2011, 23:00:30
Po pervec qe ne Greqi jetojn mbi 700 000 mije emigrant te regjistruar, sdi sa mund te jete totali.
Po vetem nje gje mund te them, ka kaluar mbi 3.5 milion.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 22-12-2011, 19:03:13
Fakt sh. i habitshem.

Edhe une s'e prisja te ishim nen 3 milion, por nuk eshte dhe per t'u habit.

Sidoqofte behet fjale vetem per ata qe jetojne ne Shqiperi aktualisht. Me gjithe ata qe jetojne jashte besoj se duhet te jemi aty te 4 milione. (vetem shqiptare te RSH dmth, pa llogaritur ata te trojeve te tjera shqiptare)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 22-12-2011, 19:07:13
Pas publikimit të rezultateve mbi regjistrimin e popullsisë, shqiptarët janë automatikisht 12 për qind më të pasur se një ditë më parë, pa dalë përfundimet paraprake të censusit.

Sipas të dhënave, mbi të cilat operonin isntitucionet shtetërore, por edhe ato ndërkombëtare, në Shqipëri në fund të vitit 2010 jetonin 3 milionë e 190 mijë banorë.

Mbi këtë numër popullsie të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse llogariteshin zyrtarisht në 7667 dollarë.

Por tani popullsia, sipas censusit të 2011-ës, është 11 për qind më e vogël se sa ajo e një ditë më parë, pa dalë rezultati.

Për pasojë, të ardhurat në Shqipëri rriten automatikisht nga 7667 në 8589 dollarë për frymë. Kjo rritje me mbi 900 dollarë është 12 për qind më shumë sesa të ardhurat që kishin shqiptarët një ditë përpara se të dilnin rezultatet e censusit.

Me këtë rezultat të ri, Shqipëria afrohet me disa nga vendet e rajonit, me të cilat më parë kishte diferenca jo të vogla tek të ardhurat për frymë.

Për shembull, krahasuar me Maqedoninë fqinje, përpara censusit Shqipëria i kishte të ardhurat për frymë 1531 dollarë më pak. Me rezultatin e ri pas censusit, diferenca bëhet vetëm 600 dollarë për frymë.

Të besueshme apo të pabesueshme shifrat e censusit, nga sot shqiptarët në letër janë pasuruar brenda 1 dite me mbi 900 dollarë më shumë.

Por ulja e numrit të popullsisë në këtë rast është thikë me dy presa, pasi përvecse rrit të ardhurat, rrit edhe borxhin publik për frymë. /top channel

Temat e fundit