Republika Federale e Shqiperise! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Republika Federale e Shqiperise!

Republika Federale e Shqiperise!

· 4 · 483

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-04-2006, 10:11:45
Në Shqipëri, së fundi, po diskutohet për një president të zgjedhur nga populli, sesa të emëruar nga parlamenti. Kjo do të thotë, që po kërkohen të bëhen ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në sistemin politiko-formal të qeverisjes. Jam mëse i bindur se demokracia shqiptare do të lulëzonte cilësisht nën një shtet federal sesa nën një qeverisje qendrore. Për të improvizuar idenë time, po marr rastin e Austrisë. Ky vend është një shtet (8 milionësh) me një sipërfaqe të vogël dhe ka një gjuhë zyrtare (gjermanishten). Por, pavarësisht prej këtyre faktorëve, Austria është një shtet federal dhe ka 10 shtete në territorin e saj. çdo shtet ka parlamentin dhe qeverinë e tij, të cilët rregullojnë aspektin ligjoro-ekonomik brenda territorit përkatës. Ndërsa aspekti politik është kompetencë e qeverisë qendrore të Vjenës. Unë mendoj, që Shqipëria e ka të domosdoshme (tashmë) të bëjë një ndarje të tillë, administrativo-territoriale të vendit. Sistemi politik i qeverisjes qendrore, ka dështuar katërcipërisht tashmë, dhe ky vend është katandisur vetëm brenda kufijve administrativo-politik të Tiranës, apo të "Republikës së Tiranës". Nuk janë rastësi dhe zënkat e herë pas hershme qesharake dhe të turpshme në mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë në vend, pasi të dy palët mendojnë se Tirana është Shqipëria. Ndarja administrative që unë propozoj (mbi lumin Mat shteti apo minishteti i Veriut me kryeqytet Shkodrën; në mes lumit Mat dhe Shkumbin shteti i Shqipërisë së Mesme me kryeqytet Durrësin; dhe poshtë Shkumbinit në Jug shteti i Jugut me kryeqytet Vlorën), do të sillte konkurrencë, begati dhe zhvillim. Demokracia dhe mirëqenia ekonomike do të shtrihej në të gjithë territorin e vendit dhe udhëheqës të ndryshëm lokal do të "shpërthenin" brenda hapsirave territoriale përkatëse. Nëse do t'i referoheshim Veriut është për të ardhur keq, që këtë pjesë të territorit të vendit po e merr "në qafë" ndarja e keqe administrativo-politike e Shqipërisë. Një administrim i pavarur ekonomik, do ta bënte veriun e Shqipërisë të notonte në mirëqenie. Pikërisht, e njëjta llogjikë e mësipërme organizimi do të funksiononte edhe në minishtetet e tjera. Ajo që është më kryesorja në këtë gjë, është egzistenca e këtyre tre shteteve, që do të "provokonte" thelbësisht konkurrencën e gjithanshem në mes tyre. Krijimi i një federate të tillë, do të mënjanonte tendencën për koncentrimin e popullsisë vetëm në "Republikën e Tiranës", ashtu siç ndodh në vendet më të prapambetura të botës.

Marrë nga www.gazetakritika.n et

  • Postime: 124
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 27-04-2006, 08:29:00
I nderuar MAX,
kjo qe propozon ti nuk eshte as me shume dhe as me pak sesa ndarja ne Rajone.
Ti permend Austrine, une po te permend USA
Jane shtete federale, por mos haro', kane nje President, nje Parlament (apo Kongres)
Pra kane nje buxhet shteteror..Pra jane nje shtet.
Shqiperia dhe shqipetaret duhet te punojne te behen pjese e BE.
Te eleminohen kufijte
Te eleminohen ndasite fetare
Te shohe seicili ne zhvillimin e prones dhe te ardhurave te familjes se vet,
Te ulen armet dhe kercenimet,
Te hiqet "uni" kokeforte shqipetar,
Te respektojme njeri-tjetrin si popuj dhe te zhvillohemi ne paqe

  • Postime: 118
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 27-04-2006, 16:15:21
Mbas ndarjes tende dhe popullsia e ardhur ne Tirane duhej te kthehej nga kishte ardhur shpresoj??!!!!
Me kete ndarje per mendimin tim Shqiperia nuk do te ishte federate por tre shtete shqiptare qe menjehere pas ndarjes do ti aneksoheshin fqinjeve tane qe kaq shume e deshirojne nje ndarje te saj. Ne shqiptaret nuk kemi mesuar akoma se cfare eshte shteti dhe si duhen respektuar te gjitha hallkat e tij dhe kjo ndodh duke filluar nga presidenti dhe perfunduar te qytetari i fundit shqiptar. Presidenti duhet te jete nje figure asnjanese mbi partiake dhe ne Shqiperi nuk ekzistojne figura te tilla, jane te gjithe lakej te dypolit  Berisha-Nano..
Zgjedhja e presidentit nga populli do te sillte shpenzime te tjera per buxhetin e varfer te shtetit shqiptar dhe per mendimin tim me paaftesine e shqiptareve per te zgjedhur lideret e saj, (sepse deri tani kemi bere vetem nje riciklim te mbeturinave te ish diktatures duke mos nxjerre figura te pastra politike), do te ishte tallja e rradhes qe "politikanet" shqiptar i bejne popullit me te varfer te Europes.
Zoti na ruajt nga keto poshtersi qe po na behen perdite.

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 28-04-2006, 03:56:07
Mua nuk më pëlqen kjo ide, sepse domosdoshmërisht do të çoj në ndarje të Shqipërisë në përgjithësi. Ne mund të flasim për decentralizim të pushtetit lokal, shpërndarje të kompetencave nga qendra në zonat përkatëse, por asesi federalizim. Federalizimi i zonave, edhe ashtu tekstualisht edhe praktikisht, është krijim i sovraniteteve apo minisovraniteteve të reja brenda shtetit. E keqja e gjithë kësaj është imitimi i verbër i pushteve të huaja, në rastin tonë Austrisë. Austria ka një histori të veten të zhvillimit kombtar, politik dhe kulturor që askund nuk përputhet me rrjedhat politiko-historike të Shqipërisë.
Në kohën kur Europa kërkon nga ne përmbushjen e standardeve për të shuar kufinjët dhe ndarë sovranitetin me shtetet tjera përbërese, atëherëë pse Shqipëria të shpërbëhet nga brenda?

Kur është fjala tek federalizimi, ai është i dobishëm apo i dëmshem varësisht nga pikëvështrimi ynë. Nëse flasim për federalizimin si faktor integrues p.sh. një bashkim federal mes Kosovës dhe Shqipërisë ai patjetër që është i dobishëm. Ndërsa në anën tjetër federalizmi do të jetë i dëmshëm nëse është faktor dezintegrimi, i cili shpërbën një pjesë përbërese.
Ne rastin tonë, nëse marrim shembull 3 shtetet gjermane (Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicren), tek ato hasim federalizmin e tipit integrues. P.sh. zvicra përbëhej nga disa kantone (jo njesi unike) të cila dhanë besën njëri-tjetrit, u bashkuan dhe formun federatë. Kështu do të mund të ndodhte në Shqipëri sikur ajo të ishte e ndarë dhe me anë te federalizmi të integrohej, por jo tani kur është e bashkuar, unike brenda territorit. Ky është dallimi mes nesh dhe kantoneve (landeve, krahinave) gjermane. Ato me federalizim u bashkuan, ne kërkojmë të ndahemi.
Shteti nuk është llogaritje matematikore, siç është bërë me lartë. Si do të notonte veriu në mirëqenja nga kjo ndarje? Teori boshe. Para dyerve të praktikës do të zhvisheshim nga këto ëndrra të bukura. Nëse nuk pajtohen "vozitësit dhe pasagjerët" rreth ngasësit të makinës, kjo s'do të thotë se makina duhet të ndahet. Ketë ide unë e shoh si një eksperimet të sëmurë dhe të rrezikshëm. Lojë me fatin.

Temat e fundit