Sali Berisha dhe pafuqia e tij ndaj Ilir Metës - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sali Berisha dhe pafuqia e tij ndaj Ilir Metës

Sali Berisha dhe pafuqia e tij ndaj Ilir Metës

· 5 · 680

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-01-2012, 03:14:11
Nga Mero Baze

Të gjithë prisnin atë vendim që dha gjykata, por vetëm Ilir Meta festoi. Gjykata e Lartë nuk na zhgënjeu përsëri. Kryetarja e Gjykatës u soll si mamaja e vajzës që ia kishte rregulluar në punë i akuzuari, një anëtare e trupit gjykues u soll si gruaja e burrit që ia rirregulloi në punë i akuzuari, gjykatësja tjetër u soll si komshi e avokatit të akuzuarit, dy gjyqtarë u sollën si tropojanë dhe i fundit, pa ndonjë rëndësi tashmë, u soll si gjyqtar. Kishim një vit që e shihnim dhe e ndjenim se kështu do të ndodhte, ndaj nuk ia vlen të merresh me gjyqtarët. Ata tani janë shumë të parashikueshëm. Mjafton të dish se kush është personi që do gjykohet dhe mund ta parashohësh vendimin e gjyqit. Nëse është Mediu, Basha, Argita, Fazlliçi, Shkëlzeni, Meta, Berisha, edhe sikur të vrasin mbi 26 vetë, edhe sikur të pushkatojnë mbi 4 vetë, edhe sikur të vjedhin mbi 220 milionë euro, edhe sikur të pastrojnë 1 miliard euro, nuk dënohen.

Ajo që ia vlen ta ritheksojmë me këtë rast, është pse Sali Berisha është i detyruar që nga disa lehtësi që i ofronte pushtetit të tij dënimi i Ilir Metës, zgjodhi mosdënimin e tij pa asnjë hezitim me gjithë pasojat që do ketë Shqipëria nga kjo gjë?

Zgjedhja e tij është e detyruar. Ai më mirë se ne e di se nëse sot Ilir Meta do të ishte në pranga, Stefan Fyle do ta përshëndeste nga Brukseli, ftesa për të marrë statusin e vendit kandidat do të nisej me DHL dhe mbi të gjitha ai do të hiqte nga supet peshën e rëndë të imazhit të hajdutit, që gjesti i Ilir Metës u ka ngulitur në mendje shqiptarëve.

Por Sali Berisha nuk është njeri i lirë për të dorëzuar Ilir Metën. Edhe pse pa shumë dëshirë, ai u detyrua për herë të parë në jetën e tij të shkonte në shtëpinë e një ish- vartësi të tij për të darkuar. Njeriu që ha drekë dhe darkë në shtëpi të tij, gatuar nga gruaja e tij, edhe për shkak të paranojave që ka nga gjithkush që e rrethon, njeriu që me paturpësi tha se nuk ka shkuar kurrë as tek shtëpi e baxhanakut të tij që u vra në krye të biznesit të djalit në Gërdec, u ngrit një natë e shkoi tri orë në shtëpinë e të akuzuarit për hajdut, për të bashkuar fatin e tij me fatin e vet. Dy ditë më pas këtë e përsëriti sërish në një mjedis publik në Hotel Rogner. Me qejf apo qejf, ai u pa të ishte në publik një “kapter” i Ilir Metës.

Mungesa e parë dhe e madhe e lirisë për të qenë dinjitoz për Sali Berishën, është rreziku i humbjes së pushtetit. I bindur se burgosja e Ilir Metës ishte fundi i qeverisë së tij, ai u investua me gjithçka që kishte në shpëtimin e tij. Arsyeja nuk është pse Sali Berisha nuk jeton dot fizikisht pa pushtet, por se gjithë sistemi që ka ngritur funksionon vetëm në bazë të varësisë që ka nga pushteti. Drejtësia që ka bërë Sali Berisha nuk është një drejtësi që rrezikon aq shumë qytetarët se sa rrezikon vetë Sali Berishën. Ata ushtarë dhe hajdutë të pacipë që kanë mbushur radhët e gjyqësorit, dhe që ne i shikojmë sot si kamikazë të Sali Berishës, janë po aq të pafytyrë të nesërmen e ditës që Berisha rrëzohet nga pushteti. Ata janë një bandë plaçkitëse që dënojnë opozitarë dhe lëshojnë trafikantë, dënojnë gazetarë kritikë me qeverinë dhe kanë leje të lëshojnë trafikantë droge nga Turqia të akuzuar për gjysmë toni droge, lënë jashtë dyerve të drejtësisë ministra vrasës dhe hajdutë dhe pastaj bëjnë kërdinë me prona, gjyqe penale dhe civile, duke mbushur xhepat me miliona. Nga ata gjyqtarë është për të pasur frikë, sidomos raca e Sali Berishës. Ai e di që ata nuk janë ushtarë politikë, por produkte të sistemit të Sali Berishës, që shpërblen me plaçkë nga dinjiteti i institucioneve ata që i shërbejnë pushtetit të tij. Ata nuk janë as të majtë as të djathtë, as komunistë as demokratë, as ish të persekutuar dhe as ish persekutorë. Ata janë hajdutë dhe Sali Berisha e di që nëse bie nga pushteti ata janë të parët që mund t’i hedhin hekurat dhe për akuza shumë më të vogla se sa këto që po ngrihen sot. Por po të mendosh pastaj që në dosjen e Sali Berishës përveç vjedhjeve, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga ai dhe familja e tij, ka dhe akuza konkrete për vrasje të katër qytetarëve, frika e tij nga humbja e pushtetit bëhet makth që nuk e ndal para asgjëje për të shpëtuar.

Një arsye tjetër e madhe përveç asaj çfarë e pret nga humbja e pushtetit, është se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bashkë dhe histori të përbashkëta kriminale. Në themel të koalicionit të tyre nuk ishin thjesht katër votat e nevojshme të Ilir Metës, por dhe disa biznese të frikshme që fillojnë me tokat në bregdet, vazhdojnë me koncesione e privatizime dhe mbyllen me pazare rajonale kryesisht me prani të biznesit serb në Shqipëri. Ata e kanë të vështirë jo vetëm të ndahen nga kjo histori e përbashkët, por dhe të pamundur të jenë të lirë për ta bërë atë. Ajo që mund t’i gjejë nga mafia me të cilën janë përzierë, është shumë më e rëndë se sa t’i dënojë Gjin Gjoni p.sh kur të jenë në opozitë.

Por pengu më i freskët që i mban ata të lidhur pas publikimit të skandalit është ajo që panë me sytë e tyre nga revolta popullore. Sali Berisha dhe Lulëzim Basha kanë vrarë baballarët e tetë jetimëve në Shqipëri, por njeriu që i çoi njerëzit në revoltë të pafrenuar ishte Ilir Meta dhe shfaqja e tij publike duke bërë pazare në emër të pushtetit të tij. Sali Berisha dhe Ilir Meta panë se si revoltohet një popull kur shikon si e vjedh qeveria dhe këtë nuk e harrojnë kurrë. Për të mos e harruar, ata vranë, derdhën gjak dhe e u bënë “vëllemër” duke pirë gjakun që derdhën dhe duke u betuar për besnikëri. Pas vrasjeve të 21 Janarit ata kanë vepruar si bandë. Një prej vrasësve e kandidoi për kryetar bashkie në Tiranë, i vunë pas milionat dhe një industri të tërë manipulimi dhe kur nuk ia arritën të fitonin për dhjetë vota, i grabitën ato po me gjykatës. Ajo që ata kanë bërë pas publikimit të video-skandalit, është më kriminale dhe më e rëndë se ajo që ka ndodhur deri sa videoja u bë publike. Pas asaj date ata kanë vrarë njerëz që protestojnë dhe kanë vjedhur mandate për të pastruar gjakun nga duart e tyre. Ata e dinë se fati i secilit prej tyre, është fati i të gjithë atyre që janë pjesë e atij pushteti. Jo më kot një ditë para gjyqit të tre autorët, Berisha, Basha dhe Meta u shfaqën bashkë me klounët e tyre. Nëse kish ndonjë shans që këta njerëz të ndaheshin ndonjë ditë, ajo mund të ndodhte para 21 Janarit. Pas asaj dite, treshja Berisha, Meta, Basha, do të ndajnë bashkë fatin e tyre derisa të jenë gjallë. Askush prej tyre nuk mund të jetë i lirë nga njëri- tjetri. Askush nuk mund të flasë pa leje apo të lërë në baltë shokun. Ata janë tanimë viktima të historisë së tyre.

Për gjithë këto arsye, Sali Berisha mes fatit të Shqipërisë dhe fatit të Ilir Metës zgjodhi fatin e Ilir Metës. Për gjithë këto arsye mes shansit tonë që sonte Stefan Fyle të telefononte dhe të na uronte hapin serioz drejt Bashkimit Evropian dhe zhgënjimit mbarë perëndimor që ka kapluar pas vendimit të Gjykatës, Sali Berisha la të zgjidhte të dytin. Tashmë Sali Berisha nuk është më një personalitet që mund të gjykohet për atë që bën. Ai është ashtu siç tha Stefan Fule- thjesht një njeri për të cilin mbahet shënim çfarë bën. Ai nuk e ka në dorë veten e vet. Ai është një peng i spirales së krimit në të cilën e ka zhytur pushteti i vet.

Të gjitha hamendjet se Shqipërisë do t’i bëhej mirë të futej në BE nëse dënohej Ilir Meta, apo Lulëzim Basha, apo Fatmir Mediu, mos i lexoni kështu. Provoni të zëvendësoni Bashën me Argitën, Mediun me Shkëlzenin dhe Metën me Berishën për të kuptuar pse ky njeri nuk është i lirë të zgjedhë Shqipërinë dhe fatin e mirë të saj. Nuk është se nuk do. Thellë- thellë besoj se si mitoman dhe delirant që është do të kishte dëshirë të linte ndonjë gjë dhe për Shqipërinë në ikje e sipër, por fati e ka sjellë kundër këtij vendi. Dhe derisa fatin tonë ta bëjë ai njeri, kështu do të jetë.

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-01-2012, 03:15:12
Artikull Bomb.

Ti Berni kur ta lexosh mbaj ndonje ilac Trinitrin afer, se mos te fillojne shenjat e para te infraktit te zemres.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#2 ne: 17-01-2012, 12:35:55
jam ne dileme do di Berni ta kuptoj...se nuk eshte edhe i vetem dreqi ka miq e shok shume

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 17-01-2012, 23:09:37
Me kete vendim, e vertetuam, gjithe ato gjera qe jane shkruajtur ne historin tone, kane te verteta.

Po jemi i vetmi populle ne bote, qe duam korrupcionin, qe e tundim ate qe ne djep.

Nuk kam shume cte theme, pasi me ka len pa koment.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#4 ne: 17-01-2012, 23:36:43
cdo gje e ishte e pritshme ,askush nuk dyshonte qe Ilir Meta nuk do te akuzohej. Thjesht njerezia paten nje dyshim te vogel se mos valle ligji do te dilte mbi pushtetin e hienave...por jo perfundimisht ne jemi populli i xhungles dhe sic dihet ligjin atje e ben Maliqi. Ne kete rast Saliu!
Asgje per tu habitur apo per tu ndier keq perderisa ky popull fle ende gjume.

Temat e fundit