Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qe këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qe n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lÚn mbas dore.
E tha Fishta ,e tha por kujt ja tha....
Emigracioni eshte nje plage shume e madhe per te gjithe ,qofte per ata qe ikin qofte per ata qe ngelen ne Shqiperi .
Megjithate une do te thoja qe plaga me e madhe eshte kur kthehen nga mergimi ata qe jane larguar vite neper vende te ndryshme,(Greqi,Itali,Amerike,etj etj).
Sigurisht qe do te habiteni me kete qe them dhe do kundershtoni ,por une flas per ata bashkatdhetare qe vijne nga mergimi dhe nuk flasin gjuhen e nenes.
Kete gjuhe hyjnore .
Por preferojne te flasim ne gjuhen e vendit ku kane 2 apo 3 vjet ,ose flasim shqip gjysma gjysma :
Une pak folur skip,une jo kuptuar mire ,etj etj.
Apo: Takohen dy persona qe jetjojne ne emigracion ne Greqi dhe flasin greqisht ketu ne mes te Pogradecit.
Dikujt dhe mund ti duket qesharake por miq te dashur eshte per te qare dhe jo per te qeshur.
Une kam nje qender interneti ne qytetin e Pogradecit dhe me ndodh shpesh te hasem me keta emigrante qe bejne sikur kane haruar shqipen ,dhe kur i pyet sa vite kane ne X shtet te thone pa pike turpi 3 vjet ose 4 vjet dhe tani e kane haruar kete gjuhe te cilen e kane pire bashke me qumeshtin e nenes, e kane folur per 20 apo 30 vjet dhe e harruan per 3 apo 4 vjet.
E pra duhet t'ju rikujtoj se ka qindra vjet qe Arumunet jetojne ne Shqiperi dhe nuk kane harruar as gjuhen as zakonet e tyre.
Ka qindra vjet qe Romet jetojne ne teritorin e Shqiperise dhe nuk e kane harruar gjuhen e tyre.
Dhe nuk kane pasur as abetare as mesues.
Aq me shume tani qe ndihma per te mos e harruar gjuhen dhe zakonet tona eshte me e madhe fale botes se internetit ku nuk mungojne faqet shiptare me informacione nga :historia,kultura,doket etj.
Tani po e mbyll me nje strofe te himnit shqiptar:
...se zoti vete e tha me goje
se shuhen kombet permbi dhe.
Por Shqiperia do te rroje
per te ,per te luftojme ne.
Ne ndihme te atyre qe duan te njohin me mire Shqiperine po ju jap nje web per Pogradecin qe ka foto te mrekullueshme:
www.pogradec.info